Posts Tagged ‘Big Brother’

Dritani: Asnjë nga banorët nuk i meriton 100 milionët

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Me votat e publikut, Dritani ka lënë shtëpinë e “Big Brother” mbrëmjen e së shtunës. Në një gjykim të tijin për banorët e mbetur në garë, ai thotë se asnjë nuk e meriton fitoren, sepse, sipas tij, nuk kanë dhënë aq sa duhet për një “reality show” të tillë.

Ermali nuk është burrë, nuk di ta respektojë femrën”

Tani e ka përfunduar aventurën e tij në “Big Brother”, edhe pse u mundua që të ndryshonte situatat në shtëpi. Ai mendon se u penalizua nga fakti që hyri vonë në lojë. Qëllimi i tij ishte të përçante grupet e krijuara dhe këtë e nisi me Gracianon, por nuk e arriti dot. Liamin e sheh si konkurrentin më të fortë brenda shtëpisë, ndërkohë që ka një antipati të hapur për Ermalin. Angazhimi i tij në vazhdim do të jetë lokali në Tiranë, ku është aksioner.

Keni vetëm pak orë jashtë shtëpisë. Jeni i mërzitur nga eliminimi i së shtunës?

I mërzitur po, prisja të shkoja deri në gjysmëfinale, sepse kishte të tjerë që po rrinin të stepur apo që nuk e dinin as ku ishin, si Erioni, Françeska, Genta, Arbri apo edhe Ermali që fshihet pas Françeskës. Të dy bëjnë lojë tërhiqe mos e këput. Java ka 7 ditë, dhe të gjithë këta e bëjnë me radhë se kush do të jetë kapiteni.

Ju jeni akuzuar vazhdimisht se nuk u pozicionuat brenda shtëpisë. Cila ishte loja juaj?

E them dhe do ta rithem që pozicionimin tim e kam pasur me Gracianon për dy javë rresht. Gjithçka u prish kur Graciano dëgjoi fjalën “thikë pas shpine” nga klipi i dhomës së rrëfimit, të cilën nuk e kam thënë me tendencë e as për të fyer Gracianon, por po sqaroja faktin se kur të ishim afër finales ne mund të përballeshim edhe bashkë. Ai i besoi fjalës dhe banorët e shfrytëzuan këtë moment, sepse kishin dy javë që po tentonin të na përçanin. Graciano u takua me Olën, vazhdoi me të dhe unë nuk kisha kohë të prisja. Ndenja me Ermalin, Françeskën, Erionin, diskutoja me ta, pastaj u afrova me Gerin, Liamin e Arbrin, po gërmoja diçka te të dyja grupet, por m’u dukën më të saktë e më të pjekur ata te grupi i Liamit, nëse mund t’i quajmë grup.

E ndiet veten pjesë e këtij grupi?

Luftoja për veten time, përderisa edhe vetë Liami luftonte për fitoren e tij. Nuk ishte e thënë që çdo gjë që do të më thoshin mua t’ia përcillja Liamit, sepse i binte që unë të punoja për të. Ai e ka shprehur hapur se do të luftojë për fitore dhe bravo i qoftë, kurse të tjerët luftojnë për famë, gazeta, bukuri, revista, gënjehen me 200 lekësha. Edhe unë e doja fitoren, por më penalizoi hyrja me vonesë. Banorët të suleshin në shtëpi për cigare, imagjino se çfarë mund të bënin për 100 milionë lekë.

Nëse nuk do të kishte ndodhur përçarja me Gracianon, cili ishte qëllimi juaj?

Nuk do t’i kisha lënë rehat, do t’i kisha përçarë të dyja grupet. Do të kurseja vetëm Liamin, sepse kam pasur respekt që në fillim kur hyra. E shihja që kishte bagazh e dinte të luante, kurse Ermali është i dobët. Ai është për turp, me atë nivel të ulët, me atë indiferentizëm që ka duke ndenjur te cepi që t’i shkojnë banorët!

Keni një lloj antipatie ndaj Ermalit, pse?

Nuk e kam dëgjuar akoma se çfarë ka thënë ai për mua, por unë ia kam shpjeguar të gjitha ato që kam pasur për të. Kam biseduar edhe me Françeskën, pasi kur ajo thoshte se nominonte më të dobëtit, atëherë kishte në krahun e saj një më të dobët se unë, sepse Ermali nuk di të respektojë një femër. Ai nuk e mbronte atë, nuk është mashkull, nuk është burrë.

E shihni lidhjen e tyre për lojë?

Edhe vetë Françeska e di që është lojë dhe ka luhatje të shpeshta. Të dy ia kanë frikën njëri-tjetrit. Ermali di vetëm të frenohet, por nuk ka një çift që të shkojë gjatë duke bërë të tillë lojë, tashmë bajate. Edhe nominimi që i bëri Françeskës ishte fals, as ai vetë nuk e di pse e bëri.

Kë shihni si fitues?

Nga të gjithë banorët që janë brenda nuk shoh asnjë, sepse duhet të japësh shumë për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh në një “reality show” si “Big Brother”. Unë nuk do ia jepja asnjërit, por në këto kushte po them për Liamin.

Nëse do i fitonit, çfarë do të bënit me 100 milionët?

Do blija një shtëpi në Tiranë dhe kisha dëshirë që me disa prej lekëve të kisha një kanile për qentë diku jashtë Tirane, ku njerëzit të merrnin, të dhuronin qen. Një mënyrë jo për të fituar, por thjesht për ta pasur.

Cili do të jetë angazhimi juaj tani?

Angazhimi është të merrem me lokalin ku jam aksioner në Tiranë, nuk kam ndonjë devise tjetër. “Big Brother” ishte një kënaqësi, familjarët e mi ndihen mirë, por mbaroi.

 

Opinione

Ermali: Djalë që mendon se ka karakter, do të bëjë dhe të fortin dhe të zgjuarin, po nuk i bën dot të dyja.

Françeska: Nuk ke çfarë të thuash, njësoj si emri i saj. Çuditem si më qortonte mua për lojën, kur vetë nuk ka bërë ndonjë gjë.

Erioni: U mundova ta zgjoja nga gjumi, por sa çohej nga krevati më flinte te pishina. U bënte fresk banorëve.

Genta: Më pëlqente, diskutoje, bisedoje, por nuk e shoh si konkurrente. Nuk ishte për lojë në momentin që mendonte se kishte të tjerë më lart se veten.

Arbri: Flet shumë, por nuk vepron. Ai pret të shtunën që të shfaqet. Është i vogël, por si zhapik.

Liami: Është vërtet një lojtar që u nxjerr telat banorëve, si çiftit ashtu edhe vetë Arbrit. Arbri mendon se përballet me Liamin, por nuk ia del dot.  Gazeta Shqip

Meshkujt, të gjithë rrotull Afërditës në pub

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ka zgjedhur që të vijë para publikut kësaj here në një garë kërcimi, ndërsa pak kohë më parë, edhe pse u shfaq si këngëtare, krahas modelingut, shumica e njihnin thjesht si e fejuara e Shpat Kasapit. Por tani mund të thuhet me bindje se Afërdita ka fituar famë në Shqipëri, po aq sa i fejuari i saj. Madje ajo po e kalon aq bukur këtu, sa mjafton të shohësh këto foto dhe nuk ka nevojë për shumë koment.

E ndodhur me shoqërinë dhe kolegët në pubet e Tiranës, Afërdita Dreshajt nuk i mungon vëmendja mashkullore. Pranë saj gjendet Seldi, i eliminuari i kësaj radhe nga gara e kërcimit, Ilir Shaqiri, njëri nga pjesëtarët e jurisë, dhe Toros, ish-konkurrent në “Big Brother” e mik i ngushtë i Ilirit.

Nuk e dimë nëse duhet të ndihet i kërcënuar Shpati nga gjithë ky sukses me meshkuj i Afërditës në Tiranë.  PanoramaPlus

Bertina e “BB3”, pas pesë muajsh ndarjeje dëshiron t’i rikthehet sërish lidhjes me Erionin

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Pas gati pesë muajsh ndarjeje përfundimtare nga Erion Zeqiraj, me të cilin u njoh në lojën e “Big Brother 3”, duket se Bertina Mehmeti nga Delvina ndihet nostalgjike dhe e lënduar, duke shfaqur dëshirën për një rikthim të ri në lidhjen e saj me Erionin. Edhe pse dy ish-konkurrentët e “BB3” preferuan ta mbanin larg mediave lajmin e ndarjes, ata nuk mund ta mbanin aq të fshehtë, për sa kohë nuk u panë të dilnin më bashkë, ashtu siç dilnin për dy vite rresht, ndërsa jetuan historinë e tyre të dashurisë që lindi në këtë existence show.

Tashmë Erioni vazhdon punën si drejtues i programit “Agon” në një televizion privat, ndërsa Bertina si agjente marketingu në një kompani private. Ata vazhdojnë të frekuentojnë jetën e natës si më parë, por secili me shoqërinë e tij, ndërkohë që as njëri-as tjetri nuk janë parë të kenë krijuar ndonjë lidhje të re. Kështi që ky fakt e ka shtyrë Bertinën të reflektojë, duke u shfaqur nostalgjike për lidhjen e saj me Erionin në bisedat me miqtë.

Po ashtu, në profilin e saj në facebook, ajo poston vetëm statuse, vargje apo këngë që i dedikohen një dashurie të humbur. “Nga dashuria në qiell u shtriva/ Me kokë në qiell unë fjeta gjatë/ Dhe s’u pendova që aq të desha/ Ndërmend e kam të të dua prapë”, janë këto vargje të njohura që gjenden në profilin e saj.

Ndërkohë që vazhdon me fjalët “Kur jemi të lumtur jemi aq të verbër, saqë nuk mendojmë çfarë themi, çfarë bëjmë. Thjesht shijojmë çdo moment… Por pasi kalon pak kohë e kuptojmë që ishte thjesht një iluzion, se asgjë nuk zgjat përgjithmonë.” Më tej, në postimet e saj në profilin në facebook, ku komentohet nga shumë fansa, ajo shkruan: “Kurrë mos thuaj kurrë, gjithmonë lufto për atë gjë që mendon se ia vlen, mos u venit nga dallgët e jetës, por qëndro dhe rezisto dhe kur të arrish këtë, atëherë lufto që ta mbash pranë dhe ta meritosh atë”.

Ndërsa Erioni nga ana e tij shfaqet më moskokëçarës, dhe duket se për të historia me Bertinën është një histori e hedhur pas krahëve.  PanoramaPlus

Çështja “Genta”, dy të dashurit në përballje

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Megjithëse u tha shumëçka për jetën private të Gentës jashtë shtëpisë së “Big Brother”, duket se gjërat nuk janë qartësuar ende siç duhet. Ajo ka një lidhje tetëvjeçare me Rubensin dhe nuk e dimë nëse i ka dhënë me të vërtetë account apo jo, dhe një lidhje të fundit, dymujore me Melsonin, i cili i ka përgatitur një surprizë të dashurës sapo ajo të dalë nga shtëpia. Ne i kemi vënë djemtë në një përballje, për të kuptuar më shumë mbi Gentën.

Melson Kurti: Jam gati ta takoj Gentën para gjithë publikut të “Big Brother”
Ai 27 vjeç, lindur dhe rritur ne Tiranë, menaxher club-esh dhe frekuentues i jetës së qejfit të kryeqytetit. Ajo 21 vjeç, lindur dhe rritur në një fshat të Korçës dhe rastësia i bën që të krijojnë një lidhje dashurie. Melson Kurti vjen me një rrëfim të dytë për “Panorama plus”, për të në treguar më shumë se si u ndje kur papa takimin e Gentës me Rubensin, që ai e quan ish-të dashurin e saj. Nëse nuk i patëm idetë shumë të qarta se çfarë do të ndodhë me lidhjen e saj tetëvjeçare me Rubensin, sidomos pas publikimit të fotove intime, Genta na e sqaroi më mirë teksa pohoi një javë më parë: “Rubensi është histori e shkuar, kur të dal nga ‘Big Brother’ me një tjetër kam për t’u martuar”. Mos bëhet fjalë për Melsonin? Çfarë kanë lënë pezull ata para hyrjes së Gentës në “Big Brother” dhe, mbi të gjitha, nëse Genta vendos ta nxjerrë përfundimisht Rubensin nga jeta e saj, mos ka vendosur që të fusë përfundimisht Melsonin? Në pamundësi që këto përgjigje t’i kemi nga Genta, pasi ajo është ende në lojë, i kemi kërkuar të na i sqarojë vetë Melsoni.
Në intervistën e kaluar, ti ke pohuar se me Gentën kishe një lidhje dymujore, pasi ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj Rubensi dhe ke qenë vetë ti që e përcolle kur u fut në “Big Brother”. Si u ndjeve kur Genta u takua me Rubensin dhe ajo i kërkoi që ta kishte në krah?
Mendoj se Genta ishte shumë konfuze atë natë dhe në fakt kishte të drejtë. Ajo ka hyrë në “Big Brother” ndërkohë që ishte ndarë me Rubensin dhe pafytyrësia e tij mbërrin deri aty, sa hakmerret duke i nxjerrë fotot intime dhe më pas të përballet me Gentën mbasi e ka kryer këtë akt të turpshëm.
Pra, ti je i bindur që ato foto i ka nxjerrë Rubensi?

Patjetër që po, ato janë foto private të bëra nga dy njerëz dhe logjika të çon të mendosh se njëri prej tyre i ka nxjerrë, që në këtë rast është veçse ai. Ju e patë që Genta u çudit kur mori vesh për publikimin e fotove, pra ajo nuk i ka pasur diku të publikuara me dëshirën e saj, me dijeninë e saj.
Nga ai takim na u krijua ideja se pavarësisht lajmit për fotot, Genta nuk e konsideronte të mbyllur historinë me Rubensin, ty si t’u duk?
Ajo është një histori e mbyllur sipas meje. Sipas atyre që Genta më ka rrëfyer dhe nga ajo që pashë atë natë në “Big Brother”, mendoj se Genta thjesht e ka frikë atë, asgjë më shumë.
Ti ishe në dijeni të këtij takimi?
Isha, sepse Rubensi më kishte kërkuar që të shkoja bashkë me të për ta takuar Gentën, por unë nuk pranova. Aty bëhej fjalë që të sqarohej një çështje që kishte të bënte thjesht me ata të dy, unë nuk kisha asnjë arsye për të qenë prezent.
Të ka rrëfyer Genta për dhunën që ushtronte Rubensi mbi të?
Po, më ka treguar dhe në fakt më duket absurde se si një mashkull mund të vërë dorë mbi një femër. Nuk do ta bëja kurrë.
Genta të ka përmendur në biseda me banorët, madje ka thënë se i ngjan Metit, ish-konkurrent i “BB5”.  Pra duket që ajo të mendon, po ti?
Unë kam ndenjur me Gentën dy muaj dhe jam ndier shumë mirë me të. Ajo është një vajzë shumë e mirë dhe mendjehapur. Natyrisht që më mendon, edhe unë gjithashtu.
Duket se Genta ndërkaq ka reflektuar dhe në mendjen e saj e ka vendosur përfundimisht që me Rubensin nuk ka kthim. Po ti çfarë ke vendosur pas daljes së saj nga “Big Brother”?
Unë ia kam bërë të qartë që do ta pres dhe se lidhja jonë do të vazhdojë.
Nuk ndihesh pak i kërcënuar nga Rubensi, sepse thonë se edhe ai po e pret…
Nuk ndihem aspak, kam bindje që Genta e ka mbyllur përfundimisht historinë me të.
Kthimi do jetë thjesht një frekuentim, lidhje e hapur siç e ke quajtur ti, apo një premtim serioz?
Në fakt, nuk doja ta thosha publikisht. Por meqë ju po këmbëngulni, po ju them se Gentës do t’i kërkoj fejesë sapo të dalë nga “Big Brother”.
Nëse produksioni i “Big Brother” do të kërkonte të shkoje ta takoje Gentën publikisht, do pranoje?
Po, do pranoja.

 

Rubensi: Nuk do pranoj të takohem me Gentën, më ndau nga e fejuara ilegale
Lidhja serioze e Genta Gjalpit me Rubens Shehun 24 vjeç nga Korça, e përmendur nga vetë ajo në lojën e “Big Brother 5”,  tashmë ka marrë një drejtim krejt tjetër. Edhe pse ajo e komentoi si lidhjen më të rëndësishme në jetën e saj, pas së cilës ka ngelur e zhgënjyer, publiku pati mundësinë ta shihte “live” një përballje post ndarje, pas publikimit në faqet e shtypit rozë të disa fotove, ku Genta shfaqej e zhveshur. Pas shumë vitesh lidhjeje, që tashmë ka degjeneruar në konflikte, Rubensi pohon se ndonëse në spektakël la përshtypjen se do e priste Gentën pas daljes nga shtëpia, tashmë është i bindur se nuk gjen më asnjë motiv për ta takuar. “Kam kuptuar se Melsoni e ka seriozisht me të, dhe le të vazhdojnë”, thotë Rubensi. Ndërkohë që Genta e ka konsideruar Rubensin një ish, le të shohim replikën e tij.
Pas takimit me ty dhe gjithçka që pamë në atë përballje, duket se Genta këto ditë ka reflektuar duke të konsideruar një kapitull të mbyllur, ndërsa të ka quajtur një ish. Ke koment?
Po e di, dhe të them të drejtën nuk preferoj të kapem pas fjalëve të saj. E vërteta mes meje dhe Gentës do të dalë në jetën reale. Pasi ajo të dalë nga “Big Brother 5”, do të shohim nëse ajo thellë në veten e saj më konsideron vërtet një ish.
Në fakt ajo si me gjysmë shaka pohoi se do të martohej me dikë tjetër… Sa të vërtetë ka në këtë pohim të saj?
E thashë dhe më sipër, që nuk mund t’i besohet 100 për qind asaj çfarë thotë Genta. Hyn te tipat e lëkundur, kështu që koha do i vërtetojë gjërat.
Dhe në account të fundit tani që e mendon me gjakftohtësi gjithçka, çfarë të ka mërzitur apo inatosur më shumë te Genta?
Më ka mërzitur pikërisht fakti se përse duhej të më referohej mua në bisedat e saj me banorët e tjerë, kur ajo kishte një lidhje tjetër paralele. Përse nuk e përmendi asnjëherë të dashurin e saj aktual, ashtu si dhe ai vetë e pohoi në gazeta?! Këtë pjesë nuk e kuptoj tek ajo. Genta duke qenë e vetëdijshme që ka të dashur tjetër jashtë shtëpisë, s’kishte pse të më përmendte mua gjatë gjithë kohës në bisedat me banorët. Nga ana ime unë sërish u tregova i kujdesshëm dhe nuk ia përmenda… Ajo duhet ta vlerësojë këtë fakt.
E ke fjalën për Melsonin, i cili ka folur vetë i pari për lidhjen dymujore me Gentën? Ndoshta është një ndjenjë e njëanshme vetëm nga ai…
Po. Fakti që ajo pohoi se do martohet me dikë tjetër, na lë të kuptojmë se ajo diçka fsheh dhe ndoshta një devise ka në mendje. Gjithsesi, mendoj që ai e do dhe e ka seriozisht me Gentën, ndaj unë i possibility rrugën. Le të vazhdojnë.
Ku bazohesh kur thua që ai e do seriozisht? Ta ka pohuar ai vetë?
Po, matriarch ka pohuar vetë atë që ndien për Gentën. Me logjikë kuptoj se fakti që ai është një menaxher club-esh nate dhe ka mundësi të njohë shumë femra, më lë të kuptoj që ai për Gentën ndien diçka ndryshe, derisa vendos vetë të flasë për të. Ai është një djalë që e njeh jetën dhe di të bëjë dallimin për femrën që kërkon të ketë në krah. Me sa duket, Genta i ka ngjitur dhe e kuptoj që ka diçka serioze mes tyre.
Po për ty çfarë është Genta në këto momente?
Për mua, në lidhje me Gentën personalisht e them me bindje që ka mbaruar çdo gjë. Unë dhe ajo s’mund të jemi më bashkë.
Ndërkohë ti nuk e dije më parë që ajo kishte këtë lidhje paralele dhe e mësove pasi hyri në BB. Po Genta do ketë për të mësuar diçka të fshehtë për ty, që ajo nuk e ka ditur kur ishit bashkë?
Po edhe Genta do të ketë ç’të mësojë. Ajo nuk e ka ditur, por kur të dalë do e marrë e vesh që unë paralelisht me lidhjen me të, kam pasur një të fejuar prej dy vitesh. Fejesa ime u lëkund pas përmendjes së emrit tim nga Genta në BB, dhe mori account pas takimit tim me të në shtëpinë e vëzhguar. Tashmë me të fejuarën jemi ndarë shumë keq.
Si mund t’i jetoje kaq i qetë dy lidhje paralele papa qenë në dijeni as njëra dhe as tjetra?
E pjesëtoja kohën me te dyja aq bukur, sa asnjëra s’e mori dot vesh për tjetrën në asnjë moment. Arsyeja pse i mbaja të dyja paralelisht ishte se janë vajza prototipe, të veçanta dhe më tërhiqnin njësoj të dyja.
Meqë ti i premtove mbështetje si shok, vazhdon të kesh të njëjtin mendim pasi Genta të dalë. Do e takosh?
Në fakt, Genta e ka numrin tim të telefonit dhe mund të më telefonojë, por gjithsesi as një takim të tillë nuk i premtoj. Nuk besoj se do mund të më gjejë më Genta për të më takuar. Asgjë s’ka mbetur më për t’u thënë.  PanoramaPlus

Gerta: Liamin e kam vetëm mik

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

“Liami është një shok shumë i mirë dhe e respektoj atë bashkë me të dashurën e tij. Ai është shumë tellurian dhe prandaj jam afruar me Liamin. Kisha simpati për të si njeri dhe mes nesh nuk kishte asnjë ndjenjë tjetër.”

Kështu është shprehur Gerta, e larguara e radhës nga shtëpia e Big Brother, në emisionin Fan Club, në Top Channel.

Banorja e larguar shpjegoi shkurt edhe arsyen pse vendosi të merrte pjesë në këtë reality-shoë: “Kam dashur të kënaqem unë në radhë të parë kur hyra.”

Dritani: Hyrja me vonesë më penalizoi

Nga ana e tij, Dritani i cili edhe ai u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri në mbrëmjen e së shtunës, theksoi se fakt që hyri me vonesë e pengoi të shkonte më tej.

“Ishte disavantazh hyrja me vonesë dhe banorët më mbyllën hapësirat. Unë jam i qetë dhe nuk bërtas dot si Ermali sepse nuk e kam në kulturë. Mbase ky ishte një tjetër cause që ndikoi në eliminimin tim”, theksoi Dritani.

Në lidhje me vajzat e shtëpisë, ai u shpreh: “Geri ishte më e rregullta. Kur ishte rrëmujë shtëpia nuk kishte një vajzë që ta rregullonte përveç Gerit. Por duhet të kisha bërtitur pak që të ndryshonin dhe unë nuk e bëra.”

Duke folur për eksperiencën në Big Brother, Dritani e cilësoi si të “paharrueshme”: “Është një eksperiencë e paharrueeshme. Është një ndihmë për të ecur përpara në jetë.”  TCH

Neda e “BB4” rrezikon diplomimin, s’ka paguar lekët e shkollës

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Neda Karafili ish konkurrente e existence show-t “Big Brother” u prezantua me publikun shqiptar edhe si filozofja e shtëpisë së famshme. Kjo sepse vajza e kishte pasion filozofinë dhe studionte në këtë degë. Neda akoma nuk i ka përfunduar studimet. Ajo është në vitin e tretë në ‘Fakultetin e Shkencave Sociale’, më saktë në pritje të diplomimit. Mirëpo edhe Neda pavarësisht se është personazh i pëlqyer në publik, në shkollë është e barabartë me të gjithë studentët e tjerë.

Për këtë arsye emri i saj bën pjesë në fletëthirrjen që u drejtohet studentëve për të bërë pagesën vjetore të shkollës. Nuk e dimë nëse kjo ka të bëjë thjeshtë me një neglizhencë nga ana e Nedës apo vajza ka probleme ekonomike… Ngjitur me listën e studentëve që s’kanë paguar shkollën, ishte edhe njoftimi që sqaronte se për studentët e vitit të tretë, siç Neda është, moskryerja e pagesës mund të rrezikojë diplomimin. Sidoqoftë pas këtij lajmi të publikuar në “Bluetooth” edhe nëse Neda ka harruar të paguajë lekët e shkollës, jemi të bindur që do t’i kujtohet dhe do e ndreqë menjëherë ‘gabimin’…
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Graciano: Kam ndërruar mendim, Arbri ka vënë në lojë Liamin

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Graciano Tagani ka lënë shtëpinë e “Big Brother” pas 2 muaj e 3 javësh lojë. Vetëm pak orë më pas, ai i sheh me sy tjetër situatat brenda në shtëpi. Ndonëse e ka akuzuar shumë herë Arbrin si zar i Liamit, tashmë mendon se është Arbri ai që e ka vënë në lojë Liamin.

“Lidhja me Lorenën do të vazhdojë normalisht”

Graciano Tagani ka spikatur në këtë edicion të “Big Brother” për karakterin e tij luftarak. Ndonëse banorët ia vinin gjithnjë në pah moshën 19-vjeçare, ai është përballur me pjesën më të madhe të tyre. Në përballje me Gentën, priste që loja e tij të vazhdonte deri në finale. Për sa i përket lidhjes së shumëdiskutuar të tij me Lorenën, shprehet se gjërat do të vijojnë natyrshëm, sepse ata janë të njëjtët persona si brenda dhe jashtë shtëpisë. Konkurrenti më i fortë për të është Arbri.

Një javë e vështirë pas një nominimi që të vuri përballë me Gentën. E prisje që publiku të votonte ty për të dalë nga shtëpia?

Realisht nuk e prisja, por më bëhet shumë qejfi për Gentën që arriti të vazhdonte lojën, sepse është një nga mikeshat e mia më të mira atje brenda. Nuk e prisja të dilja, sepse ky ishte nominimi i parë i Gentës dhe pati shumë luhatje, ndërkohë që unë isha 6 herë në nominim dhe i pata rezistuar.

Kë do të doje të kishe pasur përballë në këtë nominim?

Nuk kisha frikë për asnjë nga banorët. Do të më bëhej shumë qejfi të isha me Liamin, sepse me atë kam pasur discuss të vazhdueshme. Nuk do të më bënte përshtypje nominimi me çdo banor, përveç Gentës dhe Erionit, me të cilët kam pasur miqësi.

E gjitha kjo ishte një penalizim i llogaritjeve të grupit të Liamit?

Po, dhe kanë vepruar mirë, sepse synimet e tyre deri diku dolën. Më erdhi mirë që morën një penalizim gjatë spektaklit, gjë që do të sjellë shumë ndryshime në shtëpi.

E ke fjalën brenda grupit të tyre?

Padyshim, Liami dhe Arbri do kenë konflikt shumë të fuqishëm këtë javë.

Si ishin orët e para jashtë shtëpisë?

Në momentin që kam hipur në makinë nuk ambientohesha dot. Gjëja më e bukur ka qenë takimi me familjen.

Po Lorenën e takove?  

Sigurisht, i kaluam së bashku orët e para në një klub.

Si do të vazhdojë lidhja juaj jashtë dhe sa ka qenë pjesë e lojës?

Do vijë çdo gjë natyrshëm dhe besoj se është e njëjta gjë siç ka qenë brenda. Unë e di shumë mirë që Lorena jashtë është po ajo që është shfaqur edhe brenda shtëpisë, unë jam po i njëjti, atëherë pse të mos vazhdojë. Unë nuk kam bërë asgjë për lojë, por vetëm se e kam ndier.

A ke pasur kohë të flasësh me mamanë tënde. Cili është mendimi i saj në lidhje me Lorenën?

Në çdo zgjedhje timen, mamaja ka qenë gjithnjë me mua. Nuk është tipi që ndërhyn.  

Debatet e tua me Liamin kanë qenë të vazhdueshme. E shihje si kundërshtar të fortë?

Jo. Me Liamin nuk kam pasur asnjë pikë lidhjeje, qoftë në mendime, në komunikim, ku mendoj se është shumë prosaic dhe nuk është shembulli që një 32-vjeçar duhet të japë. Është njeri shumë negativ.

Këtë javë Arbri dhe Liami kanë pasur një përçarje mes tyre. Pse mendon se erdhi kjo?

Arbri e papa që nuk duhet të rrijë më nën hijen e Liamit dhe me këtë lëvizje që ka bërë ka fituar shumë pikë. Për mendimin tim Arbri është ai që i ka bërë lojën Liamit, kam ndërruar totalisht mendim. Mund të jem bërë edhe pishman për disa discuss që kam bërë me Arbrin se ndryshe janë gjërat brenda e ndryshe duken nga jashtë.

Në fakt edhe ti je përfshirë në discuss me pjesën më të madhe të banorëve. Nuk mendon se e teprove javët e fundit?

E kam bërë nga dëshira e madhe për të qenë aty dhe për të mos fjetur gjumë siç bëjnë akoma disa banorë. Unë kam marr pjesë në çdo debat, sepse isha për të dhënë mendimin tim, mirë apo keq. 

Je pak i penduar që nuk u bëre pjesë e njërit apo tjetrit grup?

Nuk bëhem transport pishman që nuk u vendosa në një grup të caktuar, sepse nëse do të bëja një gjë të tillë, do të ishte pengesë për të shprehur mendimet e mia. Nëse do të isha te Liami do i mbaja krahun, sepse janë detyrimet që vijnë ndaj grupit, kështu që zgjodha një rrugë të mesme për të shprehur mendimin tim e për t’u përballur me të gjithë, për të qenë unë dhe jo pjesë e grupit.

Gentën e ke këshilluar shpesh që të shkëputet nga Ermali. Pse mendon se po e përdor?

Sepse përballë grupit të Liamit, nuk mendoj se kemi një grup tjetër në kuptimin e plotë të fjalës. Është llogari e Ermalit për të mbajtur afër Gentën dhe Erionin, në mënyrë që në account të ketë Françeskën. Nëse Genta nuk do ishte “e përdorura” e Ermalit, do jepte edhe më shumë. Duke ndenjur me Ermalin, ka kufizuar debatet me të dhe me Françeskën, me të cilën mund të krijonte situata shumë të këndshme për t’u parë.

Cilët do të jenë banorët që do të mbeten miqtë e tu edhe jashtë?

Lorena, Anila, Edgari, Ola, Albulena, Erioni dhe kjo tregon që arritja ime është që fitova respektin e shumë banorëve dhe atyre që besoj se kanë vlerë.

Si do ta përshkruaje eksperiencën tënde?

Të mrekullueshme, fantastike dhe të papërsëritshme. Kam fituar shumë nga ky spektakël.

Kë mendon në finale?

Arbrin, Liamin, Ermalin dhe jam në mëdyshje më tej. Konkurrent të fortë shoh Arbrin.

Si do të vazhdojë jeta jashtë?

Do i përkushtohem profesionit tim të baletit, sepse hyrja ime në “Big Brother” ishte një trampolinë për karrierën time. Do të punoj fort.

O.Lila G.Shqip

Erjonin e braktis e dashura, krijon një lidhje të re

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Sonja, parukierja e shumëpërfolur nuk e pret më Erjonin, lidhet me një të huaj.

Duket se Erioni i “Big Brother 5” nuk manovroi si duhet në lojën e “Big Brother 5”, në mënyrë që minimumi t’i bënte femrat e jetës së tij paksa xheloze me njëra-tjetrën apo ambicioze për ta fituar atë pas daljes nga shtëpia e “BB5”. Ai hyri në “Big Brother” duke folur për një histori të gjatë dashurie me një vajzë shqiptare që jeton në Greqi, dhe me të cilën i kishte lënë pak punët pezull.

Ndërkohë që me hyrjen e Klaudias në lojë, edhe pse ai s’e përmendi vetë, gazetat shkruan për një tjetër lidhje në Tiranë, me Sonin, një estetiste nga Tirana. Pasi u afrua me Klaudjan, dhe pasi u lëkund në lidhjen me të, duke i kërkuar ta priste jashtë shtëpisë derisa sa të sqaronte punët me të dashurën në Greqi, ai me sa duket ka menduar të mos e mbajë më të fshehtë.

Në spektaklin e “Big Brother 5”, Vëllai i Madh e njohu me titujt dhe shkrimet në gazeta, ku flitej për lidhjen e tij me Klaudjan, dhe veçanërisht për faktin që Klaudja kishte qenë shoqja më e ngushtë e të dashurës së tij nga Tirana. Pas këtij momenti, Erioni vendos të flasë edhe vetë. Pak ditë më parë ka përmendur, në bisedat me banorët e tjerë, emrin e së dashurës jashtë, një vajzë me profesion parukiere dhe estetiste, që ka nja sallon të sajin në Tiranë.

Ndërsa ajo nga ana e saj nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë për mediat, disa mikesha të saj kanë pohuar se Erioni tashmë është një histori e kaluar për të, ose më mirë një ish. Ajo ka krijuar një lidhje të re me një djalë të huaj, dhe nuk ka asnjë plan që të presë Erionin për të diskutuar në një rikthim të mundshëm mes tyre. Lidhja e tyre kishte nisur disa muaj më parë në një nga club-et e Tiranës, ku ai punonte si barist. Ajo ka qenë një lidhje e vërtetë, pasi për faktin që ata ishin bashkë, kanë qenë në dijeni dhe shoqëria e Sonit dhe e Erionit.

Po ashtu, edhe Klaudja e ka njohur Erionin pasi ishte mikeshë e ngushtë me Sonin. Dhe pavarësisht afrimitetit që ajo krijoi me Erionin brenda shtëpisë, nga ana e saj duket se dhe Klaudja e ka mbyllur bisedën me Erionin, gjë që e vendosi me hyrjen e saj në shtëpinë e “BB5”. Të dyja vajzat kanë pohuar në shoqëritë e tyre, se as njëra as tjetra nuk kanë ndërmend ta presin Erionin pas daljes nga shtëpia, po nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë takimi, vetëm nëse ai ua kërkon këtë gjë. 24-vjeçari nga Tirana që ka hobi muzikën dhe që pëlqen jetën e natës, në skedën e tij prezantuese për BB5 ka pohuar se ajo që i pëlqen më shumë tek puna e tij.

Është komunikimi me njerëzit dhe njohja me femrat, me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira. Pas shumë viteve në Greqi, ai u rikthyer në Shqipëri, rikthim që e bëri të shkëputej nga lidhja e tij disavjeçare atje. Tashmë thuhet se dhe ajo vajzë nuk ka plan të ritakohet më me Erionin, pasi ka ndjekur lojën e tij brenda shtëpisë dhe lidhjen e krijuar me Klaudjan.  PanoramaPlus

Klaudja e BB5: Ja çfarë më pëlqen te Meti

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

“Nuk e di sa i zoti do jetë Erjoni që të më ribëjë për vete”

Ajo vendosi të tërhiqej nga loja, duke pasur shumë banorë të “BB5” kundër. Lidhja që Klaudja Veseli krijoi brenda shtëpisë me Erionin, komentet për miqësinë me të dashurën e tij jashtë, dhe tashmë shoqëria me Metin nga Prishtina, e kanë pështjelluar paksa në media atë si personazh. 24-vjeçarja që ka pasur eksperienca si fotomodele dhe dëshiron të jetë një gazetare në të ardhmen, tregon për planin me Erionin dhe miqësinë e re me Metin.


Tashmë që ke dalë nga loja e “Big Brother 5”, si ka ndryshuar jeta jote? Ke marrë ndonjë ofertë të veçantë në fushën e modës, meqënese ke pasur eksperienca të mëparshme në këtë fushë?
Për vetë faktin që tashmë të njohin të gjithë, ka ndryshuar disi jeta ime. Oferta për sa i përket modelingut ose me saktë oferta për fotomodele kam pasur, por nuk jam edhe shumë e sigurt nëse do rifilloj përsëri në këtë fushë.
Ndërkohë që e kemi parë përballjen me Erionin ndërsa hyre në shtëpi. Disa menduan se ishte një presion i yti kur i a se s’e prisje më, me qëllimin për ta çorientuar në lojë. Çfarë mund të thuash tashmë për Erionin?
Nëse Erionit nuk i interesoj, unë nuk kam si ta kem çorientuar. Për më tepër mund të them se edhe ai vetë nuk e di se çfarë ndien. Imagjinoni pak sa mund ta di unë që të arrij të futem brenda në shtëpi, enkas për ta çorientuar. U futa brenda në “Big Brother” që t’i jepja account diçkaje që nisi aty brenda. E kam thënë edhe më parë, nuk e di sa i zoti do jetë Eri që të më ribëjë për vete.
Je penduar për afrimitetin e krijuar me të, kur të dalë do ta takosh dhe çfarë ke për t’i thënë?
Penduar jo, s’kam përse. Është më se normale që do ta takoj dhe normalisht nëse Eri do kërkojë të flasë me mua, un nuk kam më çfarë t’i them, por do dëgjoj vetëm çfarë ka Eri për të më thënë.


Tashmë kanë filluar të qarkullojnë fjalët për një miqësi të re mes teje dhe Metit. Si është e vërteta, bëhet fjalë për një lidhje?
Jo nuk është lidhje, edhe pse mediat kështu duan ta përcjellin. Është thjesht një shoqëri e pastër, siç ndoshta mund të lindë me të disa nga banorët që aktualisht janë në lojë. Aty brenda e kam thënë që pavarësisht marrdhënieve që kishim, ka disa njerëz që kur të mbaroj gjithçka, mund të mbetemi miq.
Si e konsideroni njëri-tjetrin tashmë ju të dy?
E konsiderojmë njëri-tjetrin vetëm miq të mirë.
Dimë që keni udhëtuar bashkë drejt Prishtinës dhe, madje keni realizuar disa foto artistike bashkë. Mos ndoshta kemi të bëjmë me një feeling, ç’mund të thuash për Metin tani që po e njeh. Çfarë tipi është ai?
Po është e vërtetë që Meti më ka ftuar në Prishtinë, ku kemi realizuar disa foto bashkë thjesht për qejf. Meti është një djalë me këmbë në tokë dhe shumë i thjeshtë. Por mbi të gjitha ka disa parime që mua më pëlqejnë tek një njeri.


Keni marrë ndonjë ofertë të dy si çift, apo keni bërë craft për verën së bashku?
Për momentin nuk kemi marrë ndonjë ofertë të dy bashkë. Për sa i përket verës ende nuk kemi folur meqë si unë, si Meti jemi shumë të zënë për të menduar për pushime tani, ndoshta pak më vonë.
Si po ndihesh tashmë me Metin, si do ta përshkruaje gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhesh?
(qesh) Nuk kam absolutisht asgjë me Metin. Ai është një djalë shumë i mirë, por nuk e kuptoj pse mediat duhet të na bëjnë çift vetëm prej disa fotove artistike që kanë dalë.

Klaudja: Fitorja luhet midis Liamit dhe Arbrit

Ndërkohë që loja brenda shtëpisë po vazhdon, Klaudja duke i njohur banorët dhe si rivalë brenda shtëpisë, dhe tashmë si publik, mund të japë nga një koment për secilin banor.
Liam: Shumë i zgjuar dhe i avantazhuar në lojë, se është më i madh se banorët e tjerë në moshë.
Ermali: Më ka pëlqyer deri diku si lojtar, por duke e parë nga jashtë kam ndryshuar mendim totalisht.
FranÇeska: E mban në lojë fakti që është e bukur dhe e lidhur me Ermalin.
Genta: Ka humbur rrugën aty brenda, dhe është një njeri shumë i lëkundur.
Gerta: Nuk e njoh personalisht, por deri diku duke e parë nga jashtë, më duket ushtare e Liamit.
Arbër: Edhe ky shumë i zgjuar, më pëlqen.
Dritan: Ushtari i dytë i Liamit. Prisja diçka më shumë nga Tani por zero, gjithmonë duke e parë si publik.
Graciano: Një nga konkurrentët më aktivë aty momentalisht dhe një nga njerëzit, me të cilët kam folur më së shumti.
Erion: Një chairman që e ka mirë me të gjithë banorët.
Cilët prej tyre mendon se do arrijnë në finale?
Në culmination do të arrijnë sipas meje Liam, Arbër, Ermal dhe njëra nga vajzat, që them se mund të jetë Franci, por nuk jam e sigurt.
Kush prej tyre mendon se e fiton “Big Brother 5”?
Tashmë jam në dilemë, që fitorja është midis Arbrit dhe Liamit.

E ëma e Gentës: Më tremb përballja e vajzës me realitetin

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Vetëm pak javë më parë, mbarë opinioni publik shqiptar u trondit nga publikimi i disa fotove në të cilat shfaqej Genta, një nga konkurrentet e existence show-t “Big Brother” në momente intime me të dashurin, Rubensin. Publiku mori një tronditje të dytë kur panë sjelljen e Rubensit karshi Gentës gjatë njërës prej puntatave të së shtunës. Ai kishte shkuar që ta informonte Gentën për atë çka po ndodhte, por e vetmja gjë që bëri ishte të shfajësonte veten para shikuesve me arrogancë dhe prepotencë.

Ata që e ndoqën këtë impulse nga e ekrani i ‘Top-Channel’ nuk e patën aspak të vështirë të zgjidhnin dilemën e madhe për zbulimin autorit që publikoi fotot. Shqiptarët u impresionuan, dyshuan, u qartësuan dhe siç shpesh ndodh në të tilla raste (ndoshta si për forcë zakoni), u ndanë në dy pjesë.

Kishte nga ata që ndjenë keqardhje dhe i dolën në mbështetje kësaj vajze, dhe nga ata të tjerët që mezi pritën një rast të tillë për të shfryrë në ofendime dhe për të bërë moralistët. Për ironi të fatit, e vetmja ndoshta në të gjithë Shqipërinë që akoma nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë, është vetë Genta.

Dita kur ajo do të përballet me këtë pjesë të realitetit është afër dhe është e kuptueshme që për 22-vjeçaren nga Devolli nuk do të jetë aspak e lehtë. Megjithatë, ajo nuk është vetëm. Ka mbështetjen e nënës së saj e cila po e pret gati për t’i përballuar të gjitha e për t’iu bërë krah së bijës.

Zonja Gjalpi për herë të parë në një intervistë për median e shkruar tregon se si po e përjeton familja e tyre këtë periudhë dhe se si e parashikon daljen e së bijës nga loja.
Zonjë si po i përjeton familja juaj ditët pas skandalit të fotove?
Keq po i përjetojmë! Ajo që na ka ndodhur ne si familje nuk është e lehtë. Dua që në fillim të them se unë nuk kam pranuar të flas për asnjë gazetë sepse ishin gazetat ato që na shkaktuan këtë shqetësim të madh. Por, tani erdhi momenti që unë të them se jam gati të pres e të mbështes vajzën time.
Do ju vijë keq nëse Genta largohet nga shtëpia e “Big Brother”?
Jo aspak! Tani si të vazhdojë lojën, si të largohet është e njëjta gjë. Më e keqja ndodhi dhe tashmë pak rëndësi ka se si do shkojë loja.
Keni frikë nga reagimi i vajzës pas daljes? Sepse vetëm kur të jetë jashtë ajo do të ndërgjegjësohet për atë që ka ndodhur në të vërtetë…
Sigurisht që kam frikë. Për këtë arsye unë do jem aty duke e pritur kurdo që ajo të dalë dhe do kujdesem për të.
Do e merrni Gentën me vete jashtë Shqipërisë se ndoshta larg do e ketë më të lehtë ta kalojë këtë fazë?
Të them të drejtën nuk kam bërë asnjë devise dhe nuk mund të bëj papa pyetur vajzën. Unë do i rri pranë dhe do jetë Genta ajo që do vendosë se çfarë dëshiron të bëjë dhe se çfarë i bën mirë.
Po karshi jush, si kanë qenë reagimet e njerëzve?
Ka njerëz që na mbështesin ne dhe vajzën dhe duhet të theksoj që një pjesë e mirë e tyre janë njerëz të ngritur politikanë, intelektualë e artistë. Pastaj ka edhe të tjerë që bëjnë të kundërtën.
Ju si i përgjigjeni?
Unë e kam ndarë mendjen dhe nuk më intereson më ajo që mendojnë apo flasin njerëzit. Mua më intereson të jetë mirë vajza ime se kjo që ndodhi nuk është gjë e vogël. Unë do bëj detyrën time si nënë e do ta mbështes në çdo moment, edhe pse të gjithë si familje po kalojmë një impulse shumë të vështirë.
Po bashkëshorti juaj si e ka përjetuar gjithë këtë?
Im shoq momentalisht është i sëmurë me tension, vetëm nga kjo që ndodhi. Po kalojmë një periudhë shumë të keqe. Nuk di më ç’të them…
Me Rubensin keni kontaktuar?
E kemi marrë dy herë në telefon dhe nuk na është përgjigjur.
Ju vetë si mendoni, ai i ka publikuar ato foto?
Ai i ka nxjerrë se s’kishte kush i nxirrte tjetër.
Keni menduar ta denonconi?
Ai e meriton ta denoncojmë po këtë do e vendosim bashkë me Gentën kur ajo të dalë.
Nëse Genta del si fituese nga “Big Brother” mendoni se do jetë më e lehtë për të dhe për ju ta kaloni këtë që ndodhi sepse impakti mbi opinionin publik mund të ndryshojë disi?
Ndoshta, por nuk besoj. Pastaj nuk mendoj që Genta do arrijë dot të dalë fituese.

Adelajda Xhamani Gazeta Shqiptare

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova