Posts Tagged ‘Elena Basescu’

A gaboi Elena ?

Written by admin on . Posted in Lajme

Shtatëmbëdhjetë eurodeputetë rumunë kanë votuar rezolutën e Parlamentit Europian, ku bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë nga pesë shtetet e BE’së. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe deputetja Elena Basescu, e bija e Presidentit Traian Basescu. Kjo e fundit, megjithatë, ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik.

Shumica e deputetëve rumunë kanë votuar pro rezolutës që u bën thirrje vendeve të BE’së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.

Një hap i befasishëm kur kihet parasysh se Rumania është një nga vendet anëtare të BE’së që ende nuk e ka njohur pavarësinë, njofton EurActiv.

17 nga 33 parlamentarët rumunë kanë votuar rezolutën për procesin e integrimeve europiane të Kosovës, e cila përmban edhe thirrjen për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE’së.

Rezoluta është votuar më 29 mars 375 vota për , 97 kundër dhe 76 abstenime.

Rumania , Spanja, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia ende nuk e kanë njohur Kosovën, pasi që nuk duan të vendosin precedent për separatistët.

Një komunitet hungarez në Rumani tashmë është duke kërkuar më shumë autonomi ose ndarje territoriale.

Rezoluta po ashtu mirëpret planet e Komisioni Europian për të nisur një studim fizibiliteti për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE’së.

Mbetet e paqartë nëse 17 parlamentarët rumunë që kanë votuar në favor të përkrahjes së pavarësisë së Kosovës dhe është e mundur që disa nuk e kanë vërejtur tekstin që I referohet kësaj çështjeje.

Deputetja Elena Basescu nga Partia Popullore Europiane, një ish modele dhe e bija e Presidentit të Rumanisë Traian Basescu ka thënë se me këtë rast ka ndodhur një gabim teknik.

Pajisja e saj votuese ku deputetët i vendosin kartelat e tyre është bllokuar ka thënë ajo.

“është e pamundur që unë të votoj gabimisht për Kosovën” ka thënë ajo.

Basescu ia ka bërë me dije mediave emailat që i ka dërguar shërbimeve teknike të Parlamentit Europian, ku ka kërkuar që gabimi të përmirësohet.

Kërkesa e saj është marrë parasysh por votimi ka mbetur i pandryshuar, ka thënë ajo.

E në mediat rumune është thënë se është vështirë të besohet se edhe 16 deputetët tjerë kanë bërë të njëjtin gabim teknik.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje