Posts Tagged ‘Jakup Krasniqi’

Krasniqi: Hajredin Kuçi u ngut të jepte dorëheqjen

Written by admin on . Posted in Lajme

Krasniqi: Hajredin Kui u ngut t jepte dorheqjenPRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka cilësuar të ngutshme, dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas vendimit të Kuvendit për mos heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, nene këto që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarët dhe përgjegjësitë e tyre penale.

“Mendoj se këtu ka pasur një ngutje, sepse në fund të fundit te institucionet ka një ndarje. Parlamenti është institucion në vete dhe vendimet e tij janë vullnet i shumicës së deputetëve, kurse anëtarët e qeverisë do të duhej ta kishin përgjegjësinë për veprimet apo mos veprimet e qeverisë”, tha me këtë rast Krasniqi i cili ditën e votimit të Kodit Penal ishte në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Europa e Lirë.

“Në fund të fundit Kodi ka ardhur nga Qeveria”, është shprehur Krasniqi, raporton Europa e Lirë. 
(e.m/BalkanWeb)

Mediat: Fatmir Sejdiu-Jakup Krasniqi do përballen me drejtësinë

Written by admin on . Posted in Lajme

Mediat: Fatmir Sejdiu-Jakup Krasniqi do prballen me drejtsinPRISHTINË- Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës në këtë post, Jakup Krasniqi aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas tre muajsh mund të përballen me drejtësinë shkruan sot gazeta kosovare Express. Dyshimet për falje të viteve të burgut, ndaj personave të dënuarve për vrasje e dhunë, ka mundësi t’i ballafaqojë me ligjin.

Burime të Expressit në hetuesi e Prishtinës thonë se këto ditë ka filluar mbledhja e informacioneve nga zyrtarët e shërbimit korrektues dhe në Ministrinë e Drejtësisë. E nëse gjenden të dhëna, hetimet do të vazhdojnë deri në Presidencë. 
(el.me/BalkanWeb)

Situata në veri, Kuvendi sencë të jashtëzakonshme

Written by admin on . Posted in Lajme

Situata n veri, Kuvendi senc t jashtzakonshmePRISHTINË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbaje sot ne orën 14:00 një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me gjendjen në veri të Kosovës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se seanca e jashtëzakonshme thirret pas kërkesës së nënshkruar nga 46 deputetë të Grupit Parlamentar i PDK-së dhe deputetë të tjerë nga radhët e koalicionit qeverisës.

Ka mbetur që kërkesa për seancë të jashtëzakonshme të deponohet në Zyrën për parashtresa të Kuvendit, në mënyrë që ajo të quhet e ligjshme, shprehet kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi. Ndërkohë dy seanca të tjera do të zhvillohen të enjten dhe të premten ku mes te tjerash do të diskutohet për Strategjine dhe Planin e veprimit kundër korrupsionit.
(el.me/BalkanWeb)

Krasniqi: Nesër kemi seancë të jashtëzakonshme

Written by admin on . Posted in Lajme

Këtë javë pritet të ketë disa seanca të Kuvendit të Kosovës, kushtu për nesër, kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme, gjatë së cilës do të diskutohet për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa seancë të rregullt të punës do të ketë edhe ditën e enjte dhe të premte.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në një konferencë për media ka njoftuar për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, që ka ardhur si kërkesë e Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Në këtë javë kemi plotë seanca. Nesër do të jetë një seancë e thirrur e Grupit Partisë Demokratike me nënshkrimin e 46 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës. Të enjten dhe të premten kemi dy seanca njërën pas tjetrës, dy seanca të punës dhe kështu po e përmbyllim këtë javë me tri seanca”, ka theksuar Krasniqi, siç transmeton Kosovapress.

Javën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje pati kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, por që nuk kishte arritur të mbledhte më shumë se 20 nënshkrime të deputetëve.

Thirrjen për seancë të jashtëzakonshme nga Grupi Parlamentar i PDK-së, opozita e ka quajtur si absurde dhe të panevojshme, pasi që konsiderojnë se kryeministri i vendit, Hashim Thaçi që është edhe lider i PDK-së, në bazë të Kushtetutës së Kosovës mund të thërret seancë të jashtëzakonshme.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Krasniqi: Kushtetuta shpreh vullnetin e popullit

Written by admin on . Posted in Lajme

Kryetarit te Kuvendit te Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka uruar qytetarëve të vendit Ditën e Kushtetutës.

Sipas Krasniqit miratimi i Kushtetutës, si akti ligjor më i lartë i një shteti, shpreh vullnetin e lirë të popullit të Republikës se Kosovës.

“Mbi bazën e Kushtetutës së vendit tonë, ne kemi ndërtuar dhe po vazhdojmë të konsolidojmë institucionet tona demokratike, me anë të së cilave promovohen vlerat dhe vendosmëria jonë për të krijuar mundësi të barabarta për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, u shpreh Krasniqi, siç transmeton RTK.

Ai po ashtu ka thënë se është detyrë e secilit prej nesh që të kontribuojmë në fuqizimin e shtetit, shtrirjen e sundimit te ligjit, si dhe në zhvillimin e demokracisë, në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe me perspektivë edhe për brezat e ardhshëm.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Pashkët, Jahjaga, Thaçi e Krasniqi urojnë besimtarët

Written by admin on . Posted in Lajme

Pashkt, Jahjaga, Thai e Krasniqi urojn besimtartPRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Festës së Pashkëve.
“Festa e Pashkëve është festë e paqes, e dashurisë dhe e shpresës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e rikthimit në vlerat më sublime shpirtërore. Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit tonë, kujtojmë përpjekjet shekullore për liri, pavarësi e demokraci, për një jetë në paqe dhe në harmoni ndërmjet gjithë njerëzve. Kjo ditë e gjen vendin tonë me të arritura të shumta në të gjitha fushat, me përkushtim më të madh, me synimin e qartë që sa më parë të bëhemi pjesë e familjes së madhe të kombeve të lira, të Bashkimit Evropian dhe anëtar i OKB dhe i të gjitha mekanizmave dhe organizatave ndërkombëtare. Në këtë rrugë po ballafaqohemi edhe me sfida, të cilat do t’i tejkalojmë bashkërisht dhe me angazhim të vazhdueshëm të institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentes Jahjaga, raporton Koha.

Me rastin e festës së Pashkëve, urime Imzot Dodë Gjergjit dhe besimtarëve katolikë të Kosovës u ka dërguar edhe kryeministri Hashim Thaçi.
“Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit. Ky festim bëhet edhe më i veçantë në vitin kur ne po e përmbyllim suksesshëm pavarësinë e mbikëqyrur, dhe po ecim sigurt drejt perspektivës së ndritur euroatlantike”, thuhet në urimin e Thaçit.

Me rastin e Pashkëve, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi uroi të gjithë besimtarët e krishterë në vend.
“Të gjithë qytetarëve të krishterë të Kosovës dhe atyre të diasporës ju uroj: Gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e ringjalljes. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja e dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi.

(er.nu/BalkanWeb)

Partitë opozitare mbeten të përçara

Written by admin on . Posted in Lajme

Pas kthimit në Kuvend të dy partive opozitare, LDK dhe AAK, kthimi i të cilave e mundësoi miratimin në parim të ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Projektligjit për Ndërtim, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila dje e kishte lëshuar seancën, duke i qëndruar kështu besnike marrëveshjes që e kishin arritur kjo së bashku me LDK-në dhe AAK-në. Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë sot se gjatë takimit të djeshëm në mes grupeve parlamentare, kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në të cilin ishte i pranishëm edhe zëvendësambasadori amerikan, Michael Murphy, kishte presion nga ky i fundit që opozita të qëndrojë në seancë për t’i miratuar ligjet në fjalë. Zyrtarë të LDK-së dhe të AAK-së kanë thënë se nuk kanë pasur kurrfarë presioni nga askush që të qëndrojnë në seancën e djeshme të Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë sot se në takimin e djeshëm në mes grupeve parlamentare dhe kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit, ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori i ShBA-së, Michael Murphy. Ai tha se ky i fundit ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj partive politike që të qëndrojnë në seancë. Ymeri shtoi se zëvendësambasadori Merphy ka ardhur në takim dhe i ka thënë ato që ka menduar t’i thotë dhe ka dalë nga takimi duke mos shprehur interesim t’i dëgjojë mendimet e palëve të tjera.

“Dje në takimin që e kemi pasur të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare, por edhe nënkryetarët edhe kryetari i Kuvendit me zëvendës ambasadorin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vështirë ta cilësojmë së pari si takim, meqenëse zëvendësambasadori vetëm ka ardhur në atë takim, i ka shprehur ato që ka dashur të thotë dhe e ka lëshuar takimin. Pra nuk ka qenë fare i interesuar t’i dëgjojë argumentimet tona dhe në këtë që e ka shprehur ka kërkuar dhe ka insistuar që ligji për ndërtimin dhe ligji për ndërmarrjet publike të futet në seancën e djeshme domosdoshmërish dhe të votohet në seancën e djeshme domosdoshmërish. Asnjë arsyetim për këtë gjë pse është kaq i rëndësishëm të votohet ai nuk është dhënë dhe në këtë drejtim konsideroj që trysnia ndryshe nuk duket pos kështu”, ka thënë ai.

Mirëpo, i pyetur nga Kosovapress se a ndihen të tradhtuar nga dy partitë e tjera opozitare, të cilat vendosen të qëndrojnë në seancë për miratimin e këtij projektligji, kur dihet se edhe kanë pasur një marrëveshje, ai tha se kjo është çështje dhe përcaktim i deputetëve, dhe ka shtuar se qëndrimi i tyre në seancën e djeshme është edhe braktisje e interesit të qytetarëve të Kosovës.

“Unë nuk mendoj se këtu mund të flitet se a është tradhtuar lëvizja Vetëvendosje a jo, unë mendoj se poqë se deputetët mendojnë se janë të dëmshme dhe janë votuar ato, atëherë këtu, në njëfarë mënyrë është braktisur qytetari dhe interesi i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se formën e bojkotit do ta përdorim edhe në të ardhmen sa herë që e shohin se Kuvendi po instrumentalizohet dhe po shndërrohet në një forum ku do të votohet për trysnitë nga jashtë.

Ndërsa, Arben Gashi nga LDK-ja, ka qenë më i relaksuar për ta komentuar këtë takim, pasi që nuk ka qenë i pranishëm në të, por ka qenë Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar i kësaj partie. Ai ka thënë se nuk është në dijeni të një presioni të tillë.

“Unë nuk kam pas asnjë lloj takimi me ndërkombëtarët, asnjë lloj influence, presioni dhe asgjë. Unë e di që kryetari së bashku me shefat e grupeve parlamentare ka pas takim dhe ka gjetur zgjidhjen. Se a ka pas ndërkombëtarë në atë takim apo jo, nuk e di se nuk kam qenë”, ka theksuar Gashi.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ardian Gjini, fjalën “presion” e ka marrë më shumë si metaforike. Ai e ka pranuar se zëvendësambasadori amerikan ka kërkuar që partitë të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të shkojnë në tutje në këtë proces.

“Unë mund të ju them kështu, presioni është më shumë fjalë metaforike, ka pas kërkesë eksplicite të zëvendës ambasadorit Murphy që ne të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të shkojmë më tutje”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, edhe pse partitë opozitare kishin paralajmëruar se do t’i bojkotonin seancat e Kuvendit të Kosovës nëse nuk hiqen nga rendi i ditës ligji për institucionet mikro-financiare, ligji për Ndërmarrjet Publike dhe Projektligji për Ndërtimin, kjo nuk ndodhi, pasi që LDK-ja dhe AAK-ja i janë kthyer seancës së Kuvendit, pasi ishte arritur marrëveshja në takimin e dytë mes kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi, nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare, ku prezent ishte edhe zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy. Seanca ka vazhduar me heqjen nga rendi i ditës të Projektligjit për Bankat dhe Institucionet Mikrofinanciare deri në arritjen e një marrëveshjeje mes grupeve parlamentare, ndërsa në rend të ditës është futur shqyrtimi i dy projektligjeve në lexim të parë, ai për Ndërmarrjet Publike dhe për Ndërtimet. (Kosovapress)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

LDK e AAK i kthehen seancës, por jo edhe Vetëvendosja

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Ka vazhduar punimet seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi që është arritur marrëveshja në takimin e dytë mes kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi, nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare, ku prezent ishte edhe zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy.

Seanca ka vazhduar me heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare deri në arritjen e një marrëveshje mes grupeve parlamentare, ndërsa në rend të ditës është futur shqyrtimi i dy projektligjeve në lexim të parë, ai për ndërmarrjet publike dhe për ndërtimet.

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së,i ka thënë se është pranuar kërkesa e LDK-së që të hiqet nga rendi i ditës projektligji për bankat dhe institucionet financiare dhe vazhdimi i seancës të bëhet me shqyrtimin e dy projektligjeve sipas rendit të ditës.

Opozita sërish bllokon punën në Kuvend

Seance plenare ka filluar të enjten punimet me pjesëmarrjen e opozitës, por sërish është dashur të ndërpritet, pasi që opozita nuk ka lejuar të vazhdojnë punimet e seancës, përderisa nuk hiqet nga rendi i ditës Ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare. Kjo ka bërë që kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi të thërret në një takim shefat e grupeve parlamentare, për të gjetur një zgjidhje.

Me fillimin e seancës deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka kërkuar që në rend të ditës të futet Projektligji për ndërmarrjet publike. Gjithashtu edhe deputeti, Nait Hasani kërkuar të futet në rend të ditës Projektligji për ndërtim.

Por me këtë nuk është pajtuar opozita, duke thënë se po që se nuk hiqet nga rendi i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofginanciare atëherë seancën do të bojkotojnë.

Shefi i Grupit Parlamnetar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ka qenë kusht heqja nga rend i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet fiinanciare.

“Ju e dini që ne e kemi bërë një kërkesë si grupe parlamentare dhe kërkojmë të deklarohemi për Ligjin për bankat që ka qenë kusht për të qenë këtë. Nëse shkoni me këtë renditje ne na detyroni ta lëshojmë sallën përsëri”, ka theksuar Beqiri.

Ka ndërhyrë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe për shqyrtimin e Projektligjit për bankat të mbahet një seancë nesër.

Por nuk është pajtuar sërish Beqiri, i cili ka thënë se futja e dy projektligjeve është shkelje e projektligjeve, duke thënë lëreni këto lojra.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se këtu është bërë si një lloj fontan dëshirash me futjen e ligjeve.

“Kundërshtimi ynë ka qenë edhe mënyra, por edhe natyra e ligjit. Shtimi për një ditë i ligjit, këtu është bërë si lloj fontanë dëshirash. Nuk mendoj që është as në frymën as në rregullat”, ka thnëë Ymeri.

Sipas tij Ligji për ndërtim, është në vijë me atë për bankat dhe institucionet mikrofinanciare. Duke kërcënuar me lëshim të sallës.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se radha ka qenë të zgjidhet problemi, që pozita të propozon heqjen nga rendi i ditës Ligji për banka dhe atëherë të propozohen tema të tjera.

Ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovës të Re, Myzejene Selmani, ka thënë se kërkesa për futjen në rend dite të Projektligjit për ndërmarrjet publike, që është pjesë e pakos së Ahtisarit, duhet të pësoj ndryshime.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i detyruar ka thirrur një pauzë 20 minutëshe, ndërsa tash ai është duke mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje./kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kongresistët dhe Krasniqi folën edhe për situatën në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Situata e përgjithshme në Kosovë, sfidat e brendshme dhe diplomatike të shtetit dhe puna e legjislacionit të vendit ishin temat kryesore të takimit, të cilin një delegacion kongresmenësh amerikanë e zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Me gjithë kritikat e deritashme drejtuar punës së Kuvendit dhe akuzave të mëhershme se ai “është shndërruar në zëdhënës të Qeverisë”, kongresmenët e Shteteve të Bashkuara e vlerësuan lart rolin e këtij institucioni në ndërtimin e demokracisë, ndërsa theksuan rëndësinë që Kosova ta ketë një legjislativ të fuqishëm dhe të zëshëm.

Dejvid Prajs, njëri nga anëtarët e delegacionit, tha se brenda katër viteve të ekzistimit si shtet, Kosova ka shënuar përparim kur bëhet fjalë për punën e Kuvendit.

“Është vërtet e mrekullueshme ajo që ka ndodhur brenda katër viteve dhe mënyra se si ky Parlament po zhvillohet në drejtim të funksionimit në kuadër të familjes së parlamenteve evropiane”, tha Prajs.

Rol, po ashtu, të rëndësishëm në jetësimin e idesë që parlamenti të jetë mbikëqyrës i Qeverisë, sipas kongresmenit tjetër amerikan, Dejvid Dreir, kanë dhe gratë deputete.

“Sot kemi pasur një varg takimesh shumë të rëndësishme ku jemi përqendruar në mbikëqyrjen, procesin e buxhetit, strukturat e komiteteve, shërbimet kushtetuese, por do të thosha që pika ndoshta kulmore për mua ka qenë takimi me grupin e grave deputete”, u shpreh Dreir.

Edhe pse nuk u deklaruan për situatën aktuale politike në Kosovë gjatë takimit të tyre me gazetarë, përmes një komunikate për media, të cilën e lëshoi zyra për informim e Kuvendit, mësohet që në takimin e Krasniqit me delegacionin e kongresmenëve amerikanë, të jetë biseduar edhe për raportet Kosovë-Serbi.

Mësohet se Krasniqi të ketë folur edhe “për vështirësitë dhe sfidat e brendshme, me të cilat ballafaqohet Kosova, si: zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik të vendit, papunësinë e madhe, sundimin e rendit dhe të ligjit, kurse në planin e jashtëm ka veçuar mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së, çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sidomos problemet e shkaktuar nga Serbia në veri të Kosovës”.

“Pasi ka theksuar funksionimin e strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës dhe arrestimin ditë më parë të dy policëve të Kosovës brenda territorit të vendit tonë, Krasniqi ka theksuar se megjithëkëtë, Kosova ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Serbisë, e cila dorën e saj e bën grusht për të na goditur sa herë i krijohet rasti. Ai ka potencuar se Beogradi nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel”, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit.

Në përbërjen e delegacionit të kongresmenëve amerikanë ishin edhe Xhim MekDërmët Erik Polsën dhe Geri Konelli. Të martën delegacioni u takua edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.(rel)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Krasniqi takoi kongresistët amerikan

Written by admin on . Posted in Lajme

Një delegacion i kongresistëve amerikanë është pritur sot nga kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Pas takimit Krasniqi tha se vizita e tyre në Kosovë dhe vizita e kryeministrit, Hashim Thaçi në SHBA konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Ai tha se ndihet krenar për zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresistët amerikanë do të takohen gjatë ditës edhe me grupet parlamentare ndërsa në orët e pasdites do të mbajnë një konferencë për media.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje