Posts Tagged ‘RTSH’

Aurela dhe Juliana, në “Hit Fest”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Dy këngëtaret e shquara për vokalin e fuqishëm dhe përfaqësuese të Shqipërisë në edicionet e kaluara të ”Eurosong”, Aurela Gaçe dhe Juliana Pasha, janë angazhuar në një projekt muzikor për të rinj. Teksa për Aurelën kjo është eksperienca e parë, për Juljanën duket se puna me të rinjtë i pëlqen, pasi ajo ka punuar për një periudhë kohe si mentore në talent-shoun “X-Factor”.

Bëhet fjalë për “Hit Fest” që është festivali më i ri në tregun muzikor shqiptar, që u jep mundësi shumë të rinjve për t’u paraqitur përpara publikut “live”, në një garë të bukur. Maratona tashmë ka nisur, ndërsa për publikun do të transmetohet në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar gjatë muajit gusht.

Aurela dhe Juli, janë edhe anëtare jurie në kuadër të këtij festivali, dy dite me pare kane performuar në plazhin e Velipojës, ku kane qene dhe prezantuese te ketij show.

Anëtaret e tjera të jurisë janë:  Kejsi Tola, Olta Boka, Anjeza Shahini, dhe Rona Nishliu.

Rona dhe Anjeza do jene sonte prezantueset e nates finale te Hit Fest, e cila do organizohet ne Tirane, fituesi i Hit Fest do kete te drejten e konkurimit ne Festivalin e 51 te Kenges ne RTSH.

Eda Zari: “E ku ka si kasollja jote”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Muzika e Eda Zarit është një gërshetim i muzikës jazz me muzikën tradicionale shqiptare. Traditat e muzikës folklorike shqiptare nuk i ka ndarë asnjëherë sipas përkatësisë gjeografike. Përherë ajo bën një përzierje motivesh dhe ngjyrash me elemente folklorike nga e gjithë Shqipëria. Vjet, ajo prezantoi në Teatrin e Operës dhe Baletit albumin “Toka Incognita”. Pavarësisht se ka kënduar dhe herë tjetër për publikun shqiptar, ky ishte koncerti i saj i parë recital. 12 këngë të reja, por edhe nga albumi i mëparshëm “Statement”. Një përzierje midis etnikes dhe iso-polifonisë shqiptare.

Por, nga i ka rrënjët kjo ndërthurje e iso-polifonisë dhe modernes për Eda Zarin? Sa ka ndikuar origjina e saj në këto interpretime? 

Edën, e mbushin të dyja, dhe jazzi, dhe folku, prandaj ajo kur punon i gërsheton. Sipas saj, atë që s’e ka njëra e plotëson tjetra. “Nuk është thjesht muzikë, është dehashpirt”: thotë Zari në një intervistë për “Shekullin”.

Edhe sonte në mesnatë Eda Zari së bashku me bendin e saj interpreton në DokuNights për publikun që po ndjek këto ditë Festivalin Ndërkombëtar të Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër në Prizren. Koncerti fillon në mesnatë në vendin e quajtur “Andrra”, Parku i Marashit.

Eda, një koncert në Prizren. A keni ndonjë lidhje të veçantë me Prizrenin apo Kosovën?

Ky është koncerti im i parë në Prizren. Sigurisht që kam marrëdhënie me Kosovën. Koncertet që kam dhënë në Kosovë më kanë lidhur fort me këtë vend. Dashamirësia e publikut të Prishtinës, pasi atje i kam dhënë koncertet në të shkuarën, ka qenë dehëse, ç’ka më bën t’i mirëpres ftesat për koncerte në Kosovë. Kësaj here koncerti do të jetë në Prizren, gjatë festivalit të filmit Dokufest, ftesë të cilën e prita me kënaqësi.

Keni menduar për një repertor të veçantë në DokuNights?

Repertori i kësaj mbrëmjeje do të ketë pjesë, kryesisht, të albumit tim të ri “Toka Incognita”. Por edhe këngë të tjera, krijime më të hershme të miat.

A ka në repertorin tuaj motive nga folku kosovar?

Nuk kam ditur, as kam mundur ta ndaj ndonjëherë folklorin shqiptar sipas përkatësisë gjeografike. Më vijnë njësoj ëmbël e dashur të gjitha format e traditës sonë muzikore. Është një përzierje e mrekullueshme motivesh dhe ngjyrash. Po ta ndaja, do të tregohesha e padrejtë. Më vjen përshtat e gjithë shqiptaria, kudo ku lindet, jeton e rritet, kudo ku kultivohet folku shqiptar.

Po nga promovimi i albumit “Tokë e panjohur” në Tiranë me çfarë përshtypjesh keni mbetur?

E kam thënë edhe më parë, koncerti im i tetorit 2011 në Tiranë ishte një magji më vete. Më dha përjetime, kënaqësi, mbresa që nuk i kam jetuar kurrë më parë. Kjo sepse ishte koncerti im i parë në Shqipëri. Kam kënduar, në të shkuarën, por nuk kam dhënë koncert. E përsëris: e ku ka si kasollja jote!

Albumi është një ndërthurje mes jazzit dhe folkut, po çfarë është për ju polifonia?Çfarë rëndësie kanë këngët popullore?

Është shpirti njerëzor, demonstruar në formë tingulli dhe harmonie. Këtu merr një emër, atje një emër tjetër. Mua më mbushin të dyja, edhe jazzi, edhe folku. Por kur i punoj vetë, dua t’i gërshetoj të dyja bashkë. Atë që s’e ka njëra, e plotëson tjetra, e kështu me radhë. Nuk është thjesht muzikë, është dehashpirt!

Promovimi i një albumi, ndodh që të ketë ndonjë moment që të kthehet në rutinë?

Jo, nuk ndodh kështu. Ka burokracira që duhen përmbushur, dhe janë kusht, por në fund këto harrohen. Nëse gjithçka është e parashikuar “çka kam vënë re se në Shqipërinë tonë nuk është rregull”, ajo që pritet është gjithmonë pozitive.

A ka mbetur ndonjë gjë pa eksploruar nga Lelat e Përmetit?

Lelët e Përmetit janë si puset e vjetra: sa më shpesh t’ua nxjerrësh ujin, aq më i kulluar dhe i ftohtë mblidhet uji i ri. Nuk ka fund, nuk kam gjetur skaje deri tani, dhe shoh se s’kam për të gjetur. Kanë për të qenë ushqim i përjetshëm imi, pikënisje e çdo veprimtarie ime, jo vetëm artistike, por edhe shpirtërore.

Çfarë projektesh keni për të ardhmen? Keni menduar ndonjë koncert për 100- vjetorin e pavarësisë?

Hë për hë jam duke u marrë me promovimin e albumit “Toka Incognita”. Por planet e së ardhmes më mirë t’i themi kur frytet të jenë afër pjekjes. Sikur ta lë surprizë? Siç e thashë, fryti duhet pjekur…

Prej afro dy dekada Eda Zari jeton në Gjermani. Në moshën 4-vjeçare filloi të këndojë në gjirin e familjes (nga ana e nënës) në familjen Lela nga Përmeti. 10 vjeç del në skenë. Në moshën 16 vjeçare prezantohet në festivalet e RTSH-së. Më pas fillon studimet në Konservatorin e Akademisë së Arteve në Tiranë, por i hiqet e drejta e studimit për arsye politike. Në fund të viteve ‘90 vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Këlnit “Musikhochschule” dhe diplomohet si “State Graduated Diplome Oper Singer”. Ka interpretuar si soliste në opera, muzikalë, opereta dhe shumë koncerte recitale me formacione orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), Orkestra e Dhomës Drezden, WDR TV, etj.. Ka realizuar disa albume, “Statement”, “Supernaturale”, “Lela dè Përmet”, “Eja” “Tokë e Panjohur”, me stile muzikore të ndryshme si jazz klasik, Pop-Soul dhe world music.

Valeria Dedaj Shekulli

Marjeta Billo: Pa punen do te ndihesha e humbur

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Emri i saj eshte shume i njohur edhe pse ajo ka bere vetem nje videoklip. Kjo eshte Marjeta Billo. Marjeta eshte nje kengetare qe ka mbaruar Akademine e Arteve ne degen Kanto, por te gjithe e njohin si kengetare te muzikes se lehte. Famen e mori si konkurrente ne “Ethet e se premtes mbrema” dhe me pas u be edhe pjese e festivaleve dhe performancave live. Kenga qe e beri me te njohur eshte “Era e Tokes” qe, sic thote edhe Marjeta ne nje interviste per suplementin “Summer Time” ne gazeten “Koha Jone”, eshte nder kenget me te preferuara te fansave te saj. Por me cfare po merret momentalisht Marjeta, a ka projekte te reja ne dore, kete mund ta mesoni duke lexuar intervisten e meposhtme.

Si e keni nisur ju rrugen e kenges?

Po mesa me thote familja ime, une kam kenduar qe 2 vjece dhe perhere me kane terhequr tingujt e muzikes. Sapo dilte ndonje kenge ne treg do ta mesoja menjehere ose nese ishte kenge e huaj dhe me hynte ne zemer, do t’ia gjeja tekstin me patjeter. Perhere ne shtepi, e sidomos babi im, me thoshin se une kurre nuk do te behesha kengetare, pasi nuk kisha ze, mirepo une ndjeja te kunderten dhe vazhdova te kendoja per te mbushur zemren time, megjithese fillimisht askush nuk me inkurajonte ta beja.

A ka qene dikush qe ju ka shtyre te merreni me kengen?

Me kalimin e moshes, zeri im filloi te perfeksionohej dhe une merrja pjese ne cdo aktivitet qe mundesha, prinderit e mi u ndergjegjesuan per talentin tim. Ishte pikerisht nena ime qe me shtyu te studioja per muzike duke me cuar te studioja ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane, per Kanto. Ishte dhe eshte nje rruge e veshtire qe deri ketu ku jam sot, por motivohem sa here mendoj bukurite qe ka ky art, dhe me pas i harroj veshtiresite.

Ju keni konkurruar ne talent-shoun “Ethet e te premtes mbrema”, cfare kujtoni nga momente qe vendoset te konkurroni aty?

Mbaj mend qe mamaja ime insistonte shume qe te konkurroja, por une as qe e coja nder mend. Me bente te nguroja ideja se nese nuk do te arrija shume, atehere do me shqetesonin fjalet pasi te perballesha me shoket dhe shoqet e shkolles, shkurt opinioni. Pasi nje student qe ka mbaruar Akademine e Arteve, “Nuk duhet te beje gabime”. Por ishte mamaja ime ne radhe te pare dhe disa nga miqte e me, qe me shtyne te merrja pjese atje. Sot kur e kujtoj, nuk jam bere absolutisht pishman, pasi kam nder mend shume momente te bukura qe kam kaluar aty me konkurrentet e tjere. Plus dua te shtoj eksperiencen dhe afirmimin skenik qe mora.

Me pas u bete konkurrente e disa festivaleve, cila ka qene kenga juaj e pare qe keni kenduar ne festival?

Po e vertete… Mora pjese fillimisht ne Festivalin e 47 te Kenges se Lehte Shqiptare ne RTSH me kengen “Era e Tokes”, nje kompozim i Adrian Hiles dhe tekst te Pandi Lacos. Ishte nje kenge, e cila u mireprit shume ate vit, dhe nisur nga kjo une e kurorezova me nje videoklip ne bashkepunim me “Supersonic TV”. Madje, edhe sot kur kendoj dhe performoj ne ambiente te ndryshme Live, me kerkojne ta kendoj kete kenge.

Megjithate, ju nuk keni shume klipe, pse kjo zgjedhje?

Ndoshta sepse eci me moton “Me mire pak, por sakte”. Dua qe nese bej nje videoklip tjeter, te jete dicka ku te jem serish vetvetja, si tek i pari. Dua te gjej ende nje kenge, e cila te jete ne lartesine e kerkesave te mia dhe dicka e vecante, qe te mbetet ne mendjet e njerezve ashtu sic mbeti kenga “Era e Tokes”,

Jua kane vene ne dukje ngjashmerine tuaj me kengetaren Liljana Kondakci?

Te them te drejten eshte hera e pare qe degjoj nga ju kete krahasim. Mund te me kene thene qe ngjasoj me kengetaren Marsida Saraci, por tjeter jo. Megjithate mendoj se cdonjeri diku ne bote e ka nje sozi te veten, une megjithate paskam dy sozi, me vjen shume mire aq me teper qe jane kengetare shume te mira.

Po lookut tuaj, sa kohe i kushtoni ne dite?

Per sa i perket te perditshmes, jam tip sportiv, pasi deshiroj qe gjate jetes normale te ndihem rehat dhe te kryej cdo aktivitet ditor me lehtesi. Ndersa kur behet fjale per punen, patjeter qe i kushtoj rendesi look-ut. Mundohem qe gjithmone te jem ne parametrat e duhur, duke i kushtuar kohen qe duhet.

Cila eshte ajo gje apo dicka pa te cilen nuk do te benit dot?

E vetmja gje, pa te cilen do te ndihesha kot eshte puna. Gjithnje e angazhoj veten me dicka. Kurre nuk e le veten te rri kot… Puna eshte e vetmja gje, te cilen po mos ta kisha, do te ndihesha e humbur. Jam njeri i palodhur dhe kur e bej dicka e bej me shpirt. Ndonjehere kur shoh njerez qe rrine kot, duke pritur qe gjerat t’ua bejne gati te tjeret ose presin se mos iu “troket fati ne dere”, vertet nervozohem.

Ju jeni e fejuar, ne mos gaboj, keni menduar per nje date martese?

Po, u bene rreth 4 muaj qe jam fejuar. Ende nuk kemi vendosur per nje date martese, por patjeter qe planet jane.

Po femijet, cfare ndikimi kane tek ju dhe sa do t’ju pelqente qe te kishit ne te ardhmen?

Femijet per mua jane dashuri. Krijesat me naive ne toke… I adhuroj e sidomos kur jane kurioze, qe duan te dine gjithcka duke te lene me goje hapur nga pyetjet qe te drejtojne. Personalisht me realitetin qe ndodhemi, mendoj se nje familje eshte e pershtatshme qe te kete maksimumi 2 femije, ne menyre qe t’ia plotesoje te gjitha nevojat, si femijeve ashtu edhe vetes.

A keni ndonje projekt, per te cilin po punoni momentalisht?

Une jam tere kohes me projekte, megjithese i kam jashte televizionit me te shumtat. Tani i jam dedikuar nje ambienti, te cilin po e punoj dhe e menaxhoj. Behet fjale per nje Bar-Restorant ne zonen e Golemit dhe pjesen me te madhe te dites e kaloj atje. Ndersa mbremjet neper “live”. Por kete vit, projektet e mia jane te shumta edhe per sa i perket botws se televizionit.

Po, ne fakt, ju keni studiuar per?

Une kam studiuar per Kanto ne Akademine e Arteve te Tiranes, prane pedagogut dhe tenorit te njohur Kastriot Tusha, te cilin gjej rastin ta pershendes sa here me jepet mundesia, pasi eshte nje profesor vertet me nje zemer floriri dhe me ka mbeshtetur shume ne cdo aktivitet.

Thuajse te gjithe kengetaret ne kete sezon nxjerrin kenge te reja, po ju e keni ne plan nje te tille?

Planet per nje videoklip te ri jane, por fatkeqesisht jo per kete vere. Akoma nuk e kam percaktuar kohen e sakte, por brenda ketij viti patjeter qe do te sjelle dicka te re.

Si do ta kaloni kete stine te nxehte, duke pushuar apo duke kenduar?

Patjeter qe duke punuar. Pjesa me e madhe e stines se veres, besoj dhe per te gjithe artistet, eshte e mbuluar nga puna. Por nuk do t’ia privoja vetes absolutisht disa dite pushimi. Por keto do te ngelen per fillimin e shtatorit.

Sa i perket pushimeve, i kaloni ne Shqiperi apo preferoni t’i kaloni jashte?

Mua me pelqejne shume zonat malore, me shume se sa deti. Jam e dashuruar me natyren e gjelber dhe fale te fejuarit tim, jam njohur edhe me Gryken e Kelcyres, qe tashme sa here kam hapesira, mezi pres te shkoj ta vizitoj… Ia rekomandoj gjithkujt qe te pakten nje dite nga pushimet e veta ta rezervoje per te shkuar e vizituar kete vend, pasi vertet do te mahnitet.  Yllka Selita Koha Jone

Enkeleda Zeko: Unë tifozja e Italisë që nuk do t’i braktis kurrë emisionet sportive

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-së, sidomos tani gjatë që gjatë EURO 2012 është edhe ikonë televizive, pasi sytë e çdo sportdashësi janë drejtuar drejt sportit dhe emisionit të saj. Dhe ajo kurrë nuk i zhgënjen teleshikuesit me aftësinë e saj dhe të ftuarit e saj. Në një intervistë për “Tirana Observer” ajo rrëfen jetën e saj sportive. Ajo tregon që është tifoze e Italisë dhe se kurrë nuk do ta braktisë sportin.

Të drejtosh një emision sportiv, përgjegjësi apo kënaqësi?

Është përgjegjësi e madhe por edhe shumë kënaqësi. Kur ke një detyrë të rëndësishme në shërbim të publikut pa dyshim që ndjen përgjegjësi për ta bërë atë sa më mirë. Unë punën time e bëj me shumë dëshirë dhe më jep sadisfaksion.

Sa vite ka që merreni me këtë profesion dhe sa krenare jeni ju për atë që keni arritur deri më sot?

Kam 12 vjet që merrem me gazetarinë dhe kam punuar gjithë këtë kohë në televizion. Kjo ka qenë ëndrra ime, kam luftuar shumë për të arritur deri këtu. Nuk është e lehtë të evidentohesh në media, duhet shumë përkushtim dhe talent. Tani ndihem shumë mirë më veten, nuk kam asnjë peng në jetë, në këto vite jam munduar ta plotësoj vetëm maksimalisht në këtë fushë dhe besoj ia kam arritur.

Të drejtosh një emision ku dominancën e kanë burrat çdo të thotë për ju?

Do të thotë që edhe ne femrat jemi po aq të forta dhe dominante sa ata. Nuk ka pse te bëhen dallime në këtë drejtim, ky është një profil gazetaresk dhe në këtë fushë ashtu si meshkujt edhe femrat kanë lënë gjurmë. Sporti është pak më specifik, po kjo nuk do të thotë që femrat nuk mund ta bëjnë.

Në këtë Kampionat Europian për kë skuadër bëni tifozllëk, meqë dihet se në Botërorin e kaluar ju ishit me Italinë, apo nuk e ndërroni skuadrën e zemrës?

Po me Italinë jam ende. Jo 2 vjet, por edhe sikur 100 të kalonin nuk do ta ndërroja skuadrën time. (qesh) Ndryshe nga Botërori, Italia është në çerekfinale dhe kjo më jep kënaqësi. Unë jam tifoze brenda 90 min, nuk i përjetoj më tepër gëzimet dhe dështimet sportive. Shpresoj që Italia të shkojë sa më gjatë në këtë kompeticion.

Cila skuadër mendoni se do e fitoj këtë Kampionat dhe sipas opinionit tuaj cila skuadër është më e fortë nga e cila duhet të kenë frikë skuadrat e tjera?

Duke iu referuar tifozerisë do të doja të ishte Italia, por mendoj që Gjermania ka më shumë shanse ta fitojë këtë Kampionat Europian. Është ekip më i konsoliduar dhe gjatë fazës së grupeve ka treguar se bën diferencën. Asgjë nuk është absolute, evropianin e futbollit mund ta fitojë edhe një skuadër surprizë, çdo gjë mbetet për tu parë, ky event prandaj është i bukur.

Kohët e fundit po shtohen femrat moderatore në emisionet sportive, ç’mendoni për këtë risi?

Mendoj që është një gjë pozitive, prania e femrës sportit i jep shumë bukuri dhe sharm. Vetëm se duhet të jenë më shumë aktive dhe mos bëhen tërheqëse vetëm me bukurinë e tyre por të tregojnë se janë të afta të drejtojnë edhe debatojnë njëlloj si meshkujt.

Keni ndonjë lojtar të preferuar?

Kam disa lojtarë të preferuar. Njeri është Lionel Mesi por është jashtë Kampionatit Europian. Tani sytë i kam tek kapiteni i skuadrës time Bufon por më pëlqen edhe Gomez apo Ozil.

Kë skuadër do donit të shikonit në ndeshjen finale të këtij Kampionati Evropian?

Duke qenë se tashme dihet si do takohen skuadrat do më pëlqente që në finale të shikoja Francën me Italinë. Jam e bindur që në këtë finale Italia ime do triumfonte, në fund të fundit s’do ta kishte për herë të parë…(qesh)

Nëse do ju kërkohej të drejtonit një emision tjetër, por që nuk do kishte lidhje me futbollin, do hiqnit dorë nga sporti, pavarësisht pagesës që mund t’iju ofrohej?

Jo, asnjëherë nuk do hiqja dorë nga sporti. Unë kam drejtuar edhe evente të tjera jashtë sportit, në fundvit Festivalin e Këngës në RTSH dhe pas tij u riktheva përsëri në punën time. Pagesa nuk ka lidhje kur në mes është pasioni, sporti është puna që më jep kënaqësi por nuk do lija pas edhe aktivitete të tjera. Unë impenjohem në atë që bëj, për mua rëndësi ka që çdo gjë që ka emrin tim të jetë dinjitoze.

Do donit që personi përkrah jush të ishte pjesë e futbollit?

Jo aspak. Dita ime është e mbushur me sport, tek ai njeri dua të gjej qetësi dhe biseda jashtë punës.

Cila është arsyeja që ju bën të jeni kaq të lidhur me futbollin?

Jam shumë e lidhur me punën time dhe rrjedhimisht edhe me sportin. Për një njëri si unë që kohën më të madhe e harxhon në punë dhe angazhohet maksimalisht, kjo gjë është mëse normale. E dua punën time, është një nga motivet që jam e lumtur.

Anisa Cela TiranaObserver

134 vjetori i Lidhjes Shqiptare, aktivitete në Prizren

Written by admin on . Posted in Lajme

134 vjetori i Lidhjes Shqiptare, aktivitete n PrizrenPRISHTINË- Në qytetin historik të Prizrenit, kanë nisur që dje veprimtaritë e festimeve të përvjetorit të 134-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Ndërkohë sot zhvillohen aktivitetet kryesore të kësaj ngjarjeje historike, që kulmojnë me manifestimin qendror në orën 11:00, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi. 

Aktivitetet e sotme nisën në orën 10:00 me një Seancë Solemne tek Shtëpia e bardhë. Pas Manifestimit Qëndror tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zhvillohet “Ora e Lidhjës” në orën 12:00 tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Gjithashtu pjesë e festimeve do të jetë edhe “AKB” Javët e Biznesit Kombëtar si dhe një ekspozitë artistike – (Hamami). Në orën 13:00 do të zhvillohet Festivali “Bunar-Fest” dhe koncert rock. 

Por aktivitete do të ketë edhe për të apasionuarit pas leximit, teksa në orën 13:00 do të mbahet sesioni letrar- “Letërsia shqipe dhe Pavarësia Kombëtare” tek Shtëpia e Kulturës. 

Në orën 16:30 do të zhvillohet një Koncert Simfonik nga RTK dhe RTSH tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në orën 18:00 tek Pallati i kulturës në Kukës do të mbahet shfaqja Valët e Drinit. 

Gjithashtu në orën 18:00 do të zhvillohet Koncerti Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Në orën 19:00 do të mbahet Koncerti tradicional festiv i SHKA “Agimi” tek Shtëpia e Kulturës, ndërsa gjithçka do të mbyllet me festivalin për të rinjtë “Rock Live” në orën 20:00. 
(e.m/BalkanWeb)

Redon Makashi: U ndava. Ëndërroj të jem babai i një vajze

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Redon Makashi, është një ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, që me vitet është shndërruar  në një ikonë të baladave dhe muzikës  rrok. I veçantë në llojin e tij, Redoni  ka arritur të triumfojë me këngë shumë  të mira, të cilat janë përqafuar shpejt nga  publiku…

Viti i shkuar u mbyll me një çmim  të parë për të në festivalin “Kënga  Magjike”, ndërsa së fundmi është vlerësuar  me çmimin e “Albumit më të mirë  të vitit” nga Akademia e Çmimeve Kult.  Lidhur me këtë sukses, por edhe të tjera  ngjarje të jetës së tij, Redoni rrëfen për  “Bluetooth” shumë detaje…


Redon, je vlerësuar së fundmi me  çmimin e “Albumit më të mirë të vitit”  nga Akademia e Çmimeve Kult. Kohët  e fundit janë duke të ndjekur sukseset,  si ndihesh për këtë?
Ndjehem realisht shumë mirë. Nuk ia  kam idenë se cila ka qenë juria, por dua  vërtet t’i falenderoj për vlerësimin që më  kanë bërë. Gjithsesi, nuk dua të lë pa  përmendur edhe kolegët e mi, të cilët i  kisha konkurrentë në këtë garë si: Sidrit  Bejleri, Alban Skënderaj dhe Elvana  Gjata, të cilët janë këngëtarë që  pëlqehen shumë, këngëtarë të fortë në treg. Pavarësisht faktit që dola unë fituesi, të katërt jemi fitimtarë mendoj. Ky është çmimi i dytë për këtë vit, pas “Këngës Magjike” dhe mesa mora vesh edhe klipi është pëlqyer shumë. Gjithë këto vlerësime më rrisin përgjegjësinë dhe më bëjnë të mendoj, që ndoshta duhet të stopohem pak, për të menduar hapin e radhës.
Cili do të jetë hapi i radhës?
Jam duke punuar për dy klipe të reja. Njëri do të jetë për këngën  fituese të “Kënga Magjike”, kurse  tjetri i dedikohet Tiranës dhe është  pjesë e albumit.
Është folur edhe një bashkëpunim
me Pirro Çakon?

Po, është e vërtetë. Kënga do të jetë  pjesë e albumit që Pirro do të nxjerrë.
Riktheheni pas 10 vitesh, mos  gaboj?
Po.  Pak më parë përmendët jurinë.
Jeni ndjerë ndonjëherë i zhgënjyer  nga vlerësimi i jurive?
Kam mbetur me thënë të drejtën. Gjithsesi,  më ka lënë shumë mbresa vlerësimi  i kolegëve tek “Kënga Magjike”. Ajo ka  qenë arritja ime më e madhe, sepse nuk  jam vlerësuar nga 4 apo 5 vetë, por nga  të gjithë kolegët e mi. Jam gëzuar  shumë, sepse pavarësisht egos që çdo  artist ka, ata kanë vlerësuar muzikën.  Është shkruar që me “Këngën  Magjike” e ke mbyllur kapitullin e  pjesëmarrjes në festivale. Sa e  vërtetë është?
Hë për hë, kështu mendoj. Më duhet të marr frymë, ama kur vjen momenti i  fundit, sikur të rëndon ajo adrenalina e  konkurrimit, e garës dhe shtyhesh për të  marrë pjesë.
A e mendon rikthimin në Festivalin e Fundvitit në RTSH?
Jo. Mendoj se rreziku është i madh.  Pjesëmarrja në Festivalin e Fundvitit është  thikë me dy presa. Mund ta fitosh, të  shkosh në Eurovizion dhe të kthehesh  kokulur, ndaj nuk dua të rrezikoj në këtë  pikë. Veç kësaj unë mendoj se, si përfaqësimi  i këtij viti, Shqipëria nuk mund  të ketë më në Eurovizion. Ishte për mua  më e mira e mundshme, ishte kënga  fituese. Edhe sikur kënga jonë të ishte e një shteti tjetër, po njësoj do të mendoja.  Na është bërë hile, pasi Rona ishte  fenomenale. Gjithsesi, me performancën e saj ajo arriti të tregojë që edhe ky vend  i vogël, të cilin shpeshherë e shohin me  bisht të syrit, ka vlera të mëdha. Ajo që  s’më pëlqeu ishte ndasia që u bë mes  shqiptarëve; Rona shkoi atje për të përfaqësuar  Shqipërinë e madhe, jo  veçanërisht Kosovën, Shqipërinë, apo  treva të tjera shqiptare, por të gjithë shqiptarinë.
Kemi hyrë në stinën e verës dhe  besoj se kanë filluar prenotimet dhe  ndarjet e datave për koncerte. Si do  të jesh këtë verë, vetëm, apo do të  kesh sërish Aleksandër Gjokën në  krah?
Natyrisht me Sandrin, por do të kthehet  edhe Toni. Do të kthehen “Tre Musketierët”.  Ofertat janë të shumta, madje  kemi edhe përplasje datash në disa raste.  Ne, koncertet i shfrytëzojmë edhe për  të bërë pushime.
D.m.th paraditet i shfrytëzoni për plazh së bashku?
Po, ne kemi mbetur vërtet miq dhe  ndjehem i kënaqur që midis nesh ekziston  kjo shoqëri e sinqertë, sepse ndodh  që diçka shkëputet pavarësisht përpjekjeve  të tua dhe ti zhgënjehesh  shumë, siç më ka ndodhur së fundmi  një rast me djemtë e grupit “Arb”.
Me grupin “Arb” dhe “Tre Musketierët”  ju keni thënë se do të realizoni  recitale?
Me “Tre Musketierët” nëse krijohet  mundësia, gjendet financimi nga sponsorët  dhe institucionet kulturore duam shumë të realizojmë një koncert  madhështor në Pallat të Kongreseve gjatë  vjeshtës. Ndërsa plani për recitalin e  grupit “Arb” u prish, sepse s’qëndruam
dot bashkë…
Rikthimi i grupit “Arb” ishte dëshirë e jotja?
Po, unë doja të riktheja grupin “Arb”,  por ishte tepër e vështirë për ta mbajtur,  por ishte tepër e vështirë…U shuajtëm  për një hatërmbetje.  Zakonisht stina e verës është edhe  ajo që vë në dukje konkurrencën mes  këngëtarëve.
Ti sa e ndjen këtë?
Secili ka audiencën e vet, fansat e tij, por ajo që më pëlqen shumë tek koncertet  e mia është që janë të pranishëm
edhe të rinj, mosha 17-21 vjeç, të cilët  nuk janë rritur me muzikën time, por interneti ka ndikuar që ata ta dëgjojnë dhe  pëlqejnë…
A interesohesh për klikimet në internet?
Jo, jo, unë jam out fare nga kjo punë. Një mik i imi, kujdeset për to, po unë jam komplet jashtë loje.
Redoni funksionon me një menaxher?
Përgjithësisht vetë, por kam edhe një mik që më ndihmon me koordinimin e koncerteve.
Albumi përmban 9 këngë, ndërkohë ti po punon për albumin tjetër, që është i katërti në radhë…
Është albumi i tretë që përmban 9  këngë. E kam si numër fati, numrin 9.  Sakaq, jam duke punuar për albumin e  katërt, kam plot materiale të regjistruara  prej vitesh. Kam një arkiv shumë të pasur,  por problemi i vetëm janë tekstet. Më  pëlqen që këngët që krijoj vetë, t’i këndoj  po ashtu vetë. S’më pëlqen t’i shes  këngët e mia.
Sa ndikon kjo pjesa e internetit, piraterisë, tek shitja e albumit?
Më përpara  të gjithë rendnin tek albumet,  kurse tashmë është më e lehtë të  gjendet një këngë…  Ky është një fenomen që ndodh në të
gjithë botën. Interneti nuk është vetëm  vjedhje, por në një farë mënyre është  shkatërrues i albumit. Gjithsesi, dua të  falenderoj shtëpinë diskografike “Supersonic”  që mori përsipër botimin e këtij albumi  dhe unë me gjithë përparimin e  teknologjisë, vazhdoj të mendoj që albumi  është shumë i rëndësishëm, sepse  ai është pasaporta e një artisti.
Veç muzikës ti ke dhe një angazhim në administratën shtetërore?
Po, u bë vite që jam i angazhuar në qendrën kulturore të ushtrisë.
Jeni i kënaqur?
Jam i kënaqur, pavarësisht ngërçeve që kalojmë herë pas here, si në çdo punë.
Tani do të flasim për jetën private…
E di që mezi po pret.
Është përfolur ndarja…
Nuk dua të flas për të. Mjafton të dini që është e vërtetë.
Tekstet e tua, kanë ndonjë dedikim personal?
Nuk po them që kanë të gjitha një dedikim, po kanë një spunto nga jeta ime. Fundja fundit ne jemi njerëz të kësaj bote dhe kemi lindur  për të dashuruar, kemi lindur  të bëjmë edhe gabime për të mësuar  vazhdimisht. Unë, edhe sot  e kësaj dite që kam një farë eksperience,  nuk mund të them që  kam mësuar, kam akoma për të  mësuar dhe të gjitha gjërat që marr  nga jeta unë dua t’i shpreh me nota  muzikore dhe kam dëshirë t’i  shpreh jo me fjalë, por me muzikë. Kështu që, edhe pjesa e dashurisë  sime është në album.
A ka një emër dashuria?
Është thjesht dashuri.
Martesën, vazhdon ta mendosh?
Më shumë se sa atë, po mendoj për të pasur një fëmijë. Ka ardhur ky moment,  sepse të gjithë shokët e mi janë bërë prindër. Jam distancuar nga shumë prej  tyre sepse i janë përkushtuar familjes dhe  zakonisht kam ndenjur në shoqërinë e  më të rinjve, ndaj më duket akoma sikur  jam 25 vjeç. Por, vetvetiu ka lindur një  dëshirë e çuditshme për të pasur një krijesë. Çfarëdo qoftë, gocë apo çun.
Çfarë dëshiron ti?
Vajzat janë më të mira. Në të tilla raste mendohet ajo gota e ujit që të vjen momentin  e fundit tek koka. Çuni do bredhë  pas femrave kurse goca është më e  dhembshur, të rri tek koka dhe të bën  gjithë shërbimet. Femra është qenie  shumë e çuditshme, lind, rrit fëmijët, mban familjen, punon, dhe ia del t’i bëjë  të gjitha, kurse mashkulli nuk bën dot  shumë gjëra.
Ndoshta kjo është edhe  arsyeja se pse femra u përkushtohet  prindërve në një moment të caktuar…
U përkushtohet edhe prindërve të bashkëshortit, ama. Ti mendon të jetosh  me prindërit.
D.m.th gruaja jote, ka gjasa t’u shërbejë prindërve të tu?!
Mendoj të jetojmë veçmas tyre, por dua t’i kem afër. Ndoshta do jemi komshinj.
Si pyetje e fundit, a i ke filluar kërkimet për nënën e fëmijës?
Po, sigurisht, ky syri im ka piketuar…
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Berisha takon Nishliun: Suksesi në Baku, dhurata më e bukur për 100-vjetorin

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Berisha takon Nishliun: Suksesi n Baku, dhurata m e bukur pr 100-vjetorinTIRANE - Pas kthimit nga Azerbajxhani, ku mori pjes n Festivalin Evropian t kngs dhe u rendit e 5-ta n natn finale, kngtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritn n nj takim nga Kryeministri Berisha.

Si bn t ditur zyra e shtypit e Kryeministris, shefi i qeveris i shprehu kngtares urimet m t przemrta pr suksesin n Eurovision.
“N finale ju ishit zri absolut i festivalit, interpretimi m i shklqyer, ishit nj prfaqsim shum dinjitoz dhe arritje e madhe pr gjith shqiptart, pr Shqiprin dhe pr Kosovn”- theksoi Berisha.

Edhe pr sa i prket vlersimit, Kryeministri shprehu knaqsin pr mbshtetjen e madhe q pati nga t gjitha vendet. Ai theksoi se prfaqsimi dinjitoz i Rons n Eurovision sht dhurata m e bukur q knga shqiptare i bn Shqipris n kt 100-vjetor t pavarsis.

Nga ana e saj, kngtarja Rona Nishliu falnderoi Kryeministrin Berisha pr mbshtetjen e tij n kt prfaqsim t saj n Eurovision.
“Ndihem e privilegjuar q sot ndodhem ktu n kt takim me ju dhe ju falnderoj jashtzakonisht shum pr mbshtetjen dhe telefonatn q m bt menjher pas festivalit, e cila ka qen befasia m e kndshme, gj q m bri t ndihem edhe m krenare pr at q realizova n sken”, – u shpreh kngtarja Rona Nishliu.

Ndrsa Drejtori i Prgjithshm i Radiotelevizionit Shqiptar, Petrit Beci, u shpreh se ekipi shqiptar q shoqronte Ronn n kt kompeticion, e q ka prjetuar nga afr vlersimin e t gjitha ekipeve t vendeve prfaqsuese n festival, u ndie shum krenar pr kngn e Rons. Ai theksoi se ky sukses sht nj obligim m shum pr t vijuar traditn m t mir t Festivalit t kngs n RTSH, duke promovuar talente shqiptare, q m pas prfaqsojn denjsisht Shqiprin n skenn evropiane.

Kryeministri Berisha i dhuroi kngtares Rona Nishliu elsin Sol, t punuar n filigram me nj dedikim t veant n shenj mirnjohjeje ndaj prfaqsimit dinjitoz q i bri Shqipris n Eurovision.

(er.nu/BalkanWeb)

Kryeministri Berisha takon Rona Nishliun: Suksesi në Baku, dhurata më e bukur për 100-vjetorin

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës – Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me interpretimin dhe këngën e saj,  arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit.

Në finale, vijoi Kryeministri, ”ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”.  Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet.  Ai theksoi  se  përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Nga ana e saj, këngëtarja Rona Nishliu  falënderoi  Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij në këtë përfaqësim të saj në Eurovizion. “Ndihem e privilegjuar që sot ndodhem këtu në këtë takim me ju dhe ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen dhe  telefonatën  që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë”, u shpreh këngëtarja Rona Nishliu.

Ajo i përcolli Kryeministrit emocionet që kishte ndier tek shikonte flamurin shqiptar, gjatë renditjes së pikëve, që shfaqej në mesin e 5 flamujve më të votuar të Evropës.

Ndërsa Drejtori i  Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, z. Petrit Beci, u shpreh se ekipi shqiptar që shoqëronte Ronën në këtë kompeticion e që ka përjetuar nga afër vlerësimin e të gjitha ekipeve të vendeve përfaqësuese në festival, u ndie shumë krenar për këngën e Ronës. Ai theksoi se ky sukses është një obligim më shumë  për të vijuar traditën më të mirë të Festivalit të këngës në RTSH, duke promovuar talente shqiptare, që më pas përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në skenën evropiane.

Kryeministri Berisha i dhuroi këngëtares Rona Nishliu çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të vecantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që I bëri Shqipërisë në Eurovizion.  www.keshilliministrave.al

RTSH, për të parën herë me juri “të shpallur” në EuroSong

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Radio Televizioni Shqiptar ka ngritur jurinë përfaqësuese të Shqipërisë, e cila do të votojë në natën gjysmëfinale dhe finale të Festivailit Evropian të Këngës, për të gjitha vendet konkurruese në Eurosong. Juria përbëhet nga Sokol Marsi, Edison Miso, Eranda Libohova, Endri Sina dhe do të mblidhet në RTSH gjatë netëve të Eurosong-ut. Sistemi i votimit do të jetë si çdo vit, pra, juria do të votojë me pikë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse (përveç Shqipërisë), në grupin ku merr pjesë dhe Shqipëria, në momentin që EBU hap votimin.

Gjithçka do të jetë përpara kamerave dhe në lidhje me “Eurosong”-un, por ndryshe nga sistemi “shqiptar” i votimit në vitet e kaluara. Edhe pse juri ka pasur edhe në edicionet e kaluara, ajo nuk ka fuksionuar në këtë mënyrë dhe asnjëherë nuk janë ditur emrat e saj. Për sa i përket votimit të përgjithshëm në Festival, këtë vit si ndryshim nga vitet e mëparshme, tele-votimi apo votimi i publikut do të bëhet ndryshe. Në vitin 2010 dhe 2011, publiku mund të votonte në fillim të spektaklit ndërsa tani, publiku mund të votojë vetëm pasi të gjithë shtetet të kenë performuar. Kështu që pasi publiku të votojë, votat e jurisë dhe publikut do mblidhen së bashku (50:50), duke bërë rezultatet përfundimtare nga 1 deri 12. Sipas EBU, procedura e votimit (1-7, 8, 10 dhe 12 pikë), nuk do të ndryshojë sepse sipas tyre pika e 12-të është si simbol i vetë Eurosong-ut! Festivali Evropian i Këngës 2012 shënon edicionin e 57-të . Ai do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit nga data 22 deri 26 maj. Këtë vit do të marrin pjesë gjithsej 43 shtete, në mesin e tyre edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu, e cila do të performojë në shqip me këngën “Suus”. Këngëtarja nga Kosova do të performojë në shqip gjatë natës së parë të festivalit, më 22 maj, së bashku me përfaqësuesit e Rumanisë, Greqisë, Rusisë, Belgjikës, Hungarisë etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.

Suksesi “fillestar” i Ronës…

Të dielën, Nishliu pati provat e para të festivalit të Eurovizionit në Baku dhe ata që ndoqën performancën e saj e vlerësuan maksimalisht. Komenti në faqen zyrtare është: “Rona Nishliu impresionoi çdokënd në arenë me vokalin e saj të fuqishëm. Ka performuar e vetme në skenë (pa ndihmën e asnjë vokali mbështetës), dominuar nga ngjyra e kuqe e ndriçimit. Fokusi ka qenë vetëm këngëtarja, për të vënë theksin te vargjet dhe muzika. Interpretimi i kësaj kënge dramatike ishte bindës dhe mjaft profesional”. “Jam shumë e lumtur që prezantoj vendim tim me një këngë, të cilën e dua shumë dhe që ka shumë domethënie për mua”, është shprehur vetë Nishliu, ndërsa nuk ka “rrëfyer” për sa i përket veshjes së saj gjatë performancës. Një detaj që do të mund të mësohet më 17 maj, gjatë provës së dytë përpara festivalit. Edhe pas kësaj prove, Rona do të dalë sërish para medies së atashuar pranë Eurovisionit. Për të mbështetur Rona Nishliun, në Baku ndodhet edhe autori i këngës, Florent Boshnjaku. Për regjistrimin e “Suus” është punuar në studiot e “Ocean Way Recording” dhe “Capitol Records” në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i këngës u bë në studion muzikore “Sterling”, në Nju-Jork.

Blerina Goce

Samanta Karavella: Njerëzit e thjeshtë ma fitojnë zemrën

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Dikur të gjithë e njihnin si vajza e vogël që dëshironte të bëhej këngëtare. Ajo e realizoi këtë dëshirë dhe tani njihet si një këngëtare e suksesshme, femër e bukur dhe sexy. Së fundmi emri i saj është përmendur shpesh në shtypin rozë për shkak të përfundimit të historisë së dashurisë, të cilën Samanta e ka jetuar duke u përpjekur ta mbajë për vete. Të njëjtën gjë ajo po bën edhe tani… Nuk preferon të flasë por njëkohësisht nuk e mohon ndarjen. Kjo është e vetmja pjesë për të cilën Samanta tregohet e rezervuar. Ajo në këtë intervistë na tregon për veten, punën, shkollën, jetën dhe të ardhmen…


Samanta me se po merresh për momentin? Po punon për ndonjë këngë të re?
Momentalisht po punoj për projektin e verës. Jam akoma në fillim dhe nuk mund të flas për diçka konkrete. Shpresoj që kënga të kthehet në një hit. Unë do përkushtohem maksimalisht në realizimin e këngës, videos ashtu edhe për look-un, që besoj se do të bazohet tek më e mira ime dhe jo tek ndryshimet.
Me kë po bashkëpunon në muzikë sepse dimë që je bëre pjesë e studios së Flori Mumajesit, apo jo?
“Threedots Production” është padyshim një nga studiot që po sjell këngët më të mira që qarkullojnë në tregun muzikor shqiptar. Është mirë të punosh me profesionistë dhe të realizosh atë që tregu do. Ndaj kam bindjen se projektet e radhës do të jenë të suksesshme.
Po me Big Bastën si janë tani marrëdhëniet? Çfarë ndodhi në të vërtetë midis jush sepse është përfolur shumë?
Nuk më pëlqen t’i kthehem bisedave të së kaluarës. Bashkëpunimet jo gjithmonë zgjasin dhe funksionojnë ashtu siç ndodh edhe në shumë aspekte të tjera të jetës. Nuk më ngelet gjë për të shtuar dhe për të thënë.
Je tërhequr së fundmi nga kompeticionet muzikore. Pse ky vendim? Ke në plan të rikthehesh në festivale?
Absolutisht! Përpara pak muajve isha pjesë e “Festivalit në RTSH” ku pata një vlerësim të kënaqshëm. Momentalisht preferoj që lançimi im të behët nëpërmjet videove që nuk humbasin kurrë dhe janë më profesionale për një artist. Në kompeticionet e ardhshme do të shfaqem kur të kem një projekt të përshtatshëm.
Po tek “Kënga Magjike” do këndosh sërish, duke kujtuar këtu deklaratën e fortë që t’i ke dhënë për këtë festival? Vazhdon të mendosh që çmimet shiten?
Nëse do të vazhdoj të mendoj kështu do të thotë që të mos jem pjesë e asnjë kompeticioni muzikor (qesh). Çdo kompeticion ka veçantinë dhe rëndësinë e vet ashtu sikurse dhe “Kënga Magjike”. Nuk mund të them që s’do të jem më pjesë e saj, por është shpejt për të përcaktuar momentin.
Jemi afër stinës së nxehtë. Duhet të presim videoklip ‘hot’ nga Samanta?
Varet nga kënga që do të sjell. Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme që të jetë “hot” për t’u pëlqyer, mjafton të ketë një ide jashtë të zakonshmes dhe të përshtatet me fabulën e këngës. Unë do kujdesem që edhe look-u edhe performanca të jenë në nivelin e duhur dhe të kenë një impakt sa më pozitiv për publikun.
Është disi herët për të të pyetur por ne po e provojmë… Ku dhe me kë do e kalosh verën?
Destinacioni im për këtë verë është Spanja. Besoj se ka shumë për të parë dhe shijuar.
Pse u ndave nga i dashuri?

Nuk besoj se hyn në interesat e njerëzve kjo pjesë…

Po tani si e mendon, çfarë duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen tënde? Po që të të fitojë zemrën?
Të ketë mbiemrin Hilton (qesh). Njerëzit e thjeshtë ma fitojnë zemrën.


Po ti vetë si je në një lidhje?  Je xheloze? Je posesive, apo je e ëmbël?
Xhelozi e padëmshme, ëmbëlsia më karakterizon gjithmonë.
A beson në dashuri?
Sigurisht!
Tani na trego pak si është dita jote?
Dita ime nis në fitness, më pas një pjesë të konsiderueshme të ditës time e kaloj me motrën dhe shoqërinë time. Një pjesë të rëndësishme të ditës ja kushtoj studimeve dhe shkollës (në degën marrëdhënie me publikun) si dhe aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sa orë në ditë i kushton përkujdesjes për veten?
Si çdo femër më pëlqen që një pjesë të kohës t’ia kushtoj vetes. Pavarësisht se më merr shumë kohë, më jep kënaqësi dhe më bën të ndihem komode.
Kohët e fundit shumë kolege të tuat po bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u dukur më bukur. Ti ke bërë të tilla? Pse?
Deri tani nuk e kam parë të nevojshme. Fatmirësisht ndihem mirë me pamjen time.
Ke studiuar për spanjisht. Pse kjo zgjedhje? Do merresh me përkthime?
Gjithmonë më kanë pëlqyer gjuhët e huaja, por spanjishtja në veçanti. Ndoshta lidhet edhe me preferencën time për Spanjën. Nuk besoj se do merrem ndonjëherë me përkthim pasi tani kam bërë një zgjedhje të dytë që është “Marrëdhënie me Publikun” që më tërheq si degë dhe më ndihmon dhe ne profesion (qesh).
Po të ardhmen tënde si e parashikon? Si e imagjinon veten pas 10 vjetësh?
Zakonisht eci me plane afatshkurtra, me projekte të realizueshme. Dhjetë vite janë shumë larg, por shpresoj që deri atëherë objektivat e mia të jenë realizuar.  Bluetooth

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje