Posts Tagged ‘Nard Ndok’

Kreu i PD-së në Fushë-Arrëz, i bashkohet koalicionit të majtë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kreu i PD-së në Fushë-Arrëz, i bashkohet koalicionit të majtëTIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Fushë-Arrëzit Nikolin Bardhoku është larguar sot nga kjo forcë politike duke iu bashkuar koalicionit të majtë. Ai është vënë në dispozicion të Partisë Demokristiane.

“Sot deklaroj se tërhiqem nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike. Kjo tërheqje është e parevokueshme. Unë vihem në dispozicion të koalicionit opozitar duke dhënë kontributin tek tek Partia Demokristiane”,- u shpreh Bardhoku.

Sipas tij, në Partinë Demokratike mungon demokracia e brendshme dhe nuk funksionojnë strukturat. Kjo është arsyeja pse ai bashkohet me PDK-në e Nard Ndokës.

“Shoh që pas zgjedhjeve të vitit 2009 nuk funksionojnë strukturat, nuk ka demokraci të brendshme, lufta e klaneve i ka kaluar kufinjtë e diversitetit të mendimeve por është shëndërruar në një luftë mes kundërshtarësh. Nuk dua të shoh shkatërrimin e një force politike politike dua të shoh që ajo të ecë përpara. PD po humbet demokracinë e brendshme, ndaj detyrohem të largohem”,- tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje