Posts Tagged ‘Hajredin Ku’

Kosova aplikon regjim të vizave për shtetasit e huaj

Written by admin on . Posted in Lajme

Aplikimi apo jo i regjimit të vizave për shtetasit e huaj që hyjnë në shtetin e Kosovës ka konfrontuar një pjesë të kabinetit qeveritar. Një vendim për vendosjen e regjimit të vizave për disa shtete, mund të ketë pasojë në njohjen e Republikës së Kosovës.

Kjo vërejtje i është tërhequr kabinetit qeveritar nga ministri i Punëve të Jashtme Kosovës, Enver Hoxhaj. Në kabinetin qeveritar gjithashtu është diskutuar për Ligjin për festat, ku është kërkuar që të ndryshohet, pasi që konsiderohet se ka shumë ditë të pushimit.

Në rendin e ditës së kabinetit qeveritar ka qenë propozim-vendimi për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë, me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se ky komision ka qenë i themeluar, por me hyrjen në fuqi të Ligjit për Azil ndryshon përbërje dhe disa përgjegjësi të tij.

Por ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova nga raportet ndërkombëtare, por edhe të dhënat që kanë nga institucionet tona kryesisht përdoret si exchange transit, nuk është exchange destinacion për azilkërkuesit kryesisht nga Lindja e Mesme apo Afrika.

Ajo ka shtuar se një ndër kërkesat e Komisioni Evropian është edhe vendosja e regjimit të vizave.

“Ne si qeveri kemi marrë një vendim për vendosjen e regjimit të vizave bazuar mbi parimet e Shengenit. Po ashtu jemi pajtuar që këto viza mund të jenë elektronike, por të jenë viza të cilat do të merren në konsullatat e Republikës së Kosovës gjë që implikon edhe strukturim të misioneve tona konsullore mbase edhe marrëveshjet e shumta me vendet e rajonit për ofrimin e shërbimeve të ndërsjella”, ka thënë Çitaku.

Por, ka ardhur reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se një vendim i tillë mund të ketë pasoja në njohjen e Republikës së Kosovës.

“Një vendim për vendosjen e regjimit të vizave mund të ketë edhe pasoja sa i takon njohjes së Republikës së Kosovës nga disa vende dhe si Ministri e Punëve të Jashtme kemi qenë shumë kujdesshëm a të marrim një vendim për vendosjen e regjimit të vizave apo jo. Meqenëse disa vende kanë bërë një gjë të tillë, ne mendojmë që këtë vit do mund të jetësojmë një vendim që kemi marrë vitin e kaluar”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Një çështje tjetër e ngritur në këtë mbledhje ka qenë ajo e ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se shqetësim në Kosovë është numri i ditëve të shumta të pushimit dhe kompensimi i tyre.

Sipas saj, është plotësisht e papranueshme që 1/3 e ditëve të vitit janë pushim për administratën publike.

“Besoj që jemi vendi paprecedent ku bëhet pushimi, ku në rast se festa bie ditën e martë edhe ditën e hënë e japim ditë pushimi, në rast se festa bie ditën e enjte edhe të premten e japim ditë pushimi. Në rast se festa bie ditën e diel, na e kompensojmë pushimin me një ditë pune. Këto janë praktika të paprecedentë dhe totalisht të papranueshme dhe unë do të kërkoja kjo çështje të rregullohet”, ka deklaruar Çitaku.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe nuk ka qenë në dorën tonë të vendoset për ose kundër.

Ai është pajtuar me ministren Çitaku që duhet të rishikohet ai ligj, të zvogëlohet numri i festave edhe pse ka tendencë dhe u rrit numri i festave.

Madje Kuçi ka thënë se në këtë debat duhet të ketë kujdes, sepse siç ka thënë ai, ditët e festave mund të shtohen, duke hyrë si festa edhe 28 nëntorit, 6 marsit, 11 qershorit.

“Ajo çka mund të bëjmë të shkojmë në ndryshimin e ligjit dhe të japim propozim, por ndryshimi i ligjit konsiston më shumë që nëse festat bien ditë vikendit të mos zëvendësohet dhe kjo duhet të jetë esenca e ndryshimit. Në raport me të tjera, ndoshta duhet të jemi të kujdesshëm, unë ju premtoj që do të ketë ditë shtesë të festave. Por e kam fjalën për festa me identitet nacional që i përmenda”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka thënë se duke e pas parasysh se numri i komplekseve memoriale është shtuar dukshëm, dhe janë 10 të tilla, është parë e arsyeshme që të themelohet departamenti në kuadër të ministrisë për përkujdesje më efektive të këtyre memorialëve.

Por zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar që të nxirret një ligj dhe të themelohet një agjenci të veçantë për mirëmbajtjen e vazhdueshme.

Në splinter të ditës ka qenë shqyrtimi i Projektligjit për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të automjeteve, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/I-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Po ashtu, ka qenë në shqyrtim Plani Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2012-2014, shqyrtimi i koncept-dokumentit për projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe shqyrtimi i projekt-rregullores për nëpunësit civilë tepricë, ku të gjitha janë miratuar. /kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

KFOR-i dhe EULEX-i nuk po i kryejnë "detyrat"

Written by admin on . Posted in Lajme

Lidhur me mbajtjen e një tubimi elektoral të ish-kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, tani lider i Partisë Demokratike të Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se kanë pas informacion për këtë vizitë, por që nuk është parandaluar nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Për ndonjë veprim të ardhshëm në këtë pjesë, Kuçi ka thënë se ai do të jetë në koordinim me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e vendit kanë qenë njoftuar me këtë vizitë, por, sipas tij, KFOR-it dhe EULEX-i nuk e kanë kryer punën për të parandaluar vizitën.

“Është e vërtet, kemi pas një informatë të tillë dhe ne kemi pas një reagim në KFOR dhe EULEX që duhet të ndalohet hyrja e tij dhe kemi kërkuar që të parandalohen dhe ndalohen veprimet e tilla. KFOR-i dhe EULEX-i nuk e ka kryer punën e vet”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, KFOR-i dhe EULEX-i e kanë vlerësuar këtë vizitë si diçka që nuk e ka karakterin ndërshtetëror. Por, Kuçi ka thënë se në cilindo rast, hyrje-dalja në Kosovë është e rregulluar shumë mirë dhe ajo është kompetencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për kritikat më të mëdha ndaj KFOR-it, zëvendëskryeministri ka thënë se ato nuk janë kritika, por KFOR-it dhe EULEX-i duhet t’i kryejnë disa punë në veri.

“Nuk e kemi logjikën me kritikuar, por e kemi logjikën me aktivizuar më shumë. Janë disa punë që KFOR-i dhe EULEX-i të kryejnë në pjesën e veriut, ata i kanë kapacitetet vepruese, e kanë fuqinë dhe ata e kanë edhe mandatin”, ka deklaruar ai.

“Ne veprojmë në koordinim dhe besoj çelësi i suksesit është KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Çdo veprim tjetër nuk garanton sukses të plotë. Ne kemi pasur edhe javën e kaluar. Ju kam thënë që do të ftojmë komandantin e KFOR-it dhe e kemi ftuar”, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq për pretendimin e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve, ai ka thënë se ato nuk do të kenë asnjë efekt politik e juridik dhe se janë ilegale./kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kuçi s’përjashton një tjetër ‘25 korrik’ në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në territorin e Serbisë, si edhe arrestimin e mbrëmshëm të qytetarit, Mark Koshnjetit, i marrim me shqetësim dhe çështjen e kemi ngrit edhe te faktori ndërkombëtar. Arrestimi i qytetarëve po vejnë nga pasardhësi i politikës së, Sllobodan Millosheviqit, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë zëvendëskryeministri i Qeverisë, Hajredin Kuçi, në emisionin aim të RTK-së

Këto arrestime të qytetarëve të Kosovës nga policia serbe, sipas Kuçit, janë politike dhe po bëhen për qëllime të fushatës zgjedhore. “Ne nuk mundemi të bëjmë shumë kundër këtyre arrestimeve politike që po i bënë Beogradi, ajo çka ne po bëjmë është ngritja e këtij problemi para bashkësisë ndërkombëtare”.

Sa i përket vrasjes së Selver Haradinajtë në lagjen te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, zëvendëskryeministri Kuçi se akti terroriste po hetohet.

Ai tha se EULEX-I nuk është sa duhet aktiv rreth asaj që po ndodh në veri, por sipas tij, kjo venë edhe për shkak se ky Mision ndërkombëtar ka vështirësi, sepse shpesh pret vendimet nga Bruksel,i të cilat janë politike. Por ai thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e misionit EULEX dhe KFOR.

Sa i përket dialogut për veriun e Kosovës, zëvendëskryeministri Kuçi tha se për këtë nuk ka do të bisedohet me Beogradin, por me qytetarët e veriut të cilët nuk kanë bërë krime.

Kurse sa i përket mundësisë për një aksion të Policisë së Kosovës të ngjashëm me atë të 25 korrikut, kur Policia e Kosovës u vendosë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, zëvendëskryeministri Kuçi tha se, një intervenim i tillë nuk përjashtohet, kur është në pyetje shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë.

Zëvendëskryeministri Kuçi shpreson se këtë do të bëjnë në koordinim me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, dhe se këto misione në të ardhmen do të jenë më dinamike sa i përket shtrirjes së rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Kosovës, por ai nuk preferon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në veri.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Shqiptarë e serbë nuk presin aksion policor në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Formula e Qeverisë së Kosovës për dialogun që do të prodhonte zgjidhjen e çështjes së veriut është vlerësuar nga serbët të jetë e parealizueshme dhe që nuk do të prodhonte rezultate pozitive. Të kundërtën e besojnë shqiptarët, por druajnë se Qeveria nuk e ka përnjëmend atë që e ka deklaruar, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë më parë zyrtarë të lartë të Qeverisë e kanë shprehur qëndrimin për të mos dialoguar për çështjen e veriut as me serbët vendës, për aq kohë sa kjo pjesë mbahet e zaptuar nga kriminelët. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kumtuar se dialogut do t’i paraprijë përballja me ligjin e këtyre njerëzve. Kjo për shkak të frikës se serbët e veriut që do të pranonin të dialogonin, do të mund të kërcënoheshin nga grupet joformale të kësaj pjese.

Nexhmedin Spahiu, analist, ka shprehur bindjen se plani i bisedimeve nuk është vështirë i realizueshëm.

“Problemi është që Qeveria nuk po shoh se është përgatitur për ta futur nën kontroll veriun. Futja nën kontroll nënkupton një aksion ushtarako-policor, i cili elementet e rrezikshëm për sigurinë e vendit i shmang dhe pastaj bisedimet dhe proceset e tjera janë krejt të mundshme dhe të arritshme”, ka thënë Spahiu. “Unë nuk po e shoh as njërën dhe as tjetrën që Qeveria është e përgatitur për ta bërë”.

Paralajmërimi për aksion është parë me frikë nga zyrtarë serbë.

Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se serbët e veriut kanë problem për t’u besuar institucioneve të Kosovës. Prandaj, ka thënë se vetëm kthimi i besimit do të mund të kryente punë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Situata në veri Thaçi takim me krerët e sigurisë

Written by admin on . Posted in Lajme

Situata n veri Thai takim me krert e sigurisPRISHTINË- Situata në veri të Kosovës detyron kryeministrin Thaci të thërrasë në takim krerët e sigurisë në Kosovë, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Dreës, zëvendës shefin e EULEX-it, Andy Sparks,dhe përfaqësuesin special të BE-së, njëkohësisht shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në takim Thaci i është drejtuar me një mesazh qeverisë së Beogradit “se nuk do preket asnjë centimeter i territorit të Kosovës dhe integriteti i vendit të tij do mbrohet me të gjitha mjetet Kushtetuese dhe ligjore”.

Palët në takim kanë rënë dakort për një angazhim te koordinuar që në veri të Kosovës të vendoset rendi dhe ligji. Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar një video të natës së kaluar ku shfaqet një njësi e KFOR-it, e cila duket se po vëzhgon bazën e forcave speciale të Kosovës Ruso në Mitrovicë. Burime ndërkombëtare i thanë Koha Ditore se KFOR ka patur informacione se njësia speciale e Kosovës ROSU mund të ndërhynte gjatë orëve të natës në veriun e Mitrovicës. Që pas vrasjes së fundit në veri janë shtuar dyshimet të forcat e KFOR-it për një ndërhyrje të mundshme në veri sic ishte ai në 25 korrik.

Ndërkohë, ka reaguar dhe zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se nëse qeveria e Kosovës merr vendim për dërgimin e forcave ROSU në veri të vendit askush nuk mund ta ndalë atë.
(el.me/BalkanWeb)

Kuçi: Nuk përjashtohet aksioni në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Kui: Nuk prjashtohet aksioni n veriZëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se deklarimi i tij lidhur me një aksion të mundshëm në veri të ngjashëm më atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, ka qenë deklarim i bazuar në kuadër të procesit për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë hapësirë. Ai ka shtuar se nuk përjashtohet asnjë mundësi. 

“Deklarimi im për një aksion në veri ka qenë në aspektin e procesit dhe që nuk përjashtohet asnjë mundësi për vendosjen e rendit dhe ligjit atje”, ka thënë Kuçi për “Tribuna Shqiptare”. 

Portali Telegrafi raporton se i pyetur rreth koordinimit me faktorin ndërkombëtar për një aksion të tillë, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës do të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për aspektet e sigurisë dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. 

“Ne bëjmë angazhime permanente për rend dhe ligj, por nuk lidhen me ndonjë aksion te veçantë”, ka thënë Kuçi. 

(ar.si7BalkanWeb)

Kuçi rithekson: Nuk përjashtohet aksioni në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Kui rithekson: Nuk prjashtohet aksioni n veriPRISHTINE - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se deklarimi i tij lidhur me një aksion të mundshëm në veri të ngjashëm më atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, ka qenë deklarim i bazuar në kuadër të procesit për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë hapësirë.

“Deklarimi im për një aksion në veri ka qenë në aspektin e procesit dhe që nuk përjashtohet asnjë mundësi për vendosjen e rendit dhe ligjit atje”, ka thënë Kuçi për “Tribuna Shqiptare”.

I pyetur rreth koordinimit me faktorin ndërkombëtar për një aksion të tillë, Kuçi deklaroi se qeveria e Kosovës do të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për aspektet e sigurisë dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.

“Ne bëjmë angazhime permanente për rend dhe ligj, por nuk lidhen me ndonjë aksion te veçantë”, -ka thënë Kuçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Islam Lauka: Daçiç, mos luaj me kufirin e Kosovës

Written by admin on . Posted in Lajme

Islam Lauka: Dai, mos luaj me kufirin e KosovsPRISHTINE - Një ditë pasi kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i kërkoi ndihmë presidentit Bamir Topi për parandalimin e spastrimit etnik në Mitrovicë, vjen deklarata “kërcënuese” e ambasadorit shqiptar në Kosovë, Islam Lauka.

Ai ka shfrytëzuar një takim në nder të heroit Agim Ramadanit, për të paralajmëruar ministrin e Brendshëm të Serbisë Ivica Daçiç që të mos luajë me kufirin e Kosovës. “Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka ka porositur ministrin e Brendshëm serb, Ivica Dacic, që kufijtë janë të pa prekshëm, të pa lëvizshëm, të patundshëm dhe mos të tentojë të luajë me ta, pasi që Shqipëria e ka njohur dhe e njeh kufirin e vendosur në Koshare, ashtu siç njeh në Jarinjë dhe Bernjak”, njoftuan dje mediat kosovare, të cilat përcollën për publikun jo vetëm deklaratën e Laukës, por edhe aktivitetin ku ai merrte pjesë, në 13 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani dhe gjithë luftëtarëve të Brigadës 183 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Beogradi zyrtar nuk ka ende një kundërthënie ndaj kësaj deklarate të një përfaqësuesi diplomatik të një shteti, e aq më tepër të Shqipërisë.
Deklarata e Laukës bëhet në një kohë kur situata në Mitrovicë u tensionua ditët e fundit, pas vrasjes së një shqiptari të shtunën e kaluar, plagosjes së disa qytetarëve të tjerë dhe shpërthimit të një stacioni të policisë kosovare në këtë qytet. Ky qëndrim i Shqipërisë bëhet i qartë kur Beogradi, duke shfrytëzuar këtë situatë, ka kërkuar bisedime për veriun, një dialog që konsiderohet i mbyllur. Pikërisht dje lëvizja “Vetëvendosje” kërkoi një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për veriun, por që u hodh poshtë nga pjesa e deputetëve të maxhorancës dhe një pjese të opozitës, për shkak se edhe kryeministri Thaçi gjendet jashtë Kosovës. Përpjekjet e ndërkombëtarëve, që për Mitrovicën të realizohet një dialog politik, i është përgjigjur negativisht dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Sipas tij, “nuk do të ketë negociata ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë për çështje të brendshme të vendit”. Ai ka ngulur këmbë që zgjidhja mund të kërkohet “në dialog me qytetarët tanë serbë të Kosovës, duke u bashkërenduar me partnerët tanë ndërkombëtarë”, është shprehur Kuçi dje për mediat kosovare. Ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell, që të hënën e kaluar ka hedhur idenë që problemi i veriut duhet të zgjidhet me anë të dialogut, por që për fillimin e këtij dialogu duhet të pritet formimi i qeverisë në Serbi, ku në fillim të majit do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. 

(er.nu/GSH//BalkanWeb)

Kuçi: Puna e Kushtetutës në Kosovë është bërë pak si tepih

Written by admin on . Posted in Lajme

Në katërvjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se puna e Kushtetutës në Kosovë është bërë pak si tepih, “kah të endesh po frikësohesh se mos po e shkel”.

Në katërvjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës institucionet e vendit thonë se amandamentimin i saj është i domosdoshëm si dhe do ta forcojë shtetin e Kosovës. Në anën tjetër njohësit e çështjeve Kushtetuese thonë se nuk duhet nxituar me ndryshimet. Ata po ashtu potencojnë se gjatë këtyre katër viteve Kushtetuta nuk ka gjetur zbatim të plotë.

Katër vjet pas miratimit të Kushtetutës nga Kuvendi i Kosovës, ekspertë dhe njohës të çështjeve Kushtetuese, thonë se ajo nuk ka arritur të zbatohet në tërë territorin e vendit.

Ata theksojnë se në shumë raste Kushtetuta është shkelur edhe nga institucionet qendrore dhe ato lokale.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Ismet Salihu, Profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se fajtorët kryesorë për moszbatimin e vazhdueshëm të Kushtetutës në gjithë territorin e vendit janë institucionet ndërkombëtare:

“Madje si krizë më e madhe e zbatimit të Kushtetutës është pamundësia që iu është bërë institucioneve të Kosovës të instalojë dhe t’i bëjë efektive organet e veta kyçe shtetërore siç janë policia, gjykata dhe prokuroria. Por në pjesën tjetër të territorit të Kosovës që përbën 80 përqind në masën më të madhe fajtorë për moszbatimin konsekuent të Kushtetutës dhe ligjeve janë kosovarët”, thekon ai.

Por, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës, vazhdimisht potencojnë se ajo do të gjejë zbatim herët ose vonë edhe në veri të Kosovës.

“Unë jam i bindur se çdo zgjidhje që do të bëhet për veriun do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës, pakon e Ahtisaarit dhe ligjet tona”, thekson zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Përderisa në veri nuk është zbatuar Kushtetuta, ekspertë të çështjeve juridike thonë se në pjesën tjetër të vendit ajo është shkelur në shumë raste.

Sipas profesorit të së drejtës Kushtetuese Kurtesh Salihu, gjatë këtyre katër viteve shumë ngjarje dhe sjellje kanë shkuar në drejtimin kundërkushtetues.

“Nuk janë në pyetje vetëm presidentët por janë në pyetje edhe Kuvendi edhe qeveria me një varg shkeljesh të Kushtetutës. Tjetër është që disa u panë edhe disa nuk po shihen”, thekson Salihu.

Por zëvendëskryeministri Kuçi, thotë se është vetëm një organ që jep konstatimin që është shkelur Kushtetuta dhe ajo është Gjykata Kushtetuese.

“Kjo puna e Kushtetutës në Kosovë është bërë pak si tepih, kah të endesh po frikësohesh se mos po e shkel. Kushtetuta e ka shumë të qartë se çka shkelet dhe çka jo. Kur t’i thuash dikujt është shkelë ose jo Kushtetuta duhet me ia tregu nenin por konstatimin për shkelje ose jo të Kushtetutës vetëm një organ e jep në këtë vend dhe ajo është Gjykata Kushtetuese”, thekson Kuçi.

Derisa debatet për zbatim ose moszbatim të Kushtetutës në përmbajtjen aktuale vazhdojnë, tashmë disa muaj po punohet intensivisht në amandamentimin e saj.

Ndryshimet kryesore në Kushtetutë do të bëhen në pjesën që ka të bëjë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë pra, të pikave që kanë të bëjnë me misionet mbikëqyrëse. Ndryshimet tjera përfshijnë nenin që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit dhe reformën zgjedhore. /rtk/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Zbogar: Kosova dhe Serbia të jetojnë në fqinjësi të mirë

Written by admin on . Posted in Lajme

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ndërsa u theksua nevoja që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ketë raporte fqinjësore.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se zëvendëskryeministri Kuçi i ka ofruar bashkëpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, me qëllim të ecjes përpara të proceseve të përgjithshme të Kosovës.

Kuçi dhe Zbogar biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova