Posts Tagged ‘Serbia’

BE-Beogradit: Mos keqintepreto marrëveshjet

Written by admin on . Posted in Lajme

BE-Beogradit: Mos keqintepreto marrveshjetBRUKSEL- Bashkimi Europian tërhoqi vërejtjen se Beogradi po keqinterpron marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Maja Kocijançic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, ka thënë se Serbia qëllimisht po i keqinterpreton marrëveshjet e arritura. Sipas saj, përmbajtja e marrëveshjeve është shumë e qartë dhe të dyja palët duhet t’i përmbahen ashtu siç janë, shkruan gazeta “Zëri”.

“Të gjitha marrëveshjet përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, nuk ka ndarje gjeografike”, tha Maja Kocijançiq. Ndërsa sa i përket fusnotës, Kocijançic thotë se marrëveshja e lejon që përmbajtja e fusnotës të vendoset aty ku duan vetë organizatorët e takimeve rajonale.

Reagimi i Brukselit zyrtar, vjen pas deklaratyve që ka bërë shefi i delegacionit serb të bisedimeve, Borko Stefanovic, sipas të cilit pjesa veriore e Kosovës nuk përfshihet në marrëveshje për lëvizje të lirë, dhe fusnota duhet të jetë e obligueshme para tavolinës së Prishtinës nëpër takimet rajonale.
(e.m/BalkanWeb)

Riker: Serbia ta pranoj realitetin lidhur me Kosovën

Written by admin on . Posted in Lajme

Riker: Serbia ta pranoj realitetin lidhur me KosovnSOFJE- Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, ka deklaruar sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të së kaluarës.

Këto komente ai i bëri në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit, raporton Europa e Lirë.

Zoti Riker tha se SHBA dhe BE kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.

“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, tha Filip Riker, duke e theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.
(BalkanWeb)

Nuk këndon himnin, lojtari serb përjashtohet nga kombëtarja

Written by admin on . Posted in Sport

Nuk kndon himnin, lojtari serb prjashtohet nga kombtarjaBEOGRAD- Federata e futbollit e Serbisë bëri publike sot lajmin se trajneri i ri i kombëtares Sinisha Mihajlovic ka larguar lojtarin Adem Lajicin nga ekipi, pasi ka refuzuar të këndojë himnin kombëtar të Serbisë.

Mediat vendase bëjnë me dije, se Lajic pjesëtar i pakicës myslimane të Serbisë, refuzoi të këndojë himnin përpara miqësores së të shtunës me Spanjën, në të cilën Serbia humbi 2-0. 

Vendimi i trajnerit ka marrë mbështetjen e plotë të federatës serbe të futbollit, e cila në një deklaratë për mediat shprehet se largimi i Ljajiç nuk është përfundimtar, por ai duhet të “ndërrojë mendje përsa i përket respektimit të rregullave. Kur të ndodhë kjo, mund të kontaktojë në telefon me trajnerin Mihajloviç e të rikthehet në kombëtare”.

Nga ana e tij, Adem Ljajiç ka sqaruar se nuk e këndon himnin serb për arsye personale. Futbollisti 20-vjeçar i takon besimit fetar musliman, lindur e rritur në rajonin e Sanxhakut, një rajon me shumicë muslimane pranë kufirit me Kosovën. 

 Trajneri Sinisha Mihajlovic, i cili javën e shkuar nënshkroi kontratën 2-vjecare me ekipin serb i ka shtyrë lojtarët të nënshkruajnë kodin e sjelljes, ku përfshihet zotimi për të kënduar himnin kombëtar.
(el.me/BalkanWeb)

Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator

Written by admin on . Posted in Lajme

Plani i dialogut pr veriun publikohet m 10 shtatorPRISHTINE - Qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë prezencën e përfaqësuesve të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të prezantuar planin e dialogut për veriun e Kosovës. Disa ditë më vonë, pritet që të nisë dialogu, kanë bërë të ditura burime të gazetës “Koha Ditore”.

Si rezultat i prezantimit të planit, shtetet që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe që janë pjesë e GND-së do të marrin vendim për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës do të plotësojë edhe një kriter të kërkuar në Raportin e Progresit nga Bashkimi Evropian, e që është prezantimi i një strategjie integrimi për veriun.

Plani parashikon konsultime me përfaqësuesit e tri komunave veriore dhe asaj të Mitrovicës së veriut, në mënyrë që të fillojë zbatimi i planit të Ahtisaarit, pa iu përmendur emri.

Burimet e gazetës kanë shpjeguar se deri në shtator, pritet që presidenti i ri i Serbisë, nëse do të jetë Boris Tadic, të marrë vendim që në bazë të Kushtetutës së Serbisë të emërojë përfaqësuesit e komunave veriore.

Dialogu fillimisht do të jetë vetëm mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të veriut, por siç i ka thënë gazetës një zyrtar ndërkombëtar i akredituar në Kosovë, “në një fazë të mëvonshme, Serbia duhet të jetë palë e dialogut, në mënyrë që të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të mundshme”.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Serbët e veriut nuk do të pranojnë asnjë plan të Kosovës për veriun

Written by admin on . Posted in Lajme

Serbt e veriut nuk do t pranojn asnj plan t Kosovs pr veriunSekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic, ka theksuar nevojën e një marrëveshjeje konkrete për statusin e Kosovës dhe veriun, njofton portali Koha.net

“Prishtina është e vetëdijshme se nuk mund të ketë ndikim dhe sovranitet në veri dhe, nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, lëshon plan të ri. Por, ajo duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo plani që ofron, qoftë ai edhe më i miri, qoftë ideal, serbët dhe Serbia nuk do ta pranojnë”, ka thënë Ivanovic për mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente pas disa shkrimeve në media se qeveria e Kosovës do të dalë me plan të ri për veriun në muajin shtator. Me këtë plan, siç thuhet, Kosova do që të integrojë pjesën veriore në sistemin e saj shtetëror, ndërsa një gjë të tillë do ta realizojë përmes dialogut me përfaqësuesit e serbëve të veriut.

Sipas këtij plani, në fazën e fundit të dialogut duhet të përfshihet edhe Beogradi, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i marrëveshjes.

“Jam absolutisht i sigurt se për një gjë të tillë nuk do të gjejnë përfaqësues të serbëve”, ka thënë Ivanovic.

Sipas Ivanovic, ai plan do të jetë i papranueshëm derisa nuk vjen deri te marrëveshja konkrete, e cila do të paraqiste kornizë politike për “statusin e Kosovës dhe statusin e veriut”. 

(ar.si/BalkanWeb)

Jeremiç: Të izolojmë Kosovën nga organizatat ndërkombëtare

Written by admin on . Posted in Lajme

Jeremi: T izolojm Kosovn nga organizatat ndrkombtareBEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka thënë se nëse Serbia mbetet e palëkundur në mosnjohjen e Kosovës. Sipas tij, Prishtina nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç të kthehet në tryezën e bisedimeve, edhe nëse do të diskutohej për çështjen e statusit të saj .

“Nëse qëndrojmë të vendosur në mosnjohjen e Kosovës dhe vazhdojmë të ndalojmë Kosovën nga integrimi në organizatat ndërkombëtare, nuk do të ketë alternativa të tjera, përveç t`i kthehet tryezës së bisedimeve, ku nuk diskutohet vetëm rreth çështjeve teknike, ashtu siç ka qenë rasti i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës deri më tani, por edhe për çështjen e statusit”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.

Sipas tij, Serbia ka pasur sukses në bllokimin e përpjekjeve të Kosovës për t`u bërë anëtare e ndonjë organizate politike ndërkombëtare. “Ne kemi arritur të luftojmë për pozitën ku çdo hap i ardhshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare, varet nga qëndrimi i Serbisë”, ka thënë Jeremiç.
(el.me/BalkanWeb)

Raporti, Ban Ki Moon: Tensionet Kosovë-Serbi janë rritur

Written by admin on . Posted in Lajme

Raporti, Ban Ki Moon: Tensionet Kosov-Serbi jan rriturPRISHTINE- Në Raportin më të ri për situatën në Kosovë, Sekretari i OKB-së Ban Ki-Moon thekson se tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Për arrestimet, tensionet, retorikën agresive, ai hedh përgjegjësinë tek liderët e Kosovës dhe të Serbisë, sic raporton Koha Ditore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka deklaruar se tensionet dhe përplasjet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, veçanërisht në dy muajt e fundit.
“Megjithëse Prishtina dhe Beogradi kanë arritur rezultate në dialogun në Bruksel si dhe progres në agjendat e tyre përkatëse Evropiane, tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, thuhet në raport, të cilin e ka siguruar Portali KosovaTimes.net nga burime ndërkombëtare në New York. 

Ai thotë se një prej çështjeve kryesore që ka nxitur tensione mes dy vendeve janë qëndrimet e kundërta lidhur me zgjedhjet serbe. Sekretari i Përgjithshëm ka bërë me dije se përfaqësuesi i tij në Kosovë, Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif e ka njoftuar Beogradin se nuk mund të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë dhe me këtë Qeveria e Serbisë është pajtuar. Mirëpo, në raport gjithashtu thuhet se për zgjedhjet lokale, UNMIK-u dhe Serbia do të bisedojnë sërish gjatë këtij viti. 

Sekretari i OKB-së përmend një nga një arrestimet nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, të cilat sipas tij janë përcjellë me retorikë nxitëse të tensioneve nga të dyja palët.

Situata në Veri të Kosovës vlerësohet “si jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj çfarëdo zhvillimi politik mes Prishtinës dhe Beogradit”. Raporti për Kosovën do diskutohet meë14 Maj, në Këshillin e Sigurimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Arrestimet në Presheve, Topi e Berisha i dënojnë: Akte shoviniste

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Arrestimet n Presheve, Topi e Berisha i dnojn: Akte shovinisteTIRANE -Presidenti Bamir Topi dnon arrestimin e 8 shqiptarve n Preshev, duke i cilsuar ato skenare ogurzinj t kryera nga forcat ultranacionaliste serbe.

“Kto veprime t paramenduara q shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palkundur t popullsis shqiptare n Luginn e Preshevs, synojn t destabilizojn paqen dhe sigurin e popujve t rajonit ton”, thuhet n reagimin e presidentit.

Topi deklaroi m tej se kto akte shoviniste t serbve nuk mund t trembin shqiptart.

“Tashm n Evropn demokratike asnj skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoft nuk mund t tremb shqiptart, t’i terrorizoj ata dhe t’i largoj nga t drejtat e tyre legjitime pr t jetuar t barabart e n paqe n trojet e tyre amtare”, thuhet n deklarat.

BERISHA: SHQIPTART T DNOJN ME VOT AKTET PRIMITIVE T BEOGRADIT
Kryeministri Berisha reagoi sot ndaj arrestimit t shqiptarve n Luginn e Preshevs. N deklaratn e publikuar n faqen zyrtare t Kshillit t Ministrave theksohet se kryeministri Berisha dnon arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarve nga falangat serbe, n ditn e heshtjes elektorale.

“Qeveria Shqiptare u bn thirrje shqiptarve n t tri komunat t marrin pjes masive n zgjedhjen e prfaqsuesve t tyre legjitim dhe t dnojn me votn e tyre aktet primitive t dhuns zyrtare t ushtruar nga autoritet e Beogradit.” -thuhet n deklarat.

Kryeministri Berisha mbshtet edhe deklaratn e krerve t tre komunave t Lugins s Preshevs, teksa shton se aktet e shmtuara t autoriteteve t Beogradit duan t pengojn shqiptart t zgjedhin prfaqsuesit e tyre.

ARRESTIMET, SHQIPTART PROTESTOJN N BUJANOVC
Ndrkoh q mijra shqiptar kan protestuar sot n Sheshin “Sknderbeu”, n Bujanovc , ndaj arrestimeve t shqiptarve n Lugin t Preshevs.
Kryetart e dy komunave, asaj t Bujanovcit dhe Preshevs, kan thn se shqiptart nuk e kan ndrmend t’i nnshtrohen ktij terrori serb dhe se ata do t vazhdojn t qndrojn n Luginn e Preshevs.

SERBIA: TE ARRESTUARIT DYSHOHEN PER KRIME LUFTE
Ministri serb i Punve t Brendshme, Ivica Dai, u ka thn gazetarve n Vranj se “policia ka arrestuar n jug t Serbis tet persona, pes nga t cilt nn dyshimet pr krime lufte kundr civilve”. Sipas Dai, aksioni i xhandarmris serbe realizohet me urdhresn e Prokuroris pr krime lufte.

Dy nga tet personat jan arrestuar se kan rezistuar gjat bastisjeve, kurse i treti pr posedim armsh, ka thn ministri serb.

Sipas tij, nn dyshimet pr krime lufte jan arrestuar Elhami Salihi, Mustafa limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi. T gjitha arrestimet jan kryer n komunn e Bujanocit.

Prokurori i Serbis, pr krime lufte, Vladimir Vukevi, ka thn se shqiptart e arrestuar, dyshohen pr krime lufte, gjat lufts s vitit 2001, n Luginn e Preshevs.

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)


PS: Thirrje pr uljen e tensioneve ndretnike Arrestimet n Serbi e Maqedoni, DioGuardi: Shqiptart nuk jan terrorist Arrestimet e shqiptarve, protest n Luginn e Preshevs

Halimi: Serbia po bën terror shtetëror për spastrim etnik

Written by admin on . Posted in Lajme

Halimi: Serbia po bn terror shtetror pr spastrim etnikBEOGRAD - Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte në vitin 2001 është “vazhdim i terrorit shtetëror” kundër shqiptarëve të Luginës.

Halimi ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta se terrori shtetërorë filloi në mënyrë agresive në dhjetor të 2008-ës, për të vazhduar në korrik të 2009-ës, dhe se sipas tij, kjo është arsyeja pse qindra familje shqiptare kanë emigruar nga Lugina e Preshevës.

“Nuk është rastësi që ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka nisur arrestimet dy ditë para zgjedhjeve. Veprimet e tilla mund të kenë pasoja për tërë rajonin. Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, duke luajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, -tha Halimi.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë tha se ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk janë më të sigurt në Serbi, edhe pse me përfundimin e konfliktit të 2001-ës, atyre iu garantua amnistia. Ai tha se në mesin e të arrestuarve është edhe një kandidat për këshillin lokal, i cili është lënduar gjatë aksionit të policisë.

“Ky është një vazhdim i procesit politik, që ka për qëllim presionin ndaj shqiptarëve të rajonit. Rezultati ishte spastrimi etnik i shqiptarëve, ku vetëm në komunën e Medvegjës nga 5 mijë e 500 shqiptarë kanë mbetur vetëm 600”, -tha Halimi duke shtuar se shqiptarët janë të shqetësuar rreth kërcënimeve të ministrit Dacic se arrestimet do të vazhdojnë.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Arrestimet në Bujanovc, Kosova: Serbia provokon

Written by admin on . Posted in Lajme

Arrestimet n Bujanovc, Kosova: Serbia provokonPRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës, në një komunikatë për media, dënon aktin e ulët të arrestimit të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Bujanovcit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se këto veprime të vazhdueshme të qeverisë së Serbisë janë edhe një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Qytetarët shqiptarë në rajonin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Qeveria e Kosovës thekson se këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi janë edhe një dëshmi e qartë se qeveria e Serbisë po vazhdon me qendrimet e saj antievropiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurtë, të qetë, dhe mbi të gjitha në dëm të bashkëpunimit rajonal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje