Posts Tagged ‘Dafina Zeqiri’

Dafina Zeqiri e fokusuar në karrierën e saj

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja Dafina Zeqiri tani më shumë se kurrë është duke punuar në projekte të reja dhe gjatë këtyre muajve pritet të sjellë shumë surpriza për adhuruesit e saj.

Sipas menaxherit të saj Damir Jahir Çekiç i cili tashmë bashkëpunon me të, kanë mbetur vetëm edhe disa javë që Dafina do të lansojë në treg një videoklip atraktiv dhe shumë veror.

“Dafina tashmë është duke punuar me produksionet suedeze dhe suksesi në këngë po i ecën shumë mirë. Tashmë jemi në përgatitje të videoklipit të këngës “Tonight” e cila është pjesë e albumit “Just me”, ka thënë ai për ‘Zëri’.

Përveç kësaj menaxheri i Dafinës ka paralajmëruar edhe disa videoklipe dhe këngë të reja, por me kohë do të flasë për të gjitha, ndërsa sa i përket lidhjes së saj me Ledrin është duke shkuar për mrekulli, por ende nuk flitet për fejesë apo martesë.

Dafina Zeqiri prezanton prindërit e Ledrit

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka postuar në faqen e saj në “Facebook” një foto me prindërit e Ledri Vulës.

Tanimë lidhja e saj me Ledrin është zyrtare edhe nga vetë këngëtarja, e cila këto kohë ende nuk ka sjellë ndonjë klip të ri.

 

“Europopped” vlerëson Dafinën si “Lady Gaga” kosovare!

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Një nga portalet më të njohura në Europë, që ndjek gati çdo artist të njohur nga gjithë vendet europiane e botërore, ka vendosur që të shkruajë e të vlerësojë lartë pop-këngëtaren kosovare Dafina Zeqiri. E kanë krahasuar me pop-yllin botëror Lady Gaga, duke thënë se edhe përkundër xhelozisë së tepërt që shfaqin kundër saj, Dafina përsëri di të bëhet e fortë dhe të rikthehet me projekte eksplozive. Ja se çfarë shkruhet në artikullin e tyre.

“Vitin e kaluar ne njoftuam për herë të parë në këtë blog për këngën fantastike të Dafina Zeqirit me titull ‘Supernova’, ndërsa ajo tashmë ka sjellë të njëjtën këngë por në versionin anglisht. Kënga vjen në një version akoma më të fortë dhe me një tekst shumë të dashur. Jemi të lumtur që takuam Dafinën muajin e kaluar në Los Angeles teksa ajo filmonte videoklipin e ri. Duke mos dashur të harrojmë Rita Orën, e cila ka më shumë të bëj me Londrën se sa me Kosovën apo Shqipërinë, Dafina është një yll i vërtetë në gjithë regjionin të cilën e duan, e kërkojnë e urrejnë e respektojnë dhe ajo do të jetë një yll i vërtetë. Ajo është një Lady Gaga e Kosovës, ndërsa kritikët dhe ata që xhelozojnë për të duan që karriera e saj të shkojë poshtë. Por përkundrazi, Dafina është shumë e fortë dhe nuk ndalet duke nxjerrë klipe tepër kualitative me stil botëror”.

Dafina Zeqiri, provokon me lukun e ri

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka postuar në profilin e saj në saj në Facebook, një set fotografik, ku duket shumë sensuale dhe seksi.

Duffy ka ndryshuar përsëri lukun e saj, duke theksuar më tepër dy ngjyrat në flokët e saj.

Ajo që vihet re është edhe modeli i theksuar “Bob” i flokëve, që ajo ka bërë.

Dafina Zeqiri e kishte tradhëtuar Krenarin 1 muaj para ndarjes

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ka qenë muaji i fundit kur këngëtarja e përfolur, Dafina Zeqiri ishte në krahët e Krenarit, tash ish të dashurit të saj.

Po gjatë atij muaji kur Dafina po kërkonte mënyrën se si t’i jepte fund lidhjes me Krenarin, kishte gjetur ngushëllim tek Ledri Vula,  fillimisht si kolegë e shok e më pas edhe dashnor.

Një burim shumë i sigurt me këngëtaren dhe Krenarin ia ka konfirmuar portalit “LajmeShqip” se Dafina Zeqiri për një muaj rresht kishte dalë edhe me Krenarin por edhe me Ledrin.

“Në ditët e fundit kur në lajme po dilnin lajme se Dafina po i jepte fund lidhjes me Krenarin, ajo po dilte edhe me Ledrin. Por dalja e tyre ishte më shumë sesa shoqërore”, ka thënë burimi.

Po sipas këtij burimi, i afërt më shumë me Dafinen, këngëtarja e hitit “My swag”, po dilte më shpesh me Ledrin sesa me Krenarin.

“Krenari pak a shumë e dinte. Dhe nga ajo kohë kur Ledri dhe Krenari kishin pasur një zënkë, pikërisht për Dafinen., më nuk flasin”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, Dafina tashmë është në lidhje me Ledrin dhe se gjithcka po u shkon mirë.

“Megjithatë tashmë Krenari e ka kuptuar se Dafina e kishte tradhëtuar atë edhe pa u ndarë. Ai është i inatosur shumë”, ka thënë burimi.

Çiljeta infektohet me semundjen “Iphone-foto”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Pothuajse të gjithë femrat sidomos ato që njihen nga të gjithë dhe që quhen nga VIP, bëjnë foto çdo moment dhe i postojnë në rrjetin Facebook.

Nuk është e para, por si duket të bësh një foto nga “Iphoni” dhe atë duke ia drejtuar vetes dhe ta vësh në murin e Facebook-ut, ka infektuar kjo sëmundje edhe këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

Kjo foto që po shihni sapo është hedhur dhe bërë nga vetë ajo për Facebook. Imagjinoni paksa se çfarë do të bënin Vipat nëse nuk do të zbulohej “Iphoni”?!.

Ndërsa femrat më të lakuara të muzikës që janë të dhënë pas fotove të tilla janë: Dafina Zeqiri, Linda Halimi, Adelina Tahiri, Afërdita Dreshaj, Adelina Berisha etj. /Maksim GJokaj/Kosova Sot/

Dafina zgjedh të mbajë një gjarpër, e quan Lucifer

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja Dafina Zeqiri duket se i ka shumë qejf gjarpërinjtë. Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar një foto, ku i fton fansat e vet të përshëndesin mikun e saj më të ri, që ka vendosur ta pagëzojë me emrin Mr.Lucifer.

Nuk e dimë nëse ajo do ta mbajë gjatë këtë kafshë që për shumë njerëz konsiderohet e rrezikshme, apo ka dashuri të provokojë. Dafina së fundmi po provokon me të gjitha mënyrat e saj, që nga stili i flokëve e deri tek jeta private ku gjithnjë e më tepër po shfaqet me Ledri Vulën, mes të cilëve mesa duket nuk ka vetëm miqësi.  MAPO

Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ka insistuar të rrëfejë historinë që ka zgjatur një dekadë pikërisht mes tij dhe këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, të cilën biznesmeni Besim Mehmeti e ka ndihmuar për një periudhë 10- vjeçare përmes koncerteve dhe financave, të cilat ia ka dhënë këngëtares. Gjithashtu asaj i ka dalë në ndihmë edhe kur ka pasur probleme me organizatorët e koncerteve dhe persona të ndryshëm. Ndihet shumë i zhgënjyer nga ajo, madje thotë se borxhin e fundit ia ka kthyer më datë 29 janar të këtij viti, gjatë vizitës që Dafina ka bërë në Suedi për xhirimin e klipit të fundit.


Doja t’ju pyes fillimisht nga dhe si njihesh me Dafina Zeqirin?
Mbi 10 vite njihem me Dafinën dhe familjen e saj, nëna e Dafinës është nga Llapashtica, kurse mua me bie ta kem si teze, pasi jam nip i asaj ane.
Po bashkëpunimin me të si e ke pasur, me çfarë e ke ndihmuar deri më tani?
Që nga fillimi kur ka nisur, pasi unë merrem me biznese dhe kam kontakte me njerëz të ndryshëm, e kam ndihmuar dhe ekonomikisht. Me kontaktet e lidhjet e mia, deri atëherë kur ka filluar të krijojë emrin e saj. Deri atëherë kemi pasur jashtëzakonisht kontakte dhe raporte të mira.
Me çfarë merreni ju saktësisht dhe sa kohë keni që jetoni në Suedi?
Unë jam pronar i dy hoteleve në Lund dhe në Hestra të Suedisë, kam autobusët e mi, si dhe agjenci fluturimesh ”Kosmac travel”. Është viti i dytë që jam futur në showbiz, ku për partner kam organizatorin tjetër z. Samir Kuqi, dhe jetoj në Suedi prej 21 vitesh.
Ju thoni se keni financuar këngëtaren Dafina Zeqiri në fillim të karrierës së saj, po mund të na tregoni se si e keni ndihmuar, pra të zbuloni shumën të cilën e keni investuar, dhe a ju ka borxh ajo juve tani?
Unë kam financuar dhe ndihmuar me të holla Dafinën, sa herë që ka qenë nevoja, për 10 vite me radhë, kurse ajo ka larë borxhin në dy pjesë dhe më kujtohet mirë se borxhin e fundit ma ka kthyer më 29 janar të 2011-s, në Helsinborg të Suedisë. Përveçse e kam ndihmuar financiarisht, e kam përkrahur moralisht dhe njerëzisht për probleme me njerëz të ndryshëm. Aty nuk ka munguar ndihma ime për ta nxjerrë nga situatat.
D.m.th. borxh financiar ndaj jush ajo nuk ka? Po çfarë problemesh kanë qenë ekzaktësisht?
Borxhin e ka paguar, është e vërtetë, probleme dhe mosmarrëveshje ka pasur me organizatorët, punë pagesash për të. Pastaj çka ka pasur nevojë, i jam gjendur në të gjitha mënyrat njerëzore.
Tani a keni ju kontakt me të, a ju ka falënderuar ndonjëherë?
Unë nuk kam asgjë personalisht me të, por po më mundon fakti i arrogancës dhe injorancës së saj ndaj meje. Jo për diçka, por për të vetmen gjë që, në qoftë se artisti është shpirti i një populli e ai artist nuk është mirënjohës ndaj njeriut i cili i ka qëndruar afër që nga fillimi e deri ku ka mbërritur, ç’njeri i adhuruar mund të jetë ai në publik?

PanoramaPlus

Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula fejohen zyrtarisht, shkembejn unazat

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Kemi disa jave qe jemi pasionuar shume pas historise se dashurise se Ledi Vulajt dhe Dafina Zeqirit. Po i ndjekim hap pas hapi dhe kemi mesuar se javen e kaluar midis tyre ka ndodhur pikerisht ajo qe ne, ne gjuhen popullore, e quajme shkembim unazash.

Ne nje ambient shume familjar, mes shume pak te pranishmeve, Ledri dhe Dafina kane realizuar nje fejese tradicionale shqiptare. Lajmi na ka mberritur nga nje burim i afert i  me ciftin, i cili ka konfirmuar se si Ledri ashtu dhe Dafina jane shume te lumtur me vendimin qe kane marre dhe qe ka qene fryt i dashurise se madhe  qe kane per njer-tjetrin.

Ne fakt, per Dafinen kjo nuk eshte hera e pare qe e provon fejesen, pasi tashme te gjithe e njohin historine e saj me Krenarin, me te cilin ishte fejeur per kater vjet, historia e cila perfundoi vetem kater muaj me pare.

Ndersa Ledri, i cili nga te gjithe njihet si nje Don Zhuan, qe ka pasur shume marredhenie me femrat, por asnje serioze, e ka per here te pare hedhjen e nje hapi te tille te rendesishem. Miqte e tij thone qe Dafina ia ka pushtuar zemren dhe ai nuk e ka menduar dy here perpara se te hedhe nje hap te tille te rendesishem.

 

Gazeta Paloma

Dafina bashkë me Ledrin në Los Angeles

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Bashkë me Ledrin, që besohet se është i dashuri i saj i ri, Dafina Zeqiri po vazhdon rrugëtimin e saj në SHBA. Pas San Francisos këngëtarja ka zbritur në Hollywood. Jo për ndonjë rol filmik, por për të xhiruar klipin e saj në Los Angeles.

Përvec Ledrit, Dafina atje po shoqërohet edhe nga DJ Cekic. E një prej gjërave të para që ka bërë është një tatoo e re në një prej studioeve të famshme atje. Ne foton e meposhtme eshte dhe Tatuja qe ka bere Dafina.

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova