Posts Tagged ‘Mihrije Braha Naimi’

Mihrije Braha 45 vjeçe dhe është ende një ikonë seksi

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Fotot e reja në plazh, ku këngëtarja tregon linjat perfekte

Klicken für Bild in voller Größe

Për të ka se çfarë të flitet. E bukur, me shije dhe me një karrierë të bujshme artistike, aq sa prej disa vitesh u bën konkurrencë të fortë këngëtareve të reja si nga muzika që lëvron, ashtu edhe nga pamja fizike.  Ka mbi 45 vite mbi shpatulla dhe ende nuk ka shenja për plakje, ndërkohë që edhe vetë këngëtarja në shaka komenton plakjen. “Asnjëherë nuk bëj pakt me të dhe s’mendoj për të (qesh), ç’të bëjmë, proces që nuk e ndalojmë dot, por unë s’e njoh dhe as nuk dua ta njoh, nuk frikësohem prej saj dhe jam shumë e qetë”, thekson Mihrija, ndërsa vazhdon të mbetet një nga ikonat e bukurisë së skenës shqiptare që shkëlqen ngado që shfaqet. Bukurinë e ka të trashëguar nga e ëma, për të cilën thotë se është po ashtu shumë e bukur. “Mund të them se e kam edhe të trashëguar, sepse nëna ime është ende shumë e bukur”, teksa bën me dije se jeta e mirë të cilën është duke e jetuar, e bën atë të rrezatojë pozitivisht. “Unë për vete jam shumë e qetë dhe rrezatoj pozitivitet dhe ta dini që kjo është ajo që më bën të jem shumë në relaks. Pastaj, unë jam një njeri i dashuruar me një njeri që më dashuron dhe lumturia e pafund e përshkon jetën time pranë dy njerëzve që i dua mbi çdo gjë në botë”, tregon Mihrija.
Ishte klipi “Tigreshë” në të cilin shfaqet këngëtarja e veshur në bikini dhe me një pamje ekstravagante, ndërsa tregon se është në përgatitje të një albumi muzikor. “Pas një klipi të bukur, do të vazhdoj punën për një album të ri. Për mua, në realitet, është i vetmi mjet fitimi, prandaj mendoj se edhe fitohet me këngë”. Deri kur do të vazhdojë Mihrija të mbajë linja perfekte të trupit, e gjitha varet nga kujdesi që do të tregojë këngëtarja ndaj vetes, por për pak më vonë do të jetë e pamundur për shkak se vitet e bëjnë të vetën. Ndërkohë, këngëtarja rrëfen edhe jetën e saj me bashkëshortin  Naimin, për të cilin tregon se njerëz të ligj shumë herë i kanë ndarë, por e vërteta qëndron ndryshe, pasi ata jetojnë për njëri-tjetrin dhe janë të lindur për njëri-tjetrin. I kanë thënë edhe fjalë të këqija për bashkëshortin, por tregon se edhe atij i kanë folur keq për bashkëshorten.
“Edhe më kanë thënë, por vetëm ata që nuk e durojnë dot Naimin, por mos harroni se edhe Naimit i kanë thënë për mua (qesh), madje me fjalë na kanë ndarë nja njëzet herë deri më tani”. E si ka reaguar ajo? “Si do të reagonte një njeri ndaj çdo fjale jo të mirë për njeriun e zemrës”, shton më tej ajo, duke treguar gjithashtu se pse vendosi që të ketë për burrë Naimin. “Çdo gjë që prezantonte Naimi e mbi të gjitha dashurinë që ma dhuroi, e cila është e fortë edhe sot e kësaj dite, gjithçka e bukur që më ofrohet nga ai dhe të cilën me të njëjtën masë e kthej edhe unë, m’i bën ditët e lumtura. Mund të kemi pasur konflikte sporadike apo të jetës së përditshme kur bëhet fjalë për dy njerëz striktë që edhe mund të mos pajtohen për çdo gjë. Konflikte të rënda asnjëherë”, përfundon rrëfimin e saj Mihrija, duke thënë se nëse ndahet me Naimin, pas atij procesi ajo do të vdiste dhe nuk do të jetonte më. “Pas asaj, unë do të vdisja dhe s’do të jetoja për asnjë çast. Nuk e imagjinoj jetën pa të në krah”.

BLERAND REXHEPI PANORAMAPLUS

Postime te Ngjashme:

,

Mihrije Braha,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Mihrie Braha provon veten edhe si aktore humori

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Nuk ka lënë gjë pa provuar në karrierën e saj. Këngëtare, prezantuese-moderatore emisioni, tani edhe humoriste në disa skena, të cilat realizohen me disa aktorë nga Kosova. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Mihrie Braha, e cila këto ditë është duke xhiruar një program humoristik, së bashku me disa aktorë të njohur kosovarë të cilët më herët kanë qenë të angazhuar edhe nëpër spektakle të ndryshme atje.

http://www.24ore.com/wp-content/plugins/rss-poster/cache/c2dc1_mih1.jpg

Kjo do të jetë një sprovë e re për Mihrien, e cila më parë ka qenë edhe moderatore e një emisioni shumë të shikuar në Kosovë, kurse tani është duke e ndihmuar bashkëshortin e saj Naimin në realizimin e emisionit “Odeon” në Radio Televizionin e Kosovës, emision argëtues që do të transmetohet një herë në javë, në të cilin përzgjidhen talentet e reja. “Ideja ime është një projekt që do të lançohet diku nga qershori, me shumë këngëtarë të estradës. Deri më tani kemi xhiruar vetëm me Mihrien, por ardhjen e kanë konfirmuar edhe Genta Ismajli, Sabri Fejzullahu etj. Mihria ka pasur një personazh të një njeriu të zakonshëm, që është bërë shumë nervoze dhe e ka tensionuar situatën, sepse burri i vet gjithmonë kur ka me dalë në takime me të, e ka gënjyer dhe gjithmonë vonohet në takime, edhe e zhgënjen para të tjerëve, e meqenëse ne e kemi parë se ajo është duke pritur Naimin edhe ai s’po vjen, ne shohim të hyjë në bisedë me të, për shkak se ajo është një VIP dhe të shfrytëzojmë situatën kur ajo është nervoze me Naimin dhe ta bëjmë për vete”, tregon për gjithë skenarin e xhirimit njëri nga organizatorët e projektit. “Ndërsa me Gentën kemi menduar këngën “Shkune tune”, të bëjmë një skenar që ka për të dalë shumë-shumë intersant. Asaj i ka pëlqyer ideja dhe e ka pranuar ftesën, shpresojmë të dalë mirë”, thekson më tej aktori Sadri Imeri.

Postime te Ngjashme:

,
,
,

Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje