Posts Tagged ‘Lulzim Basha’

Basha: Muaji i Europës sjell investitorë të huaj në Tiranë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Basha: Muaji i Europs sjell investitor t huaj n TiranTIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha theksoi se muaji Maj është shumë i rëndësishëm për Tiranën, pasi është muaji europian, i cili përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke iu refruar ëndrrës europiane të shqiptarëve, Basha u shpreh se “dua t’ju njoftoi se Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në bashkëpunim me delegacionin e KE, me partnerët, presidencën europiane, jo vetëm në përkujtimin e ditës së shënuar të 9 majit, Ditës së Europës, por në vazhdimësi në të gjitha aktivitete, për të thelluar më tej bashkëpunimin thelbësor me BE-në në të gjitha fushat, me synim zhvillimin ekonomik të kryeqytetit”.
Në këtë muaj të Europës, sipas Bashës, do të hidhet një hap domethënës përpara si: prezantimi para grupit strategjik dhe publikut të draftplanit urbanistik dhe përfundimin e procesit të konkurrimit për bulevardin e ri dhe lumit të Tiranës.

“Në maj e gjithë bota ‘zbret’ në Tiranë. Këto ditë ne presim një delegacion të madh investitorësh dhe një nga fuqitë e reja, por shumë të madha ekonomike të botës, siç është Kina, të cilët vijnë të informuar për planet tona të zhvillimit dhe me plane konkrete për të qën pjesë e invesimeve të huaja në Tiranë. Këto investime do të kenë një rol të veçantë në rritjen e ekonomisë, krijimin e shanseve për punësim, veçanërisht për brezin e ri. Në të njëjëtn kohë që ne vendosim fituesit e konkursit për bulevardin, në Tiranë do të vij një delegacion i posaçëm i dy prej organizatave vendimmarrëse dhe zhvilluese të shtetit të Katarit, i cili është afër hapave finalë për financimin e kësaj vepre gjigande të infrastrukturës dhe ndërhyrjes me investime private përgjatë aksit të ri të bulevardit dhe në pjesë të tjera të qytetit”, informoi Basha.

Ndër të tjera kryebashkiaku prezantoi 5 vendimet që pritet të miratohen, ndër to rregullorja e bashkisë, përditësim i hartës së bonusit të strehimit për 3 zona në kryeqytet, shpërblimin prej 2 milionë lekësh të reja ndaj nënkampiones së Europës në peshëngritje, Romela Begaj si dhe treguesit ekonomik dhe financiar për periudhën 2013-2015.

(d.b/BalkanWeb)

Basha me gazetarë gjerman, prioritet zhvillimi ekonomik

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Basha me gazetar gjerman, prioritet zhvillimi ekonomikTIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të mediave më prestigjoze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Tagesspiegel”, “Märkische Allgemeine Zeitutng”, “Berliner Zeitung”, gazets ekonomike “Handelsblatt”, revists “Spiegel online”, stacioneve televizive “West Deutsche Rundfunk” dhe “Mittel Deutscher Rundfunk”, filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg” (DBB), radios “RBB”, si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.

Në këtë takim, Basha e njohu grupin e gazetarëve gjermanë me projektet e tij për zhvillimin e Tiranës, ku zhvillimi ekonomik, punësimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, janë fokusi kryesor.

Basha nënvizoi se Plani Urbanistik i Tiranës, do të jetë garanti i një zhvillimi të qëndrueshëm të Tiranës. Hartimi i këtij plani, i cili i ka munguar Tiranës për 22 vjet, po bëhet nga ekspertët më të mirë në vend. Zoti Basha bëri të ditur se në javët e para të muajit maj, drafti i detajuar i Planit Rregullator të Tiranës do t’i dorëzohet Grupit Strategjik, për një vendimmarrje të parë, që do t’i hapë rrugën procesit të konsultimit me publikun, për tre muajt në vazhdim. Ky plan, sipas Bashës, do të ketë në qendër respektimin e pronës private.

Ai u ndal në projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, një projekt që prek 20 % të territorit të Tiranës. Shtatë studio, ndër më të mirat në botë, mes të cilave edhe gjermane, morrën pjesë në këtë konkurs. Një juri me personalitete ndërkombëtare përzgjodhi dy studio, të cilat vazhdojnë të jenë ende në konkurim dhe pritet që së bashku me miratimin nga grupi strategjik, të draftit të parë të Planit Rregullator, të përzgjidhet edhe fituesi i këtij konkursi në mes të këtij muaji.
Basha i njohu gazetarët gjermanë edhe me dy projekte të tjera strategjike, ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve dhe dy linjave të tramit, për të cilat ka një interes të madh. Këto projekte strategjike janë një mundësi e mirë, sipas zotit Basha, për të thithur investitorë të huaj, por edhe për më shumë mundësi punësimi.

“Përmirësimi i cilësisë së jetës, përmes shtimit të hapësirave të gjelbëra, është një tjetër objektiv i Bashkisë së Tiranës”, tha Basha. Ai bëri të ditur synimin për të dyfishuar në katër vite, hapësirat e gjelbëra në kryeqytet.

Basha i njohu me masat konkrete të marra nga administrata e tij, për përmirësimin e klimës së biznesit, si heqjen e 60 tarifave dhe uljen e taksave bashkiake, masat për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, reduktimin e lejeve dhe licencave si dhe ngritjen e një sporteli unik për aplikimin për to. Në funksion të rritjes së punësimit, si prioritet kryesor të Bashkisë së Tiranës, Basha bëri të ditur se me vendim të Këshillit Bashkiak, do të operojë pa taksë për një periudhë katër vjeçare çdo biznes që punëson mbi 50 punonjës.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje dhe rritja e transparencës është një tjetër prioritet”, tha Basha. Ai u bëri të njohur gazetarëve gjermanë, se një ditë në javë ai takon qytetarë të shumtë, sikundër me një axhendë të mirëpërcaktuar, të gjithë drejtorët dhe shefat e sektorëve presin, dëgjojnë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës, sipas Bashës, janë dhe pjesë e vendimmarrjes. Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm në konsultimet për buxhetin e vitit 2012, për përzgjedhjen e projektit të bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, përmes shprehjes së mendimit të tyre dhe sugjerimeve, për rreth 2 muaj, ndërsa së shpejti nis konsultimi përmes shprehjes se mendimit te tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Këshilli Bashkiak, debate për shkarkimin e Sekretarit

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kshilli Bashkiak, debate pr shkarkimin e SekretaritTIRANË -Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nisi me debate. Në fillim të saj u propozua që të futej në rendin e ditës një kërkesë e 20 këshilltarëve, të cilët kanë firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj.

“Gjonaj ka qenë funksionar politik, apo gjatë viteve të punës së tij ka paraqitur shqetësim që sot na bien në këtë përfundim”, tha kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi. Ai kërkoi nga këshilltarët e maxhorancës që të jepeshin arsyet e këtij shkarkimi.

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Bashkiak, Shezai Rrokaj, u shpreh se “kërkesa është ligjore, 1/3 e këshilltarëve ka vullnetin për ta kërkuar shkarkimin. Sa për arsyet ato mund të thuhen gjatë diskutimeve, nëse do të ketë të tilla. Futeni në rendin e ditës dhe ua themi arsyet”, tha ai.

Pas një debati të fortë mes kryetarit të këshillit, Kosovrastit dhe Dalipit, këshilltarët e majtë dolën nga salla duke ndërprerë kështu disa minuta mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Mes diskutimesh, me 28 vota pro, dy pikat e propozuara u futën në rendin e ditës si pika 6 dhe 7-të. Pika e dytë, parashikon dhenien e titullit qytetar nderi për ish-ministrin e jashtëm italian, Franko Fratinin.

Në rend dite janë pesë pika pasi një prej pikave është edhe interpelanca e kryebashkiakut Lulzim Basha, që do të bëhet në lidhje me taksat, e kërkuar nga këshilltarët e opozitës.

(d.b/BalkanWeb)

Basha merr mbështetjen e kryeministrit çek për tramin

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Basha merr mbshtetjen e kryeministrit ek pr traminTIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Çekisë, Peter Necas, ku e informoi në lidhje me projektet për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar dhe miqësor për biznesin.

Basha u ndal në mënyrë të veçantë në projektin e dy linjave të tramit në kryeqytet, njëra që do të shtrihet nga zona e Kombinatit deri në Kinostudio dhe linja tjetër nga terminali i ri i pasagjerëve, për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi “Nënë Tereza”. Kryebashkiaku Basha kërkoi nga Kryeministri çek konsiderimin e mundësive më atraktive për financimin e linjave të tramit.

Kryeministri çek vlerësoi vizionin e zotit Basha për zhvillimin e qytetit dhe projektet e propozuara prej tij të cilat janë një mundësi e mirë, sipas tij, për të thithur investitorë të huaj në përgjithësi dhe ata çekë në veçanti.

Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek kërkesa e zotit Basha për financimin e linjave të tramit, kryeministri çek e garantoi se do të konsiderojë të gjitha mundësitë e financimit të këtij projekti që janë në interes të Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, duke folur për projektet strategjike, theksoi se 7 studio, ndër më të mira në botë në fushën e arkitekturës, konkurruan për projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës dhe tani pritet të shpallet së shpejti projekti fitues.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është ai i terminalit multimodal të pasagjerëve. “Aktualisht 11 kompani kanë shfaqur interes për të bërë studimin e fizibilitetit të terminalit, i cili financohet nga BERZH”, tha Basha.

Basha u takua edhe me përfaqësues të biznesit çek, të cilët shprehën interes për t’u bërë pjesë e realizimit të projekteve të zhvillimit të Tiranës. Përveç projekteve strategjike biznesi çek ka shprehur interes edhe për menaxhimin e mbetjeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Rehabilitimi i disa rrugëve në Tiranë, Basha inspekton punimet

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Rehabilitimi i disa rrugve n Tiran, Basha inspekton punimetTIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot disa nga segmentet rrugore të kryeqytetit në të cilat Bashkia ka ndërhyrë për rehabilitimin e tyre.

Pasditen e së shtunës Basha ndaloi në rrugën “Kujtim Laro” në segmentin rrugor nga ura “Irfan Tomini” deri tek “Vasil Shanto”. Deri tani ka përfunduar rehabilitimi i 80 rrugëve nga 92 që janë parashikuar për ndërhyrje të menjëhershme për shkak të amortizimit të madh të tyre.

Rehabilitimi i rrugëve është parashikuar të përfundojë brenda këtij muaji. Bashkia Tiranë sqaron se ndërhyrja në këto akse nuk lidhet me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranë.

Për rrugët që janë parashikuar për t’u ndërhyrë me buxhetin e këtij vitit janë drejt përfundimit projektet dhe zbatimi i tyre do të fillojë në fillim të majit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Basha: Ëndrra për të lëvizur të lirë, sot realitet për të gjithë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Basha: ndrra pr t lvizur t lir, sot realitet pr t gjithTIRANE – Si një prej ish-nxënësve më të talentuar të gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kryebashkiaku Basha rrëfeu vitet kur i përkiste kësaj kategorie të rinjsh, duke u shprehur se ëndrra më e madhe e tyre ishte të lëviznin të lirë. Basha nënvizoi se sot për të gjithë gjimnazistët shqiptarë kjo ëndërr është bërë realitet.

“Ëndrrat tona ishin të lëviznim të lirë, sepse ne e kishim të vështirë të lëviznim edhe brenda Shqipërisë. Të sigurojë një ekskursion për Pogradec dukej sikur po shkonim në Amerikë. Por ajo që kishim në zemrat tona si ëndrra të fshehta sot është një realitet, është e prekshme për gjithë të rinjtë.”- u shpreh Basha.

Kryebashkiaku ka hapur dhe nismën e ndërmarrë nga ky gjimnaz, krijimin e këndit të personaliteteve me ish nxënës të “Sami Frashërit”, ku zoti Basha u nderua me një çmim që iu dha nga drejtoresha e kësaj shkolle.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Bashkia e Tiranës, 80 milionë lekë për Klubin Tirana

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Bashkia e Tirans, 80 milion lek pr Klubin TiranaTIRANË- Bashkia e Tiranës pritet të rrisë kapitalin për Klubin e futbollit Tirana. Propozimi i kreut të bashkisë Lulzim Basha do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, e parashikuar për tu zhvilluar me datën 1 mars.

Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.

Krahas buxhetit të përcaktuar për Klubin e Tiranës, kryebashkiaku Basha dhe bordi drejtues janë të angazhuar edhe për thithjen e sa më shumë donacioneve dhe për të siguruar një sponsor për Klubin e Futbollit Tirana.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Klajdi Selimi: Si do t’i bëj bashkë në një skuadër futbolli Bashën dhe Ramën

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Balerini i famshëm i “Amici” rikthehet në Tiranë me një projekt bamirësie. Do luajnë futboll edhe Topalli e Dade.

Skuadrat me VIP-a shqiptarë|

Skuadra e televizionit 

Ardit Gjebrea, Adi Krasta, Agron Llakaj, Sokol Balla, Blendi Fevziu, Alban Dudushi, Arian Çani, Alketa Vejsiu,  Aleksandër Gjoka, Pirro Çako, Redon Makashi, Flori Mumajesi, Sinan Hoxha, Elsa Lila, Hygerta Sako dhe Çiljeta Xhilaga.

Skuadra e politikanëve 

Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Fatos Nano, Ben Blushi, Gert Bogdani, Edi Paloka, Erion Braçe, Erion Veliaj, Arta Dade, Alexander Arvizu, Majlinda Bregu, Blendi Klosi, Genc Pollo dhe Saimir Tahiri.

 

Me shaka do ta konsideronte “një vallëzim me ujqërit” realizimin e projektit të tij për të bërë bashkë në një skuadër futbolli dy rivalët në politikë, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Fjala është për një ndeshje bamirësie, ku përballë politikanëve të njohur do të jenë personazhe të njohura të medias dhe televizionit. Balerini 28-vjeçar që bëri famë në spektaklin “Amici” në Itali, tregon për projektin e ri që do të realizojë në Shqipëri, ku politikanët përballë personazheve VIP do të ndeshen për kupën “Champions for Charity”.
Cila ka qenë deri tani karriera jote si balerin në Itali, dhe cilat janë angazhimet e tua të momentit në lidhje me baletin?
Karriera ime në Itali nisi me pjesëmarrjen time në programin “Amici” të Maria de Filippi, ku në edicionin e 4-t, pas 11 javësh i pari në klasifikim,  në finalen e madhe mora medaljen e bronztë. Falë “Amici”-t arrita të kërcej në skenën e Sanremos, teksa i mirënjohuri Gigi D’Alessio performonte. Më pas vazhdova me “Buona domenica” të Mauricio Costancos etj. Për momentin mbaj seminare dhe laboratore koreografike në shkolla të ndryshme në Itali dhe spektakle të ndryshme si balerin.
Je kthyer në Shqipëri për të vazhduar karrierën tënde mes dy vendeve. Cilat janë projektet artistike që ke plan t’i realizosh këtu?
Po, e vërtetë është që unë muajt e fundit jam shumë i pranishëm dhe në Tiranë. Në verë solla në Shqipëri Dr.Rizzo nga Kalabria, për të vendosur një kulturë mes Kalabrisë dhe Shqipërisë me projekte të mbështetura direkt nga komuniteti europian. Ndërkohë finalizova projektin tjetër, për të cilin më janë dashur plot tre vjet punë, i quajtur Alcaj, për herë të parë çaji i malit në bustinë, dhurata ime për 100-vjetorin. Dhe nuk mbaroi me kaq, tjetra që kam menduar është Lulzim Basha dhe Edi Rama, së bashku në një skuadër futbolli, në projektin tim “Champions for Charity”.
Si lindi kjo ide dhe kur mund të realizohen ndeshjet me lojtarët VIP?
Si anëtar i “Mediaset stars” dhe skuadrës “Amici” në Itali, mendova pse jo dhe në Shqipëri të mbaheshin ndeshje të tilla, do të ishte fantastike. Unë kam renditur në projektin tim emrat e personazheve të njohura të politikës, medias dhe televizionit, ndërkohë që mund të bëhen pjesë dhe të tjerë që mendojnë se luajnë mirë futboll e deshirojnë t’i bashkëngjiten kësaj iniciative sportive bamirësie, ku luhet për trofe të kampionëve të bamirësisë, ku të ardhurat nga biletat, SMS-të dhe sponsorat do t’u shkojnë fëmijëve jetimë dhe familjeve në vështirësi. Nëse nuk gaboj, ky projekt organizohet për herë të parë në Shqipëri.
Në ç’fazë është projekti dhe si është menduar organizimi i ndeshjeve?
Projekti është gati për t’u paraqitur pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndërkohë që stafi im ka filluar punën për organizimin.  Ky aktivitet është menduar të ketë pjesëmarrës katër skuadra futbolli, dy do të jenë shqiptare dhe dy italiane. Koordinator për marrëdhëniet me skuadrat italiane do të jetë miku im Toros i “BB4”. Skuadrat italiane do të jenë personazhe të televisionit italian nga “Amici”, “Uomini e donne”, “Grande fratello”, “Fiksion” etj. Gjithashtu pjesë e këtij projekti janë kampionët italianë të futbollit, ku marrin pjesë sportistët më në zë në vite, si: Nedved, Skilaçi, Ravanelli, Panuçi, Totti etj.
Po loja me personazhe shqiptare të njohur si do të jetë?
Pikërisht në këtë projekt kam menduar të organizoj një skuadër shqiptare me personazhe yjet e televizionit shqiptar e të skenës, dhe skuadrën e politikanëve, ku ideja është të formohet nga të majtë e të djathtë bashkë. Qëllimi im është që publiku të mund të shikojë të luajnë në një skuadër z. Lulzim Basha dhe z. Edi Rama, e pa dyshim njëri do të luajë djathtas e tjetri majtas.
Dikujt do t’i tingëllonte e pabesueshme të mendonin Ramën dhe Bashën në një skuadër. Si do të mund t’i bindësh?
Mendoj tek të dy zotërinjtë e nderuar projekti që ka për qëllim bamirësinë, do të tingëllojë i vlefshëm, dhe nuk kanë pse të hezitojnë për të marrë pjesë.
Beson se kur bëhet fjalë për sport, edhe politikanët mund t’i harrojnë inatet mes njëri-tjetrit?
Po, besoj se për sport e bamirësi inatet politike mund të harrohen. Pastaj edhe po vunë trekëndësh ose hynë keq në fushën e lojës, në këtë rast pranohet dhe është pjesë e lojës. Vetëm se aty kartonët nuk janë si në Parlament.

Skuadrat me VIP-a shqiptarë|
Skuadra e televizionit

Ardit Gjebrea
Adi Krasta
Agron Llakaj
Sokol Balla
Blendi Fevziu
Alban Dudushi
Arian Çani
Alketa Vejsiu
Aleksandër Gjoka
Pirro Çako
Redon Makashi
Flori Mumajesi
Sinan Hoxha
Elsa Lila
Hygerta Sako
Çiljeta Xhilaga

Skuadra e politikanëve

Lulzim Basha
Edi Rama
Ilir Meta
Jozefina Topalli
Fatos Nano
Ben Blushi
Gert Bogdani
Edi Paloka
Erion Braçe
Erion Veliaj
Arta Dade
Alexander Arvizu
Majlinda Bregu
Blendi Klosi
Genc Pollo
Saimir Tahiri

KLOTILDA HARKA PANORAMAPLUS

Basha biznesit tiranas: Hidhini sytë nga Kosova

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Basha biznesit tiranas: Hidhini syt nga KosovaTIRANË- Bashkia e Tiranës, në kuadër të politikave të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit, do të krijojë terrenin e përshtatshëm për të afruar biznesin e Tiranës, me atë në Prishtinë, Shkup, Tetovë, me të gjithë tregun shqipfolës, me synim krijimin e një afiniteti më të madh për mallrat dhe shërbimet shqiptare.

Kryebashkiaku, Lulzim Basha, i pranishëm në mbledhjen e Bordit Drejtues të shoqatës “BiznesAlbania”, ku bisedoi me përfaqësuesit e bizneseve, për nevojën e ridimensionimit të modelit të zhvillimit ekonomik të Tiranës, theksoi edhe rëndësinë e tregut shqipfolës.

“Tregu ynë është një treg me një specifikë të veçantë, bëhet fjalë për tregun e Republikës së Shqipërisë, por edhe për një treg tjetër që duhe t’a ndikojmë fuqishëm, siç është tregu shqipfolës. Keni 400 milion euro potencial të pashfrytëzuar me Kosovën që sot është volumi tregëtar Kosovë- Serbi. Nuk dua të bëjë patriotin retorik, por dua t’ju them që është një potencial i pashfrytëzuar”, deklaroi Basha, duke u bërë thirrje bizneseve që t’i drejtojnë sytë nga Kosova.

Për këtë qëllim, Basha u tha përfaqësuesve të bizneseve që të bashkërendojnë punën me kolegët në Kosovë, “dhe shikoni se çfarë pjese të këtij bilanci tregëtar mund të përmbushni ju, tani që keni artieriet e komunikimit”.
Në këtë mbledhje, ku u diskutuan çështjet që shqetësojnë komunitetin e biznesit të Tiranës, Basha ripohoi edhe njëherë vullnetin e tij për të krijuar një partneritet të drejtë mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesit.

Basha theksoi se “dy janë objektivat kryesore: të demonstrojë në partneritet me biznesin që Bashkia do të luaj rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe punësimin, duke konsideruar këtë si një detyrë parësore; dhe modelin e një qeverisjeje sa më afër qytetarit”.

Për t’i dhënë Tiranës një transforimim të zhvillimit ekonomik, Basha kërkoi bashkëpunim me biznesin me qëllim që “çdo sfidë që vjen nga ky vizion, të jetë një sfidë e përbashkët”.

Në lidhje me procesin e hipotekimit, Basha tha se do të përfundojë brenda 2012. ‘Asnjë objekt me leje nuk do të mbetet pa u hipotekuar. Kjo është një sfidë, për kapitalin në kryeqytet, për tregun e imobilarit dhe një provë e vetbesimit që Tirana ka për të ardhmen”.

Edhe Plani urbanistik, sipas Bashës, do të vendos rregulla të qarta që i duhen biznesit, për të konsoliduar arritjet dhe për të planifikuar hapat e mëtejshëm. “Zhvillimi kuturu është ktheyr në kosto prandaj plani është në interesin tonë”, tha Kryebashkiaku, duke ftuar biznesin që të jetë pjesë e vendimmarrjes në këtë drejtim për t’a shëndrruar Tiranën në një qytet miqësor për biznes.

Në lidhje me problemin e trafikut në Tiranë, Basha diskutoi për zgjidhjen që do t’i japi terminali i ri. Për këtë projekt Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në tetor do të përfundojë procedurat për t’i dhënë jetë realizmit të tij.
“Punimet në Unazën e madhe po vijojnë. Po bëjmë azhornimin për shpronësimin e pjesës nga qendra Kristal deri te teknoogjiku. Ndërkohë që projekti i bulevardit përfshinë dhe pjesën tjetër të unazës, 6.5 kilometrat nga Ura e Brarit tek Ura e Kamzës. Këto nuk janë thjesht artierje transporti, por mundësi të jashtzakonshme për të ridimensionuar bizneset”, vijoi Basha.

(d.b/BalkanWeb)

"21 janari", Doda: Bëtë palë presidentin, Shalsi: Të armatosur me drejtësi

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

21 janari, Doda: Bt pal presidentin, Shalsi: T armatosur me drejtsiTIRANË- Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së ditës së sotme u kthye në një ‘shesh’ beteje midis mazhorancës dhe opozitës për ngjarjet e 21 janarit që tronditën sferën e politikës shqiptare vitin e shkuar.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda akuzoi kreun e opozitës Edi Rama, se ka bërë  thirrje protestuesve një ditë më parë, duke përgatitur sipas saj skenarin e dhunës, ndërkohë cilësoi Prokurorinë si palë.

“Me datën 20 janar kryetari juaj foli për histori me të vdekur, i cili ftoi mijëra zemra opozitare dhe i braktisi. Edi Rama do kujtohet si përgjegjës. Organi i akuzës bën sikur nuk e ka parë dhe dëgjuar dhe se ato nuk janë thirrje publike. 21 janari shënon padrejtësinë e drejtësisë. 21 janari është vija ndarëse mes atyre që e duan dhe nuk e duan shtetin. Ne kemi mision që ti dalim mercenarëve. Ne vumë një standart i dolëm para mercenarëve. Ne do kërkojmë zbardhjne e plotë, kush e organizoi dhe pse e bindi presidentin të bënte sikur nuk kuptonte, kë kërcënuat dhe inkriminuat”,- u shpreh deputetja e PD, Mesila Doda.

Gjatë kohës së tij, si replikë deputeti opozitar, Eduart Shalsi, pranoi se opozita ka qenë e armatosur, por jo me armë sic pretendon mazhoranca, por me drejtësi kundra regjimit të kryeministrit Berisha.

“1 vit nga protesta e 21 janarit, kjo datë ka hyrë në historinë e Shqipërisë si një ditë tragjike, 4 të vrarë, por të gjithë kujtojnë fjalët e Berishës, epitetet kokpalarë, shante, bërtiste dhe ulëriste. Sot është momenti të pohojmë dicka, ne kemi qenë të armatorsur, por jo me tanke dhe municione, ne kemi qene të armatosur me të drejtën pë të denoncuar dhe protestuar një regjim që vodhi votën, për të mos lejuar një popull të tërë të tallet nga një person si Sali Berisha. Katër qytetarë të papunë, të pashpresë dhe të pafajshëm u vranë në 21 janar dhe e dimë se drejtësia e vonuar është padrejtësi.

Deputeti i PS, u shpreh se dy të akuzuarit kryesor të opozitës, kryeminsitri Berisha dhe ish ministri i Mbrojtjes Lulzim Basha nuk do i shpëtojnë drejtësisë.

“Nëse drejtësia nuk vendosët, shqiptarët do vuajnë padrejtësi, nëse Lulzim Basha dhe Sali Berisha mendonin se me vrasjet do shpëtonin regjimin e tyre, ne mendojmë se shpëtimi është tek drejtësia, nuk mund të ketë 21 janar pa u vu drejtësia”,- u shpreh deputeti i PS, Eduart Shalsi.
(el.me/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje