Posts Tagged ‘Hashim Tha’

134 vjetori i Lidhjes Shqiptare, aktivitete në Prizren

Written by admin on . Posted in Lajme

134 vjetori i Lidhjes Shqiptare, aktivitete n PrizrenPRISHTINË- Në qytetin historik të Prizrenit, kanë nisur që dje veprimtaritë e festimeve të përvjetorit të 134-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Ndërkohë sot zhvillohen aktivitetet kryesore të kësaj ngjarjeje historike, që kulmojnë me manifestimin qendror në orën 11:00, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi. 

Aktivitetet e sotme nisën në orën 10:00 me një Seancë Solemne tek Shtëpia e bardhë. Pas Manifestimit Qëndror tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zhvillohet “Ora e Lidhjës” në orën 12:00 tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Gjithashtu pjesë e festimeve do të jetë edhe “AKB” Javët e Biznesit Kombëtar si dhe një ekspozitë artistike – (Hamami). Në orën 13:00 do të zhvillohet Festivali “Bunar-Fest” dhe koncert rock. 

Por aktivitete do të ketë edhe për të apasionuarit pas leximit, teksa në orën 13:00 do të mbahet sesioni letrar- “Letërsia shqipe dhe Pavarësia Kombëtare” tek Shtëpia e Kulturës. 

Në orën 16:30 do të zhvillohet një Koncert Simfonik nga RTK dhe RTSH tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në orën 18:00 tek Pallati i kulturës në Kukës do të mbahet shfaqja Valët e Drinit. 

Gjithashtu në orën 18:00 do të zhvillohet Koncerti Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Në orën 19:00 do të mbahet Koncerti tradicional festiv i SHKA “Agimi” tek Shtëpia e Kulturës, ndërsa gjithçka do të mbyllet me festivalin për të rinjtë “Rock Live” në orën 20:00. 
(e.m/BalkanWeb)

Thaçi: Kosova drejt përmbylljes së mbikëqyrjes

Written by admin on . Posted in Lajme

Thai: Kosova drejt prmbylljes s mbikqyrjesPRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë, se në 2 korik të këtij viti, në mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, do të merret vendimi për përmbylljen e mbikëqyrjes së Pavarësisë. 

“Me miratimin e legjislacionit që është në proces, me ndryshimet kushtetuese dhe ato të reformës zgjedhore, si dhe me procesin e integrimit të komuniteteve në shoqërinë dhe institucionet kosovare, po dëshmojmë se shteti i Kosovës ka kaluar me sukses këtë periudhë të shtetndërtimit, me implementimin e plotë të planit të Ahtisaarit”, tha Thaçi. 

Kreu i ekzekutivit deklaroi se “hapja e Zyrës Administrative, në veri të Mitrovicës dhe themelimi i Bordit të Politikave Gjuhësore, janë hapa të rëndësishëm në integrimin afirmativ të komuniteteve”. 

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, Thaçi foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke ritheksuar kërkesën për zbatimin e tyre nga ana e Beogradit. 

Thaçi bëri të ditur gjithashtu se “pa zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, e në veçanti marrëveshjes për përfaqësim rajonal dhe asaj për menaxhim të integruar të kufirit, nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve. Për këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka mbështetjen edhe të partnerëve ndërkombëtarë”. 

Ai garantoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në dhe BE-në për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa siguroi se do të punohet maksimalisht edhe në projektet konkrete për integrimin e qytetarëve serbë në veri, në institucionet dhe shoqërinë kosovare. 

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi edhe projektligjin për Shëndetësinë, i cili është në përputhje të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, u vendos dhënia e njëzet mijë eurove ndihmë, për tërmetin e rënë në Itali. 
(e.m/BalkanWeb)

Thaci: Udhërrëfyesi, etapë e re për Kosovën dhe BE

Written by admin on . Posted in Lajme

Thaci: Udhrrfyesi, etap e re pr Kosovn dhe BEPRISHTINE-Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, sot para ligjvënësve ka falënderuar Komisionin Evropian, i cili ka dhënë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, duke thënë se Kosova do të përmbush të gjitha ato obligime që dalin nga ky udhërrëfyes.

Ndërkohë ka vlerësuar lartë tre vendime që janë marr brenda një viti, siç është momenti i 25 korrikut, organizimi i zgjedhjeve serbe nga ana e OSBE-së në Kosovë, si dhe momenti i tretë, vendimin për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

Kryeministri i vendit ka thënë se lajmi i djeshëm është një etapë e re mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Dje u hap një etapë e re mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Dëshiroj të falënderoj të gjithë kryetarët e komunave për personat e riatdhesuar. Gjithashtu, falënderoj gjithë partitë, po edhe OJQ-të dhe mediat”, ka theksuar Thaçi.

(d.b/Express/BalkanWeb)

Thaçi: Rona, përfaqësim i Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar

Written by admin on . Posted in Lajme

Thai: Rona, prfaqsim iKosovs nn flamurin kombtar shqiptarPRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot pasdite këngëtaren Rona Nishliu, të cilës i shprehu urimet më të thella për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane – Eurovision 2012.

“Me interpretimin tuaj të veçantë dhe shumë profesional, me emocionet prej një artisteje të vërtetë, treguat cilësi kulmore, duke u vlerësuar lartë prej publikut evropian dhe prej profesionistëve evropianë të muzikës”, u shpreh kryeministri Thaçi.

“Suksesi juaj në skenën impozante të Eurovisionit është dëshmia më e mirë që të rinjtë e Kosovës kanë vlera dhe potencial të madh në të gjitha fushat, posaçërisht në kulturë, art, shkencë dhe sport. Ju me performancën tuaj muzikore përfaqësuat në mënyrën më të mirë të mundshme, Evropianët e rinj, prezantuat vlerat evropiane të shtetit demokratik të Kosovës” , i tha kryeministri Thaçi gjatë takimit këngëtares Nishliu.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe po punon fuqishëm që në një periudhë të afërt të rinjtë tanë të kenë mundësi të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në gara të ndryshme anë e kënd botës”, tha kryeministri kosovar.

Këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, falënderoi kryeministrin Thaçi për mbështetjen e treguar dhe u shpreh e inkurajuar nga përkushtimi dhe vizioni i qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar angazhimet në krijimin e mundësive që edhe artistët kosovarë në mënyrë zyrtare të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

(d.b/BalkanWeb)

Thaçi: Jo dialog me Serbinë, pa zbatimin e marrëveshjeve

Written by admin on . Posted in Lajme

Thai: Jo dialog me Serbin, pa zbatimin e marrveshjevePRISHTINE – Qeveria e Kosovës vazhdon të mbajë qëndrimin e saj se nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Këtë vendim e ka bërë të ditur kryeministri Hashim Thaçi, i cili është shprehur se është përgjegjësi e qeverisë që ta thellojë dialogun me qytetarët serbe që jetojnë në Kosovë.

Duke folur rreth rifillimit të dialogut me Serbinë, kryeministri Thaçi u shpreh i vendosur se nuk do të ketë dialog pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë negociatave në Bruksel.

(er.nu/BalkanWeb)

Lunaçek: Thaçi ka të drejt kur kritikon Brukselin

Written by admin on . Posted in Lajme

Lunaek: Thai ka t drejt kur kritikon BrukselinBRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejt kur kritikon Brukselin, lidhur me vonesat që po shkaktohen në procesin integrues të Kosovës për në BE.

Ajo në një intervistë për “Radio Kosovë”, ka thënë se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në pjesën veriore të vendit. “Për mua është e rëndësishme që të ketë një dialog dhe Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në veri, mirëpo më e rëndësishmja është që të nis procesi dhe në këtë mes Beogradi nuk është i nevojshëm. Është me rëndësi që të hartohet plani për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, nën juridiksionin e Kosovës dhe është më rëndësi t’u thuhet serbëve se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, përcakton se Beogradi nuk ka autoritetet në veri”, ka thënë Lunaçek.

Ajo ka shtuar se çdo rrugë e përdorimit të forcës në veri, në formën e intervenimit, nuk është rruga e zgjidhjes së problemit. “Pra, çdo përdorim i forcës në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës, mund të prodhojë konflikt të ri”.

Ndërkohë në lidhje me kritikat e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi për Bashkimin Evropian, ajo ka thënë se pajtohet me kryeministrin për këto deklaratat që i ka dhënë.

“Unë pajtohem me kryeministrin, dhe të gjithë ata që më njohin në Kosovë e dinë që unë e kam kritikuar Bashkimin Evropian dhe posaçërisht shtetet anëtare, sepse, jo unioni si union, por disa shtete anëtare, janë ato të cilat nuk po tregojnë vullnet që të përshpejtojnë sa duhet premtimin për procesin e liberalizimit të vizave dhe në këtë kuadër – kryeministri Thaçi ka të drejtë kur kritikon. Pra, janë disa shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, të cilat nuk po bëjnë sa duhet, po hezitojnë që Kosovës t’i japin zyrtarisht Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka thënë se kryeministri Thaçi, duhet të bëjë dallimin ndërmjet Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, të cilët fuqishëm mbështesin idenë e Udhërrëfyesit për Kosovën, por, problemi është te disa vende të BE-së, që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, siç janë: Franca, Belgjika, Holanda, Suedia, pra janë ato që po e mbajnë pa lëvizur këtë proces.
(ma.ar/BalkanWeb)

Qeveria mirëpret rolin e OSBE-së për zgjedhjet serbe

Written by admin on . Posted in Lajme

Qeveria mirpret rolin e OSBE-s pr zgjedhjet serbePRISHTINË-Qeveria e Kosovës mirëpret rolin lehtësues të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe, në përputhshje me standardet dhe modelet evropiane, dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën, tha sot pasdite kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë.

“Ky është hapi i parë dhe veprimi i parë i Serbisë që pranon të mos organizojë zgjedhje në Kosovë. Prandaj, angazhimet tona do të jenë të koordinuara me shtetet e Quintit”, theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka komentuar edhe opinionet e Freedom House për mediet e lira në botë. “Është hap inkurajues për progresin që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e lirisë së shprehjes”, u shpreh ai.

Qeveria e Republikë së Kosovës zhvilloi sot pasdite mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën miratoi dy projektligje edhe disa vendime të tjera nga fushë veprimtaria e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Thaci-Rasmusen: Vendosmëri për të shmangur incidentet

Written by admin on . Posted in Lajme

Thaci-Rasmusen: Vendosmri pr t shmangur incidentetPRISHTINE - Kreu i ekzekutivit kosovar Hashim Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, kanë rënë dakord se duhet vendosmëri dhe angazhim për të shmangur incidentet ndëretnike në veriun e vendit.

Përmes një komunikate për media, qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

“Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Thaçi ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës”,- thuhet në njoftim.

Ndërkohë, mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur mbështetjen e NATO-s për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në pjesën veriore të Kosovës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Akan Ismaili, zyrtarisht Ambasador i Kosovës në SHBA

Written by admin on . Posted in Lajme

Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Akan Ismaili.

Presidentja Jahjaga dhe Ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij Ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismaili.

Me këtë rast, Ambasadori Ismaili ka marr letrat kredenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Presidentja Jahjaga e udhëzoi Ambasadorin Ismaili që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira Presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme.

Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do t’i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Thaçi VV’së: Tregoni se pse Nënkryetari juaj u takua me ministra të Tadicit

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi si mungesë të ballafaqimit të argumenteve nga ana e opozitës, bojkotimin e fjalimit të tij, ndërsa nuk kurseu edhe akuza për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se zëvendëskryetari i kësaj partie ka zhvilluar takime me ministrat e kabinetit të presidentit serb, Boris Tadiq.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ka pasur disa pyetje për dy partitë opozitare, por pasi që nuk janë prezent në sallë, do t’iu adresohet ndonjëherë tjetër.

Ai mungesën e opozitës e ka cilësuar si thikë pas shpine, pas gjithë asaj zhurme.

“Se sa kanë qenë të interesuar për debat shihet tash. Bojkoti ndaj këtij debati është thjesht një thikë pas shpine pas gjithë asaj zhurme politike që kanë bërë duke pretenduar për të terrorizuar qytetarët një terrorizim politik elektoral”, ka thënë Thaçi, siç transmeton Kosovapress.

Ai ka thënë se integriteti territorial është i pacenueshëm, duke shtuar se Kosova është një dhe e pandarë.

Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershëm, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të përdorë politikën e njëjtë të papërgjegjshme që përdor Serbia ndaj Kosovës.

Me gjithë mungesën e opozitës, kryeministri ka vazhduar fjalën e tij, duke thënë se opozita e ka lëshuar seancën pasi që nuk ka pasur argumente të ballafaqohet.

“Do të dëshiroja se ata që flasin për përdorimin e forcës nga opozita të jenë brenda, por pasi janë përcaktuar të qëndrojnë në korridore është çështje e tyre. Gjithashtu edhe për zhurmën dhe terrorin psikologjik që kanë bërë të ishin brenda të ballafaqohen me argumentet”, ka thënë Thaçi.

Shefi i qeverisë ka thënë se kidnapimi i dy policëve ka qenë veprim i dënueshëm nga të gjithë, ndërsa ka sqaruar se ky veprim cenues i Serbisë në raport me Kosovën është vazhdimësi e një politike të mentalitetit të Millosheviqit.

Thaçi ka thënë se ai që cenon territorin do të marrin përgjigjen e merituar.

Ai, duke folur për dokumentin e presidentit Ahtisari, ka thënë se edhe LDK-ja edhe AAK-ja e kanë pranuar këtë dokument. Ndërsa, për Lëvizjen Vetëvendosje ka adresuar një akuzë, që sipas tij, zëvendëskryetari i kësaj partie është takuar me ministrat e kabinetit të Boris Tadiqit.

“Le të tregon Vetëvendosja që zëvendëskryetari i Vetëvendosjes është takuar me ministrat e presidentit serb, Boris Tadiq. Takime gjysmë të fshehura dhe gjysmë të hapura”, ka theksuar ai.

Pas fjalimit të Thaçit, prezent në sallë kanë qenë vetëm 42 deputetë, gjë që është kërkuar nga kryetari i Kuvendit të mbyllet debati, edhe pse ishin në listë edhe 7 deputetë për të mbajtur fjalën.

Por, pas kësaj, ka marrë fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ademi Grabovci i cili e akuzoi opozitën për këtë bojkot të seancës dhe në fund kërkoi që të mbyllet debati.

Edhe pse ishte e planifikuar që në fund të seancës të nxirren disa rekomandime, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që nuk pati kuorum.

Opozita e braktis seancën, injoron fjalimin e Thaçit

Deputetët e opozitës e kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas nisjes së fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçi. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi kur ka dashur t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, asnjë nga deputetët e partive opozitare nuk ka dashur të qëndrojë në sallë dhe të dëgjojë fjalimin e tij.

Kryeministri Thaçi ka thënë se ka pasur disa pyetjet për dy partitë opozitare, por pasi që nuk janë prezent në sallë do të ju adresoj ndonjëherë tjetër.

“Integriteti territorial është i pandashëm. Ne do të ndërtojmë Kosovën tonë demokratike, ndërsa veriun do ta zgjidhim vetë. Natyrisht se kisha disa pyetje të grupeve parlamentare të opozitës por ato pyetje do t’i ruaj. Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme për të gjithë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka siguruar deputetët dhe gjithë qytetarët se pavarësia dhe integriteti i Kosovës është i përjetshëm.

Ai ka thënë se disa nuk mund të flasin për vizitën në SHBA, pasi që nuk mund të hyjnë fare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Debat i ashpër për Veriun

Ligjvënësit nuk kanë kursyer kritikat për Qeverinë e Republikës së Kosovës që nuk po bënë asgjë për integrimin e veriut të vendit. Gjithashtu kanë thënë se nga ardhja e kësaj qeverie, nga viti 2008, gjendja për shqiptarët në atë pjesë vetëm, vetëm se pakësuar. Gjatë këtij debati nuk kanë munguar as akuzat ndërmjet deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK-së, me mbledhjen e 46 nënshkrimeve të deputetëve, ku po diskutohet për gjendjen e veriut.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se situata në veri të vendit tani e 13 vite ka qenë e rënduar. Sipas tij sulmi kriminal mbi familjen Haradinaj është një goditje ndaj shtetit të Kosovës.

Ai ka kërkuar që sot të debatohet për hapat e mëtutjeshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave të sigurisë që gjendja në veri të futet nën kontroll për të siguruar qytetarët tanë pa dallim.

Grabovci ka thënë se pas debatit në bashkëpunim me shefat e grupeve, do të harmonizohet teksti me rekomandime që do të adresohen me votim.

Më pas ka folur për situatën ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë vlerësohet e qetë, me përjashtim të veriut, ku situata mbetet e tensionuar nga aspekti politik dhe i sigurisë.

Ai ka thënë se tensionimi i situatës si rezultat i veprimit të grupeve kriminale serbe, gjendja po mbahet nën kontroll të institucioneve përgjegjësive të sigurisë, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Ministri Rexhepi ka shtuar se padyshim se përgjegjës i drejtpërdrejt për tensionimin e fundit janë institucionet e Serbisë, të cilat janë kapluar nga ethet zgjedhore, po dëshmon orientimin dhe agresivitetin përmes veprimeve joligjore dhe politike si kidnapimi i dy zyrtarëve policorë, arrestimi i 4 qytetarëve, të nxitura nga ministri i Brendshëm i Serbisë, i cili me fanatizëm po tregohet trashëgimtar i Millosheviqit.

Ai ka njoftuar se me datën 8 prill 2012, në ora 1 e 21 minuta, në Qendrën Policore komunikuese rajonale është pranuar informata se në lagjen “Tre Rrokaqiejt” është dëgjuar një shpërthim dhe kanë arritur informata edhe nga burime tjera që kanë raportuar për të njëjtin shpërthim.

Në atë lokacion ka arritur shumë shpejt një njësi policore, të cilët kanë raportuar se ka ndodhur një shpërthim. Ndërsa më vonë si pasojë e këtij shpërthimi, në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur kryefamiljari Selver Haradinaj.

Gjithashtu ai ka thënë se pas këtij rasti, është vendosur kabina për nevoja të zyrtarëve policor, e cila ishte statike në atë lokacion. Por më vonë është marr informacioni se në pjesën veriore është lëshuar sirena që shfrytëzohet për të mbledhur grupet kriminale, e të cilët kanë shkuar në lagjen “Tre Rrokaqiejt” dhe kanë filluar demolimin e atij kontenjeri.

Rexhepi ka thënë se rasti i vrasjes së Haradinaj është kualifikuar si akt terrorist dhe është duke u hetuar nga njësiti antiterrorist.

Ministri ka thënë se në rast të cenimit të sigurisë së qytetarëve, mungon intervenimi i KFOR-it dhe EULEX-it, atëherë Policia e Kosovës do të veprojë.

“Policia e Kosovës ka kapacitete operative dhe autorizime policore për të mbrojtur me të gjitha mjetet qytetarët që jetojnë në pjesën veriore. Në rast se cenohet siguria e qytetarëve tanë dhe nuk ka reagim të duhur nga KFOR-i dhe EULEX-i ne nuk hezitojmë të veprojmë”, ka thënë Rexhepi.

Nga ana tjetër shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri fillimisht ka ngushëlluar familjen e Selver Haradinajt.

Ai ka thënë se gjendja në veri vazhdon të jetë e rëndë dhe përkeqësohet edhe më tej dhe Qeveria e Kosovës nuk po e kryen punën ashtu siç e obligon Kushtetuta e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës obligimet kushtetuese i ka të përcaktuara qartë, por rezultatet mungojnë. Nuk janë qytetarët ata që duhet ta mbrojnë veten dhe familjet e tyre. Ky është obligim i institucioneve tona të sigurisë. Kjo nuk bëhet me 2 policë dhe një kontenjer. Në raste të tilla vetëm mund t’i viktimizojmë edhe policët tanë. Thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të jetë më veprues”, ka thënë Beqiri.

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në një situatë të jashtëzakonshme veprimi bëhet urgjent. Sipas tij paraqitësit e kësaj kërkesë, nuk e paskan gjendjen në urgjencë, që i bie që ajo është e zakonshme.

“Qe vrasjet dhe dëbimet janë të zakonshme, kështu është sjellur edhe ekzekutivi. Në kohën kur strukturat dëbonin shqiptarët, kryeministri mbante ligjërata në SHBA. Asnjëherë nuk u mendua që të kthehet në vendin që e ka uzurpuar dhe të mbajë përgjegjësinë. Edhe ky e sheh vrasjen dhe dëbimin si diçka të zakonshme. A e ka ditur kryeministri se një gjë e tillë duhet të ndodhte”, ka deklaruar Hoxhaj.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka kritikuar fillimisht ministrin e Punëve të Brendshme që po e lexon raportin e policisë.

Sipas tij ministri nuk e ka një ide se nuk ia kërkon as shefi i vet, duke shtuar se kultura e punës së Qeverisë është e tillë, që krejt energjitë i shfrytëzon me e kamufluar problemin.

“Qeveria ka dështuar totalisht, jo vetëm me provuar me plan, por edhe me gjeneru ide normale me zgjidh problemin në mënyrë normale. Sot gjendja në veri është më keq se para 4 vjetëve. Asnjë element i jetës, jo vetëm për shqiptarët, por as për serbët nuk është më i mirë atje. Siguria është më e keqe, sundimi i ligjit ka degraduar, veriu është edhe më pak i integruar se që ka qenë në vitin 2008. Atje ka edhe më pak shqiptarë, në veri të Kosovës ka edhe më pak shqiptarë se që ka pas në vitin 2008″, ka thënë Gjini.

Madje ai ka dhënë edhe një ide për këtë qeveri, duke thënë se duhet me ia nis me i mbledh letrat dhe plaçkat me i lëshuar rrugë Kosovës.

Më pas ka marr fjalën zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, cili ka thënë se kupton këtë debat si pjesë e politikës së bashkuar, që duhet ta ketë në gjithë në Kosovën, duke shtuar se nuk është objektiv i garës politike.

Kuçi ka thënë se nuk është shumë për momentin të jepen vlerësim e se kush e ka fajin, para 2 viteve, apo 5 viteve, ose tani.

Zëvendëskryeministri ka thënë se nuk shmanget Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia që e ka. Por sipas tij edhe në 2008 ka pasur enklava dhe është fituar qasja dhe tani ato enklava nuk ekzistojnë.

Ai ka shtuar se çështja që duhet të diskutohet janë KFOR-i dhe EULEX-i, në krijimin e ambientit të sigurt, pasi që ata e kanë primatin në atë pjesë. Gjithashtu ai ka shtuar se do të merren veprime në koordinim për të mos frikësuar qytetarët në atë pjesë.

Për më tepër ai ka premtuar se kriminelët do të bëhen para drejtësisë, por një ditë ata do të vihen para drejtësisë.

Më pas ka replikuar deputeti Gjini, i cili ka thënë se kjo Qeveri ka ardhur në pushtet dhe pas katër viteve i identifikon problemet.

“4 vjet pasi kanë ardhur në pushtet kanë nis me i identifikuar problemet. Në gazetë i lexojnë këto që po i folni. Po akuzohet Beogradi por Kosova duket shumë më keq sa i përket korrupsionit. Kuçi ka problem me amnezinë, të enjten thirri me i qu forcat policore në veri, e sot po thotë s’bon me u frikësuar njerëzit”, ka thënë Gjini.

Më pas ka ardhur reagimi i zëvendëskryeministri Kuçi, duke i thënë se edhe ai dinë të flet me fjalorin e rrugës. Ndërsa i ka thënë Gjini pse nuk e ka kryer këtë punë kur ka qenë ai në Qeveri.

“Nëse po flas si në Kuvend unë di të flas edhe në rrugë. Memorien e kam bukur të zhvilluar dhe mund të masim edhe testin e inteligjencës. Pse s’e kryjshe veriun sa ke qenë në qeveri, qysh i ke kry do punë tjera. Logjikën e dikujt me i frikësuar qytetarët nuk duhet ta përdorim”, ka thënë Kuçi.

Më pas ka vazhduar debati me diskutimet e ministrave të kabinetit qeveritar dhe të deputetëve. /Kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje