Posts Tagged ‘CEO’

Dropbox dhe Box duhet të brengosen për G Drive

Written by admin on . Posted in Teknologj

“Po,” tha analisti i infrastrukturës dhe veprimeve nga Forrester, Andrew Reichman.

“Kur Google është duke luajtur është hapësira juaj, ju duhet të jeni të brengosur,” ka thënë Reichman për VentureBeat. “Dropbox dhe Box janë ndërmarrje të vogla nga krahasimi dhe Google ka xhepa shumë më të thellë.

Drive ka qenë duke u ndërtuar që nga viti 2007, kur CEO i tanishëm, Larry Page, kishte punuar nga brenda me anëtarët e tjerë të Google për të lëshuar një shërbim të quajtur “G Drive”. Projekti ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar. Gjatë të njëjtit vit, ishte themeluar Dropbox dhe është bërë njëri nga zgjidhjet më të përdorura për ngarkesa cloud, kryesisht për shkak të mundësisë për qasje në platformën e pangjashme.

Pastaj Box, që është nisma e re që ka pasur si cak ndërmarrjet dhe shumë shpejt paraqiti frymën e vet për risi me veglat si OneCloud që ua lejon aplikacioneve e palës së tretë që t’i sinkronizojnë të dhënat në celularë.

“Dropbox dhe Box kanë plotësuar një nevojë që bizneset dhe konsumatorët kanë nevojë me ngarkesat cloud dhe njerëzit duket që vërtet t’i pëlqejnë ato,” tha Reichman. “Kjo është mjaft mirë… por është mjaft e rëndë për të qenë në një betejë për çmim me Google.”

Kur bëhet fjalë për çmim, Google do të ofrojë 5GB hapësirë falas për çdo përdorues të Google. Box ua ofron të gjithë përdoruesve 5GB falas, ndërsa Dropbox ua ofron vetëm 2GB falas për çdo përdorues. Si shërbimet e tjera, Google do ta ofrojë Drive në një model “freemium” që ua mundëson përdoruesve të blejnë ngarkesë shtesë sipas nevojës.

Për dallim nga Dropbox dhe Box, Google do të mundohet të ballafaqohet denjësisht me pjesëmarrësit e tjerë në garë si SkyDrive i Microsoft, CloudDrive i Amazon, SugarSync dhe Egnyte.

“Është një treg mjaft i hapur, kështu që pjesëmarrësit e vendosur nuk duhet të jenë të ngurtësuar, por duhet të jenë të brengosur,” tha Reichman.

Përpjekja më e mundshme që mund të ndodhë për Drive është që të bëhet ndërlidhja me shërbimet e tjera të Google. Ju mbase mund ta prisni që tek shiriti i zi në çdo shërbim të Google të vendoset fjala “Drive”.

“Nëse ju tashmë përdorni Voice, Gmail dhe Docs, kjo mund të shtohet tek ato,” shpjegoi Reichman. “Do të jenë shumë biznese që tashmë përdorin Google Apps që do ta kishin parasysh Drive-in. Google nuk kishte pasur tërheqje të madhe me Fortune 50, por është duke u përdorur nga më shumë biznese se që mund të mendoni.”

Reichman e sheh përqendrimin e Google në një ekosistem të mbyllur si një dobësi kyçe. Ai beson që Google mund të mos ketë dëshirë që Drive të ndërlidhet me shërbimet e tjera aq shumë si ofruesit e tjerë të ngarkesës cloud.

“Google siç duket nuk do të bëjë një punë të mirë me ndërlidhjen me Microsoft Sharepoint dhe Exchange,” tha Reichman. “Dhe kur bëhet fjalë për aplikacionet e palës së tretë së bashku, do të jetë më pak i hapur, duke u bazuar në historinë e vet./pcworldalbanian

CEO i Google: Android jo edhe aq i rëndësishëm për Google

Written by admin on . Posted in Teknologj

CEO i Google, Larry Page, e ka marrë qëndrimin për ditën e dytë gjatë të mërkurës gjatë një ballafaqimi ligjor me ndërmarrjen Oracle për teknologjinë e smartphone-ëve.

Oracle ka paditur Google në gushtin e vitit 2010, duke thënë që sistemi operativ Android shkel të drejtat e pronës intelektuale në gjuhën programuese Java. Google thotë që nuk i shkel patentat e Oracle dhe që Oracle nuk mund të mbrojë pjesë të caktuara të Java-s, një gjuhë softuerike me burim të hapur ose e gatshme publikisht.

Sa i përket pyetjes së bërë nga gjykatësi i Oracle, Page tha që Android ishte mjaft i rëndësishëm por nuk pranoi ta quante atë si vendimtar për ndërmarrjen. Ai pastaj tha që ai nuk do të befasohej nëse bordi i ndërmarrjes Google do të thoshte që Android është vendimtar për ndërmarrjen./pcworldalbanian

Google me rritje të përfitimeve për 24%

Written by admin on . Posted in Teknologj

“Google kishte një tjetër çerek të shkëlqyer me përfitimet e rritura për 24% nga viti në viti,” tha CEO i Google, Larry Page. “Ne gjithashtu pamë vrull të madh nga bastet e mëdha që ne i kemi bërë në produktet si Android, Chrome dhe YouTube. Ne ende jemi në fazat shumë të hershme të asaj që teknologjia mund të bëjë për të përmirësuar jetët e njerëzve dhe ne kemi mundësi të mëdha përpara. Është një kohë shumë emocionuese të jesh në Google.”

Faqet që posedohen nga Google i sollën kësaj ndërmarrje7.31 miliardë dollarë përfitime, ose 69 për qind të përfitimevetë përgjithshme gjatë çerekut të parë të vitit 2012, që paraqet një ngritje prej 24 për qindëve në krahasime çerekun e parë të një viti paraprak kur këto të ardhura ishin 5.88 miliardë dollarë. Faqet bashkëpunuese të Google grumbulluan përfitime prej 2.91 dollarë ose 27 për qind të përfitimeve të përgjithshme, gjatë çerekut të parë të vitit 2012,që paraqet një ngritje prej 20% në krahasim me përfitimet e arritura gjatë çerekut të parë të vitit 2011, me 2.43 miliardë dollarë. Përfitimet nga vendet jashtë Shteteve të Bashkuara sollën 5.77 miliardë dollarë, duke përfaqësuar 54% të përfitimeve të përgjithshme në çerekun e parë./pcworldalbanian

Brian Dunn, CEO i ri i Best Buy

Written by admin on . Posted in Teknologj

Drejtori Mike Mikan ishte zgjedhur si CEO i përkohshëm derisa kjo ndërmarrje të gjejë një CEO. Themeluesi i Best Buy, Richard Schulze do të vazhdojë të shërbejë si kryetar. Në një deklaratë, Best Buy këmbëngulte që “nuk ishin mosmarrëveshje mes z. Dunn dhe ndërmarrjes në ndonjë çështje që ka të bëjë me veprimet, kontrollimet financiare, politikat ose procedurat.”

“Unë e kam pëlqyer çdokënd nga 28 vitet e mia me këtë ndërmarrje dhe unë e lë atë në pozitë për një të ardhme të fuqishme. Unë jam krenar për punonjësit e mi shokë dhe unë iu dëshiroj çdo të mirë atyre,” tha Dunn në një deklaratë.

Mikan tha që ai dhe skuadra e Best Buy “do të jenë të përqendruar jashtëzakonisht në udhëheqjen e suksesshme të kësaj periudhe të tranzicionit. Unë dua që t’i sigurojë punonjësit, konsumatorët dhe palëve të tjera kyçe tona që ne do të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona për rritje të ndërmarrjes dhe fitimit.”

Mikan ka shërbyer si drejtor i Best Buy që nga prilli i vitit 2008 dhe ka mbajtur role ekzekutive në ndërmarrjen UnitedHealth Group./pcworldalbanian

Tim Cook, CEO më i pëlqyer nga punëtorët

Written by admin on . Posted in Teknologj

Megjithëse mban timonin drejtues të ndërmarrjes Apple për më pak se një vit, Cook ishte vlerësuar si CEO numër një në mesin e të gjithë CEO-ve përgjatë industrive nga viti i kaluar. Cook madje mposhti edhe gradën e Steve Jobs të arritur gjatë vitit të kaluar me 2 për qind të pikëve më tepër. Vlerësimet e bëra janë të bazuara nga përgjigjet vullnetare të punëtorëve ndaj një pyetjeje të thjeshtë: “A pajtoheni me rrugën sipas të cilës CEO juaj është duke e udhëhequr ndërmarrjen?”

Vendin e dytë në mesin e CEO-ve të teknologjisë e zuri Paul Jacobs nga Qualcomm, i cili kishte marrë 95 për qind. Larry Page nga ndërmarrja Google vjen në vendin e tretë me 94 për qind të aprovimeve, i ndjekur nga Paul Otellini i Intel, me 93 për qind dhe Paul Maritz nga VMware, me 90 për qind. Top dhjetëshen e përmbyllin Joe Tucci nga ndërmarrja EMC, që është vendin e gjashtë, i ndjekur nga Dan Hesse i Sprint, Larry Ellison i Oracle, Meg Whitman e HP-së dhe Jeff Bezos i Amazon.com.

Maritz zuri vendin e parë si CEO më i përmirësuar, duke hipur për 15 pikë, nga 75 për qind sa kishte në vitin e kaluar. Dhe, në anën e kundërt të këtij spektri, CEO që ka pasur më së shumti rënie ishte Bezos nga ndërmarrja Amazon, vlerësimet e të cilit shënuan rënie në 79 për qind, nga 84 sa kishte gjatë vitit të kaluar.

Sipas këtij sondazhi u tregua që Meg Whitman, e cila mori frenat e ndërmarrjes në shtator të vitit 2011, është pëlqyer më tepër nga punëtorët se sa pararendësit e vet. Whitman kishte marrë 80 për qind të vlerësimeve, në krahasim me 57 për qind për Leo Apotheker dhe Mark Hurd me 34 për qind./pcworldalbanian

Instagram pothuajse ka mbërrirë për Android

Written by admin on . Posted in Teknologj

Në këtë pikë, është e paqartë se çfarë nënkupton të qenit i pari në rend. Mund të supozojmë që do të jetë një lëshim testues i aplikacionit Instagram për Android që do të vijë së bashku me lëshimin zyrtar të aplikacionit në Google Play.

CEO i Instagram, Kevin Systrom, e ngacmoi trumën në festivalin South by Southwest me aplikacionin për Android (ai e valonte atë në skenë). Ai zbuloi gjithashtu që Instagram kishte arritur 27 milionë përdorues, që paraqet një shifër mjaft të lartë duke e ditur që ka kaluar vetëm një vit e gjysmë që kur ka dalë ky aplikacion dhe ai është i gatshëm për momentin vetëm për sistemin iOS.

Ndërmarrja gjatë javës së kaluar lajmëroi për bashkëpunimin e vet API me Hipstamatic, që do t’ia mundësojë aplikacionin kundërshtar për shpërndarje të fotografive që të dërgojë fotografi në Instagram (së bashku me rrjetet e tjera shoqërore). Marrëveshja e thekson të qenit e Instagram si një rrjet shoqëror që po rritet dhe ky është bashkëpunimi i parë i ndërmarrjes.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për t’u regjistruar./pcworldalbanian

Për herë të parë Chrome tejkalon Internet Explorer

Written by admin on . Posted in Teknologj

Sipas StatCounter, që analizon tregun e shfletuesve në mbarë botën, Chrome ishte shfletuesi më i përdorur më 18 mars, duke tejkaluar kështu për herë të parë shfletuesin Internet Explorer. Shfletuesi ishte rrëzuar nga maja nga një përdorim i fuqishëm i shfletuesit Chrome në Indi, Rusi dhe Brazil, tha StatCounter.

Por fatkeqësisht për Chrome, kjo ishte një fitore e shkurtër: më 19 mars, Internet Explorer ishte kthyer në majë.

“Derisa është vetëm një ditë, ky është një moment historik,” thuhet nga CEO i StatCounter, Aodhan Cullen, në një deklaratë të bërë gjatë ditës së djeshme. “Nëse Chrome mund të marrë udhëheqjen në luftërat e shfletuesve në një periudhë të gjatë mbetet të shihet, sidoqoftë trendi drejt përdorimit të Chrome në fundjava është e pamohueshme. Në fundjava, kur njerëzit janë të lirë të zgjedhin çfarë shfletuesi duan të përdorin, shumë nga ta janë duke e zgjedhur Chrome si pëlqim ndaj Internet Explorer.”

Gjetjet e arritura nga StatCounter tregojnë që përdorimi i shfletuesve gjatë fundjavave dhe ditëve të tjera të javës është interesante. Kjo tregon që njerëzit mund të jenë duke e përdorur shfletuesin Internet Explorer në makinat e tyre të punës, por kur janë në shtëpi gjatë fundjavave dhe në kompjuterët e tyre, ata janë duke e përdorur shfletuesin Google Chrome./pcworldalbanian

HP të kombinojë njësitë për printim dhe PC

Written by admin on . Posted in Teknologj

Blogu për teknologji, AllThingsD, raportoi së pari gjatë të martës këtë plan duke i cituar disa burime anonime. HP nuk deshi të komentonte.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur shitjet e printerëve dhe ngjyrës, që më parë ishte “gjaku jetësor” për HP-në, janë duke pësuar rënie të kërkesave dhe rritje të garës. HP është prodhuesi numër 1 i kompjuterëve personalë në botë. Por shitjet e kompjuterëve personalë janë duke pasur rënie të shitjeve, pasi që njerëzit tani janë duke u përqendruar më tepër në tablet dhe smartphone.

Për dallim nga faktorët e jashtëm, Hewlett-Packard ballafaqohet gjithashtu me probleme të brendshme, për të cilat CEO i kësaj ndërmarrjeje, Meg Whitman, tregoi në një konferencë gjatë muajit shkurt.

“Ne nuk i bëmë investimet që duhej t’i bënim gjatë viteve të kaluara për të përpara pritjeve të konsumatorëve dhe trendeve të tregut,2 tregoi ajo për analistët pas raporteve që tregonin se HP ka pasur përfitime më të ulëta. “Si rezultat, ne shohim ulje të të ardhurave dhe përfitimeve sot.”

Whitman u bë CEO i HP-së në muajin shtator, duke e zëvendësuar Leo Apotheker, i cili punoi për 11 muaj përpara se ai të rrëzohej. Whitman është shefi i tretë ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje në më pak se tre vite./pcworldalbanian

Edhe Inernet Explorer thyhet

Written by admin on . Posted in Teknologj

Ndërmarrja hulumtuese franceze Vupen Security theu IE-në nëpërmjet dy dobësive. Sipas një postimi në Twitter nga Vupen, “IE9 në Windows 7 SP1 x64 është shfletuesi i dytë të bjerë në #pwn2own. Shfrytëzimi ynë përfshinë dy 0 ditë që plotësisht të tejkalojmë ASLR/DEP + Protected Mode.”

Njëra nga vrimat e shfrytëzuara nga Vupen përfshinte një rrjedhë të mbuluar që ekzistonte në të gjitha versionet e Internet Explorer, nga versioni 6 deri në 10, që për momentin është duke u vëzhguar. “Ishte e vështirë sepse dobësitë e rrjedhës së mbuluar nuk janë shumë të zakonshme,” tha CEO i Vupen, Chaouki Bekrar për SecurityNewsDaily. “Ato [rrjedhat] janë të rralla, por ato janë të dobishme sepse ju mund të përdorni të njëjtën dobësi për të arrirë çalim në memorie dhe kështu ta tejkaloni ASLR-në.” ASLR nënkupton zgjedhja e rastit të ndërfaqes së hapësirës së adresës, që ka për qëllim ta bëjë vështirësimin për sulmues që ta lokalizojnë kodin që ata duan ta bartin gjatë thyerjeve të mundshme që ata duan të arrijnë.

E meta tjetër e shfrytëzuar nga Vupen ishte një vrimë në modelin e mbrojtur të IE-së – ngjashëm me sandboxin në Google Chrome – të cilën skuadra e vet kishte nevojë ta thyente kështu që mund të përdorte dobësinë e vërshimit të grumbulluar./pcworldalbanian

Chrome dështon dy herë në testimet për siguri

Written by admin on . Posted in Teknologj

Ndërmarrja hulumtuese franceze e vrimave, VUPEN Security, sulmoi për një fillim të hershëm në garën vjetore të thyerjes të crackingut Pwn2Own, që është pjesë e konferencës së kësaj jave CanSecWest për informacione rreth sigurisë, e cila mbahet në Vankuver. VUPEN mori 32 pikë për hakimin e Chrome nga zyrtarët nga Nisma për Ditën Zero e TippingPoint, një program shpërblyes për gjetjen e vrimave që e sponsorizon garën. Në fund të ditës, VUPEN ishte në kryesim me 62 pikë, pasi kishte arritur të hakonte dhe shfletuesin Safari 5 në Mac OS X Snow Leopard dhe Firefox 3 në Windows Xp. Gara vazhdon edhe gjatë ditës së premte..

Sipas një cicërime të bërë në rrjetin Twitter nga VUPEN, shfrytëzimi i vet i Chrome përfshinte “ekzekutim të kodit dhe ‘sandbox escape” kundër një kopjes së Chrome që punonte në Windows 7. VUPEN më parë kishte zbuluar dobësi që shfrytëzuan Chrome pas tejkalimit të sandboxit të vet, megjithëse kjo është hera e parë në tre vite që Chrome kishte qenë duke u shfrytëzuar në garën Pwn2Own. “Ne dëshironim të tregonim që edhe Chrome nuk është i pathyeshëm,” tha CEO i VUPEN, Chaouki Bekrar për Ars Technica.

Gjatë të mërkurës, hulumtuesi veteran i Chrome, Sergey Glazunov fitoi një shumë të shpejtë prej 60,000 dollarëve për një sulm që tejkalonte sandboxin e Chrome duke përdorur vetëm kodin e zakonshëm në Chrome i cili ia mundësonte atij që të ekzekutonte një shfrytëzim të diktuar, si pjesë e garës alternativa “Pwnium” e Google./pcworldalbanian

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova