Posts Tagged ‘PDK’

Kreu i PD-së në Fushë-Arrëz, i bashkohet koalicionit të majtë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kreu i PD-së në Fushë-Arrëz, i bashkohet koalicionit të majtëTIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Fushë-Arrëzit Nikolin Bardhoku është larguar sot nga kjo forcë politike duke iu bashkuar koalicionit të majtë. Ai është vënë në dispozicion të Partisë Demokristiane.

“Sot deklaroj se tërhiqem nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike. Kjo tërheqje është e parevokueshme. Unë vihem në dispozicion të koalicionit opozitar duke dhënë kontributin tek tek Partia Demokristiane”,- u shpreh Bardhoku.

Sipas tij, në Partinë Demokratike mungon demokracia e brendshme dhe nuk funksionojnë strukturat. Kjo është arsyeja pse ai bashkohet me PDK-në e Nard Ndokës.

“Shoh që pas zgjedhjeve të vitit 2009 nuk funksionojnë strukturat, nuk ka demokraci të brendshme, lufta e klaneve i ka kaluar kufinjtë e diversitetit të mendimeve por është shëndërruar në një luftë mes kundërshtarësh. Nuk dua të shoh shkatërrimin e një force politike politike dua të shoh që ajo të ecë përpara. PD po humbet demokracinë e brendshme, ndaj detyrohem të largohem”,- tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Limaj: Hetimet ndaj meje duan të më eliminojnë politikisht

Written by admin on . Posted in Lajme

Limaj: Hetimet ndaj meje duan t m eliminojn politikishtPRISHTINE- Më shumë se një jave pas arrestimeve të ish-luftëtarëve të UCK-së, dhe flete arrestit kundër tij nga EULEX, deputeti i PDK-së dhe ish-ministri kosovar i transporteve Fatmir Limaj, deklaron se hetimi kundër tij është vetëm për qellime politike.

“Në Kosovë kanë ndodhur qindra krime nga forcat serbe, të cilat dihet se kush i ka bërë e askush nuk po interesohet për atë çështje”, ka thënë ai per Koha televizion ne Kosove.

“Pra, po hetohet një person dy herë e po tentohet ne te gjitha menyrat qe ai te futet ne burg, ndersa krimet serbe nuk po i heton askush, ndaj une e quaj absurde.”-ka thënë Limaj.
(s.g/BalkanWeb)

Koalicioni opozitar Aleanca për të ardhmen regjistrohet në KQZ

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Koalicioni opozitar Aleanca për të ardhmen regjistrohet në KQZTIRANË- Regjistrohet pasditen e sotme në KQZ koalicioni opozitar Aleanca për të Ardhmen.

Ndërkohë që bëhet e ditur se në zgjedhjet e 8 majit opozita e bashkuar do të marrë pjësë nëpërmjet këtij koalicioni.

Mësohet që partitë që do bëjnë pjësë në këtë koalicion janë: PS, PBDNJ, PSD, PDS,G99, PDK si dhe Partia e Gjelbër dhe partia Ligji për Drejtësinë e Spartak Ngjelës.

(e.m/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje