Posts Tagged ‘Komiteti Ekzekutiv’

FIFA nuk ndryshon vendimin për Kosovën

Written by admin on . Posted in Sport

FIFA nuk ndryshon vendimin pr KosovnPRISHTINË- Vendimi i FIFA-s që Kosovës t’i lejohen miqësoret ka mbetur në fuqi edhe pas të enjtes, kur në selinë e shtëpisë botërore të futbollit, në Zuerich, u zhvillua takimi mes drejtuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Serbisë, shkruan sot gazeta kosovare Koha Ditore.

Serbët shpresonin që në këtë takim të anulohet vendimi i marrë më 22 maj nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s përmes së cilit Kosovës i lejohen miqësoret. Por, në takim është vendosur vetëm që për këtë çështje të bisedohet edhe në të ardhmen. Vetë serbët kanë treguar se do të ketë shumë konsultime për çështjen dhe se procesi do të zgjasë shumë. Për rrjedhën e takimit ka njoftuar vetëm Federata e Futbollit të Serbisë, por FIFA dhe UEFA. Në takim morën pjesë presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë të FIFA-s.

Delegacioni dyanëtarësh i UEFA-s drejtohej nga Theodore Theodoridis, drejtor i sektorit për bashkëpunim me federatat nacionale, ndërsa delegacioni treanëtarësh i Federatës serbe udhëhiqej nga kryetari Tomislav Karaxhiç.
(e.m/BalkanWeb)

FIFA heq bllokadën për Kosovën

Written by admin on . Posted in Sport

FIFA heq bllokadn pr KosovnNION- Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, i ka hequr bllokadën përfaqësueses së Kosovës, duke i lejuar asaj të zhvillojë ndeshje miqësore me përfaqësueset e huaja. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, në mbledhjen e së hënës, ka aprovuar kërkesën e kreut të FIFA-s, Sep Blater, që Kosovës t’i lejohet të zhvillojë miqësore, gjë që e kishte të ndaluar nga vetë kjo trupë që nga vera e vitit 2008. Me përjashtim të tetë anëtarëve të Konfederatës së UEFA-s, që janë pjesë e Komitetit Ekzekutiv 24-anëtarësh të FIFA-s, gjithë të tjerët kanë përkrahur kërkesën e Blaterit dhe të Kosovës. 

Lajmi është konfirmuar vetëm të martën përmes një komunikate të postuar në uebfaqen e FIFA-s. “Komiteti Ekzekutiv ka dhënë aprovimin e vet për anëtarët e FIFA-s që të luajnë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me nenin 79 të statutit të FIFAs”, thuhet në komunikatën zyrtare. “Ishte vetë Blater ai që i kërkoi Komitetit që të trajtonte këtë çështje dhe vetëm njëra prej konfederatave shprehu mosaprovim”, deklaroi sekretari i përgjithshëm Zherom Valke, sipas “Associated Press” të martën. Sipas tij, ishin anëtarët e deleguar nga UEFA në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s që tentuan të pengojnë çështjen e Kosovës, por ata ishin të pafuqishëm në panelin prej 24 anëtarëve. 

“Kjo nuk është një pranim i Kosovës si shtet, por pranim i faktit se në këtë shtet luhet futbolli. Kjo i jep më shumë besueshmëri Kosovës dhe FIFA-s. Kosova ishte e shqetësuar se futbollistët kosovarë po iknin të luanin me shtete të tjera”, shtoi Valke. SERBIA Në të vërtetë, UEFA edhe si të tij kreu i FIFA-s, Blater. Ai ditë më parë i nisi një letër kreut të FFK-së, Fadil Vokrrit, duke e siguruar se këtë çështje do ta çojë vetë deri në fund. Dhe kështu u bë. Vendimi është festuar të martën në zyrat e FFK-së. Ndërkohë, në Beograd zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Serbisë kanë reaguar ashpër, duke e quajtur “vendim të pambështetur në Statut” dhe kanë paralajmëruar ankesë dhe takime direkte për të mërkurën me krerët e UEFA-s Mishel Platini dhe të FIFA-s, Sep Blater. “Vendimi i KE të FIFA-s, i marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura dhe pa kurrfarë konsultimesh me UEFA-n dhe Federatën e Serbisë, është plotësisht i pambështetur në Statutin e FIFA-s.

Për këtë, të mërkurën në Budapest, kemi kërkuar takime urgjente me Platini dhe Blater. Tek ata do të insistojmë që ky vendim i KE të FIFA-s të anulohet, sepse është i padrejtë dhe mund të sjellë pasoja afatgjata për gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e Federatës Serbe të Futbollit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

FIFA: Teixeira e lë Komitetin Ekzekutiv

Written by admin on . Posted in Sport

Ricardo Teixeira ka dhënë dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Konfederata Jug-amerikane (Conmebol).

Vendimi i brazilianit ka të bëjë me motive personale. 64 vjeçari ishte pjesë e këtij komiteti nga viti 1994. Braziliani së fundmi kishte dhënë dorëheqje edhe nga Federata e Futbollit e Brazilit (CBF), të cilën e kishte udhëhequr për 23 vjet.

Mirëpo, ai mbetet pjesë e Komitetit Organizues të Botërorit 2014, i cili do të mbahet pikërisht në atdheun e tij.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

FIFA ia lë UEFA’s, kërkesën e Kosovës

Written by admin on . Posted in Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), e mbajtur të shtunën në Tokio, nuk ka sjellë ndonjë fryt për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në këtë mbledhje është diskutuar për kërkesën e FFK’së për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me përfaqësueses dhe klube kosovare.

Kësaj radhe, kërkesa e kosovarëve nuk u refuzua. Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i FIFA’s, kërkesën e drejtuesve të futbollit kosovar ka vendosur t’ia dërgojë sërish shtëpisë evropiane të futbollit, UEFA.

“Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, do të shqyrtohet sërish nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA’s”, thuhet në njoftimin zyrtar të FIFA’s.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Gazetës Express

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

FIFA refuzon sërish Kosovën

Written by admin on . Posted in Sport

PRISHTINE- Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka refuzuar sërish kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Vendimin për refuzim të kërkesës së FFK-së e mori Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, të premten, në ditën e dytë të mbledhjes që e mbajti në Zyrih të Zvicrës.

“Duke u bazuar në qëndrimin e UEFA-s për këtë çështje, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s konfirmoi që kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk mund të aprovohet”, thuhet në njoftimin e FIFA-s të publikuar në sajtin zyrtar të kësaj federate, shkruan “Koha Ditore” e së shtunës.

FIFA në tetor të vitit 2008 kishte refuzuar kërkesën e FFK-së për pranim dhe me atë rast ia kishte ndaluar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Nga ajo kohë, përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur vetëm me skuadra të ndryshme. Zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, Federata e futbollit te Kosove e shihte si fazë kalimtare deri në pranimin e plotë në FIFA e UEFA. FFK-ja vazhdimisht ka provuar të anëtarësohet në FIFA e UEFA, por deri më tani nuk ia ka dalë.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Çudia, FSHF rikthen Memaliajn pa patur vendim

Written by admin on . Posted in Sport

TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar sërish se nuk do t’ia dijë më për rregullore, për Statut apo për FIFA e UEFA.

Në një rast të ngjashëm me atë të Dorian Bubeqit, FSHF ka rikthyer në kampionat dhe ka regjistruar në Kategorinë e Dytë klubin e Memaliajt edhe pse për të nuk ka asnjë vendim faljeje.

Një rast që përsëritet, pas atij të Bubeqit dy javë më parë. Sulmuesi lushnjar ishte pezulluar 3 vjet, por edhe pse nuk kishte marrë një vendim faljeje, FSHF e lejoi të luante me Besën e Kavajës. Sa i përket Memaliajt, ky klub ishte përjashtuar për 2 vjet pas dhunës ndaj ekipit të Butrintit në sezonin e shkuar.

Përpos kësaj, Memaliaj do të luajë rregullisht. Një skandal i tmerrshëm, pasi nuk ekziston asnjë vendim faljeje për të. Zyrtarët e Federatës nuk kanë pranuar sërish ta komentojnë, të vetëdijshëm se kanë bërë një shkelje skandaloze. Ndoshta Memaliaj mund të rikthehej, por për të duhej një vendim faljeje fillimisht nga Komiteti Ekzekutiv.
(Nga Altin Latifi/BalkanWeb)

Futbolli në rrezik, klubet në vendnumëro për sh.a.-të

Written by admin on . Posted in Sport

Futbolli n rrezik, klubet n vendnumro pr sh.a.-tTIRANË- Mbeten vetëm 6 ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit për shndërrimin e klubeve në shoqëri aksionere, por duke parë shenjat, nisja e kampionatit duket në rrezik serioz. Gjatë këtyre ditëve, vetëm Teuta ka qenë ajo që ka lëvizur për shndërrimin e klubit në sh.a., sipas kërkesave të UEFA-s, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në vendnumëro.

Një gjë e tillë konfirmohet nga burime zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila u detyrua të shtynte kampionatin për plotësimin e këtij kushti. Afati i fundit për shndërrimin në sh.a. është 31 gushti, por një afat i tillë duket se nuk do të respektohet sërish.

“Dëgjojmë shumë zëra, se janë marrë vendimet, se nuk po mblidhet Këshilli Bashkiak, se do bëhet regjistrimi në QKR këto ditë, por neve nuk na kanë ardhur dokumente zyrtare”, bën të ditur shefi i Zyrës së Licencimit të klubeve, Elton Gjipali. Në Federatë ndërkohë përsërisin se ata e kanë shumë seriozisht ultimatumin e vendosur dhe në rast se shndërrimi në shoqëri aksionere nuk do të bëhet, atëherë ai klub nuk do të pranohet në kampionat.

“Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pafund”, deklaroi pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Eduard Prodani. Sipas tij, kjo është një kërkesë e UEFA-s dhe askush nuk do të tolerohet, pasi ekzistenca e klubeve nuk mund të vazhdojë në formën “as i shtetit dhe as i privatit”.

SITUATA

Duke parë se afati po përfundon, situata në futbollin shqiptar nuk duket aspak premtuese. Deri më tani, në Superligë kanë nisur shndërrimin në shoqëri aksionere vetëm 6 klube, ndërsa pjesa tjetër duket shumë e ngadaltë në zhvillimin e procedurave. Duke parë se është edhe kohë pushimesh, nuk duket çudi që një pjesë e madhe e tyre të mos arrijë në kohë ndryshimin e statusit juridik.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se edhe Luftëtari apo Vllaznia janë shumë pranë procesit të kthimit në shoqëri aksionere, por asgjë nuk ka përfunduar. Pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë në një situatë të tillë aspak premtuese dhe a do ta mbajë FSHF premtimin për të mos regjistruar klubet në kampionat? “Ne jemi seriozë, askush nuk do të regjistrohet”, thonë zyrtarët e Federatës. Gjithsesi, në fund FSHF mund të jetë e detyruar të vendosë një afat tjetër, pasi mosregjistrimi i klubeve do të çonte në dështimin e aktivitetit.

Komiteti Ekzekutiv pritet të ketë një tjetër mbledhje më 29 gusht, ku do të diskutohet edhe çështja e shndërrimit të klubeve në sh.a. E ndërkohë, në FSHF presin që në ditët e mbetura, të merret të paktën vendimi nga këshillat bashkiakë, ndërsa procedurat e tjera juridike të bëhen me kalimin e kohës.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Tifozët, apel drejtësisë Xhani: Situatë pa kuptim

Written by admin on . Posted in Sport

Tifozt, apel drejtsis Xhani: Situat pa kuptimTIRANE-Teper i merzitur dhe jo në stilin e tij të zakonshëm prej oratori, presidenti i Partizanit Albert Xhani nuk ka pranuar të bëjë shumë komente në lidhje me sherrin e dy ditëve më parë me tifozët, që çoi në plagosjen e tij në kokë nga goditja me një pllakë guri. Kreu i të kuqve, i kontaktuar me telefon nga “Gazeta Shqiptare”, e ka konsideruar gjithë këtë situatë si të pakuptimtë. “Nuk e di se ç’punë ka FSHF në këtë mes, nuk dua të jap deklarata për këtë, sepse çdo gjë është e pakuptimtë, – komentoi shkurt ai. – Mos më quani president, nuk kam çfarë t’ju them…. Sherri? E kanë mësuar të gjithë, nuk dua të bëj ndonjë koment”, shtoi Xhani, duke lënë të kuptohet se e gjithë situata që rrethon klubin e tij, e ka stresuar jo pak. Ai ka aktualisht në përdorim stemën e Partizanit, të cilën Ministria kërkon t’ia marrë mbrapsht, duke pretenduar se nuk janë zbatuar kushtet e vendosura në momentin e dhënies së saj.
Tifozët
Në një deklaratë të publikuar të hënën vonë, grupimi i tifozëve të Partizanit “Ultras Guerrils” i ka bërë apel drejtësisë të lirojë tifozin e arrestuar për dhunën ndaj presidentit Albert Xhani. Ai pritet të dalë sot para togave të zeza për masën e arrestit, ndërsa sipas grupimit, ai është i pafajshëm. “Anëtarë të tifo-grupit tonë shkuan në FSHF nga dëshira për të dëgjuar një lajm të mirë për Partizanin, por aty u përballën me Albert Xhanin, të cilin të gjithë e njohin si shkaktarin kryesor të gjendjes mjerane të klubit tonë, – thuhet në komunikatën e “Guerrils”. – Pas disa replikash në distancë, gjithçka përfundoi me rrahje mes tifozëve dhe Xhanit, pasi ky i fundit jo vetëm që i provokoi tifozët e pranishëm, por edhe i shau. Në rajon përfunduan dy prej tifozëve dhe njëri prej tyre u lirua prej moshës 16-vjeçare. Por, ishte një lirim me dhimbje, sepse ai ishte rrahur keqazi nga policia. Ndërsa tjetri del të mërkurën para gjyqit dhe për këtë arsye, i bëjmë thirrje Drejtësisë Shqiptare, në emër të 1 milion tifozëve të Partizanit: lironi vëllanë tonë, sepse ai s’ka asnjë faj. Gjithçka ka degraduar deri këtu për faj të Albert Xhanit, i vetëquajtur president i FK Partizanit”, përfundon kjo deklaratë.
Federata
Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar dje se është duke e marrë seriozisht në shqyrtim kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes, që të mos lejohet të regjistrohet në kampionat Partizani i Albert Xhanit. Thënë ndryshe, në këtë konflikt është përfshirë edhe FSHF, ndonëse mbetet i paqartë qëndrimi i saj. “Ministria na ka kërkuar që kjo skuadër të mos pranohet në kampionat me këto kushte dhe ne vendosëm që t’ia kalojmë njëherë çështjen një zyre juridike, – deklaroi Prodani. – Nuk e dimë se çfarë do të bëhet, do të presim njëherë një argumentim juridik, pastaj Komiteti Ekzekutiv do të dalë në një vendim”, u shpreh ai. Ndërkohë që përplasja mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe presidentit Xhani është ende në Gjykatë, pritet që edhe FSHF të thotë të sajën në këtë betejë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje