Posts Tagged ‘NATO’

FRD: Berisha po uzurpon te gjitha institucionet kushtetuese

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

FRD: Berisha po uzurpon te gjitha institucionet kushtetueseTIRANE - Fryma e Re Demokratike shprehu shqetësim për dekretimin e kreut të ri të SHISH-it nga Presidenti i Republikës, duke e cilësuar vendimin si përpjekje të kryeministrit Berisha për të vënë nën kontrollin e tij të gjitha institucionet.

“Berisha po uzurpon te gjitha institucionet kushtetuese. Shqipëria po i largohet BE-se dhe standardeve të NATO-s. Shqipëria po shkon drejt modelit Lukashenko.”- bëri të ditur Fryma e Re Demokratike.

Sipas FRD-së, këmbanat e alarmit po bien për qytetarët shqiptarë dhe faktorin ndërkombëtar. 

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot me propozim nga kryeministri Sali Berisha lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri. Me propozim të kryeministrit në këtë post u emërua Visho Lika.

(er.nu/BalkanWeb)

Silvana Braçe, Diva e televizionit të viteve ‘80

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Silvana Braçe, prezantuesja e njohur e televizionit shqiptar jeton në Rimini. Rrëfen ndryshimin 360 gradësh që ka pësuar jeta e saj pas shkëputjes  nga Shqipëria  e nga ekrani i vogël, e “përpirë” nga dashuri e familjes dhe veçanërisht nga Fatjoni i vogël, fëmija i saj i parë…

Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë Silvana Braçe ka qenë një nga fytyrat më të njohura të televizionit shtetëror. Falë elegancës dhe tonit të saj të ëmbël me të cilin drejtonte praktikisht të gjitha programet variete të TVSh-së, brenda një kohe të shkurtër ishte bërë “zonja” e televizionit. E diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Tiranës, e pasionuar me vallëzimin, në vitin 2004 vendos të ndjekë të shoqin në Itali. “Nuk e pata të vështirë të vendosja mes Tiranës dhe Riminit, pasi isha shtatzënë dhe kisha vendosur të mos punoja për disa kohë – tregon Silvana – Dhe Fatjoni lindi në një ditë të bukur shtatori të 2004-ës, këtu në Rimini”. Për thuajse njëzet vjet (kur televizioni publik impononte shumë më tepër ngurtësi se stili i harlisur i rrjeteve të sotme) kjo zonjë e ëmbël me flokët e verdha mbushi shtëpitë e shqiptarëve me buzëqeshjen e saj të ngrohtë.

“Vitet e para kam pasur edhe vështirësi me drejtuesit e televizionit, pikërisht sepse e konsideronin pamjen time në skenë tepër perëndimore dhe më kritikonin për buzëqeshjen time, të tepruar sipas tyre” kujton ajo. Silvana tregon që në fillimet e karrierës së saj kishte si model frymëzimi Raffaella Carrà. “Carrà ka qenë për mua vetëm frymëzim, pasi unë nuk mund të vishesha apo të krihesha si ajo dhe as të kërceja si ajo: do të më kishin përzënë menjëherë”.

Pas rënies së regjimit, gjatë viteve nëntëdhjetë, megjithë kërkesat e majme nga televizionet private, Silvana vazhdoi të punonte në televizionin shtetëror: “Puna në TVSh më ka dhënë gjithnjë një kënaqësi të veçantë. Është vendi ku u rrita. – thotë ajo – Nuk jam materialiste dhe më ka mjaftuar dashuria e publikut, ngrohtësia e tij. Edhe rënia e regjimit nuk më ka ndryshuar shumë, me përjashtim të faktit që tani vesh rroba më elegante, që i kisha ëndërruar dhe që më parë nuk mund t’i vishja në skenë”.

Në vitin 2002 i mbërriti ftesa nga shoqata “Amicizia” e Riminit për të prezantuar një koncert në Itali. “E pikërisht atëherë u njoha me bashkëshortin tim të tanishëm, Agron Çekën, që është presidenti i shoqatës ‘Amicizia’. Ramë në dashuri me shikim të parë”.

Por thirrja e skenës ishte e papërballueshme për Silvanën dhe shumë shpejt u kthye te publiku i saj tashmë i ri. Vërtet nuk drejton më programe televizive, por prezanton spektakle në të katër anët e botës ku ka shqiptarë. Së fundi, ka prezantuar koncerte të organizuara nga shqiptarët në ShBA, në Angli, Vendet Skandinave, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe natyrisht në Itali. “Edhe pse pa magjinë e telekamerave, këto spektakle më dhurojnë gjithnjë kënaqësi e emocione të thella. “Kujtoj ende me emocion prezantimin e një koncerti të madh kur trupat e NATO-s çliruan Kosovën. Ishte 1 gusht 1999, në stadiumin e Prishtinës kishte mëse 50 000 spektatorë që ndoqën atë që u quajt Koncerti i Fitores”.

Edhe sot e kësaj dite në Shqipëri Silvana Braçen e njohin dhe e duan të gjithë. Shumë rrjete televizive ritransmetojnë edicione të vjetra festivalesh dhe programe të drejtuara prej saj. Është vërtet një star në Shqipëri, praktikisht e panjohur në Itali. “Për mua është diçka e re, ndryshe, por që më pëlqen. Jam një shqiptare që jeton në Itali, dua të jem një prej tyre, dhe jo një “prezantuese vip”. Ç’vlerë do të kishte kurrikulumi im këtu?”-
Në të ardhmen e Silvanës është padyshim Italia: “E kam dashur gjithnjë këtë vend, ndaj edhe sikur të largohem një ditë prej këtej, do ta kem në zemër, sepse tani është pjesë e jetës sime”. Silvana ka akoma një ëndërr të parealizuar, të interpretojë në një film. “Ku i dihet, ndoshta një ditë, këtu në Itali…”.

Irida Cami/Shqiptari i Italisë

Forumi ekonomik IDB, Berisha fton investitorët e huaj: Shqipëria taksa të ulta

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Forumi ekonomik IDB, Berisha fton investitort e huaj:Shqipria taksa t ultaTIRAN- Kryeminsitri Berisha shprehu angazhimin e qeveris shqiptare pr t mbshtetur cdo biznes t huaj q investon n vend. Gjat fjals s tij n pritjen e organizuar pr forumin ekonomik IDB, n Pallatin e Brigadave, kryeministri vlersoi se investitort e huaj kan arsye t forta t investojn n Shqipri, pasi ndrkoh q Europa sht n koh krize, Shqipria ne 4 vitet e fundit ka patur rritje 4 her m t madhe se sa mesatarja e rajonit.

“Koha n Europ sht koh krize, kriza e borxheve dhe euros, por q sht e lidhur shum me globalizmin, ndrkoh Shqipria ka arritur t ruaj rritjen ekonomike n gjith kto vite t vshtira. Shqipria ja ka dal t ket nj rritje 4 her m t madhe se vendet e rajonit, si dhe t rris investimet e huaja, t ket treg pune fleksibl, si dhe burime natyrore, zhvillimin e infrastrukturs, modernizimin e sistemit shndetsor dhe axhends dixhitale. Por, mbi t gjitha antarsimi i Shqipris n NATO ka qn nj ndihm e madhe pr t rritur besimin e investitorve t huaj”,- deklaroi Berisha.

Kryeminsitri Berisha, duke vn n dukje resurset e mdha q ofron vendi, premtoi ulje t taksave pr t huajt si dhe mbajtjen n kontroll t borxhit.

“E vetmja mnyr dhe mnyra m e mir sht pr t mbshtetur biznesin dhe t prpiqemi t ndihmojm suksesin tuaj, ndaj vijojm t jemi t angazhuar kundr taksave t larta. Ne nuk shohim t ardhme me taksa t larta, ndaj jemi t vendosur t kontrollojm borxhin ton, q nga viti 2005 deri m sot asnj dollar nuk sht marr borxh prvec qllimeve pr investim. Ne do t vijojm t qndrojm tek nj deficit buxhetor 3 % dhe pr t prmirsuar partneritetin privat. Do bjm gjithcka pr t krijuar zona t lira ekonomike. Ky vend ka t gjitha potencialet pr tu shndrruar n fuqi rajonale t energjis s rinovueshme”- theksoi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Berisha: Trupat shqiptare në Afganistan edhe pas 2014-ës

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Berisha: Trupatshqiptare n Afganistan edhe pas 2014-sTIRANË -Kryeministri Sali Berisha informoi në mbledhjen e qeverisë mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e NATO-s, në Çikago.

“Në datën 20 dhe 21 maj në Çikago, një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit të SHBA-së, u zhvillua Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ishte Samiti i Dytë që Shqipëria merrte pjesë si anëtare e NATO-s. Në samit u diskutuan çështje madhore si çështjet e aftësive, mbrojtja inteligjente. U vendos për mbrojtjen anti-raketë. U diskutua gjerësisht mbi Afganistanin, kalimin brenda vitit 2014 të sistemit të sigurimit nga trupat e NATO-s policisë afgane dhe projektet për të mbështetur këtë vend në mënyrë të vendosur që të konsolidojë ekonominë e tregut, sistemin demokratik”, u shpreh kryeministri Berisha.

Kryeministri nënvizoi se “Samiti i Çikagos ishte një sukses i vërtetë dhe aty spikati një përgatitje e shkëlqyer, një drejtim shumë kompetent dhe parapërgatitje shumë e madhe. Dokumentet kryesorë u miratuan në unanimitet”.

Më tej kryeministri theksoi se Shqipëria do të ketë prezencën e saj në Afganistan edhe pas vitit 2014, në format më të përshtatshme dhe të nevojshme që do kërkohen.

“Shqipëria ka marrë një angazhim për një ndihmë që do ta rrisim dhe do përpiqemi që ndihma ndaj këtij vendi të jetë jo vetëm në vlerë monetare prej 1 milionë dollarësh nga viti 2014 e tutje, por përveç kësaj, do të ketë dhe ndihma të tjera”, u shpreh Berisha, duke shtuar se “Ministria e Arsimit duhet të konkretizojë me Ministrinë e Arsimit të Afganistanit sjelljen e studentëve afganë në Shqipëri. Jemi gati të akordojmë deri në 100 bursa”- theksoi shefi i qeverisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Gili: Ata qe zhvishen ne videoklipe, do t’i shohim kur te jene me femije

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Nje nga kengetaret me te mira qe ka skena e muzikes shqiptare, Gili, ka qene e ftuar ne studion e emisionit “Pasdite ne Klan” te Rudina Magjistarit. Nje bashkebisedim i ngrohte u zhvillua ne studio ku kengetarja kendoi edhe suksesin e saj te shume viteve me pare “Xixellonja”. Duke qene se ajo prej nje periudhe u ka munguar ekraneve shqiptare, Gili foli per suksesin e saj me te fundit qe eshte kenga “Haku i Nanes” dhe per jeten e karrieres e saj, ne pergjithesi. Me poshte mund te lexoni intervisten e Gilit te plote.

Si po pritet klipi juaj me i fundit?

Klipi i fundit ka dale para dy muajsh dhe eshte pikerisht kenga “Haku i Nanes”, e cila po pritet shume mire nga dashamiresit e mi, pasi eshte nje kenge me nje teme te rralle dhe shume origjinale. Jam shume e lumtur, pasi ne kete moshe qe jam une nuk do te doja qe te isha thjesht prezent ne tregun muzikor, por kur te dal te le gjurme gjithmone.

Megjithate, ju jeni bere e njohur ketu ne Shqiperi nepermjet skenes se festivaleve?

Po, eshte e vertete, une vija me se shumti ne festivale. Ishte nje kohe qe gjithcka me pelqente, sepse te gjithe kengetaret performonin ne kete eveniment te muzikes. Dhe sigurisht nje hapesire i krijohej edhe kengetareve nga Kosova.

Festivali ishte arena ku kengetaret konkurronin sa i perket kenges, lookut dhe te gjithe komponenteve te tjere, nderkohe sot kane dale videoklipet?

Une, ne fakt, jam e njohur si kengetare e festivaleve, sepse qe e vogel kam marre pjese ne festivalet e femijeve. Vite me radhe kam prezantuar vete nje festival per femije.

Por edhe klipet qe ju keni realizuar kane qene shume te suksesshme…qe i kane emocionuar dhe prekur shume degjuesit. Ku mbeshteteni ju per te ndertuar tematiken e kengeve tuaja?

Para se te ndertoj nje teme, mbeshtetem ne jeten e perditshme te popullit tim. Dhe shpesh sa i perket kenges sime te fundit “Haku i nenes” kisha degjuar shume shpesh mbi kete teme. Per me teper, une e kam shtepine afer nje azili pleqsh dhe per mua ishte nje teme shume e prekshme, sepse i shikoja perdite fytyrat e tyre te pervuajtura. Une gjyshin dhe gjyshen i shoh prane niperve dhe mbesave. Nje pjese e klipit eshte xhiruar ne vilen e Mbretit Zog dhe ka ardhur me produksion nga “Max Producion”.

Bashkeshorti juaj eshte kompozitori Ilir Berani, eshte nje ndihme per ju qe te keni bashkeshortin kompozitor dhe autor i teksteve te tua...

Une kam studiuar per Gjuhe dhe Letersi shqipe dhe jam nje mesuese, por nuk e kisha menduar se do te merresha me kengen kaq gjate. U drejtova me shume nga muzika duke qene se Iliri insistonte qe une te isha dhe te jem prezent ne skene.

Gjithmone keni punuar vetem me Ilirin?

Po, gjithmone dhe asnjehere me askend tjeter.

Por edhe ai ka kenduar, apo jo?

Po, ka kenduar, sepse ne kemi qene shoke klase dhe kemi kenduar bashke. Sepse para se une te kendoja solo kam pasur nje grup, me nje fryme shume moderne per ate kohe.

Ju keni edhe dy femije?

Po, une kam dy djem. Roberti qe eshte 22 vjec dhe eshte student ne vitin e dyte dhe Redoni qe eshte 12 vjec. Nuk kam nje vajze, vetem dy djem, por mbase do te kem rastin te kem nuse te mira se besoj e kam merituar (qesh). Redoni ka lindur ne France ne ditet e bombardimeve te NATO-s. Dhe mua me ka marre Kryqi i Kuq nga Shkupi dhe me ka nis per ne France, pasi isha ne muajin e nente te shtatzenise. Dhe Redoni ishte femija i pare refugjat qe lindi atje.

Me pas ju keni qendruar atje?

Po kam qendruar atje kater muaj e gjysme, me pas jam kthyer ne Prishtine dhe nuk jam bere pishman.

A kane djemte prirje per muzike duke qene se jane nga prinder muzikante?

Jo, nuk merren me muziken, me se shumti preferojne futbollin. E duan muziken, por nuk kendojne.

Nderkohe, ju merreni vetem me muzike?

Po, vetem me muzike. Performoj shpesh neper lokale te ndryshme, apo edhe e ftuar ne gezimet familjare.

Ju keni pasur ne fillimet tuaja edhe nje grup?

Po kemi nisur te marrim pjese si nje grup me emrin “Triorona” dhe ne te kendonim une, Iliri dhe Aida Baraku. Prezantimi yne ishte ne nje festival sic eshte sot Evrovizioni dhe kjo ne vitet 1989.

Ju keni qene te lidhur me Ilirin ne ate kohe?

Po ishim te lidhur dhe ne gjithashtu ishim edhe ne nje klase dhe ne nje banke.

A keni nje plan per nje koncert recital?

Po sigurisht qe kam nje plan per te bere nje koncert dhe kjo besoj se jam ne ate pjekuri sa te bej nje koncert timin recital.

Ju jeni nje ikone e muzikes, cili eshte sekreti juaj?

Gjithmone jam nisur nga fakti qe jam nje bij e popullit, i cili deshiron qe te me shohe ne ekran, por jo te ekzagjeruar. Prandaj jam munduar qe te sjell modernen duke u pershtatur me shijen e pergjithshme te popullit tim.

A eshte i rendesishem imazhi per ju?

Po, sigurisht, sepse ka te beje direkt me percjelljen e mesazhit qe do te japesh ne publik. Pra, duhet te jesh gjithmone e kuruar, pasi gjithcka eshte pjese e hallke e nje zinxhiri te gjate qe eshte karriera artistike. Kam pasur rastin qe te kendoj edhe perkrah kengetareve shume te mira te ish-Jugosllavise dhe kam pare se si ato visheshin dhe kam vene re se kostumografia ka nje rol shume te madh.

I zgjedh vete veshjet e tua?

Me pare i kam zgjedhur vete, ndersa tani nuk kam shume kohe dhe kam nje stiliste qe mbeshtetem.

Ju keni nje stil tuajin, a duhet te ndryshoje artisti lookun?

Kur i kam ndryshuar floket me duket se nuk jam Gili, pasi kaloj rruges dhe nuk me kane njohur, ndersa kur jam kthyer ne kete ngjyre, pra te verdhe, te gjithe me njohin dhe me vjen edhe keq tani qe t’i nderroj.

Cfare marredheniesh keni me fansat?

Mendoj se kam marredhenie te mira dhe sapo kam hapur edhe nje faqe ne “Facebook”. Dhe mendoj se eshte nje menyre shume efikase per te komunikuar me fansat dhe per te marre mendimet e tyre. Te them te drejten nuk e menaxhoj une, pasi jam shume e zene, por kam nje njeri qe merret me te.

Sekreti i bukurise suaj?

Shendeti i mire familjar, stabiliteti familjar, larg skandaleve, zgjohem me nje pozitivitet te madh dhe i them vetes se duhet te kendoj se njerezit qe dua i kam prane vetes. Nje ore ne dite ia kushtoj vetes duke bere vrap ne mengjes.

Po sa i perket ushqimit?

Kam shume oreks edhe une kam tundimet e mia, ka raste kur e kaloj me ushqimin dhe te nesermen mundohem te mos ha shume dhe bej me shume ushtrime.

Nese do te flisnim pak per muziken, cili eshte komenti juaj per muziken e momentit?

Te them te drejten, nuk jam kundra asnje lloj muzike, sepse eshte e drejta e cdokujt qe te kendoje. Gjithkush ben perzgjedhjen e vet se cfare muzike do te degjoje. Une jam kengetare qe edhe nese hyj ne ujerat me komerciale, mundohem qe ta ruaj profesionalizmin. Shume shpesh marr pjese edhe ne festa te ndryshme dhe kendoj dhe kenge te muzikes popullore dhe megjithate mundohem qe te bej nje muzike te mire.

Cila eshte kenga juaj e preferuar?

Eshte kenga “Prishtina”, pasi e kendova pas luftes dhe u bera nene per here te dyte. Dhe e kendova me nje nostalgji, sepse sapo isha kthyer ne Prishtinen e lire.

Vjen shpesh ne Tirane?

Nuk vij aq shpesh sa kam deshire qe te vij. Kam shume deshire qe te vij, por duke qene se jam shume e zene, vij me rralle. Sa here qe vij kenaqem dhe sapo me jepet rasti vij.

Po planet tuaja per te ardhmen?

Ditet e nxehta ne Durres do te jem shume prezent dhe do te jem shume prezent kudo qe me kerkojne.

Po sa i perket krijimtarise suaj?

Shume shpejt do te bej nje kenge te re te shoqeruar dhe me klip. Me siguri qe do te jete nje kenge origjinale dhe besoj se do te jete nje kenge dashurie qe te mos biem ne perseritje.

A keni nje keshille per gjithe te rinjte e sotem qe merren me muziken?

Nuk me pelqejne shume ekzagjerimet e veshjeve apo zhveshjeve, do te thosha me mire ne skene, pasi shoh se merren trendet me negative ne skene, duke iu referuar artisteve boterore. Do t’i thosha qe te bejne nje veshje, aq me teper neper klipet e tyre, qe pas disa vitesh mos t’i vije turp kur ta shohin me femijet e tyre.

Koha Jone

Konferenca e komandantëve të NATO-s, Berisha: Krenarë që jemi në Aleancë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Konferenca e komandantve t NATO-s, Berisha: Krenar q jemi n AleancTIRAN - Kryeministri Sali Berisha prshndeti Konferencn e Komandantve t Forcave Toksore t NATO-s, e mbledhur sot n Tiran. Shefi i qeveris theksoi se Shqipria sht krenare q sht pjes e Aleancs.

Ndrkaq kryeministri theksoi se qeveria e tij do t punoj fort pr t prmirsuar kapacitetet e Forcave t Armatosura Shqiptare.

“FA duhet t miratoj koncept t ri buxhetor. Mbrojtja e zgjuar sht arritje qllimesh dhe kursim.”- u shpreh Berisha.

(vijon)

Nishani pret gjeneral Shirreff, diskutojnë për misionet shqiptare në Afganistan

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Nishani pret gjeneral Shirreff, diskutojn pr misionet shqiptare n AfganistanTIRANË- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani priti sot në një takim Zëvëndëskomandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Europën, Gjeneral Richard Shirreff, i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e zhvillimit të takimit të Komandantëve të Forcave Tokësore të NATO-s.

Ministri Nishani njohu Gjeneralin Shirref me angazhimin dhe përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit rajonal në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Në takim u diskutua gjithashtu për asistencen policore nga pala shqiptare për policinë afgane, ku në qershor do të niset misioni i dytë prej 16 oficerësh të policisë shqiptare me mision trajnimin e policisë afgane. Ministri Nishani dhe Gjenerali Shirreff diskutuan në takim edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm dhe trafikut të narkotikëve.
(el/me/BalkanWeb)

Thaci-Rasmusen: Vendosmëri për të shmangur incidentet

Written by admin on . Posted in Lajme

Thaci-Rasmusen: Vendosmri pr t shmangur incidentetPRISHTINE - Kreu i ekzekutivit kosovar Hashim Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, kanë rënë dakord se duhet vendosmëri dhe angazhim për të shmangur incidentet ndëretnike në veriun e vendit.

Përmes një komunikate për media, qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

“Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Thaçi ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës”,- thuhet në njoftim.

Ndërkohë, mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur mbështetjen e NATO-s për angazhimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në pjesën veriore të Kosovës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Rexhepi i indinjuar me KFOR-in, ankohet te NATO

Written by admin on . Posted in Lajme

Rexhepi i indinjuar me KFOR-in, ankohet te NATOPRISHTINE - Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, është shprehur i indinjuar me KFOR-in që ka lejuar futjen e një kamioni nga Rusia, që transportonte barna dedikuar Spitalit të Mitrovicës.

Sipas Rexhepit, ai kamion mund të ketë pasur edhe armatim brenda. Ndaj Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka vendosur t’i dërgojë një notë proteste NATO-s, pasi që nuk po e respekton marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veriun e vendit, nëpërmjet të cilave po zhvillohet kontrabanda, raporton KTV.

Ministri Rexhepi theksoi se aksioni i mbrëmshëm në Laplasellë dhe në Graçanicë ishte në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.

(er.nu/BalkanWeb)

Topalli-Imami: Mbrojtja e Zgjuar prioritet edhe për Shqipërinë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Topalli-Imami: Mbrojtja e Zgjuar prioritet edhe pr ShqiprinTIRANË- Në prag të Samitit të NATO-s në Cikago është zhvilluar në Tiranë konferenca “Mbrojtja e Zgjuar”, ku është diskutuar mbi përballjen e sfidave aktuale të sigurisë. E pranishme në këtë konferencë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ritheksoi se Shqipëria do të vijojë të mbështesë misionet paqeruajtëse.

“Shqipëria si anëtare e NATO-s do jetë në Samitin e Cikagos, ku një ndër prioritetet e saj do jetë Smart Deffence. Me aq sa ne dimë është se SHBA investojnë 70% në këtë aleancë, ne jemi të detyruar të vazhdojmë ta mbështesim në detyrimet tona këtë aleancë”, tha Topalli.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke vlerësuar rëndësinë që ka Samiti i Cikagos ku do të miratohen një sërë reformash të rëndësishme, tha se nuk do të ketë shkurtim të buxhetit për mbrojtjen.

“Smart Deffence nuk lidhet me shkurtime të buxhetit, apo ulje të tij. Nuk do të ketë shkurtim të buxhetit të mbrojtjes por një orientim të tij, sipas nevojave të FA”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje