Posts Tagged ‘Enver Hoxhaj’

Hoxhaj dorëzon në Tajlandë kërkesën zyrtare për njohje

Written by admin on . Posted in Lajme

Hoxhaj dorzon n Tajland krkesn zyrtare pr njohjePRISHTINË - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron për një vizitë dy ditore në Mbretërinë e Tajlandës, i dorëzoi homologut tajlandez, Surapong Tovichakchaikul, kërkesën zyrtare për njohjen e Kosovës, shtet sovran e të pavarur.

Në një njoftim të zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, thuhet se “ministri Hoxhaj e ka njohur homologun tajlandez Tovichakchaikul me zhvillimet në Republikën e Kosovës”. 

“Kosova në pesë vjetët e pavarësisë është një shtet modern, funksional, stabël dhe përbëhet nga një shoqëri shumë-etnike dhe në të njëjtën kohë ka një rritje të qëndrueshme ekonomike”, theksoi Hoxhaj.

Ai u shpreh se “ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim marrëdhënie diplomatike me Mbretërinë e Tajlandës dhe t’i forcojmë lidhjet e bashkëpunimit dhe miqësisë në mes të dy vendeve dhe popujve tanë”.

Ministri i Jashtëm i Tajlandës, Surapong Tovichakchaikul, ka mirëpritur vizitën e ministrit Hoxhaj në Tajlandë dhe e ka siguruar atë që kërkesa për njohje do të shqyrtohet seriozisht nga ky shtet.

“Në një të ardhme të afërt do të dëgjoni lajme pozitive për Kosovën”, ka thënë ministri Tovichakchaikul, duke shtuar se pavarësia e Kosovës i ka kontribuar paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Tajlandës dhe Republikës së Kosovës. Ministri Hoxhaj tha se “përtej marrëdhënieve diplomatike, duhet të ketë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe kulturës”.

“Investitorët tajlandez janë të mirëseardhur të investojnë në Republikën e Kosovës, meqë vendi ynë ka potenciale të mëdha për investime kapitale dhe infrastrukturë ligjore që mbështesin investimet e huaja, popullatë shumë të re dhe dinamike”, përfundoi Hoxhaj.

(er.nu/BalkanWeb)

Akan Ismaili, zyrtarisht Ambasador i Kosovës në SHBA

Written by admin on . Posted in Lajme

Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Akan Ismaili.

Presidentja Jahjaga dhe Ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij Ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismaili.

Me këtë rast, Ambasadori Ismaili ka marr letrat kredenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Presidentja Jahjaga e udhëzoi Ambasadorin Ismaili që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira Presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme.

Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do t’i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kosova aplikon regjim të vizave për shtetasit e huaj

Written by admin on . Posted in Lajme

Aplikimi apo jo i regjimit të vizave për shtetasit e huaj që hyjnë në shtetin e Kosovës ka konfrontuar një pjesë të kabinetit qeveritar. Një vendim për vendosjen e regjimit të vizave për disa shtete, mund të ketë pasojë në njohjen e Republikës së Kosovës.

Kjo vërejtje i është tërhequr kabinetit qeveritar nga ministri i Punëve të Jashtme Kosovës, Enver Hoxhaj. Në kabinetin qeveritar gjithashtu është diskutuar për Ligjin për festat, ku është kërkuar që të ndryshohet, pasi që konsiderohet se ka shumë ditë të pushimit.

Në rendin e ditës së kabinetit qeveritar ka qenë propozim-vendimi për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë, me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se ky komision ka qenë i themeluar, por me hyrjen në fuqi të Ligjit për Azil ndryshon përbërje dhe disa përgjegjësi të tij.

Por ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova nga raportet ndërkombëtare, por edhe të dhënat që kanë nga institucionet tona kryesisht përdoret si exchange transit, nuk është exchange destinacion për azilkërkuesit kryesisht nga Lindja e Mesme apo Afrika.

Ajo ka shtuar se një ndër kërkesat e Komisioni Evropian është edhe vendosja e regjimit të vizave.

“Ne si qeveri kemi marrë një vendim për vendosjen e regjimit të vizave bazuar mbi parimet e Shengenit. Po ashtu jemi pajtuar që këto viza mund të jenë elektronike, por të jenë viza të cilat do të merren në konsullatat e Republikës së Kosovës gjë që implikon edhe strukturim të misioneve tona konsullore mbase edhe marrëveshjet e shumta me vendet e rajonit për ofrimin e shërbimeve të ndërsjella”, ka thënë Çitaku.

Por, ka ardhur reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se një vendim i tillë mund të ketë pasoja në njohjen e Republikës së Kosovës.

“Një vendim për vendosjen e regjimit të vizave mund të ketë edhe pasoja sa i takon njohjes së Republikës së Kosovës nga disa vende dhe si Ministri e Punëve të Jashtme kemi qenë shumë kujdesshëm a të marrim një vendim për vendosjen e regjimit të vizave apo jo. Meqenëse disa vende kanë bërë një gjë të tillë, ne mendojmë që këtë vit do mund të jetësojmë një vendim që kemi marrë vitin e kaluar”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Një çështje tjetër e ngritur në këtë mbledhje ka qenë ajo e ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se shqetësim në Kosovë është numri i ditëve të shumta të pushimit dhe kompensimi i tyre.

Sipas saj, është plotësisht e papranueshme që 1/3 e ditëve të vitit janë pushim për administratën publike.

“Besoj që jemi vendi paprecedent ku bëhet pushimi, ku në rast se festa bie ditën e martë edhe ditën e hënë e japim ditë pushimi, në rast se festa bie ditën e enjte edhe të premten e japim ditë pushimi. Në rast se festa bie ditën e diel, na e kompensojmë pushimin me një ditë pune. Këto janë praktika të paprecedentë dhe totalisht të papranueshme dhe unë do të kërkoja kjo çështje të rregullohet”, ka deklaruar Çitaku.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe nuk ka qenë në dorën tonë të vendoset për ose kundër.

Ai është pajtuar me ministren Çitaku që duhet të rishikohet ai ligj, të zvogëlohet numri i festave edhe pse ka tendencë dhe u rrit numri i festave.

Madje Kuçi ka thënë se në këtë debat duhet të ketë kujdes, sepse siç ka thënë ai, ditët e festave mund të shtohen, duke hyrë si festa edhe 28 nëntorit, 6 marsit, 11 qershorit.

“Ajo çka mund të bëjmë të shkojmë në ndryshimin e ligjit dhe të japim propozim, por ndryshimi i ligjit konsiston më shumë që nëse festat bien ditë vikendit të mos zëvendësohet dhe kjo duhet të jetë esenca e ndryshimit. Në raport me të tjera, ndoshta duhet të jemi të kujdesshëm, unë ju premtoj që do të ketë ditë shtesë të festave. Por e kam fjalën për festa me identitet nacional që i përmenda”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka thënë se duke e pas parasysh se numri i komplekseve memoriale është shtuar dukshëm, dhe janë 10 të tilla, është parë e arsyeshme që të themelohet departamenti në kuadër të ministrisë për përkujdesje më efektive të këtyre memorialëve.

Por zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar që të nxirret një ligj dhe të themelohet një agjenci të veçantë për mirëmbajtjen e vazhdueshme.

Në splinter të ditës ka qenë shqyrtimi i Projektligjit për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të automjeteve, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/I-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Po ashtu, ka qenë në shqyrtim Plani Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2012-2014, shqyrtimi i koncept-dokumentit për projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe shqyrtimi i projekt-rregullores për nëpunësit civilë tepricë, ku të gjitha janë miratuar. /kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kroacia do ta mbështes Kosovën

Written by admin on . Posted in Lajme

Premtime për mbështetjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës , rrugën e saj të integrime evropiane dhe në NATO kanë ardhur sot nga një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë. Zyrtarë të këtij delegacioni e kanë cilësuar Kosovën si një faktor i pashmangshëm i stabilitetit në rajon si dhe partner shumë të mirë të Kroacisë. Ata kanë shfaqur gatishmërinë për të pasur marrëdhënie shumë të mira bilaterale midis këtyre dy shteteve, duke i dhënë të gjitha përvojat kroate Kosovës në proceset që ka kaluar ajo. Kjo mbështetje ka ardhur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Nebojsha Koharoviç, pas takimit që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kroacia vazhdon ta përkrah pavarësinë e Kosovës dhe në proceset që po kalon vendi ynë. Këtë mbështetje e ka sjellë në Kosovë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Kroacisë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Nebojsha Koharoviç, pas takimit që e ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kroacia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset që ajo ka nevojë, duke i vënë në shërbim të gjitha përvojat që ajo ka.

“Dëshiroj të shpreh përkrahjen e plotë jo vetëm për pavarësinë e Kosovës, por edhe për kuptimin e plotë të pavarësisë së plotë që ka të bëjë me programin Ahtisaari. Ajo që do te diskutonim me zyrtarët kosovarë është çështja e përkrahjes sonë në integrimin e Kosovës në BE dhe NATO. Ne, si qeveri e Kroacisë, përkrahim fuqimisht Kosovën drejt integrimeve, sepse ne mendojmë se Kosova, jo vetëm që e meriton pas fazave dhe dimensioneve të reformave pas 4 viteve të pavarësisë, por është si shtet që është i pashmangshëm në stabilitetin e rajonit. Kosova është një nga partnerët tanë në rajon dhe ne dëshirojmë të ndajmë eksperiencën lidhur me integrimin në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vizita e tyre në Kosovë nuk është që të diskutohet vetëm për proceset integruese, por edhe për çështjet bilaterale, të cilat janë shumë të rëndësishme, jo vetëm në fushën e politikës, por edhe në fushën e ekonomisë dhe aspekteve tjera.

Sipas tij, në mes të Kroacisë dhe Kosovës ekzistojnë lidhje të forta, siç janë të forta edhe mes dy kombeve, shqiptarëve të Kosovës dhe kroatëve.

Ai ka përmendur edhe çështjen e minoriteteve, duke thënë se në të dyja vendet jetojnë minoritetet përkatëse, ku në Kroaci ka rreth 30 mijë shqiptarë nga Kosova dhe rreth 350 kroatë jetojnë në Kosovë. Prandaj, sipas tij, kjo e krijon edhe një lidhej të fortë në mes të të dyja shteteve.

Ndonëse takimi ishte zhvilluar në mes të ministrit Hoxhaj dhe delegacionit kroat, pas takimit u prononcua zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Ibrahim Gashi.

Gashi e cilësojë si shumë të frytshme vizitën e delegacionit kroat në Kosovë, duke thënë se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja kroate në proceset integruese në BE dhe në NATO, si dhe në proceset e ndryshme të shtet ndërtimit që ka kaluar ajo përgjatë këtyre viteve.

“Është një takim punë midis delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, është një takim konsultativ për të parë shkallën e bashkëpunimit midis dy vendeve. Republika e Kosovës është shumë e interesuar që të thellojë bashkëpunimin, që të rrisë numrin e marrëveshjeve bilaterale midis dy shteteve dhe mbi të gjitha që të përfitojë nga përvoja në procesin e shtet ndërtimit, domethënë eksperienca kroate, dhe mbi të gjitha, në procesin e integrimit evropian, ku në fakt Kroacia ka kryer me shumë sukses këtë proces dhe është në fazën finale të anëtarësimit dhe natyrisht eksperienca e Kroacisë është e vlefshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Republika e Kroacisë është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, në mes të të dyja vendeve qëndrojnë marrëdhënie të mira ndër shtetërore. Qëndrimet e Kroacisë ndaj Kosovës shpesh e kanë irrituar Serbinë, krerë të së cilës kanë anuluar edhe vizitat e tyre për në Kroaci. Gjithashtu, në të dyja vendet jetojnë minoritete të shteteve përkatëse. /kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Nuk ka kurrfarë zgjedhje në Kosovë

Written by admin on . Posted in Lajme

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se pretendimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosovës nuk do të lejohet. Ai ka shtuar se institucionet e vendit i respektojnë të gjitha dokumentet që janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës dhe respektojnë të drejtën e dyshtetësisë.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në mbledhjen e kabinetit qeveritar, duke shprehur qëndrimin se Serbia nuk mund të arrijë të organizojë zgjedhje në Republikën e Kosovës.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të mbetet shumë i qartë, Serbia me pretendimin e oldster për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do t’ia arrijë qëllimit. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përdor të gjithë mekanizmin e oldster kushtetues dhe ligjor që diçka e tillë të mos ndodh. Ky pretendim i Serbisë është në kundërshtim të plotë me rezolutën 1244 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe vlerësojmë si pretendim agresioni”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër ai ka shtuar se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje as lokale, as presidenciale dhe as të përgjithshme.

“Kur flas se nuk do të mund të mbahen zgjedhjet, nuk do të mund të organizojë Serbia zgjedhje në Kosovë, flas edhe për zgjedhje lokale, edhe të përgjithshme dhe presidenciale. Në të njëjtën kohë Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë plotësisht e përgjegjshme që të respektojë modelin evropian, atë të dy shtetësisë, do të respektojë plotësisht Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisari, pra modelin evropian”, ka thënë kryeministri.

Ndryshe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë duke i diskutuar disa propozim-vendime për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë, me ç’rast ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka tërhequr vërejtjen që duhet qenë tejet të matur kur bëhet fjalë për refugjatë, sepse kjo mund të ketë ndikim edhe tek njohjet./kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Çeki

Written by admin on . Posted in Lajme

Jep dorheqje ambasadori i Kosovs n ekiPRISHTINE - I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij.

Zogiani i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ai njofton institucionet e Kosovës për dorëheqjen, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar politik i ministrit Enver Hoxhaj.

“Është e vërtetë që Ministria e ka pranuar letrën e Zogianit, përmes së cilës ai ofron dorëheqjen nga posti i shefit të misionit diplomatik në Ambasadën e Çekisë”, – është shprehur Behrami për Koha Ditore.
Behrami, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, ka pohuar se arsyet për këtë dorëheqje, sipas letrës që ka dërguar Zogiani, janë të natyrës private.

Sipas tij, Zogiani do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diplomacinë e Kosovës në forma të ndryshme.

(er.nu/BalkanWeb)

S’po e kryejnë punën

Written by admin on . Posted in Lajme

Paralajmërimet papa ardhur njohjet janë joserioze. Këto njoftime po ndodhin për shkak se diplomacia kosovare nuk po e kryen punën si duhet dhe është krejtësisht e çakorduar. Lobimi duhet të koncentrohet krejtësisht te pesë vendet e BE’së. Në Veri duhet të zbatohet në mënyrë agresive Plani i Ahtisaarit. Ish-Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, flet për Express.

Paralajmërimi i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj se gjatë muajit mars do të ketë një valë të re njohjesh ka dalë të jetë i pasaktë.

Njoftimet e tilla ende papa ardhur njohjet janë konsideruar tepër joserioze nga ish-kryediplomati i parë i Kosovës, Skënder Hyseni.

Në një bisedë për Express, Hyseni ka thënë se paralajmërimet e tilla po vijnë për shkak se aktualisht diplomacia e Kosovës nuk po e kryen punën si duhet.

“Është koha e fundit që diplomacia e Kosovës të koordinohet sepse është totalisht e çakorduar, është totalisht e shpërndarë. Ajo duhet të koordinohet përfundimisht dhe me partnerët kyç në botë duhet të nis fushata të mirëfillta. Jo fushata sa për zhurmë, jo fushata sa për konsum publikë, jo fushata sa për të qenë”, ka thënë Hyseni.

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë vitit të kaluar ka publikuar disa dokumente tw cilat i ka quajtur strategji nw bazw tw tw cilave do tw vijnë edhe njohje tw reja.

Por, ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se rezultati është ai që flet.

“Rezultati është treguese më i mirë nëse strategjitë e shumta që i ka proklamuar Qeveria me aq shumë pompozitet po bëjnë punë apo jo. Pastaj është tepër jo serioze paralajmërimi i njohjeve, akoma më serioze është edhe radhitja në web sajtin e Ministrisë së Jashtme si njohje edhe i dy-tre njohjeve, të cilat nuk është shumë e sigurt që kanë ndodhur”, ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Hoxhaj ngushëllon Sekretaren, Hillary Clinton

Written by admin on . Posted in Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pas atentatit kriminal që ka ndodhur dje në Universitetin e Oikos në Oakland të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin dhe pikëllimin e madh për këtë akt kriminal, i cili, sipas informacioneve të deritashme, ka shkaktuar gjashtë viktima dhe tre të plagosur në mesin e qytetarëve të pafajshëm të SHBA-ve.

Ministri Hoxhaj në telegram ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e SHBA-ve në këto momente të vështira, duke shprehur shpresën që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjen në çdo impulse dhembjen dhe pikëllimin me familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur konsideratat më të larta për autoritetet amerikane për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për tejkalimin e situatës së krijuar.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Thaçi prish agjendën e Tadicit, takohet me Obamën të premten

Written by admin on . Posted in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi prej sot po qëndron për vizitë në SHBA me ftesë të Shtëpisë së Bardhë dhe administratës amerikane.

Vizita e tij i ka prishur agjendën presidentit serb Boris Tadiq, i cili këto ditë gjithashtu pritej të qëndrojë për vizitë në Uashington.

Kryeministri Hashim Thaçi sipas të gjitha gjasave do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama.

Thaçi është i shoqëruar nga ministri i jashtëm Enver Hoxhaj dhe ministrja për evrointegrime, Vlora Çitaku. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të ketë takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, zëvendës-presidentin amerikan Joe Biden, sekretaren amerikane Hillary Clinton, ish-sekretaren Medlin Ollbrajt si dhe takime me kongresmenë e senatorë amerikan.

Analisti politik serb Obrad Kesiq ka deklaruar për B92 se edhe Tadiq këtë javë duhej të vizitonte presidentin Obama, por ajo nuk ka ndodhur sipas tij, sepse delegacioni serb nuk ka dashur që vizita e tij të jetë e përafërt me ardhjen e kryeministrit Thaçi në Uashington. Sipas tij, kjo vizitë ka rëndësinë e saj për kryeministrin Thaçi, pas arritjes së marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. (INA)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Vazhdon lobimi për njohjen e Kosovës nga Egjipti

Written by admin on . Posted in Lajme

Universiteti i Fayoumit në Egjipt, ka organizuar simpoziumin me titull “Kosova midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, në të cilin ka marrë pjesë edhe Beqir Ismaili, këshilltar i Jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Fillimit të punimeve të këtij simpoziumi i ka paraprirë shfaqja e një dokumentari për Kosovën. Më pas pjesëmarrësit në këtë simpozium kanë theksuar marrëdhëniet e mira midis dy popujve dhe i kanë bërë thirrje qeverisë egjiptiane për shpejtimin e njohjes së Kosovës.

Gjithashtu, udhëheqësit e Universitetit të Fayoumit kanë shprehur interesim për thellimin e bashkëpunimit veçanërisht me Universitetin e Prishtinës, por edhe me universitetet e tjera kosovare.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova