Tirana, Basha nga nesër në krye të bashkisë
TIRANE- Nesër në oren 10:00 do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Vladimir Gjonaj dhe kryetari i ri i bashkisë Lulzim Basha do të bëjë betimin para anëtarëve të rinj.
Fillimisht do ngrihet komisioni i mandateve i cili do bëjë verifikimin e miratimin e mandateve të anëtarëve të këshillit te cilet me pas do te bejen betimit. Pas kryerjes se betimit 55 antaret e keshillit bashkiak do te zgjedhin kryetari dhe nënkryetari i këshillit, si dhe zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut. Pasi përfundon kjo procedurë vjen momenti i shpalljes së vlefshmërisë së mandatit të ri të kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës dhe betimi i tij. Në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” do të ketë 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen”, 27 vende.
Pas 11 vitesh qeverisje nga socialistët, bashkia e Tiranës do të drejtohet në 4 vitet e ardhshme nga demokrati. Basha mundi me 93 vota kryesocialistin Edi Rama, i cili kërkonte mandatin e katërt në bashkinë më të madhe të vendit.
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pritet të nisë zyrtarisht punën të hënën, kur do të zhvillohet dhe mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 8 majit.
Rezultatit i Tiranës ka thelluar dhe mungesën e dialogut mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, një dialog që pothuajse mungon nga zgjedhjet e përgjitshme të vitit 2009. Pas zgjedhjeve të 8 majit opozita iu kthye sërish edhe bojkotit të parlamentit.
Ndërkombëtarët nga ana e tyre kanë intesifikuar përpjekjet për të bindur opozitën dhe pozitën në Shqipëri që të ulen në dialog, pasi në të kundërt perspektiva evropiane e vendit rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave të popullit shqiptar. Apeli që palët të bashkëpunojnë u përsërit nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sekui edhe në një takim që zhvilloi në fundjavë me Presidentin Bamir Topi.
Por për kryetarin e Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, dialogu me maxhorancën mund të nisë vetëm pasi të pranohet se në rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë pati manipulime.
Nga ana e tij Kryeministri Sali Berisha gjykon se rezultati i 8 majit në Tiranë, i çertifikuar edhe nga Kolegji Zgjedhor, u prodhua pas një procesi të ndershëm ku u numërua çdo votë. Ai i ka bërë ftesa të vazhdueshme opozitës për të nisur dialogun dhe realizuar së bashku reformat për integrimin e vendit.
Deri tani dialogu mungon, ndërsa mbetet për t’u parë aksioni i opozitës, kur dihet se kryesocalisti Edi Rama ka folur për një kurs të ri politik dhe pjesëmarrje aktive në parlament në sesionin e ri të vjeshtës.
(s.g/BalkanWeb)
![]()



VIDEO: Akuzat ndaj Kolegjit, Spahiu: PS nse ka fakte, t’i oj n prokurori
TIRANË- Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi disa orë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor është shprehur se me këtë vendim evidentohet rënia e gjyqësorit përballë presionit politik.




TIRANE-Menjëherë pas deklaratës së kreut të PS Edi Rama ku i bëri apel Kolegjit Zgjedhor të vendosë drejtësi për Tiranën, ka reaguar selia blu. 



