Posts Tagged ‘Kosov Serbi’

VV: Republika po reduktohet edhe në substancë

Written by admin on . Posted in Lajme

VV: Republika po reduktohet edhe n substancPRISHTINE - Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Puhie Demaku, zhvilluan të premten një takim me europarlamentarët, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.

Në një komunikatë të “Vetëvendosje”-s theksohet se gjatë takimit përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje shpalosën qëndrimin e tyre lidhur me proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

Lideri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin lidhur me koncesionet që po bëhen si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se nuk po reduktohet Republika vetëm në emër, por edhe në substancë. Kurti po ashtu kërkoi që BE-ja të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë pasi mënyra se si e trajtojnë aktualisht nuk e disiplinon, e për më tepër, as nuk e ndryshon atë.

Nga ana tjetër, kumtohet se europarlamentarët Fajon dhe Fleckenstein shprehën interesimin e tyre lidhur me qëndrimet dhe zgjidhjet e ofruara nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në adresimin e çështjeve të ngritura gjatë diskutimit- zhvillimin ekonomik dhe mungesën e vendeve të punës, çështja e veriut, mangësitë e gjyqësorit dhe roli i BE-së në Kosovë.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Cliff: Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë, i balancuar

Written by admin on . Posted in Lajme

Britania e Madhe ka insistuar që Kosova të përfaqësohet në konferenca rajonale si shtet i pavarur, jo nën rezolutën 1244, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

“Megjithatë edhe përfaqësimi me: Deklaratën e 17 shkurtit, mendimin e GJND-së dhe Rezolutën 1244 është një model i balancuar”, tha Cliff.

”Kjo është një balancë e mirë tash për tash. Ajo çka është e rëndësishme për Kosovën që gjatë dialogut të arrihet marrëveshja për përfaqësimin rajonal. Ne miqtë tuaj do mund ta përdorim këtë formulë për të siguruar marrëdhënie tregtare me BE-në dhe marrëdhëniet kontraktuale dhe forma tjera të marrëveshjeve me BE-në”, tha ai.

Ambasadori britanik tha se kjo gjë duhet të shikohet si një çështje nacionale dhe në nivel të partive politike. ”Ky është një çmim i madh i Kosovës për të ecur përpara në perspektivën evropiane. Pra ne shpresojmë se marrëveshja të arrihet. Dhe është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të pajtohem me këtë çështje nacionale dhe jo ta shikojnë atë si çështje partiake. Kjo është për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe sovran”, tha ai.

Këtë qëndrim ambasadori britanik Cliff e shprehu të martën gjatë qëndrimit në Krushë të Madhe të Rahovecit, ku i dhuroi në gjenerator kooperativës së grave fermere. Ai ka theksuar rëndësinë edhe të vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe arritjen e marrëveshjeve të domosdoshme. /rtk/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Dialogu shtyhet për nesër

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Burime të Bashkimit Evropian në Bruksel thonë se sipas të gjitha gjasave, raundi i paraparë për të martën në dialogun Kosovë – Serbi, do të mbahet të mërkurën, meqë delegacioni i Kosovës ende nuk ka arritur në Bruksel.

Siç raporton Evropa e Lirë, një fluturim ishte anuluar nga Vjena për në Bruksel, me të cilin është dashur të udhëtojnë anëtarët e delegacionit të Kosovës.

Në Bruksel të martën është dashur të fillojë raundi i parë i dialogut Kosovë – Serbi, këtë vit, por delegacioni i Kosovës ishte vonuar.

Dialogu vazhdon, Tahiri niset për Bruksel

Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është caktuar të mbahet gjatë orëve të pas ditës së sotme, pasi zyra e ndërmjetësit Cooper, ka marrë konfirmimin se delegacioni i Prishtinës tashmë është nisur drejt Brukselit.

Siç është bërë e ditur më parë nga Komisioni Evropian, delegacioni i Prishtinës, i kryesuar nga Edita Tahiri, sipas planit, ka qenë dashur që mbrëmë të ishte në Bruksel, ndërkohë që takimi do të duhej të fillonte sot në orën 10:00.

Arsyet e kësaj vonese nuk janë bërë të ditura, as nga Brukseli dhe as nga ekipi i zonjës Tahiri, me të cilën ka qenë e pamundur të komunikohet për shkak të mbylljes së telefonave.

Gjatë raundit të sotëm është paraparë të diskutohet për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

Shtyhet dialogu, Tahiri nuk shfaqet në takim

Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i caktuar të fillojë sot në orën 10:00, është shtyrë për kohë të pacaktuar për shkak të vonesës së delegacionit të Prishtinës.

Siç është thënë nga Komisioni Evropian, delegacioni i Prishtinës, i cili kryesohet nga Edita Tahiri, nuk ka shkuar mbrëmë në Bruksel, ashtu si ishte e planifikuar, por që ardhja e saj pritet gjatë ditës së sotme.

Në Komisionin Evropian nuk kanë qenë në gjendje të japin arsyet e vonesë së delegacionit të Prishtinës dhe as kur do të fillojë takimi i sotëm.

Kosovapress, disa herë, deri në këtë kohë, ka provuar të kontaktojë me telefon Edita Tahirin dhe këshilltarët e saj, por asnjëri nuk i është përgjigjur thirrjeve. (Kosovapress)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

KPJ: Fusnota degradon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Written by admin on . Posted in Lajme

Klubi për Politike të Jashtme ka shprehur shqetësimin me rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi. KPJ konsideron se zhvillimet brenda këtij procesi po prodhojnë rezultate në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe aspiratat shtetformuese të qytetareve të Kosovës.

“Gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për lëshime si ajo e përfaqësimit rajonal përmes fusnotës, që si pikë reference ka rezolutën 1244, degradon pozitën ndërkombëtare të Kosovës, paraqet kthim prapa në kohë dhe shënon regres në konsolidimin e shtetësisë. Për më tepër hap derën për njohjen e pozicionit kontestues serb ndaj pavarësisë se Kosovës si qëndrim legjitim brenda dialogut integrues evropian. KPJ konsideron se procesi i integrimeve evropiane duhet të shërbejë si nxitës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete te pavarura dhe të barabarta, e jo si proces që do të legjitimojë kontestimin e pavarësisë së Kosovës në marrëdhëniet mes Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, thuhet ne një komunikate te KPJ’se.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Fitou: Këtë vit nuk ka liberalizim për Kosovën

Written by admin on . Posted in Lajme

Ambasadori francez Jean Francois Fitou ka pranuar se integrimi i veriut në Kosovë si tërësi nuk do të bëhet edhe për një kohë të gjatë. Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, ai ka pranuar se ato nuk do sjellin ndonjë përfitim për vet qytetarët, por Kosovën e konsideron më të pjekur në sytë e shteteve të tjera prej që kur kanë filluar bisedimet.

Në një intervistë për të përditshmen Kosova Sot duke folur lidhur me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, ambasadori ka thënë se pas kësaj Kosova duhet të bëjë kompromise të përditshme që të mos jetë e mbyllur apo e izoluar.

Fitou ka thënë se ka raste kur BE-ja nuk izolon vende, por janë vet vendet që kërkojnë të jenë pjesë e BE-së që izolojnë veten duke mos arritur progres të mjaftueshëm.

Ai ka bërë të ditur se për Kosovën procesi i liberalizimit të vizave do të zgjatë më shumë se për vendet e tjera, dhe sipas tij, ai që mendon se ky proces do jetë i lehtë apo i shkurtë atëherë gabohet. Fitou thotë se këtë vit nuk ka dialog për liberalizim të vizave dhe ky dialog nuk do mundësojë që të shkojnë të punojnë në Evropë.

Ai ka thënë se në vendin e tij jetojnë gjashtë milion të huaj, e sipas tij, kur në Kosovë të arrihet ky numër atëherë të gjithë do të jenë të kuptueshëm ndaj Kosovës.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Zhbogar: BE do të përkrahë Kosovës në rrugën e integrimeve

Written by admin on . Posted in Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka pritur të mërkurën në një takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në këtë rast, Zhbogar ka theksuar se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovës, është që ta përkrahë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Për këtë qëllim edhe është vendosur që zyra e Komisionit Evropian në Kosovë të jetë edhe ajo e përfaqësuesit të BE-së për Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar BE-ja ka ndërmarrë vendime të rëndësishme për Kosovën përfshirë fillimin e procesit për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale tregtare, si dhe proceset tjera që do të vazhdojnë.

Në cilësinë e ndërlidhësit mes Brukselit dhe Kosovës, Zhbogar ka përmendur edhe përkrahjen në shumën prej 70 milionë eurosh, të cilën shumë BE-ja ka planifikuar për vitin 2012.

Ai përmendi edhe rëndësinë e procesit të dialogu Kosovë-Serbi dhe ndihmën që BE-ja është e gatshme ta ofroj në këtë aspekt që nënkupton integrimin e veriut, përfaqësimin rajonal të Kosovës etj.

Kurse lideri i LDLK-së, Isa Mustafa ka shprehur kënaqësinë që Zhbogar vjen nga një shtet që i ka dhënë përkrahje të madhe Kosovës.

Ai ka thënë se LDK-ja ka pasur vërejtjet e saja rreth fillimit të procesit të dialogut Kosovë – Serbi, veçmas ndaj aspektit të përgatitjes jo të duhur, agjendës jo të qartë, dhe qasjes jo transparente ndaj Parlamentit dhe të opinionit publik.

Kryetari Mustafa potencoi se LDK-ja, si një parti që ka trashëguar konceptin e presidentin historik Rugova, vazhdon të ketë parimin e njëjtë që çështjet të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Përgjigjja e veriorëve

Written by admin on . Posted in Lajme

Serbët e Veriut iu përgjigjën thirrjes për të votuar në referendum, i cili do të vazhdojë edhe sot në katër komuna të Veriut të Kosovës, të cilat vlerësohen ilegale nga institucionet e Kosovës. Deri në orën 16:00 të ditës së parë, votuan rreth 31.5% e banorëve të këtyre komunave. Qeveria e quajti këtë referendum shkelje të sovranitetit dhe shprehje e ambicies së sëmurë serbe për zhvatje territori.

Me gjithë kundërshtimet nga të gjitha palët, duke përfshirë këtu edhe Beogradin zyrtar, serbët e Veriut dolën për t’u deklaruar nëse i pranojnë apo jo institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas informatave preliminare, deri në orën 16:00 të ditës së martë, numri i përgjithshëm i banorëve të tri komunave të Veriut, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ishte rreth 31.5% apo 8.356 banorë. Votimi do të vazhdojë edhe sot në këto tri komuna, ndërsa për herë të parë votimi do të hapet sot në Leposaviq. Numri më i madh i votuesve ka qenë nga Veriu i Mitrovicës me 3.977 banorë.

Edhe pse rezultatet e këtij referendumi nuk pritet të kenë kurrfarë efekti real apo ligjor, pasojat e tij politike pritet të mbajnë peshën e tyre, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi. Liderët e komunave ilegale serbe të Veriut të Kosovës kishin deklaruar një ditë para mbajtjes së referendumit se qëllimi ishte që të forcohej pozicioni i ekipit negociator serb në dialogun me Kosovën.

Në anën tjetër, reagimi i Qeverisë e Kosovës ka ardhur përmes një deklarate për media ku thuhet se ajo shpreh zhgënjimin dhe revoltën e saj të thellë për aktin e fundit të Serbisë lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit në pjesën veriore të vendit.

“Ky akt ilegal, i cili do të prodhojë një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky veprim ilegal i Serbisë është në kundërshtim më Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër, ky akt i fundit i Serbisë kundër Kosovës, dëshmon qartë ambiciet e sëmura dhe pretendimet territoriale të Serbisë në raport me Kosovën”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka reaguar përmes zëdhënëses së saj, e cila ka thënë se Bashkimi Europian kërkon një zgjidhje për Veriun e Kosovës, të cilën e konsideron “të veçantë” përmes dialogut dhe jo barrikadave apo referendumeve.

Vendimi i të ashtuquajturve kryetarë të komunave të Veriut të Kosovës për të mbajtur një referendum përmes të cilit serbët do të deklaroheshin qartë për refuzimin e shtrirjes së autoriteteve të Republikës së Kosovës është kritikuar edhe nga Beogradi zyrtar.

Presidenti serb, Tadic e ka quajtur këtë lëvizje të serbëve të Veriut si hap që do të reduktojë potencialet e shtetit serb në mbrojtjen e interesave të Serbisë në Kosovë.

“Përpjekjet e shtetit në mbrojtje të interesave legjitime në Kosovë janë duke u penguar në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Vazhdojnë me Cooper

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Emisari i BE’së në dialogun Kosovë-Serbi po qëndron në Prishtinë ku në orët e paradites ka zhvilluar takime me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministren Edita Tahiri.

Pas takimit nuk ka pasur prononcime, derisa mediat nuk janë lejuar që të marrin as pamje.

Sipas burimeve të Express, Cooper gjatë ditës pritet të ketë edhe një takim me palën kosovare.

Vizita e Cooper ka të bëjë me temën e përfaqësimit rajonal për çka Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime diametralisht të kundërta.

Tahiri në një prononcim për Express të hënën kishte bërë të ditur se britaniku do të sjellë formulën e BE’së për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale. Por ajo ka thënë se Prishtina nuk e pranon Rezolutën 1244 e as heqjen e fjalës Republikë.

Çelet sot

Edita Tahiri thotë se Ndërmjetësi Robert Cooper do ta sjellë sot në Prishtinë propozimin europian për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Sipas saj, askush nuk e di se çfarë oferte do të bëjë britaniku. Zëvendëskryeministrja thotë se e sigurt është se Prishtina s’e pranon praninë e Rezolutës 1244 në fusnotën e saj, e as heqjen e Republikës.

Kanë kaluar pak javë që nga vizita e tij e fundit në Prishtinë, por çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës po e sjell sërish këtu.

Lehtësuesi europian në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper do të vijë sot në Kosovë, ku pritet të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryenegociatoren Edita Tahiri.

Kjo e fundit ka konfirmuar për Express se Cooper pritet të sjellë me vete propozimin zyrtar të BE’së për fusnotën e Kosovës, mirëpo ka mohuar të dijë se si do të jetë ky propozim.

Tahiri ka thënë se gjithçka do të bëhet publike pas takimit me Cooperin, në një konferencë për media.

“Nesër, pas takimit me zotin Cooper, do të prononcohem për media dhe unë mund t’ju them se qëndrimet janë diametralisht larg njëra-tjetrës meqë qëndrimi ynë është që për Qeverinë e Kosovës zgjidhja e pranueshme është vetëm zgjidhja e cila është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat nacionale të vendit tonë”, ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri për gazetën Express.

Ditë më parë, në media kishte dalë lajmi se Ekipi i ndërmjetësuesit Robert Cooper e ka ndarë mendjen për fusnotën e Kosovës. Për më tepër thuhej që sipas versionit final të BE’së, Kosova do të mund të përfaqësohej vetëm me emër të shtetit si dhe një fusnotë ku do të përmendej Rezoluta 1244 si dhe Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Mirëpo, kjo u mohua nga Kryenegociatorja Tahiri.

“Nuk kemi asnjë ofertë zyrtare nga BE’ja. Po e presim nesër ofertën zyrtare. Ajo që është përfolur në media është ofertë e Serbisë që për ne është e papranueshme, nuk e pranojmë”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se opsionet me atë rezolutë kanë vijë të kuqe për palën kosovare.

“Nuk kemi paralajmërime se me çfarë propozimi zyrtar do të vijë nesër Cooper, ne pas takimit do të komunikojmë se çfarë ka qenë oferta dhe do ta rikonfirmojmë qëndrimin tonë se vetëm zgjidhjet që janë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nacionale do të jenë të pranueshme”, shtoi ajo.

Vizita e ndërmjetësuesit europian në Prishtinë, ndërkaq, po ndodh vetëm dy javë para se ministrat e jashtëm të BE’së të mblidhen për të diskutuar rreth kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në familjen europiane.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane, Baroneshës Catherine Ashton, ka bërë të ditur për mediet serbe se Cooper do të qëndrojë në Prishtinë për ta përgatitur raundin e ri të bisedimeve.

“Po, ai do të qëndrojë atje për të përgatitur raundin e ardhshëm të dialogut”, ka thënë Zëdhënësja Maja Kocijancic.

Por, ende nuk ka ndonjë datë për fillimin e këtij raundi, ngase thuhet se gjithçka varet prej arritjes së ndonjë marrëveshjeje rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës.

Cooper ishte angazhuar javëve të fundit për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Përderisa Beogradi zyrtar vazhdon të insistojë që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, autoritetet kosovare kanë këmbëngulur, deri më tani, në përfaqësimin si shtet i pavarur.

Shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri nuk ka përjashtuar mundësinë për të arritur një marrëveshje para se të mblidhen ministrat e BE’së në Bruksel. Mirëpo për të arritur këtë, thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga formulat si ato me Rezolutën 1244, të cilat i quajti formula të cilat i takojnë historisë.

“Marrëveshje do të ketë vetëm në qoftë se Serbia heq dorë nga formulat që i takojnë historisë dhe formulës 1244 që është histori tashmë. Në qoftë se Serbia heq dorë nga formula të tilla dhe respekton praktikisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, do të ketë zgjidhje para takimit të ministrave”, ka thënë Edita Tahiri.

Çështje e diskutueshme, ndërkaq, ka qenë edhe përfaqësimi apo jo i Kosovës si Republikë. Shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi kishte hedhur poshtë të gjitha propozimet e Brukselit duke thënë se nuk do të hiqet dorë nga akronimi Republikë.

“Mund t’ju them lirisht se edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk do ta pranoj”, ka thënë Thaçi.

E, Tahiri ka rikonfirmuar këtë qëndrim duke thënë se Kosova nuk do të pranojë tjetër akronim.

“Propozimi i palës së Kosovës është që Kosova do të përfaqësohet në bashkëpunimet rajonale si shtet i pavarur dhe sovran me Republika e Kosovës, ashtu siç bëjnë gjitha shtetet e rajonit. Ky është propozimi ynë, praktikisht dhe nesër gjatë takimit me Cooperin ne do ta rikonfirmojmë qëndrimin tonë”, ka thënë Edita Tahiri për Express.

Pavarësisht kësaj, Robert Cooper pati thënë se ende është e mundur që të gjendet një marrëveshje ndërmjet palëve rreth kësaj, veçse duhet të bisedohet ende me Prishtinën.

“Unë besoj se gjithmonë mund të gjejmë një marrëveshje përmes arsyes së shëndoshë”, ka thënë Cooper në një prononcim për Express, javën e kaluar.

Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar në prill të vitit të kaluar. Deri më tani, Brukseli ka arritur t’i bashkojë të dyja palët në nj tavolinë për të nënshkruar disa marrëveshje, si atë për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, për njohjen e diplomave, kthimin e regjistrave kadastralë etj.

Ndërkohë që Serbia vazhdon të hezitojë për zbatimin e tyre në praktikë. Për këtë arsye, Edita Tahiri kishte paralajmëruar se do t’iu drejtohet vendeve të BE’së me një letër informuese për t’i treguar Unionit se pala serbe nuk po i përmbush obligimet ndërkombëtare.

Serbia, ndër të tjera, mbetet ajo e cila insiston në gjetjen e një marrëveshjeje për përfaqësimin rajonal të Kosovës, para muajit mars, ngase në këtë kohë pritet të vendoset për statutin e saj të kandidatit për në BE.

Kandidatura e saj qe refuzuar në mbledhjen e fundit të ministrave të BE’së në dhjetor të vitit të kaluar. Kjo me kundërshtimin e Gjermanisë, e cila në bazë të vlerësimeve të ndryshme ndërkombëtare, po vazhdon me qëndrimin e saj ndaj Serbisë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Prishtina dhe Beogradi të nisin diskutimet për ndarjen

Written by admin on . Posted in Lajme

Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, nuk ndalen. Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në një prononcim për KTV-në, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.

Ai thotë se kjo është zgjidhja më e mirë tash për tash dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Pos ndarjes, ai përmend shkëmbimin e territoreve, Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.

“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek, raporton Koha. Ai ka folur edhe për bisedimet Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që sipas tij vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Cooper: Besoj se gjithmonë mund të gjejmë një marrëveshje

Written by admin on . Posted in Lajme

Cooper: Besoj se gjithmon mund t gjejm nj marrveshjePRISHTINË-Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për t’i bindur palët që të arrijnë marrëveshje rreth çështjeve që aktualisht janë tryezën e bisedimeve, shkruan sot shtypi i Prishtinës.

“Unë besoj se gjithmonë mund të gjejmë një marrëveshje përmes arsyes së shëndoshë”, ka thënë Cooper për “Express”.

Sipas kësaj gazete, megjithëse vizitat e tij në Prishtinë të martën dhe e ajo e javës së kaluar në Beograd u cilësuan si të dështuara, pasi britaniku nuk arriti t’i afrojë palët sa i përket marrëveshjes për përfaqësim e Kosovës në iniciativat rajonale, negociatat ende po vazhdojnë për të gjetur kompromisin.

Ai ka thënë se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me delegacionet për arritjen e një kompromisi që do t’i kënaqte të dyja palët.

(d.b/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje