Posts Tagged ‘Kosov Serbi’

Sulmohet konvoji i një delegacioni nga Serbia (Video)

Written by admin on . Posted in Lajme

Disa persona të dyshuar sulmuan me gurë konvojin e një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nen përcjelljen e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Si pasojë e gjuajtjes me gurë nga personat e dyshuar, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.

Policia bëri të ditur se gjatë qëndrimit në stacionin policor zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë.

Ndërsa zyrtarët serbe duke thënë se gjatë incidentit në fjalë është lënduar një person.

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, u bëri thirrje shefave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që në kuadër të mandatit të tyre të zhvillojnë hetimet për të zbardhur, sa më parë, rastin dhe për t’i vënë sulmuesit para dtrejtësisë.

Sipas qeverisë së Serbisë, konvoji i veturave që u sulmuan po barte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kongresistët dhe Krasniqi folën edhe për situatën në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Situata e përgjithshme në Kosovë, sfidat e brendshme dhe diplomatike të shtetit dhe puna e legjislacionit të vendit ishin temat kryesore të takimit, të cilin një delegacion kongresmenësh amerikanë e zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Me gjithë kritikat e deritashme drejtuar punës së Kuvendit dhe akuzave të mëhershme se ai “është shndërruar në zëdhënës të Qeverisë”, kongresmenët e Shteteve të Bashkuara e vlerësuan lart rolin e këtij institucioni në ndërtimin e demokracisë, ndërsa theksuan rëndësinë që Kosova ta ketë një legjislativ të fuqishëm dhe të zëshëm.

Dejvid Prajs, njëri nga anëtarët e delegacionit, tha se brenda katër viteve të ekzistimit si shtet, Kosova ka shënuar përparim kur bëhet fjalë për punën e Kuvendit.

“Është vërtet e mrekullueshme ajo që ka ndodhur brenda katër viteve dhe mënyra se si ky Parlament po zhvillohet në drejtim të funksionimit në kuadër të familjes së parlamenteve evropiane”, tha Prajs.

Rol, po ashtu, të rëndësishëm në jetësimin e idesë që parlamenti të jetë mbikëqyrës i Qeverisë, sipas kongresmenit tjetër amerikan, Dejvid Dreir, kanë dhe gratë deputete.

“Sot kemi pasur një varg takimesh shumë të rëndësishme ku jemi përqendruar në mbikëqyrjen, procesin e buxhetit, strukturat e komiteteve, shërbimet kushtetuese, por do të thosha që pika ndoshta kulmore për mua ka qenë takimi me grupin e grave deputete”, u shpreh Dreir.

Edhe pse nuk u deklaruan për situatën aktuale politike në Kosovë gjatë takimit të tyre me gazetarë, përmes një komunikate për media, të cilën e lëshoi zyra për informim e Kuvendit, mësohet që në takimin e Krasniqit me delegacionin e kongresmenëve amerikanë, të jetë biseduar edhe për raportet Kosovë-Serbi.

Mësohet se Krasniqi të ketë folur edhe “për vështirësitë dhe sfidat e brendshme, me të cilat ballafaqohet Kosova, si: zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik të vendit, papunësinë e madhe, sundimin e rendit dhe të ligjit, kurse në planin e jashtëm ka veçuar mosnjohjen e Kosovës nga pesë vende të BE-së, çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sidomos problemet e shkaktuar nga Serbia në veri të Kosovës”.

“Pasi ka theksuar funksionimin e strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës dhe arrestimin ditë më parë të dy policëve të Kosovës brenda territorit të vendit tonë, Krasniqi ka theksuar se megjithëkëtë, Kosova ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Serbisë, e cila dorën e saj e bën grusht për të na goditur sa herë i krijohet rasti. Ai ka potencuar se Beogradi nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel”, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit.

Në përbërjen e delegacionit të kongresmenëve amerikanë ishin edhe Xhim MekDërmët Erik Polsën dhe Geri Konelli. Të martën delegacioni u takua edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.(rel)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Sulmohet konvoji i një delegacioni nga Serbia

Written by admin on . Posted in Lajme

Disa persona të dyshuar sulmuan me gurë konvojin e një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nen përcjelljen e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Si pasojë e gjuajtjes me gurë nga personat e dyshuar, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.

Policia bëri të ditur se gjatë qëndrimit në stacionin policor zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë.

Ndërsa zyrtarët serbe duke thënë se gjatë incidentit në fjalë është lënduar një person.

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, u bëri thirrje shefave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që në kuadër të mandatit të tyre të zhvillojnë hetimet për të zbardhur, sa më parë, rastin dhe për t’i vënë sulmuesit para dtrejtësisë.

Sipas qeverisë së Serbisë, konvoji i veturave që u sulmuan po barte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Rasmusen: NATO, shqetësim për zhvillimin e fundit Kosovë-Serbi

Written by admin on . Posted in Lajme

Rasmusen: NATO, shqetsim pr zhvillimin e fundit Kosov-SerbiPRISHTINË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka shprehur shqetësimin e aleancës për zhvillimet më të fundit në kufirin Kosovë-Serbi, pas arrestimit të dy policëve kosovarë nga autoritetet serbe.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”,- tha zoti Rasmusen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare.

Është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë.
(el.me/BalkanWeb)

Bllokadë në Merdarë, pritje të gjata të kosovarëve

Written by admin on . Posted in Lajme

Bllokad n Merdar, pritje t gjata t kosovarveNë zonën, ku të shtunën janë arrestuar dy policët kosovarë, të cilët po patrullonin në zonën e gjelbër të kufirit Kosovë-Serbi, në Merdar, tashmë janë formuar autokolona prej disa kilometrash me automjetet e shqiptarëve të Kosovës.

Ata tregojnë se po mbahen nëpër kufi me orë të tëra. Për shkak të pritjes së gjatë, shumë prej tyre kishin lënë makinat në anën serbe dhe ishin nisur në këmbë për të kaluar në territorin kosovar. Madje disa prej tyre tregojnë se për të kaluar kufirin policia serbe i ka detyruar të japin edhe ryshfet.

Ndërkohë një bashkatdhetar, i cili kishte një vulë të shtetit shqiptar, serbët nuk e lejuan të kalojë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Drejtuesit e automjeteve të rënda tregonin se nëpër pikat kufitare janë detyruar të presin edhe më shumë se 20 orë.


(ar.si/BalkanWeb)

Pritje të gjata të kosovarëve në Merdar edhe sot

Written by admin on . Posted in Lajme

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për RTK-në ka bërë të ditur se është normalizuar qarkullimi nga Kosova për të hyrë në Serbi, por informacionet që vijnë nga andej, flasin së qytetarët ende po vazhdojnë të presin në radhë të gjata për të hyrë në Kosovë.

“Sot nuk ka pritje na Kosova për të hyrë në Serbi, por kemi informacionet se pritjet e me orë të tëra po vazhdojnë në kufirin nga Serbia për të hyrë në Kosovë. Këto informacione na vijnë nga qytetarë të ndryshëm”, ka thënë Kelani, transmeton Koha.

Ai sërish u ka bërë apel gjithë qytetarëve për aq sa kanë mundësi që të shmangin këto pikë kalime në mënyrë që të mos presin në radhë të gjata.

Siç dihet, në zonën e kufirit Kosovë-Serbi, në Merdar, të shtunën ishin formuar autokolona prej disa kilometrash me automjetet e shqiptarëve të Kosovës.

Sipas rrëfimeve të udhëtarëve, ata të shtunën janë mbajtur me orë të tëra në kufi. Për shkak të pritjes së gjatë, shumë prej tyre kishin lënë makinat në anën serbe dhe ishin nisur në këmbë për të kaluar në territorin kosovar. Madje disa prej tyre tregojnë se për të kaluar kufirin policia serbe i ka detyruar të japin edhe ryshfet, ka raportuar Top Channel.

Ndërkohë një bashkatdhetar, i cili kishte një vulë të shtetit shqiptar, serbët nuk e lejuan të kalojë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Drejtuesit e automjeteve të rënda tregonin se nëpër pikat kufitare janë detyruar të presin edhe më shumë se 20 orë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Bllokadë në Merdar, pritje të gjata të kosovarëve

Written by admin on . Posted in Lajme

Në zonën, ku të shtunën janë arrestuar dy policët kosovarë, të cilët po patrullonin në Zonën e Gjelbër të kufirit Kosovë-Serbi, në Merdar, tashmë janë formuar autokolona prej disa kilometrash me automjetet e shqiptarëve të Kosovës.

Ata tregojnë se po mbahen nëpër kufi me orë të tëra. Për shkak të pritjes së gjatë, shumë prej tyre kishin lënë makinat në anën serbe dhe ishin nisur në këmbë për të kaluar në territorin kosovar. Madje disa prej tyre tregojnë se për të kaluar kufirin policia serbe i ka detyruar të japin edhe ryshfet, raporton Top Channel.

Ndërkohë një bashkatdhetar, i cili kishte një vulë të shtetit shqiptar, serbët nuk e lejuan të kalojë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Drejtuesit e automjeteve të rënda tregonin se nëpër pikat kufitare janë detyruar të presin edhe më shumë se 20 orë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Thaçi dhe Tadic pritet të takohen në qershor

Written by admin on . Posted in Lajme

Thai dhe Tadic pritet t takohen n qershorPRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç mund të takohen gjatë muajit qershor në Londër, ose në Bruksel. Kështu kanë deklaruar burime ndërkombëtare për gazetën kosovare Express në kushte anonimiteti, të cilat kanë përjashtuar mundësinë që takimi të mbahet në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kryeministri Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë zyrtari për gazetën.

Mundësia e takimit Thaçi –Tadiç është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë –Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel. Kryeministri Thaçi nga ana e tij më herët ka konfirmuar se nuk ka problem të  takojë presidentin e Serbisë Boris Tadiç, pasi sipas tij takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.
(el.me/BalkanWeb)

Marrëveshjet e Brukselit, joobliguese për qeveritë e ardhshme

Written by admin on . Posted in Lajme

Çfarëdo ndryshimi në skenën politike të Kosovës apo të Serbisë mund të qesë poshtë gjithë produktin e deritashëm të dialogut të realizuar në Bruksel. Kjo sepse konkluzionet e dakorduara nga palët nuk definohen si marrëveshje ndërkombëtare..

Asnjë obligim kushtetues për të zbatuar konkluzionet nuk ka një pushtet i ri që mund të vijë në Kosovë, i ka thënë Kohës Ditore një njohës i së drejtës kushtetuese.

“Shumë qartë dihet se çfarë janë marrëveshjet ndërkombëtare. Konkluzionet nuk janë të tilla dhe për pasojë kurrfarë obligimi, as kushtetues dhe tjetër, nuk ka për t’i implementuar. As në Kosovë dhe as në Serbi”, ka thënë ky njohës i kushtetueses, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, që ka folur në kushte anonimiteti. “Por, shtrohet një pyetje këtu: cili pushtet, para së gjithash në Kosovë, do të shpërfillte konkluzionet pas të cilave qëndrojnë BE-ja dhe SHBA-ja? Unë them se asnjëri”.

Prej se ka nisur dialogu Kosovë-Serbi rreth një vit më parë, janë arritur disa marrëveshje të emërtuara si “konkluzione”. Ato nuk i kanë firmat e përfaqësuesve të të dyja vendeve, por pas dakordimit nga palët për përmbajtjen, ndërmjetësi i dialogut Robert Cooper, një zyrtar i autorizuar i BE-së në rolin e lehtësuesit të dialogut, i bën publike ato. Ngaqë janë të tilla, nuk janë qitur për aprovim në Kuvend.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Planifikohet takimi Thaçi

Written by admin on . Posted in Lajme

Në takimet dhe bisedat e shpeshta që ka pasur Boris Tadiq javëve të fundit me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, një nga premtimet e bëra nga lideri serb ka qenë relaksimi i marrëdhënieve me Kosovën, në rast se ai ndihmohet për të mbajtur pushtetin në Serbi.

Pak para se Serbia të fitojë statusin e kandidatit, gjatë një prej bisedave që Tadiq ka pasur me baroneshën britanike në krye të diplomacisë evropiane është folur shumë për mënyrat se si Partia Demokratike e Serbisë duhet ndihmuar për të fituar zgjedhjet, në këmbim të shtendosjes së marrëdhënieve Kosovë – Serbi, shkruan “Zëri”.

Kjo dhe gatishmëria e shprehur për takim nga të dy liderët më të fuqishëm në Prishtinë dhe Beograd, kanë nxitur përfaqësues ndërkombëtarë që të planifikojnë konkretisht takimin Tadiq – Thaçi.

Gaze “Zëri” shkruan se ka marrë vesh nga burime të saj në Bruksel, se takimi po planifikohet për t’u zhvilluar pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi, ndërsa vendi ka shumë gjasa të jetë Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje