Posts Tagged ‘Bashkimi Evropian’

Serbët në veri nuk pranojnë asnjë institucion të Kosovës

Written by admin on . Posted in Lajme

Në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, në komunën e Leposaviqit, në veri, autoritetet e sigurisë kanë hapur mundësinë e lëvizjes së njerëzve dhe makinave. Por, vendkalimi shfrytëzohet shumë pak nga banorët lokal serb që shfrytëzojnë rrugë alternative për kalimin e kufirit. Një nga përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës, Kërstimir Pantiq, tha se edhe më tej serbët në zonë nuk pranojnë asnjë nga institucionet e Prishtinës, raporton Zëri i Amerikës..

“Ne nuk duam dhe në referendumin e 14 dhe 15 shkurtit, kemi thënë se nuk duam të kemi institucione shqiptare në veri, nuk duam të jemi kosovar, por serbë me shtetësi serbe dhe nuk duam që dikush me dhunë të na detyrojë të pranojmë një shtet që nuk e njohim”, tha Kërstimir Pantiq.

Rrugët në zonë vazhdojnë të mbahen të bllokuara dhe ndonëse numri i barrikadave të ngritura në korrik të vitit të kaluar është më i vogël, ato vazhdojnë të qëndrojnë në disa pjesë të vendit, ndërsa grupe serbësh bëjnë rojë për të penguar çdo lëvizje të autoriteteve të Prishtinës apo edhe për të kontrolluar lëvizjet e EULEX-it. Rrugë dytësore janë hapur përreth vendkalimeve kufitare dhe nëpër to lëvizin kryesisht makina me mallra që nuk lejohen në vendkalimet zyrtare.

Përfaqësuesit e serbëve në veri thonë se janë shqetësuar nga paralajmërimet e EULEX-it se ata mund të përdorin dokumentet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë deri në muajin qershor, ndërsa më pastaj duhet të pajisen me dokumente të Kosovës

Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar serb, Nebojsha Joviq, thotë se veprimet e tilla mund të tensionojnë situatën edhe ashtu të nderë në veri.

“Për shkak të aksioneve problematike të ditëve të fundit qoftë të KFOR-it dhe EULEX-it, kam frikë se situata mund të shkallëzojë”, tha Nebojsha Joviq.

Zyrtarë të EULEX-it thanë se çështja e dokumenteve, është pjesë e marrëveshjes për lëvizjen e lirë e cila ishte arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në korrik të vitit të kaluar, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Por, Kërstimir Pantiq, thotë se marrëveshja nuk ka të bëjë me serbët në veri.

“Ne kemi dëgjuar nga negociatori ynë Borisllav Stefanoviq, se kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe ajo pjesë e marrëveshjes nuk ka të bëjë me veriun e Kosovës dhe as me dy vendkalimet kufitare në veri”, tha ai.

Ndërsa, Nebojsha Joviq, kritikon ashpër shefin e delegacionit të Serbisë, i cili sipas tij nuk gëzon më mbështetjen e serbëve në veri.

“Tash kemi një situatë që Borisllav Stefanoviq thotë se është arritur një marrëveshje, ndërsa KFOR-i, EULEX-i dhe pala shqiptare thonë se është arritur një tjetër. Fatkeqësisht, në pjesën më të madhe del se KFOR-i EULEX-i dhe pala shqiptare kanë të drejtë”, tha Neboksha Joviq.

Në veri nuk njihen e as nuk pranohen institucionet e Kosovës e rrjedhimisht as dokumentet e lëshuara prej tyre. Në atë zonë nuk mund të lëvizet me tabela regjistrimi të Kosovës, por vetëm me ato serbe apo edhe fare pa tabela.

Përfaqësuesit serbë presin që Beogradi të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë, si kusht për mbijetesën e institucioneve serbe.

“Mendoj se edhe këtë radhë zgjedhjet lokale duhet të mbahen, sepse në të kundërtën kjo do të thoshte se qeveria e Republikës së Serbisë po heq dorë nga Kosova si pjesë e territorit të saj”, tha Kërstimir Pantiq.

Paralajmërimet se Beogradi mund të organizojë zgjedhjet lokale edhe në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, kanë nxitur reagime të Prishtinës por edhe diplomatëve perëndimorë. Qeveria e Kosovës vlerëson se ato zgjedhje janë të paligjshme ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtarë të ushtrojë trysni mbi Beogradin për të hequr dorë nga synimet e tilla.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që filluan një vit më parë, ishte thënë se mund të shtendosin gjendjen në veri, por rezultatet e tyre në këtë zonë janë të pavërejtshme.

Sapo kalon në pjesën veriore, e vetmja gjë që lë të kuptohet se ajo zonë është pjesë e tërësisë tokësore të Kosovës, është lëvizja e herëpashershme e makinave të forcave të NATO-s.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kuçi: S’ka zgjedhje serbe në Kosovë

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka thënë sot se Qeveria ka marr garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara se do të kërkojnë nga Serbia që të mos mbaj zgjedhjet lokale edhe në Kosovë.

Sipas tij këto thirrje politike drejtuar Beogradit do të mjaftojnë që ajo të tërheq vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në territor të Kosovës.

“Ne kemi garanca nga bashkësia ndërkombëtare që do të kërkojnë që të mos bëjnë një angazhim të tillë në Kosovë. Zhbogar e than ë emër të BE-së se nuk do të njihen ato zgjedhje në çfarëdo mënyre nëse dikush do të tenton, por unë jam i bindur se rrjedhat politike do të shkojnë në atë drejtim që edhe Qeveria e Serbisë do të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë Kuçi.

SHBA kundër zgjedhjeve në veri të Kosovës

SHBA përkrahin sovranitetin e Kosovës, ndërsa zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të nxirrnin përfaqësuese, të cilët, sipas ligjeve të Kosovës, nuk do të kishin kurrfarë pushteti, ka thënë ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick.

Ambasadorja e SHBA në Serbi ka thënë se kjo është çështje me të cilën duhet marrë.

“Kur Serbia bëri zgjedhjet në Kosovë në vitin 2008, emisari special i sekretarit të Përgjithshëm të KB-së tha se ato zgjedhje dhe rezultatit i tyre si dhe formimi i komunave serbe në veri janë pa legjitimitete.

Për SHBA, ka thënë Warlick, çështja e statusit ka marrë fund.

“Kryetari Tadiq shumë herë ka folur për planin vet katër pikësh, ne kem kuptuar se idetë e tij po sqarohen akoma prandaj edhe nuk kemi marrë qëndrime të caktuara zyrtare lidhur me këtë”, ka thënë Warlick, për Veçernje novosti.

SHBA konsiderojnë se pavarësia e Kosovës është një rast special dhe atë nuk duhet trajtuar si precedent për situata të tjera, ka thënë ajo.

“Duhet pasur para sysh se Kushtetuat e Kosovës siguron mbrojtje për serbët e Kosovës. Serbët në jug të Ibrit i shfrytëzojnë tashmë këto garanci për të zhvilluar bashkësitë e veta dhe mbrojnë interesat e veta. Duam të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës ashtu që serbët që jetojnë atje të kenë cilës më të mirë jetese. Besojmë fuqimisht se ndarja nuk është në interes të askujt dhe kjo vetëm sa e largon energjinë nga fokusi i vërtetë”, ka thënë Warlick duke shtuar se çështja e pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia në këto momente është shumë më pak e rëndësishme nga çështja e temave për jetë më të mirë për njerëzit në të dyja vendet dhe në rajon.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Samuel Zbogar vizitoi veriun e Mitrovicës

Written by admin on . Posted in Lajme

Samuel Zbogar vizitoi veriun e MitrovicsMITROVICE - Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, njëherësh edhe kryesues i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, të mërkurën ka vizituar familjet e mbetura të romëve, dhe egjiptianëve në kampin Osterode, në veri të Mitrovicës.

Sipas një komunikate për media, Zbogar është informuar për vështirësitë me të cilat përballet komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian. Me këtë rast, këto komunitete kanë shprehur mirënjohjen për ndihmën që marrin nga Bashkimi Evropian.

Shtatëmbëdhjetë familjet e mbetura në këtë kamp pritet të zhvendosen në Mëhallën e Romëve në jug të Mitrovicës.

Zbogar, sipas komunikatës, ka takuar të mërkurën edhe rektorin e Universitetit të Mitrovicës, Zdravko Vitosevic, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Kuçi: Serbia të mos ndërhyj në Kosovë

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Qeveria e Kosovës i kërkoi Beogradit zyrtar që të ketë “sjellje evropiane” karshi rajonit – përfshirë Kosovën, që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të shtetit.

Këtë kërkesë e bëri të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi duke komentuar vendimin e Serbisë për t’i mbajtur zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës.

I pyetur nëse Bashkimi Evropian do të duhej ta ndëshkonte shtetin serb në rrugën e tij evropiane për shkak të këtij zhvillimi, Kuçi u shpreh:

“Kosova s’e ka logjikën që t’u krijohen pengesa të tjerëve, ndërsa të tjerëve u kërkon që të mos e pengojnë Kosovën. Kjo është logjika jonë; ky është shteti ynë; ky është funksioni ynë. Nuk e kemi ndërmend ta dëmtojmë krejt rajonin për veprimet e të tjerëve”, tha ai.

Bashkësia Ndërkombëtare i ka kërkuar vazhdimisht shtetit serb që të mos planifikojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, ndërsa pat theksuar rëndësinë e zhbërjes, sa më parë, të strukturave paralele serbe në vend.

Përmirësimi i raporteve me Kosovën u bë, së fundi, parakusht për avancimin evropian të Serbisë.

Megjithatë, zyrtarët serbë njoftuan një ditë më parë se zgjedhjet lokale do të mbahen “në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht nëse janë në jug apo veri të Kosovës”.

“Po zgjerohet fronti i shteteve që kundërshton zgjedhjet në Kosovë”

Shefi i ekipit serb në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se gjithnjë e më tepër po zgjerohet fronti i shteteve në Bashkësinë Ndërkombëtare të cilat janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, por që është i bindur se Serbia do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

Borisllav Stefanoviq ka porositur serbët e Kosovës se duhet të dinë që shteti asnjëherë nuk do t’i lë dhe se gjithnjë do të jetë me ta.

“Organet shtetërore, kur të jetë momenti për marrje të vendimit, para së gjithash do ta ketë parasysh kushtetutën tonë dhe ligjin, rezolutën 1244, si dhe rrethanat në Kosovë”, është shprehur Stefanoviq për mediat serbe.

Në pyetjen nëse mosmbajtja eventuale e zgjedhjeve në Kosovë do të rrezikonte mbetjen e institucioneve në veri të Kosovës, Stefanoviq është përgjigjur se ato institucione nuk i garantojnë zgjedhjet, por se, para së gjithash, varen nga financimi i atyre institucioneve që funksionojnë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Demaçi qorton Thaçin e Kurtin

Written by admin on . Posted in Lajme

Demai qorton Thain e KurtinVeprimtari i njohur, Adem Demaçi, ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur rrugë tjetër veç pranimit të fusnotës. Ai ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt integrimit evropian, dhe se Bashkimi Evropian po përpiqet që në këtë rrugë ta fus edhe Serbinë, ku çetnikët vazhdojnë të kenë ndikim në politikbërjen e shtetit serb.

Demaçi ka kritikuar edhe etiketimet e kryeministrit Thaçi që u ka bërë kundërshtarëve të fusnotës, edhe “fjalorin e tërbuar” duke aluduar te deputetët e Vetëvendosjes.

Demaçi ka thënë se me mospranimin e fusnotës, Kosova nuk do të përfitonte asgjë. Ai ka thënë se edhe me refuzimin e saj, pra të fusnotës, Serbia do ta fitonte statusin e kandidatit, sepse sipas tij, Evropa ka shumë më shumë dyer për të vepruar sesa Kosova apo Serbia.

“Bashkimi Evropian do që Serbia të integrohet brenda saj, por kjo nuk arrihet lehtë me një shtet që ka qenë në luftë më të para pak më shumë se dhjetë vjetëve”.

Demaçi ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon ta tërheq drejt vetes Serbinë, jo ta shtyjë drejtë Rusisë, ndaj ka pasur nevojë edhe për ndihmën e Kosovës.

“Thash se fusnota nuk ishte zgjidhje ideale, por as kundërshtaret e saj nuk e thanë të vërtetën, sepse Rezoluta 1244 nuk ka vdekur, është në fuqi, këtu është edhe KFOR-i, edhe EULEX-i. Pra nuk jemi plotësisht të pavarur, por jemi në rrugë të mbarë për t’ia arritur qëllimit”.

Ish-zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demaçi, nuk e ka kritikuar kryeministrin për pranimin e fusnotës, por e ka kritikuar atë për etiketimet që ua ka bërë partive. Ai ka thënë se qëndrimi i kryeministrit ishte i ashpër, i stilit komunist.

“Kryeministri u tha atyre që mendojnë ndryshe ta mbyllin gojën. Kjo nuk është demokraci. Ndryshe nuk mendoj se ka shqiptar normal që është antiamerikan, madje as antievropian, pavarësisht të mirave dhe të këqijave të kësaj Evrope”.

Demaçi ka kritikuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për sic ka thënë ai, fjalorin e tërbuar ndaj kryeministrit. Ai ka thënë se nuk mund të thuhet se gjithë deputetët e parlamentit janë hajna, të gjithë drejtuesit e shtetit janë hajna, sepse sipas tij, me këtë nuk zgjidhen problemet.

Duke folur për idenë për bashkimin kombëtar, Demaci ka thënë se bashkimi i shqiptarëve duhet të bëhet pa zhurmë, jo duke ua mësyr kufijve, por duke bashkuar arsimin, duke ndërtuar rrugë dhe duke zhvilluar ekonominë. Kjo rrugë, sipas tij, do t’i shemb kufijtë e vendosur padrejtësisht në mes të shqiptarëve dhe do të sjellë stabilitet në ballkan. “Sepse, nuk mund të ketë stabilitet, derisa të tjerët shikojnë të përfitojnë nga shqiptarët”.

Demaçi ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ai ka thënë se partitë dëshirojnë t’ia kufizojnë pushtetin presidentit, që të kenë hapësirë të bëjnë çfarë të duan. “Atifete Jahjaga është presidentja më e mirë deri tani, por partitë po duan kukull, e kjo është bile super-kukull”.

(ar.si/BalkanWeb)

Kacin: Marrëveshja i jep fund bllokadës së Kosovës

Written by admin on . Posted in Lajme

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka vlerësuar se ky është inkurajim për afrimin e shteteve tjera ballkanike kah Bashkimi Evropian.

“Nuk dyshoj se ministrat do ta përshëndesin këtë marrëveshje, ndërsa vendimi final do të merret në samit”, thuhet në njoftimin për media të Kacinit.

Ai ka thënë se edhe Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian po ashtu përshëndet përparimin e arritur.

Kacin ka thënë se është bërë përparim i rëndësishëm sepse i është “dhënë fund bllokadës së njëanshme të Kosovës në skenën ndërkombëtare nga ana e Serbisë”.

Ai tha se pret që kjo marrëveshje të ketë ndikim pozitiv edhe në Bosnje, e cila është e vetmja në rjaon, krahas Serbisë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Clinton: Tash do të rriten njohjet për Kosovën

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Sekretarja amerikane shtetit Hillary Clinton përveç deklaratës së lëshuar menjëherë pas marrëveshjes, pasdite ka folur sërish për këtë çështje. Ajo në një intervistë dhënë ‘Zërit të Amerikës’ ka than se SHBA-të mbeten të angazhuar për të ruajtur qëndrueshmërin e pavarësisë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Dua të them fillimisht se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për fuqizimin e Kosovës dhe partneritetin e qëndrueshëm me ne dhe Shtetet e Bashkuara janë tërësisht të angazhuara për pavarësinë e saj, integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.Unë e përgëzoj qeverinë e kryeministrit Thaçi për sjelljen konstruktive dhe punën e vështirë të bërë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me Serbinë. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur këtë proces qysh nga fillimi dhe ne e dimë se kjo është një zgjedhje e vështirë politike por ajo e çon popullin e Kosovës më pranë integrimit evropian dhe ne mendojmë se kjo është në interesin e të gjithë kosovarëve.” – tha sekretarja Clinton.

E pyetur mbi shqetësimet se marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale me shënimin sqarues i cili përmend Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, mund të rrezikojë arritjet e deritanishme, si pavarësinë dhe integritetin territorial Sekretarja Clinton tha se nuk është dakort me një vlerësim të tillë.

“Unë nuk jam dakort me këtë. Në fakt unë mendoj se marrëveshja do të ndihmojë në rritjen e numrit të vendeve që e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës pasi ajo heq justifikimin se nuk ka patur përparim mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara dhe 85 vende të tjera që e kanë njohur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës do të kenë aktualisht një argument më të fortë”, tha sekretarja e Shtetit. (Indeksonline)

“Marrëveshja në përputhje me pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Kosova dhe Serbia kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane duke arritur marrëveshjet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja lidhur me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe një protokoll për Menaxhimin e Integruar të Kufirit- thuhet në një deklaratë të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Sot, Kosova dhe Serbia kanë bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane duke arritur marrëveshjet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja lidhur me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe një protokol për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për lehtësimin e këtyre diskutimeve dhe që ka ndihmuar këto dy shtete që të realizojnë një të ardhme më të ndritur”, ka thënë Cinton në deklaratën e saj.

Sipas saj ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

“Këto marrëveshje janë në përputhje me pavarësinë, integritetin territorial, dhe sovranitetin e Kosovës, dhe e lëvizin Kosovën përpara dhe më afër integrimit të plotë evropian të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përkrahin. Kosova tash do të ulet në tavolinë nëė forumet rajonale si partnere e barabartë, ku do ta pėrfaqësojë veten dhe do të flasë për veten”.

“Dëshiroj të lëvdoj të dyja qeveritë për fleksibilitetin e tyre dhe punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtij dialogu. I inkurajoj popujt e Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë këto marrëveshje me mirëbesim dhe që të përkrahin përparimin që është bërë. Të dyja shtetet mund jenë të sigurta për një të ardhme paqësore dhe prosperuese si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë, dhe në paqe, vetëm përmes dialogut dhe besimit të rritur”, ka thënë Clinton.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Jahjaga vlerëson pozitivisht arritjen e marrëveshjeve

Written by admin on . Posted in Lajme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar pozitivisht arritjen e marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për përfaqësimin në organizatat rajonale të Republikës së Kosovës dhe për menaxhimin e integruar të kufijve.

“Dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura, dy vende fqinje e të barabarta, ndihmon në normalizimin dhe shtendosjen e marrëdhënieve, në lehtësimin e jetës e të punës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave”, thuhet ne deklaraten e Jahjages, siç transmeton REL.

Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar nga kabineti i presidentes, Jahjaga mes tjerash citohet të ketë thënë se “konkretizimi i rrugës evropiane për Republikën e Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe me fillimin e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, do të përshpejtojë integrimin e Kosovës në BE dhe do të mundësojë thellimin dhe zbatimin e reformave në vend”.

Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, partive dhe subjekteve politike dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që “t’i japin mbështetje konkrete kësaj marrëveshjeje, të gjithë procesit të dialogut dhe rrugës së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur në proceset e integrimeve euroatlantike”.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Bisedimet

Written by admin on . Posted in Lajme

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një “garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm, shkruan The Economist.

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një “garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur katër vjet më parë, dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në forumet ndërkombëtare, përderisa nuk shoqërohet nga OKB-ja, organizata që ka administruar Kosovën pas luftës së vitit 1999.

Kjo është bërë pengesë për bashkëpunimin rajonal, pasi Qeveria e Kosovës refuzon prezencën e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se tani është e pavarur.

Të dyja palët janë dakord që Kosova të përfaqësohet me fusnotë nën emrin e saj.

Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel.

Ky është një çmim i vlefshëm. I njëjti do të nënkuptonte se pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, do t’i shmangnin kundërshtimet ndaj BE-së që kanë të bëjnë me të.

Një gjë e tillë do të bënte që Kosova të niste marshimin drejt anëtarësimit.

Rezultati i këtyre bisedimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në politikat serbe. Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Serbi do të mbahen më 6 maj.

Sondazhet tregojnë se Partia e Progresit, që thuhet të jetë rritur nga një parti nacionaliste por që tani i takon qendrës së djathtë, do të fitojë 30 për qind të votave, kundrejt Partisë Demokratike në pushtet, për të cilën parashihen 24 për qind e votave. Megjithatë, është herët për t’u parashikuar rezultatet.

Kosova do të jetë faktor i madh. Më 14 dhe 15 shkurt, serbët në veri kanë organizuar referendumin që nuk kishte të bënte fare me vendin e dominuar me shqiptarë; 99.74 për qind e votave në favor, nuk ishin befasi. Më e rëndësishme është se serbët e Kosovës e kanë organizuar atë, pa dëshirën e Tadiqit.

Tani, ai përballet me dilema. Referendumi është organizuar nga katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar shpërbërjen e strukturave shtetërore serbe në Kosovë.

Nëse Serbia merr statusin e kandidatit evropian, një gjë e tillë mund t’i përjashtonte zgjedhjet lokale serbe në veri të Kosovës. Nëse jo, Tadiqi mund t’i lejojë votimet edhe atje.

Edhe nëse Serbia e merr statusin, kjo do të kishte më pak ndikim brenda, sesa që mund të ketë pasur në të kaluarën. Serbët tani brengosen më shumë për ekonominë dhe vendet e punës. Papunësia – katër vjet më parë në 13.6 për qind – nëntorin e kaluar ka arritur në 23.7 për qind.

Në Serbi tani ka zhgënjim, ndërsa mund të bëhet edhe më keq. Ivana Priça, ekonomiste në Universitetin e Beogradit, thotë se nëse nuk ka ndryshime, Serbia është në rrugën e falimentimit ose në atë të Greqisë. /rel/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Veriu akuzon Beogradin për heqjen e barrikadës

Written by admin on . Posted in Lajme

Këshilli Kombëtar Serb i veriut të Kosovës ka akuzuar autoritetet në Beograd se janë “përgjegjëse për heqjen e barrikadës nga zona neutrale e Jarinjës”.

“Me heqjen e barrikadës, presidenti Boris Tadiq ka hedhur themelet e vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i jep kontribut instalimit të institucioneve shqiptare në veri”, thuhet në komunikatë e Këshillit Kombëtar Serb.

Sipas së njëjtës, “serbët e Kosovës nuk do të frikësohen nga këto aksione brutale të policisë dhe nuk do të ndalojnë të luftojnë, me të gjitha mjetet legjitime, kundër instalimit të institucioneve shqiptare dhe kundër shqiptarizimit të veriut të Kosovës”, transmeton Evropa e Lirë.

Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinë, dhjetëra persona të panjohur kanë hequr barrikadën dhe kanë prishur tendën në të cilën kujdestaronin serbët.

Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës janë ngritur nga serbët që nga vera e kaluar, si reagim ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.

Heqja e tyre ka qenë një nga kushtet që Bashkimi Evropian i ka vënë Serbisë si kusht për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në këtë mekanizëm.

I ashtuquajturi ministër për Kosovës në Republikën e Serbisë, Goran Bogdanoviq tha sot, gjatë bisedës me shefin e EULEX-it Xavier de Marnack në Beograd, se Serbia po bënë çdo gjë që misionit të BE të mundësoj qarkullimi e papenguar në tërë territorin e Kosovës për të realizuar mandati i besuar, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje