Posts Tagged ‘EULEX’

Procesi gjyqësor, Ramush Haradinaj kthehet në Hagë

Written by admin on . Posted in Lajme

Procesi gjyqsor, Ramush Haradinaj kthehet n HagHAGE- Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është rikthyer në Hagë. Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër tij dhe dy ish-bashkëluftëtarëve, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do ta thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast, raporton Koha Ditore.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose gjatë muajit shtator.

Lideri i AAK-së iu bashkua përkohësisht familjes së tij më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë që ta lirojë përkohësisht atë.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta, që nënkupton lëvizje të kufizuara dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.
(m.a/BalkanWeb)

Kosovë, FBI-ja heton vdekjen e Dino Asanaj

Written by admin on . Posted in Lajme

Kosov, FBI-ja heton vdekjen e Dino AsanajPRISHTINE - Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Lajmi konfirmohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Në një njoftim të kësaj ambasade, thuhet se “Qeveria Amerikane është pajtuar të ofrojë ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtejshëm”.

Institucionet qendrore ndërkombëtare e vendore dhe subjektet politike, në reagimet e tyre, e cilësuan vdekjen e Asanajt si një vrasje të paramenduar.

Por, mjekët ligjorë në Kosovë kanë thënë se në bazë të autopsisë, Asanaj ka bërë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes 11 plagë me thikë. Rezultatet e autopsisë i ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Dino Asanaj u gjet në perfieri të Prishtinës, në zyrën e tij private pa shenja jete, në 14 qershor 2012.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Sulmohet automjeti i EULEX-it në Zubin Potok

Written by admin on . Posted in Lajme

Sulmohet automjeti i EULEX-it n Zubin PotokZUBIN POTOK - Një automjet zyrtar i EULEX-it është sulmuar sot me gurë, mjete të forta dhe sende të tjera, në qendër të Zubin Potokut.

Rasti i sulmit dhe i dëmtimit të veturës është regjistruar rreth orës 11:20, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, deri tani nuk është raportuar për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar për këtë akt kriminal.

Njëherësh, nuk ka raporte as për lëndime të zyrtarëve të misionit evropian.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Ligji për bashkëpunimin me EULEX, SHBA: Provë e angazhimt të Shqipërisë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Ligji pr bashkpunimin me EULEX, SHBA: Prov e angazhimt t ShqiprisTIRANE- Pas miratimit me konsensus t ligjit q lejon shtrirjen e hetimeve t EULEX, pr krime lufte n territorin e Shqipris, vjen edhe reagimi i Ambasads s SHBA, e cla e cilson kt veprim si angazhim t Shqipris ndaj integrimit.

“Ambasada e SHBA mirpret kalimin me konsensus t ligjit pr bashkpunimin me Njsin e Hetimeve Speciale t EULEX dhe e sheh kt si prov t angazhimit t Shqipris ndaj integrimit europian dhe bashkpunimit rajonal”, thuhet n njoftim.

Ambasada e SHBA deklaron m tej se prt hetim t plot e korrekt nga EULEX.
“Njsia e Hetimit ka mbshtetjen e plot t Shteteve t Bashkuara. Ne presim nj hetim t plot dhe korrekt, i kryer me transparenc dhe bashkpunimin e plot t autoriteteve vendore e kombtare”, thuhet m tej n deklart.
(ma.ar/BalkanWeb)

Trafiku i organeve, pr/ligji miratohet në parim në Komisionin e Ligjeve

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Trafiku i organeve, pr/ligji miratohet n parim n Komisionine LigjeveTIRANE - Komisioni i ligjeve miratoi n parim pr/ligjin q synon t lejoj grupin hetimor t EULEX-it pr t hetuar n Shqipri, lidhur me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, pr trafik organesh n vendin ton.

Deputett e opozits n Komision e cilsuan ligjin si mjaft t rndsishm, por krkuan koh pr miratimin e tij. Sipas deputetit socialist Fatmir Xhafaj, ligji nuk duhet t miratohet me nxitim, pa marr mendimin e EURALIUS dhe t Prokuroris.

Ndrkoh, ministri i Drejtsis Eduard Halimi theksoi se drafti i propozuar nga mazhoranca sht marr n dor nga EULEX-i dhe sht pjes e marrveshjes s Stabilizim Asociimit.

Komisioni i Ligjeve pritet t diskutoj t martn pr/ligjin nen pr nen.

TRAFIKU I ORGANEVE, BERISHA: LIGJ SPECIAL PR HETIMIN
Pr/ligji pr hetimin e pretendimeve t ish-senatorit zviceran u miratua nga Kshilli i Ministrave t mrkurn e kaluar. Kryeministri Berisha theksoi se ky ligj do t bj t mundur nj hetim t plot t akuzave t ngritura nga Dick Marty.

“Kemi shprehur konsideratat tona pr kt raport. Del se n masn drrmuese sht shkruar nga Vukevi, por ndjeshmria e akuzave t pafaktuara trsisht krkon hetim t plot dhe t hollsishm si pr transplantin e organeve si form e shmtuar krimi, ashtu edhe pr varreza masive t serbve n Shqipri”, u shpreh kryeministri.

Shefi i qeveris u shpreh i bindur se raporti i hartuar nga zvicerani ka qllime antishqiptare, pasi si tha ai, hartuesi implikon n titull udhheqjen politike t Kosovs dhe e mohon vet n prmbajtje.

(er.nu/BalkanWeb)

Zgjedhjet serbe, Ashton: Palët larg tensioneve   

Written by admin on . Posted in Lajme

Zgjedhjet serbe, Ashton: Paltlarg tensioneve BRUKSEL- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kethrin Ashton ka përshëndetur sot marrëveshjen sipas së cilës OSBE do të lehtësojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Në njoftimin e saj në, Ashton i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të përmbahen nga aksionet, që mund të nxisin tensione.

“EULEX do të mbikëqyrë sigurinë dhe do ta realizojë mandatin e vet në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe vendës”,- thuhet në njoftimin e Ashton.

Serbia ka shpallur zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 6 maj. Autoritetet e atjeshme kanë thënë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen pjesërisht edhe në disa komuna të Kosovës, hap ky që është kritikuar si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërkohë, rritja e sigurisë ne veri me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve ka qene ne fokus te takimit te komitetit për sigurinë te mbajtur ne Prishtine. Në mbledhje është kërkuar një mobilizim i strukturave te sigurisë, sidomos ne datën 6 maj kur në Zveçan dhe në Zubin Potok do të mbahen zgjedhjet lokale serbe.
(el.me/BalkanWeb)


Zgjedhjet serbe në 28 lokacione në Kosovë

Rasti "Klecka", nesër jepet vendimi ndaj të pandehurve

Written by admin on . Posted in Lajme

Rasti Klecka, nesr jepet vendimi ndaj t pandehurvePRISHTINË- Të mërkurën pritet që trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të marrë vendim për rastin “Kleçka”, në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i trupit gjykues do të jetë në favor të lirimit të katër të pandehurve, pasi sipas saj, nuk ka prova për fajësinë e tyre, raporton Express.  Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimin, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pas vendimit për vazhdim të gjykimit ndaj tyre, prokurori dhe mbrojtja kishin vendosur që dëshmitë e mbetura të konsiderohen si të lexuara dhe në këtë mënyrë të shmanget një seancë të dytë e shqyrtimit gjyqësor.

Trupi gjykues, në fillim të procesit, i dha një goditje të rëndë shpresave të akuzës, duke përjashtuar nga lista e dëshmive të vlefshme atë të Agim Zogajt, i njohur ndryshe si dëshmitari “X”, mbi të cilin ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë. Sipas orarit të publikuar të seancave të EULEX-it, seanca e radhës do të mbahet ditën e mërkurë, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, duke nisur nga ora 10:00.

Zoti Limaj nuk e gëzon më imunitetin e deputetit, pas një interpretimi të Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese i bëri më 20 shtator të 2011-ës, nëpërmjet të cilit të gjithë ligjvënësit u zhveshën nga imuniteti që gëzonin deri atëherë. Nëntë ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rastit ‘Klecka’, ngrihen akuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”.
(el.me/BalkanWeb)

Thaçi VV’së: Tregoni se pse Nënkryetari juaj u takua me ministra të Tadicit

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi si mungesë të ballafaqimit të argumenteve nga ana e opozitës, bojkotimin e fjalimit të tij, ndërsa nuk kurseu edhe akuza për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se zëvendëskryetari i kësaj partie ka zhvilluar takime me ministrat e kabinetit të presidentit serb, Boris Tadiq.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ka pasur disa pyetje për dy partitë opozitare, por pasi që nuk janë prezent në sallë, do t’iu adresohet ndonjëherë tjetër.

Ai mungesën e opozitës e ka cilësuar si thikë pas shpine, pas gjithë asaj zhurme.

“Se sa kanë qenë të interesuar për debat shihet tash. Bojkoti ndaj këtij debati është thjesht një thikë pas shpine pas gjithë asaj zhurme politike që kanë bërë duke pretenduar për të terrorizuar qytetarët një terrorizim politik elektoral”, ka thënë Thaçi, siç transmeton Kosovapress.

Ai ka thënë se integriteti territorial është i pacenueshëm, duke shtuar se Kosova është një dhe e pandarë.

Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershëm, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të përdorë politikën e njëjtë të papërgjegjshme që përdor Serbia ndaj Kosovës.

Me gjithë mungesën e opozitës, kryeministri ka vazhduar fjalën e tij, duke thënë se opozita e ka lëshuar seancën pasi që nuk ka pasur argumente të ballafaqohet.

“Do të dëshiroja se ata që flasin për përdorimin e forcës nga opozita të jenë brenda, por pasi janë përcaktuar të qëndrojnë në korridore është çështje e tyre. Gjithashtu edhe për zhurmën dhe terrorin psikologjik që kanë bërë të ishin brenda të ballafaqohen me argumentet”, ka thënë Thaçi.

Shefi i qeverisë ka thënë se kidnapimi i dy policëve ka qenë veprim i dënueshëm nga të gjithë, ndërsa ka sqaruar se ky veprim cenues i Serbisë në raport me Kosovën është vazhdimësi e një politike të mentalitetit të Millosheviqit.

Thaçi ka thënë se ai që cenon territorin do të marrin përgjigjen e merituar.

Ai, duke folur për dokumentin e presidentit Ahtisari, ka thënë se edhe LDK-ja edhe AAK-ja e kanë pranuar këtë dokument. Ndërsa, për Lëvizjen Vetëvendosje ka adresuar një akuzë, që sipas tij, zëvendëskryetari i kësaj partie është takuar me ministrat e kabinetit të Boris Tadiqit.

“Le të tregon Vetëvendosja që zëvendëskryetari i Vetëvendosjes është takuar me ministrat e presidentit serb, Boris Tadiq. Takime gjysmë të fshehura dhe gjysmë të hapura”, ka theksuar ai.

Pas fjalimit të Thaçit, prezent në sallë kanë qenë vetëm 42 deputetë, gjë që është kërkuar nga kryetari i Kuvendit të mbyllet debati, edhe pse ishin në listë edhe 7 deputetë për të mbajtur fjalën.

Por, pas kësaj, ka marrë fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ademi Grabovci i cili e akuzoi opozitën për këtë bojkot të seancës dhe në fund kërkoi që të mbyllet debati.

Edhe pse ishte e planifikuar që në fund të seancës të nxirren disa rekomandime, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që nuk pati kuorum.

Opozita e braktis seancën, injoron fjalimin e Thaçit

Deputetët e opozitës e kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas nisjes së fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçi. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi kur ka dashur t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, asnjë nga deputetët e partive opozitare nuk ka dashur të qëndrojë në sallë dhe të dëgjojë fjalimin e tij.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ka pasur disa pyetjet për dy partitë opozitare, por pasi që nuk janë prezent në sallë do të ju adresoj ndonjëherë tjetër.

“Integriteti territorial është i pandashëm. Ne do të ndërtojmë Kosovën tonë demokratike, ndërsa veriun do ta zgjidhim vetë. Natyrisht se kisha disa pyetje të grupeve parlamentare të opozitës por ato pyetje do t’i ruaj. Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme për të gjithë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka siguruar deputetët dhe gjithë qytetarët se pavarësia dhe integriteti i Kosovës është i përjetshëm.

Ai ka thënë se disa nuk mund të flasin për vizitën në SHBA, pasi që nuk mund të hyjnë fare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Debat i ashpër për Veriun

Ligjvënësit nuk kanë kursyer kritikat për Qeverinë e Republikës së Kosovës që nuk po bënë asgjë për integrimin e veriut të vendit. Gjithashtu kanë thënë se nga ardhja e kësaj qeverie, nga viti 2008, gjendja për shqiptarët në atë pjesë vetëm, vetëm se pakësuar. Gjatë këtij debati nuk kanë munguar as akuzat ndërmjet deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, me mbledhjen e 46 nënshkrimeve të deputetëve, ku po diskutohet për gjendjen e veriut.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se situata në veri të vendit tani e 13 vite ka qenë e rënduar. Sipas tij sulmi kriminal mbi familjen Haradinaj është një goditje ndaj shtetit të Kosovës.

Ai ka kërkuar që sot të debatohet për hapat e mëtutjeshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave të sigurisë që gjendja në veri të futet nën kontroll për të siguruar qytetarët tanë pa dallim.

Grabovci ka thënë se pas debatit në bashkëpunim me shefat e grupeve, do të harmonizohet teksti me rekomandime që do të adresohen me votim.

Më pas ka folur për situatën ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë vlerësohet e qetë, me përjashtim të veriut, ku situata mbetet e tensionuar nga aspekti politik dhe i sigurisë.

Ai ka thënë se tensionimi i situatës si rezultat i veprimit të grupeve kriminale serbe, gjendja po mbahet nën kontroll të institucioneve përgjegjësive të sigurisë, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Ministri Rexhepi ka shtuar se padyshim se përgjegjës i drejtpërdrejt për tensionimin e fundit janë institucionet e Serbisë, të cilat janë kapluar nga ethet zgjedhore, po dëshmon orientimin dhe agresivitetin përmes veprimeve joligjore dhe politike si kidnapimi i dy zyrtarëve policorë, arrestimi i 4 qytetarëve, të nxitura nga ministri i Brendshëm i Serbisë, i cili me fanatizëm po tregohet trashëgimtar i Millosheviqit.

Ai ka njoftuar se me datën 8 prill 2012, në ora 1 e 21 minuta, në Qendrën Policore komunikuese rajonale është pranuar informata se në lagjen “Tre Rrokaqiejt” është dëgjuar një shpërthim dhe kanë arritur informata edhe nga burime tjera që kanë raportuar për të njëjtin shpërthim.

Në atë lokacion ka arritur shumë shpejt një njësi policore, të cilët kanë raportuar se ka ndodhur një shpërthim. Ndërsa më vonë si pasojë e këtij shpërthimi, në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur kryefamiljari Selver Haradinaj.

Gjithashtu ai ka thënë se pas këtij rasti, është vendosur kabina për nevoja të zyrtarëve policor, e cila ishte statike në atë lokacion. Por më vonë është marr informacioni se në pjesën veriore është lëshuar sirena që shfrytëzohet për të mbledhur grupet kriminale, e të cilët kanë shkuar në lagjen “Tre Rrokaqiejt” dhe kanë filluar demolimin e atij kontenjeri.

Rexhepi ka thënë se rasti i vrasjes së Haradinaj është kualifikuar si akt terrorist dhe është duke u hetuar nga njësiti antiterrorist.

Ministri ka thënë se në rast të cenimit të sigurisë së qytetarëve, mungon intervenimi i KFOR-it dhe EULEX-it, atëherë Policia e Kosovës do të veprojë.

“Policia e Kosovës ka kapacitete operative dhe autorizime policore për të mbrojtur me të gjitha mjetet qytetarët që jetojnë në pjesën veriore. Në rast se cenohet siguria e qytetarëve tanë dhe nuk ka reagim të duhur nga KFOR-i dhe EULEX-i ne nuk hezitojmë të veprojmë”, ka thënë Rexhepi.

Nga ana tjetër shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri fillimisht ka ngushëlluar familjen e Selver Haradinajt.

Ai ka thënë se gjendja në veri vazhdon të jetë e rëndë dhe përkeqësohet edhe më tej dhe Qeveria e Kosovës nuk po e kryen punën ashtu siç e obligon Kushtetuta e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës obligimet kushtetuese i ka të përcaktuara qartë, por rezultatet mungojnë. Nuk janë qytetarët ata që duhet ta mbrojnë veten dhe familjet e tyre. Ky është obligim i institucioneve tona të sigurisë. Kjo nuk bëhet me 2 policë dhe një kontenjer. Në raste të tilla vetëm mund t’i viktimizojmë edhe policët tanë. Thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të jetë më veprues”, ka thënë Beqiri.

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në një situatë të jashtëzakonshme veprimi bëhet urgjent. Sipas tij paraqitësit e kësaj kërkesë, nuk e paskan gjendjen në urgjencë, që i bie që ajo është e zakonshme.

“Qe vrasjet dhe dëbimet janë të zakonshme, kështu është sjellur edhe ekzekutivi. Në kohën kur strukturat dëbonin shqiptarët, kryeministri mbante ligjërata në SHBA. Asnjëherë nuk u mendua që të kthehet në vendin që e ka uzurpuar dhe të mbajë përgjegjësinë. Edhe ky e sheh vrasjen dhe dëbimin si diçka të zakonshme. A e ka ditur kryeministri se një gjë e tillë duhet të ndodhte”, ka deklaruar Hoxhaj.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka kritikuar fillimisht ministrin e Punëve të Brendshme që po e lexon raportin e policisë.

Sipas tij ministri nuk e ka një ide se nuk ia kërkon as shefi i vet, duke shtuar se kultura e punës së Qeverisë është e tillë, që krejt energjitë i shfrytëzon me e kamufluar problemin.

“Qeveria ka dështuar totalisht, jo vetëm me provuar me plan, por edhe me gjeneru ide normale me zgjidh problemin në mënyrë normale. Sot gjendja në veri është më keq se para 4 vjetëve. Asnjë element i jetës, jo vetëm për shqiptarët, por as për serbët nuk është më i mirë atje. Siguria është më e keqe, sundimi i ligjit ka degraduar, veriu është edhe më pak i integruar se që ka qenë në vitin 2008. Atje ka edhe më pak shqiptarë, në veri të Kosovës ka edhe më pak shqiptarë se që ka pas në vitin 2008″, ka thënë Gjini.

Madje ai ka dhënë edhe një ide për këtë qeveri, duke thënë se duhet me ia nis me i mbledh letrat dhe plaçkat me i lëshuar rrugë Kosovës.

Më pas ka marr fjalën zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, cili ka thënë se kupton këtë debat si pjesë e politikës së bashkuar, që duhet ta ketë në gjithë në Kosovën, duke shtuar se nuk është objektiv i garës politike.

Kuçi ka thënë se nuk është shumë për momentin të jepen vlerësim e se kush e ka fajin, para 2 viteve, apo 5 viteve, ose tani.

Zëvendëskryeministri ka thënë se nuk shmanget Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia që e ka. Por sipas tij edhe në 2008 ka pasur enklava dhe është fituar qasja dhe tani ato enklava nuk ekzistojnë.

Ai ka shtuar se çështja që duhet të diskutohet janë KFOR-i dhe EULEX-i, në krijimin e ambientit të sigurt, pasi që ata e kanë primatin në atë pjesë. Gjithashtu ai ka shtuar se do të merren veprime në koordinim për të mos frikësuar qytetarët në atë pjesë.

Për më tepër ai ka premtuar se kriminelët do të bëhen para drejtësisë, por një ditë ata do të vihen para drejtësisë.

Më pas ka replikuar deputeti Gjini, i cili ka thënë se kjo Qeveri ka ardhur në pushtet dhe pas katër viteve i identifikon problemet.

“4 vjet pasi kanë ardhur në pushtet kanë nis me i identifikuar problemet. Në gazetë i lexojnë këto që po i folni. Po akuzohet Beogradi por Kosova duket shumë më keq sa i përket korrupsionit. Kuçi ka problem me amnezinë, të enjten thirri me i qu forcat policore në veri, e sot po thotë s’bon me u frikësuar njerëzit”, ka thënë Gjini.

Më pas ka ardhur reagimi i zëvendëskryeministri Kuçi, duke i thënë se edhe ai dinë të flet me fjalorin e rrugës. Ndërsa i ka thënë Gjini pse nuk e ka kryer këtë punë kur ka qenë ai në Qeveri.

“Nëse po flas si në Kuvend unë di të flas edhe në rrugë. Memorien e kam bukur të zhvilluar dhe mund të masim edhe testin e inteligjencës. Pse s’e kryjshe veriun sa ke qenë në qeveri, qysh i ke kry do punë tjera. Logjikën e dikujt me i frikësuar qytetarët nuk duhet ta përdorim”, ka thënë Kuçi.

Më pas ka vazhduar debati me diskutimet e ministrave të kabinetit qeveritar dhe të deputetëve. /Kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

KFOR-i dhe EULEX-i nuk po i kryejnë "detyrat"

Written by admin on . Posted in Lajme

Lidhur me mbajtjen e një tubimi elektoral të ish-kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, tani lider i Partisë Demokratike të Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se kanë pas informacion për këtë vizitë, por që nuk është parandaluar nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Për ndonjë veprim të ardhshëm në këtë pjesë, Kuçi ka thënë se ai do të jetë në koordinim me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e vendit kanë qenë njoftuar me këtë vizitë, por, sipas tij, KFOR-it dhe EULEX-i nuk e kanë kryer punën për të parandaluar vizitën.

“Është e vërtet, kemi pas një informatë të tillë dhe ne kemi pas një reagim në KFOR dhe EULEX që duhet të ndalohet hyrja e tij dhe kemi kërkuar që të parandalohen dhe ndalohen veprimet e tilla. KFOR-i dhe EULEX-i nuk e ka kryer punën e vet”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, KFOR-i dhe EULEX-i e kanë vlerësuar këtë vizitë si diçka që nuk e ka karakterin ndërshtetëror. Por, Kuçi ka thënë se në cilindo rast, hyrje-dalja në Kosovë është e rregulluar shumë mirë dhe ajo është kompetencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për kritikat më të mëdha ndaj KFOR-it, zëvendëskryeministri ka thënë se ato nuk janë kritika, por KFOR-it dhe EULEX-i duhet t’i kryejnë disa punë në veri.

“Nuk e kemi logjikën me kritikuar, por e kemi logjikën me aktivizuar më shumë. Janë disa punë që KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë në pjesën e veriut, ata i kanë kapacitetet vepruese, e kanë fuqinë dhe ata e kanë edhe mandatin”, ka deklaruar ai.

“Ne veprojmë në koordinim dhe besoj çelësi i suksesit është KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Çdo veprim tjetër nuk garanton sukses të plotë. Ne kemi pasur edhe javën e kaluar. Ju kam thënë që do të ftojmë komandantin e KFOR-it dhe e kemi ftuar”, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq për pretendimin e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve, ai ka thënë se ato nuk do të kenë asnjë efekt politik e juridik dhe se janë ilegale./kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Koshtunica e Samarxhiq në Mitrovicë

Written by admin on . Posted in Lajme

Vojisllav Koshtunica dhe Sllobodan Samarxhiq do të mbajnë një tubim elektoral të martën para mbrëmjes në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata janë parë para një ore në Jarinje duke kërkuar rrugë alternative për të hyrë në Kosovë pa u vërejtur nga ana e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it.

Në anën tjetër, mësohet se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë kanë arritur në Zveçan natën ndërmjet të hënës dhe të martës dhe ato ndodhen në Qendrën e kulturës të kësaj komune.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje