Posts Tagged ‘PDK’

I frikësohen Luginës së Preshevës

Written by admin on . Posted in Lajme

Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik parlamentar në Kosovë, që ka mbështetur Deklaratën Politike, të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën.

Partitë tjera parlamentare në Kosovë, të kontaktuara nga “Zëri”, janë shprehur të rezervuara ndaj deklaratës politike të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së e AAK-së thonë se i kuptojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkaku i diskriminimit, por sipas tyre, lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje.

Ndonëse nuk e përkrahin vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin e tyre me Kosovën, ata janë pro një bashkëpunimi më të thellë ndërmjet përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Zgjedhjet presidenciale, vitin tjetër

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar)Përfaqësues të partive politike, pozitare dhe opozitë nuk dëshirojnë të deklarohen decidivisht nëse janë për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale gjatë këtij viti, duke u arsyetuar se janë për respektimin e marrëveshjes së tre liderëve politik dhe se ato do të jenë të gatshme për zgjedhje, sapo të krijohen kushtet për mbajtje të tyre.

Megjithatë, referuar Komisionit, i cili është duke punuar për ndryshimet kushtetuese, e në veçanti për kompetencat e presidentit, i cili është deklaruar se propozimet në nuk do të mund të dorëzohen në Kuvend, para qershorit, atëherë mundësitë për mbajtje të tyre, brenda këtij viti, nuk janë as minimale.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se PDK i respekton marrëveshjet, por nuk insiston që ato të mbahen patjetër gjatë këtij viti.

“Ne kem pas një qëndrim shumë të qartë. Ne respektojmë marrëveshjet të cilat janë nënshkruar me gjithë partnerët tanë, por megjithatë nuk jemi insistues dhe për ne nuk është me çdo kusht të mbahen zgjedhjet atëherë kur nuk krijohen kushtet. Jemi dëshmitar të ndryshimeve që po ndodhin në përgjithësi në Kosovë dhe në avancimin e proceseve. Ju i keni parasysh ndryshimet kushtetues e që do të bëhen. Ne kemi treguar gatishmëri”, ka thënë Grabovci.

Për më tepër, ai është shprehur skeptik për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, marrë parasysh ndryshimet që po ndodhin në kushtetutë dhe faza e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo varet nga dinamik e punës së komisionit.

“Ne qëndrojmë pranë marrëveshjes dhe rezolutës dhe tash varet nga arritja se deshëm apo nuk deshëm përpos çështjeve ligjore duhet edhe një lloj konsensuesi për fituar numrin e mjaftueshëm të votave për të ndryshuar ajo pjesa që ka të bëjë me kushtetutën por edhe ligji zgjedhor. Deri më tani, ne kemi shprehur dhe po shpresojmë që mund të ndodh. Krejt varet nga dinamika e punës së komisionit. Jem kushtimisht nesër të mbahen zgjedhjet dhe e kemi gatishmërinë si LDK”, ka thënë Beqiri.

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe gjithashtu ka nisur mocionin e votëbesimit për qeverinë, për shkak se, siç ka thënë ai, këtë vend po e rrënon qeveria.

Ymeri nuk ka dashur të komentoj shumë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale, duke e kundërshtuar më shumë ndryshimet më shumë që po bëhen në reformën kushtetuese.

“Për presidenciale natyrisht që edhe ato janë të rëndësishme. Por në këtë reformën e qëndrimit tonë për këtë reformën kushtetuese që po bëjnë e kundërshtojmë zgjedhjen e presidentit nga qytetarët për shkak se mendojmë që presidenti duhet të zgjidhej ashtu siç ka qenë deri tash me 2/3 e deputetëve të kuvendit dhe kjo do të jepte një president shumë më konsesual se sa që do të ndodh tash me votimin drejtpërdrejt të presidentit nga qytetarët”, ka deklaruar ai.

Por Ahmet Isufi nga AAK, parti e cila nuk ka qenë nënshkruese e kësaj marrëveshje ka thënë se kjo marrëveshje nuk ka qenë atëherë serioze dhe as tash nuk është.

“Ju e dini si është arrit marrëveshja mes partive politike. Joserioze ka qenë marrëveshja, sepse janë thyer ligjet dhe po ashtu po veprohet edhe tani. Deri sa të aprovohet ligji i zgjidhjeve me ndryshime që po bëhen. Edhe kushtetuta… do të kemi një prolongim të procesit sepse këtu vetëm shtyhen proceset dhe nuk bëhet zgjidhjet me afate të caktuara”, ka theksuar Isufi.

Nga ana tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Myzejen Selmani ka thënë se qëndrimi i Koalicionit është që zgjedhjet të mbahen sipas marrëveshjes.

“Qëndrimi i AKR-së në fillim ka qenë që zgjedhjet presidenciale të mbahen në bazë të marrëveshje të arritur mes kryeministrit Thaçi, presidentit Pacolli dhe liderit të LDK-së Isa Mustafa. Mirëpo në një seancë të radhës ne i dhamë edhe një mandat shtesë komisioni ad-hoc për amandamentimin e kushtetutës që të vazhdoj punën e tij, por jo të prolongoj çështjen e amandamentimit të nenit të kushtetutës për përzgjedhjen e presidentit”, ka thënë Selmani.

Sipas saj, ende ka gjasa që ky komision të përfundon punën në afatin e paraparë.

Tre liderët politik; kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe i AKR-së, Behgjet Pacolli, në prill të vitit të kaluar u patën pajtuar që zgjedhjet duhej të shpalleshin më së paku gjashtë muaj pas ndryshimeve kushtetuese, ndryshime që do të duhej të përfundonin dhe aprovoheshin shumë më parë se qershori i këtij viti. /Kosovapress/

Mbetet Presidente deri vitin e ardhshëm

Marrëveshja mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, për zgjedhjet presidenciale, tashmë është shkelur. Arsim Bajrami thotë se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk pritet të shkojnë në Parlament para muajit qershor. Kjo pamundëson që Shefi i ri i Shtetit të zgjidhet këtë vit, pasi që, sipas marrëveshjes, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Afati nëntëmujor që ishte përcaktuar me marrëveshjen mes Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, tashmë është shkelur.

Por, jo edhe afati i ndryshimeve ligjore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas marrëveshjes mes liderëve të PDK’së, LDK’së dhe AKR’së, e arritur me presionin e ambasadorit Christopher Dell në muajin prill të vitit 2011, muaji janar i këtij viti do të duhej të shënonte edhe përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të hapte rrugën për shpalljen e zgjedhjeve për kreun e shtetit.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga tre liderët dhe e miratuar në Kuvend, është paraparë që Komisioni të përfundojë mandatin jo më shumë se nëntë muaj (prill 2011 – janar 2012) prej votimit në Kuvend.

Por, ndryshimet nuk pritet të përfundojnë së paku deri në muajin qershor të 2012. Tek pastaj mund të votohen në Kuvend dhe të shpallen zgjedhjet presidenciale.

Sipas marrëveshjes, e cila është votuar në Kuvend në formë të Rezolutës më 23 prill të vitit të kaluar, zgjedhjet duhet të shpallen së paku gjashtë muaj pas ndryshimeve kushtetuese. Kjo i bie që qytetarët e Kosovës mund të dalin në zgjedhjet për kreun e shtetit në fillim të vitit të ardhshëm.

Edhe pse Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, i votuar më 23 prill të vitit 2011, i ka përfunduar punët në dhjetor të vitit të kaluar, ndryshimet nuk janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe as nuk janë votuar në Kuvend. Kjo për shkak se Komisionit i është dhënë afat shtesë deri në fund të muajit mars për të ndryshuar edhe kompetencat e Presidentit.

Tash, Kryetari i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se marrja e mandatit shtesë ka ndikuar që të shtyhen edhe afatet e përcaktuara nga tre liderët.

Por, ai premton se deri më 23 mars do të jenë të gatshme edhe ndryshimet kushtetuese sa u përket kompetencave të Presidentit, të parapara në nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas Bajramit, pas përmbylljes së mandatit, Komisioni dërgon pakon e ndryshimeve te Kryetari i Kuvendit, i cili pastaj të njëjtat i përcjell në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ka kohë prej dy muajsh të japë vlerësimin për ndryshimet e propozuara të Kushtetutës.

“Kushtetuta e ka paraparë procedurën e ndryshimit të Kushtetutës. Momentin kur komisioni e kryen punën, ia dorëzon komplet pakon Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së punës së Kuvendit, Kryeparlamentari e dërgon te Gjykata Kushtetuese, e cila brenda dy muajve duhet me e dhanë mendimin se a janë këto ndryshime kushtetuese në pajtim me pikën 2 për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Pas kthimit të projektit nga Gjykata Kushtetuese, më nuk ka asnjë pengesë që ndryshimet kushtetuese të votohen në Kuvend me 2/3 e shumicës dhe 2/3 e pakicës”, ka treguar Bajrami.

Ai ka thënë se pas kalimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, zgjedhjet shpallen jo më pak se gjashtë muaj pas datës së ndryshimeve. Kjo për shkak se duhet të ndryshohen procedurat e KQZ’së, votimi i parë, votimi i dytë, betimi i Presidentit dhe certifikimi i zgjedhjeve.

Nëse gjithçka shkon në rregull, atëherë Kuvendi në muajin qershor mund t`i votojë ndryshimet kushtetuese dhe të caktojë datën e zgjedhjeve presidenciale.

Për dallim prej ndryshimeve kushtetuese, Kryetari i Komisionit për ndryshimet ligjore, Haki Demolli thotë se gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve dhe marrëveshjes së tre liderëve.

Por, përmend mospajtimet mes partive politike sa u përket zonave zgjedhore dhe listave të hapura apo të mbyllura të votimit për deputetë.

“Jam i sigurt se deri më 15 prill do të jetë versioni final për ligjin e ri për zgjedhjet”, ka thënë Demolli për Express.

Ai ka thënë se për zonat zgjedhore dhe listat e votimit të deputetëve duhet të bien dakord partitë politike.

Megjithëkëtë, ai thotë se para afatit prej dymbëdhjetë muajsh do ta përfundojnë punën dhe do t`i paraqesin për lexim të parë ndryshimet ligjore për zgjedhjet e përgjithshme.

Marrëveshja mes PDK’së, LDK’së dhe AKR’së pati zgjidhur ngërçin politik për zgjedhjen e Presidentit. Atifete Jahjaga kishte dalë si kompromis dhe kishte marrë votat për Presidente të vendit dhe duket se ajo do të mbetet në këtë post deri në vitin e ardhshëm.

Pavarësisht procedurave për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, disa liderë vendorë dhe ndërkombëtarë janë shprehur pro shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale në të njëjtën kohë me ato parlamentare dhe lokale.

Pro një ideje të tillë ka dalë PDK dhe Kryeministri Hashim Thaçi.

E vetmja që ka kundërshtuar shtyrjen e zgjedhjeve ka qenë AKR dhe Behgjet Pacolli, i cili planifikon t`i hyjë garës presidenciale.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Bisedimet dëmtuan Kosovën

Written by admin on . Posted in Lajme

Dje janë bërë një vit prej se kanë filluar bisedimet e ashtuquajtura teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa partitë opozitare vazhdojnë të japin kritika institucioneve të vendit për mospërgatitjen për këto bisedime dhe për mungesën e një platforme. Po ashtu kanë kritikuar edhe për mostransparencë në këto bisedime.

Data 8 mars ka shënuar një vit prej se kanë filluar bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit deri më tash është arritur pajtim për disa marrëveshje, por zbatimi i tyre në praktikë po hasë vështirësi. Ndërsa marrëveshja e fundit për përfaqësim rajonal ka shpërblyer të dyja vendet, Serbinë me marrjen e statusit të kandidatit për BE, ndërsa Kosovën me studimin e fizibilitetit.

Por edhe pse opozita kritikon, partitë të cilat janë në pushtet vlerësojnë si pozitive këto bisedime. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se gjatë këtij viti janë bërë disa hapa pozitivë drejt çuarjes përpara të procesit të vendit.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk mund të thuhet se është arritur e gjithë ajo që duhet të arrihet, sepse, siç ka thënë ai, veriu i vendit ende mbetet si sfidë.

Ndërsa për mungesën e transparencës së këtyre bisedimeve që janë zhvilluar, Grabovci mbron Qeverinë duke thënë se gjithnjë ka dhënë sqarime në kuvend.

“Kanë raportuar dhe kanë dhënë sqarimet e nevojshme. Unë besoj se edhe tash gatishmëria e qeverisë dhe institucioneve tona është që të raportoj dhe të jap informacionet e nevojshme mbi rrjedhat e bisedimeve me Serbinë. Por ne duhet të kemi parasysh edhe rezolutën e parlamentit të Kosovës që me atë rezolutë janë përcaktuar shumë drejt dhe shumë qartë më tepër kemi thënë se janë përcaktuar vijat e kuqe jashtë të cilave nuk guxon të bisedohet me Serbinë dhe me askënd”, ka theksuar Grabovci.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se edhe kuvendi edhe qytetarët janë fare pak të informuar me zhvillimin e këtyre bisedimeve.

“Ne si kuvend i Republikës së Kosovës, si organi më i lartë ligjvënës në këtë vend, në këtë shtet parlamentar, si dhe qytetarët jemi fare pak të informuar se çfarë po ndodhë, përpos atyre që i shohim në mjetet e informimit, atyre buzëqeshjesh dhe shtrëngim duarsh të qeveritarëve tanë me zyrtarët serb edhe pastaj vijmë në situatë të publikojmë. Por edhe marrëveshja që doli së pari u publiku në mediat serbe dhe aq larg jemi transparencës, asaj që sa po ndodh”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka shtuar se këto bisedime kanë filluar mbrapsht, pa agjendë, pa ndonjë cak ose pa dobi për Kosovën, por vetëm për Serbinë.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se deri më tash këto bisedime kanë vazhduar vetëm të dëmtojnë Kosovën.

“Në tërë këtë proces gradualisht është duke u çmontuar Republika e Kosovës dhe është duke u shndërruar Kosova në një lloj territori, statusit i cili nuk dihet tani është i padefinuar dhe kjo përfundimisht është mbuluar më marrëveshjen e fundit me pranimin e rezolutës 1244 me të cilën rezolutë statusi i Kosovës konsiderohet si i padefinuar, ndërkohë që ai në pronësinë e tij është një lloj autonomie substanciale brenda Serbisë”, ka thënë Ymeri.

Për më tepër, ai ka thënë se transparenca e institucioneve ka munguar për këto bisedime që janë zhvilluar. Sipas tij, edhe marrëveshja e fundit që është arritur, që ka një javë e më shumë, nuk është bërë publike.

Kritika adreson edhe Ahmet Isufi nga radhët e AAK-së, i cili thotë se nga këto bisedime është përmirësuar imazhi i Serbisë e është dëmtuar ai i Kosovës.

“Ashtu siç janë nisur këto bisedime, ashtu edhe po vazhdojnë me përfundime jologjike. Prandaj reagimi i jonë i pari ka qenë bisedime të papërgatitura mirë, pa platformë, pa agjendë, pa afate të caktuara dhe me një shtet i cili nuk dinë të respektoj marrëveshje. Prandaj kemi konfuzitet në vlerësime dhe këto marrëveshje e kanë dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës se sa që kanë lehtësuar në marrëdhëniet në Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Isufi.

Ndryshe, në bazë të rezolutës që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës në janar të këtij viti, çdo tre muaj kryenegociatorja, Edita Tahiri duhet t’i raportoj kuvendit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. /Kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Mbetet Presidente deri vitin e ardhshëm

Written by admin on . Posted in Lajme

Marrëveshja mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, për zgjedhjet presidenciale, tashmë është shkelur. Arsim Bajrami thotë se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk pritet të shkojnë në Parlament para muajit qershor. Kjo pamundëson që Shefi i ri i Shtetit të zgjidhet këtë vit, pasi që, sipas marrëveshjes, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Afati nëntëmujor që ishte përcaktuar me marrëveshjen mes Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, tashmë është shkelur.

Por, jo edhe afati i ndryshimeve ligjore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas marrëveshjes mes liderëve të PDK’së, LDK’së dhe AKR’së, e arritur me presionin e ambasadorit Christopher Dell në muajin prill të vitit 2011, muaji janar i këtij viti do të duhej të shënonte edhe përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të hapte rrugën për shpalljen e zgjedhjeve për kreun e shtetit.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga tre liderët dhe e miratuar në Kuvend, është paraparë që Komisioni të përfundojë mandatin jo më shumë se nëntë muaj (prill 2011 – janar 2012) prej votimit në Kuvend.

Por, ndryshimet nuk pritet të përfundojnë së paku deri në muajin qershor të 2012. Tek pastaj mund të votohen në Kuvend dhe të shpallen zgjedhjet presidenciale.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotëm te Gazetes Express…

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Thaçi: Ata që kritikojnë fusnotën kanë lajthitur

Written by admin on . Posted in Lajme

Thai: Ata q kritikojn fusnotn kan lajthiturPRISHTINE – Kryeministri kosovar Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në Kaçanik, në përpjekje për të bindur anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, se marrëveshja e përfaqësimit të Kosovës me fusnotë në forumet rajonale është vendimi më drejtë i mundshëm për shtetin e Kosovës

“Unë nuk mund të them se është zgjidhja më e përkryer, por është zgjidhja më e balancuar për momentin”, – tha lideri i PDK-së para simpatizantëve të partisë së tij.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova nuk ka pranuar asgjë me marrëveshjen për përfaqësimin rajonal. “Ne nuk kemi pranuar asgjë. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është mbetje e së kaluarës, por Serbia e ka pranuar opinionin e GJND-së dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Sipas Thaçit, ata që e kritikojnë marrëveshjen e arritur për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë në lajthitje.
Kryeministri nënvizoi se të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë janë respektuar modelet dhe standardet evropiane, sikundër edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Thaçi akuzohet nga bashkëpartiakët

Written by admin on . Posted in Lajme

Kryeministri Hashim Thaçi ka marr “dush të ftohtë” gjatë një takimi që ka zhvilluar me grupin parlamentar të PDK-së, të enjten.

Burime të “Kohës Ditore” brenda kësaj partie kanë konfirmuar se një numër i deputetëve e kanë akuzuar shefin e partisë për veprime të nxituara që e dëmtojnë interesin e shtetit.

“Disa prej deputetëve që njihen si më radikalë në parti, i kanë thënë haptas Thaçit se nuk është dashur të pranonte që shteti të përfaqësohet me fusnotë, e aq më pak kur në të figuron Rezoluta 1244”, ka thënë një nga deputetët e PDK-së, që ka marrë pjesë në atë takim.

Ai nuk ka pranuar t’i specifikojë emrat e atyre që e kanë “kundërshtuar” Thaçin, por ka siguruar se ata janë të njëjtët që dalin në të shumtën e rasteve me qëndrime të pavarura nga ato të partisë, shkruan tutje kjo e përditshme.

Se takimi i Thaçit me deputetët e PDK-së është përcjellë me tensione, e ka pranuar edhe një nga anëtarët e Kryesisë së kësaj partie.

“Thaçi është akuzuar nga disa deputetë për anashkalim të organeve të partisë gjatë marrjes së vendimeve. I është thënë se nëse nuk mundet t’u përballojë presioneve të jashtme, së paku të konsultohet me organet e partisë para se të dalë me ndonjë vendim madhor”, ka thënë deputeti tjetër.

Po i njëjti deputet ka shtuar se disa aktivistë të vjetër të partisë nuk kanë mundur ta përpijnë faktin që për shumë zhvillime në parti e në Qeveri shumë më shpejt informohen “të rekrutuarit e rinj”, sesa ata.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kuvendi i Kosovës, deklaratë kundër referendumit në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Kuvendi i Kosovs, deklarat kundr referendumit n veriPRISHTINE - Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në marrëveshje edhe me grupet e tjera parlamentare, pritet të nxjerrë një deklaratë të përbashkët për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Ne jemi dëshmitar që dje ka ndodhur një ngjarje në veri të vendit: mbajtja e një referendumi ilegal, siç është vlerësuar dhe siç është realitet edhe i kundërshtuar nga gjithë faktori ndërkombëtar, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Grabovci, transmeton “Kosovapress”.

“Ne sot ishim në konsulta me gjithë shefat e grupeve parlamentare, prandaj unë këtu, në emër të gjithë grupeve parlamentare, i propozoj kuvendit që të lëshojmë një deklaratë. Ne do të harmonizojmë tekstin dhe do të prezantojmë për të votuar”.

Kjo kërkesë, me votim formal, ka hyrë në pikën e katërt të rendit të ditës.
Seanca është duke vazhduar me deklarime jashtë rendit të ditës.
(er.nu/kosovapressBalkanWeb)


Referendumi i serbëve, MPJ: I paligjshëm dhe pa efekte politike

Opozita kritikon Qeverinë për ndarje të pabarabartë të buxhetit

Written by admin on . Posted in Lajme

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës janë ngritur disa çështje, ku nuk kanë munguar edhe kritikat e opozitës në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

LDK e kritikoi Qeverinë se me ndarjen e buxhetit po favorizon komunat që udhëhiqen nga PDK-ja, kurse Vetëvendosje pati kritika për mos mobilizim në përballimin e gjendjes emergjente nga të reshurat e borës dhe përsëriti pyetjet politike për kryeministri Hashim Thaçi.

Ishte deputetja, Hykmete Bajrami, e cila në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se të premten e kaluar ka ardhur një dokument në Kuvend, i cili tregon se në cilat projekte Qeveria po shkel ligjin e buxhetit të aprovuar nga parlamentarët.

Sipas saj, ekzekutivi i vendit me disa ndryshime të bëra po favorizon komunat të cilat qeverisen nga PDK-ja dhe po diskriminon komunat e tjera, sidomos ato që drejtohen nga LDK-ja.

“Qeveria ka vendosur të ndërroj buxhetin e 58 projekteve në vlerë prej 8 milionë 327 mijë euro. Vetëm në infrastrukturën rrugore nëpër komunat ndryshimet janë në vlerë 4 milionë e 200 mijë euro. Brenda programit të infrastrukturës vetëm Podujeva i merren 600 mijë euro dhe gjysma e tyre i barten Skenderajt. Po ashtu Prishtinës i merren 1 milion e 350 mijë euro në dy projekte dhe shuma të tjera në projekte të tjera. Nga këto ndryshime komunat e PDK-së janë përfitueset më të mëdha, kurse ato të LDK-së janë të diskriminuara”, ka theksuar Bajrami.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili ka thënë se kjo ministri ka vepruar në përputhshmëri me ligjin për buxhetin.

“Ministria e Financave ka vepruar në përputhshmëri të plotë me ligjin e buxhetit. Ju kisha referuar nenit 7 të Ligjit të buxhetit paragrafi 2 dhe të gjitha ndryshimet janë bërë në harmoni me ligjin 7, paragrafin 2 të Ligjit të buxhetit”, ka theksuar ministri.

Kurse deputeti, Liburn Aliu nga Lëvizje Vetëvendosje ka folur për situatën e rëndë në Kosovë pas reshjeve të borës. Sipas tij, kjo gjendje dhe ky përkeqësim është e qartë se i zuri Kosovën dhe mekanizmat e saj të papërgatitur.

Aliu ka theksuar se deri më tani FSK-ja me mekanizmat e saj të kufizuara po përpiqet që të dal në ndihmë qytetarëve, por sipas tij potenciali i saj sado i vlefshëm është i pamjaftueshëm dhe që kjo të kompensohej do të duhej ndihmë më e madhe nga KFOR-i.

Madje, ai ka kërkuar nga KFOR-i që përveç ndihmës që e ofron përmes billbordave gjithandej në Kosovë do të shihej së paku gjysma e asaj që shihet në billborda.

Po ashtu, deputeti Aliu ka shtuar se KFOR-i do të duhej të demantoj mediumet gjermane, të cilat ditë më parë raportonin për punën e KFOR-it dhe EULEX-it në Restelicë në gjetjen e trupave të pajetë dhe ku FSK-ja nuk përmendej fare.

Për të gjitha këto Aliu ka thënë se është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe një mobilizim qytetar.

“Të gjitha këto fakte në bëjnë të qartë se e kemi të nevojshëm një mobilizim qytetar për të tejkaluar këtë situatë. Mobilizimi i tillë qytetar na u dëshmua në Restelicë e nëse nga mungojnë sot ndihmat nga të tjerët dhe tenderët për pastrimin e rrugëve nuk po bëjnë punë është e domosdoshme që të ndërmerret diçka më tepër dhe të gjejmë mundësit brenda vetes. Mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme është atributi i sovranitetit të një shteti dhe si një shtet sovran që e quajmë veten do të duhej bënim një gjë të tillë”, ka thënë Aliu.

Nga ana tjetër deputeti Nait Hasani nga radhës e PDK-së dhe njëherësh kryetar i Komisioni për Bujqësi, ka folur për helmimin e tokës së Kosovës, gjë që sipas tij janë të pavërteta ato që janë shkruar në disa media dhe se ato i bëjnë dëm imazhit të Kosovës.

“Në momentin që u bë publike që në Kosovë paska helmim të tokës nga shtypi i jonë, mendoj që ky shtyp nuk e di kujt i shërben për mua është një vepër terroriste që i ka bërë tokës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, bujqve tanë dhe është me qesh për disa deputetë që nuk ja dinë rëndësinë, sepse pikërisht produktet tona sa e patën marr mundësinë e daljes në treg dhe me këtë i shkatërruat dhe izoluat”, ka thënë deputeti Hasani.

Ndërkohë në kohën e pyetjeve parlamentare gjashtë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë parashtruar pyetje për kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi për takimet me presidentin serb, Boris Tadiq.

Deputetët të cilët kanë parashtruar pyetjet janë, Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Glauk Konjfuca, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Afrim Kasolli, por që asnjëri nuk ka marr përgjigje pasi që kryeministri i vendit Hashim Thaçi nuk ishte prezent në sallë. /Kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Kuvendi me deklaratë kundër referendumit në veri

Written by admin on . Posted in Lajme

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në harmoni me grupet e tjera parlamentare pritet të nxjerrë një deklaratë të përbashkët për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës. Në fillim të seancës së kuvendit, ky grup parlamentar ka shtruar këtë kërkesë, e cila pritet të harmonizohet dhe më pastaj të votohet.

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Ne jemi dëshmitar që dje ka ndodhur një ngjarje në veri të vendit. Mbajtja e një referendumi ilegal, siç është vlerësuar dhe siç është realitet edhe i kundërshtuar nga gjithë faktori ndërkombëtar, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ne sot ishim në konsult me gjithë shefat e grupeve parlamentare, prandaj unë këtu, në emër të gjithë grupeve parlamentare, i propozoj kuvendit që të lëshojmë një deklaratë. Ne do të harmonizojmë tekstin dhe do të prezantojmë për të votuar”, ka thënë Grabovci.

Kjo kërkesë, me votim formal, ka hyrë në pikën e katërt të rendit të ditës.

Seanca është duke vazhduar me deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa më pastaj do të vazhdojë me pyetje parlamentare. (Kosovapress)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Vetëvendosje: Miratimi Rezolutës së PDK-së, shkelje e Kushtetutës

Written by admin on . Posted in Lajme

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje vlerësojnë se kryeministri Hashim Thaçi po bëhet gati që veriun ta bëjë temë të zgjidhjes politike ne negociata me Serbinë dhe se në negociatat e ardhshme që do të mund të ndodhin, do të negociohet në mes të Planit të Ahtisaarit dhe katër pikëshit të Boris Tadiqit, dhe që mesi sipas tyre do të jetë më keq se Plani i Ahtisaarit.

Në një konferencë për media Glauk Konjufca dhe Shpendi Ahmeti, përveç këtyre, kanë ripërsëritur se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën kur ka miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentarë i PDK-së më 20 janar, meqë nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Deputeti Glauk Konjufca duke përmendur mospranimin që gjithmonë i kanë bërë Planit të Ahtisaarit ka pohuar se ai plan po vazhdon të sjellë pasoja për vendin.

Konjufca ka thënë se kësaj radhe skena politike e Kosovës me kryeministrin në krye po bëhet gati për ta bërë veriun temë të zgjidhjes politike ne negociata me Serbinë dhe problem tjetër, sipas tyre është edhe përfaqësimi, që siç e quajnë ata nga njeriu që ka bërë pazare me vendin.

“Në procesin negociator të Vjenës u negociua në mes të Pavarësisë së Kosovës dhe autonomisë së Serbisë, me vet faktin që e hodhën pavarësinë në Pazar, rezultati ishte Plani i Ahtisaarit. Në negociatat e ardhshme që do të mund të ndodhin do të negociohet në mes të Planit të Ahtisaarit dhe katër pikëshit të Boris Tadiqit, dhe mesi do të jetë ma keq se plani i Ahtisaarit”, ka thënë ai.

Vetëvendosja ka përmendur edhe lëndën që kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mocionin e propozuar më 20 janar Grupi Parlamentar i PDK-së i cili ka kaluar, e që për ta, është antikushtetues meqë nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm kur është votuar për të.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është shkelja e tretë e Kushtetutës që bënë Kuvendi i Kosovës, pas asaj kur është zgjedh Behgjet Pacollin si president dhe asaj për imunitetin dhe privilegjet e deputetëve.

“Me këto marrëveshje që janë arritur në Bruksel janë prekur edhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve, po ashtu përmendet edhe traktati i Lisbonës që do të thotë se ne marrim obligime nga legjislacionet që nuk janë të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës në pikën 1 thotë se këto janë marrëveshje të arritura në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, dhe e merr përsipër zbatimin e tyre që do të thotë kemi marrë obligime për ti zbatuar këto. Çfarëdo marrëveshje e tillë kërkon 2/3 e gjithë votave të deputetëve, pra që ky mocion të kalonte në mënyrë kushtetuese do të duheshin 80 vota të deputetëve gjë që rezoluta e PDK-së nuk i ka pasur dhe ne jemi të bindur se edhe Gjykata Kushtetuese do të vendos për këtë”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosja ka bërë të ditur se më 10 shkurt, në 5 vjetorin e rënies së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, do të organizojnë aktivitete në shenjë kujtimi dhe nderimi për ta. /kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje