Posts Tagged ‘Koha Ditore’

Klodi i BB foto me Balotelin, fansat: Ja “luajti”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Klodian Cela i Big Brother, i cili deklaroi live për prirjet e tij ndaj meshkujve ka publikuar një foto përkrah super Mario Balotellit në një klub nate ku ka qenë i pranishëm futbollisti, transmeton Koha Ditore.

Klodi duket shumë i lumtur teksa po del në foto me të dhe menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje komentet e njerëzve kanë qenë të shumta, ku shumë prej te cilave janë të tilla si “Klodi duke ia luajtur Balotellit” ose “Klodi kap edhe Balotellin”, gjithsesi Klodi mund të jetë edhe një fans i Super Marios dhe asgjë më shumë.

(e.m/BalkanWeb)

Procesi gjyqësor, Ramush Haradinaj kthehet në Hagë

Written by admin on . Posted in Lajme

Procesi gjyqsor, Ramush Haradinaj kthehet n HagHAGE- Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është rikthyer në Hagë. Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër tij dhe dy ish-bashkëluftëtarëve, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do ta thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast, raporton Koha Ditore.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose gjatë muajit shtator.

Lideri i AAK-së iu bashkua përkohësisht familjes së tij më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë që ta lirojë përkohësisht atë.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta, që nënkupton lëvizje të kufizuara dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.
(m.a/BalkanWeb)

FIFA nuk ndryshon vendimin për Kosovën

Written by admin on . Posted in Sport

FIFA nuk ndryshon vendimin pr KosovnPRISHTINË- Vendimi i FIFA-s që Kosovës t’i lejohen miqësoret ka mbetur në fuqi edhe pas të enjtes, kur në selinë e shtëpisë botërore të futbollit, në Zuerich, u zhvillua takimi mes drejtuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Serbisë, shkruan sot gazeta kosovare Koha Ditore.

Serbët shpresonin që në këtë takim të anulohet vendimi i marrë më 22 maj nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përmes së cilit Kosovës i lejohen miqësoret. Por, në takim është vendosur vetëm që për këtë çështje të bisedohet edhe në të ardhmen. Vetë serbët kanë treguar se do të ketë shumë konsultime për çështjen dhe se procesi do të zgjasë shumë. Për rrjedhën e takimit ka njoftuar vetëm Federata e Futbollit të Serbisë, por FIFA dhe UEFA. Në takim morën pjesë presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë të FIFA-s.

Delegacioni dyanëtarësh i UEFA-s drejtohej nga Theodore Theodoridis, drejtor i sektorit për bashkëpunim me federatat nacionale, ndërsa delegacioni treanëtarësh i Federatës serbe udhëhiqej nga kryetari Tomislav Karaxhiç.
(e.m/BalkanWeb)

Raporti, Ban Ki Moon: Tensionet Kosovë-Serbi janë rritur

Written by admin on . Posted in Lajme

Raporti, Ban Ki Moon: Tensionet Kosov-Serbi jan rriturPRISHTINE- Në Raportin më të ri për situatën në Kosovë, Sekretari i OKB-së Ban Ki-Moon thekson se tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Për arrestimet, tensionet, retorikën agresive, ai hedh përgjegjësinë tek liderët e Kosovës dhe të Serbisë, sic raporton Koha Ditore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka deklaruar se tensionet dhe përplasjet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, veçanërisht në dy muajt e fundit.
“Megjithëse Prishtina dhe Beogradi kanë arritur rezultate në dialogun në Bruksel si dhe progres në agjendat e tyre përkatëse Evropiane, tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, thuhet në raport, të cilin e ka siguruar Portali KosovaTimes.net nga burime ndërkombëtare në New York. 

Ai thotë se një prej çështjeve kryesore që ka nxitur tensione mes dy vendeve janë qëndrimet e kundërta lidhur me zgjedhjet serbe. Sekretari i Përgjithshëm ka bërë me dije se përfaqësuesi i tij në Kosovë, Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif e ka njoftuar Beogradin se nuk mund të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë dhe me këtë Qeveria e Serbisë është pajtuar. Mirëpo, në raport gjithashtu thuhet se për zgjedhjet lokale, UNMIK-u dhe Serbia do të bisedojnë sërish gjatë këtij viti. 

Sekretari i OKB-së përmend një nga një arrestimet nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, të cilat sipas tij janë përcjellë me retorikë nxitëse të tensioneve nga të dyja palët.

Situata në Veri të Kosovës vlerësohet “si jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj çfarëdo zhvillimi politik mes Prishtinës dhe Beogradit”. Raporti për Kosovën do diskutohet meë14 Maj, në Këshillin e Sigurimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Shqiptarë e serbë nuk presin aksion policor në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Formula e Qeverisë së Kosovës për dialogun që do të prodhonte zgjidhjen e çështjes së veriut është vlerësuar nga serbët të jetë e parealizueshme dhe që nuk do të prodhonte rezultate pozitive. Të kundërtën e besojnë shqiptarët, por druajnë se Qeveria nuk e ka përnjëmend atë që e ka deklaruar, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë më parë zyrtarë të lartë të Qeverisë e kanë shprehur qëndrimin për të mos dialoguar për çështjen e veriut as me serbët vendës, për aq kohë sa kjo pjesë mbahet e zaptuar nga kriminelët. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kumtuar se dialogut do t’i paraprijë përballja me ligjin e këtyre njerëzve. Kjo për shkak të frikës se serbët e veriut që do të pranonin të dialogonin, do të mund të kërcënoheshin nga grupet joformale të kësaj pjese.

Nexhmedin Spahiu, analist, ka shprehur bindjen se plani i bisedimeve nuk është vështirë i realizueshëm.

“Problemi është që Qeveria nuk po shoh se është përgatitur për ta futur nën kontroll veriun. Futja nën kontroll nënkupton një aksion ushtarako-policor, i cili elementet e rrezikshëm për sigurinë e vendit i shmang dhe pastaj bisedimet dhe proceset e tjera janë krejt të mundshme dhe të arritshme”, ka thënë Spahiu. “Unë nuk po e shoh as njërën dhe as tjetrën që Qeveria është e përgatitur për ta bërë”.

Paralajmërimi për aksion është parë me frikë nga zyrtarë serbë.

Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se serbët e veriut kanë problem për t’u besuar institucioneve të Kosovës. Prandaj, ka thënë se vetëm kthimi i besimit do të mund të kryente punë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

KFOR heq barrikadat në 3 fshtara shqiptarë në Leposaviç

Written by admin on . Posted in Lajme

KFOR heq barrikadat n 3 fshtara shqiptar n LeposaviPRISHTIN- Ushtart e kontigjentit amerikan t KFOR, q jan t vendosur n veri t Kosov, mesditn e sotme ndrmorn nj aksion pr t liruar rrugn q t shpie n tri fshatrat shqiptare t Leposavicit: Bistric, Ceraj dhe Koshtov e Vllahi.

Largimin e barrikadave nga ana e KFOR-it e ka konfirmuar edhe policia n Mitrovic, raporton Koha Ditore.

‘KFOR-i me makinerin e tij sht duke i larguar barrikadat, q jan vendosur nga grupe serbsh, n rrugn q t shpie pr n tri fshatrat shqiptare t Leposaviqit. Deri m tani n at pjes, ku sht duke punuar KFOR-i, situata sht e qet dhe nuk ka asnj qytetar t tubuar”, ka pohuar zdhnsi i policis pr rajonin e Mitrovics, Besim Hoti.

T premten, n ort e vona t pasdites, banort shqiptar t fshatrave n veri t Mitrovics, q mbetn t izoluar nga barrikadat serbe, bashkrisht kan ndrmarr iniciativ pr largimin e nj barrikad nga rruga e tyre. Por, pr shkak t defektit n buldozer, u detyruan t heqin dor nga qllimi.
(el.me/BalkanWeb)

Situata në veri Thaçi takim me krerët e sigurisë

Written by admin on . Posted in Lajme

Situata n veri Thai takim me krert e sigurisPRISHTINË- Situata në veri të Kosovës detyron kryeministrin Thaci të thërrasë në takim krerët e sigurisë në Kosovë, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Dreës, zëvendës shefin e EULEX-it, Andy Sparks,dhe përfaqësuesin special të BE-së, njëkohësisht shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në takim Thaci i është drejtuar me një mesazh qeverisë së Beogradit “se nuk do preket asnjë centimeter i territorit të Kosovës dhe integriteti i vendit të tij do mbrohet me të gjitha mjetet Kushtetuese dhe ligjore”.

Palët në takim kanë rënë dakort për një angazhim te koordinuar që në veri të Kosovës të vendoset rendi dhe ligji. Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar një video të natës së kaluar ku shfaqet një njësi e KFOR-it, e cila duket se po vëzhgon bazën e forcave speciale të Kosovës Ruso në Mitrovicë. Burime ndërkombëtare i thanë Koha Ditore se KFOR ka patur informacione se njësia speciale e Kosovës ROSU mund të ndërhynte gjatë orëve të natës në veriun e Mitrovicës. Që pas vrasjes së fundit në veri janë shtuar dyshimet të forcat e KFOR-it për një ndërhyrje të mundshme në veri sic ishte ai në 25 korrik.

Ndërkohë, ka reaguar dhe zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se nëse qeveria e Kosovës merr vendim për dërgimin e forcave ROSU në veri të vendit askush nuk mund ta ndalë atë.
(el.me/BalkanWeb)

Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Çeki

Written by admin on . Posted in Lajme

Jep dorheqje ambasadori i Kosovs n ekiPRISHTINE - I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij.

Zogiani i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ai njofton institucionet e Kosovës për dorëheqjen, ka konfirmuar Artan Behrami, këshilltar politik i ministrit Enver Hoxhaj.

“Është e vërtetë që Ministria e ka pranuar letrën e Zogianit, përmes së cilës ai ofron dorëheqjen nga posti i shefit të misionit diplomatik në Ambasadën e Çekisë”, – është shprehur Behrami për Koha Ditore.
Behrami, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, ka pohuar se arsyet për këtë dorëheqje, sipas letrës që ka dërguar Zogiani, janë të natyrës private.

Sipas tij, Zogiani do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe diplomacinë e Kosovës në forma të ndryshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Serbia nuk përjashton dialogun për veriun

Written by admin on . Posted in Lajme

Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjidhja e ofruar nga Plani i Ahtisaarit, por pa iu përmendur emri, të jetë e mundshme për veriun.

Zyrtari që prej pasluftës ka përfaqësuar serbët edhe në institucionet e përkohshme të Kosovës, ka thënë se çdo zgjidhje për veriun do të pranohet vetëm me pajtimin e Beogradit.

“Kurrfarë iniciative që vjen nga Prishtina nuk has në besimin e qytetarëve të veriut”, ka thënë ai për Koha Ditore. “Dyshoj që iniciativat e njëanshme mund të shtyhen përpara. Rruga e vetme për zgjidhjen është dialogu, ndërsa versioni përfundimtar i marrëveshjes duhet të vijë nga Beogradi, ngase në të kundërtën mund të mos pranohet për shkak të mosbesimit kaq të madh”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë dhe ai i Francës kanë thënë se zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të përmbajë Ahtisaarin, por pa e përmendur emrin e tij, për shkak të refuzimit që serbët kanë ndaj pavarësisë së Kosovës që ishte pjesë e asaj pakoje.

Ivanovic ka thënë se është e vështirë të besohet se adresimi i çështjes së veriut do të mund të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, ashtu siç kanë paralajmëruar diplomatët ndërkombëtarë.

“Çështja e veriut është një çështje e hapur dhe e rëndë dhe ajo mund të vijë në rend të ditës vetëm atëherë kur që të dyja palët janë të gatshme”.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Konflikti i interesit, nis hetimi ndaj Behgjet Pacollit

Written by admin on . Posted in Lajme

Konflikti i interesit, nis hetimi ndajBehgjet PacollitPRISHTINË– Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, nën akuzën e konfliktit të interesit në rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”, raporton Koha Ditore.

Hasan Preteni, drejtor i Kundër Korrupsionit ka deklaruar se pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin, për shkak se cështja është nën hetim.

“Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun”, ka thënë Preteni. “Publik do të bëhet vetëm vendimi final”. 
(el.me/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje