Lunaçek: Thaçi ka të drejt kur kritikon Brukselin
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejt kur kritikon Brukselin, lidhur me vonesat që po shkaktohen në procesin integrues të Kosovës për në BE.
Ajo në një intervistë për “Radio Kosovë”, ka thënë se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në pjesën veriore të vendit. “Për mua është e rëndësishme që të ketë një dialog dhe Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në veri, mirëpo më e rëndësishmja është që të nis procesi dhe në këtë mes Beogradi nuk është i nevojshëm. Është me rëndësi që të hartohet plani për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, nën juridiksionin e Kosovës dhe është më rëndësi t’u thuhet serbëve se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, përcakton se Beogradi nuk ka autoritetet në veri”, ka thënë Lunaçek.
Ajo ka shtuar se çdo rrugë e përdorimit të forcës në veri, në formën e intervenimit, nuk është rruga e zgjidhjes së problemit. “Pra, çdo përdorim i forcës në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës, mund të prodhojë konflikt të ri”.
Ndërkohë në lidhje me kritikat e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi për Bashkimin Evropian, ajo ka thënë se pajtohet me kryeministrin për këto deklaratat që i ka dhënë.
“Unë pajtohem me kryeministrin, dhe të gjithë ata që më njohin në Kosovë e dinë që unë e kam kritikuar Bashkimin Evropian dhe posaçërisht shtetet anëtare, sepse, jo unioni si union, por disa shtete anëtare, janë ato të cilat nuk po tregojnë vullnet që të përshpejtojnë sa duhet premtimin për procesin e liberalizimit të vizave dhe në këtë kuadër – kryeministri Thaçi ka të drejtë kur kritikon. Pra, janë disa shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, të cilat nuk po bëjnë sa duhet, po hezitojnë që Kosovës t’i japin zyrtarisht Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.
Gjithashtu ajo ka thënë se kryeministri Thaçi, duhet të bëjë dallimin ndërmjet Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, të cilët fuqishëm mbështesin idenë e Udhërrëfyesit për Kosovën, por, problemi është te disa vende të BE-së, që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, siç janë: Franca, Belgjika, Holanda, Suedia, pra janë ato që po e mbajnë papa lëvizur këtë proces.
(ma.ar/BalkanWeb)
![]()

Kryeministri Hashim Thaçi kritikon Bashkimin Evropian për mos përmbushjen e obligimeve, ndërsa kërcënon se çdo vonesë mund të ngjallë ide për gjakderdhje e ndryshim kufijsh mbi baza etnike ne rajon, ka transmetuar KTV sipas portalit Koha.net.
TIRANE - Fryma e unitetit, e bashkimit kombëtar dhe jo ndasitë politike duhet të karakterizojë procesin e zgjedhjes së presidentit, që duhet të bëhet qetësisht dhe në respekt të Kushtetutës”. Ky është qëndrimi i Francës në lidhje me temën më të nxehte të politikës në Shqipëri, atë te zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, i shprehur dje përmes ambasadores Christine Moro, e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “ZIP”, në “Vizion Plus”.
TIRANE-Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirseardhjen Presidentit Vujanovic, i vlersoi si t shklqyera marrdhniet mes dy vendeve. 
TIRANË- “Bashkimi Europian vlerëson lart rolin e Shqipërisë në rajon”, tha sot Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë të Komisionit Evropian, Stefan Fyle. gjatë një takimi me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
Beogradi, për shkak të detyrimeve ndaj BE, do të mund të detyrohet të vë sanksione ndaj një numri të madh të vendesh, ndaj të cilave Bashkimi Evropian i ka marrë këto masa. Problemi që shqetëson Serbinë është se në mesin e këtyre vendeve janë disa që nuk e kanë njohur Kosovën, e të cilat ajo i konsideron si ‘vende mike’.










PRISHTINË- Kreu i ekipit negociator për Erbinë në bisedimet me Kosovën Borislav Stefanoviç vlerëson se veriut të Kosovës duhet ti jepet një status special.


