Posts Tagged ‘TIRANE’

FSHF e nis me "furtunë", Tomori 4 javë pa tifozë

Written by admin on . Posted in Sport

FSHF e nis me furtun, Tomori 4 jav pa tifozTIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit e ka nisur me një furtunë të vërtetë sezonin e ri, përsa u përket dënimeve. Komisioni i Disiplinës ka dënuar dje me 4 ndeshje pa tifozë klubin e Tomorit.

Shkak për këtë është bërë hedhja e sendeve të forta në fushë në sfidën e së shtunës kundër Tiranës, gjë që çoi në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes. Në fakt, edhe pse duket një vendim i rëndë, ai mbetet për t’u përshëndetur, pasi situata në Berat agravoi që në ndeshjen e parë të kampionatit, një gjë e rrallë kjo. E ndërkohë, futbollisti bardheblu Reinaldo Kalari është pezulluar për 5 ndeshje për shkak të sjelljes jo sportive ndaj një lojtari të Tomorit. Gjithashtu, ai është gjobitur edhe me 100 mijë lekë për këtë gjest.

Ndëshkimeve ndërkohë nuk u ka shpëtuar as Vllaznia, sërish për hedhje të sendeve të forta në fushë nga ana e tifozëve. Klubi shkodran është dënuar gjithashtu me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë. Edhe pse ishte java e parë e sezonit të ri, ajo i përfshi menjëherë nga incidentet, sidomos nga tifozët. Një tregues, se edhe ky edicion i Superligës pritet të mos shkëputet nga aktet e rënda të dhunës të ndodhura në vitet e fundit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Një Flamurtar i tmerrshëm, Laçi prish festën e Rubios

Written by admin on . Posted in Sport

Nj Flamurtar i tmerrshm, Lai prish festn e RubiosTIRANE-Drejtuesit e Flamurtarit duhet të rishikojnë edhe njëherë objektivat e tyre për këtë sezon, pasi kjo skuadër, edhe pse është ndërtuar me shumë bujë për 100 vjetorin e Pavarësisë, nuk funksionon aspak. Lojë apatike, aspak fantazi dhe një sulm steril. Janë këto karakteristikat e skuadrës vlonjate në këtë start të sezonit. Ndeshja e djeshme duhet të ishte një spektakël për tifozerinë dhe një festë për trajnerin spanjoll Hulian Rubio Sançez, por ajo është kthyer në një dramë të vërtetë. Laçi është konfirmuar “macja e zezë” e Flamurtarit, teksa, pasi i hoqi titullin dy vjet më parë, dje e ka mundur 1-0 në Vlorë. Ka mjaftuar një gol i Emurallit në startin e pjesës së dytë për t’i dhënë 3 pikët ekipit të Stavri Nicës, që e niste ndeshjen si jo favorit përballë një ekipi të ndërtuar për të fituar trofe. Tekniku durrsak sapo është rikthyer në pankinën e kurbinasve, duke treguar se mbetet një emër tepër serioz i futbollit shqiptar.

Edhe pse me një skuadër shumë herë më pak të paguar dhe më të varfër në emra, ai ka arritur të marrë 3 pikë në një fushë që pak skuadra kanë mundur të marrin pikë në sezonet e fundit. Humbja e djeshme e lë Flamurtarin në kuotën e 1 pike pas 2 ndeshjesh, një start aspak shpresëdhënës për një skuadër të ndërtuar me shpenzime të shumta.

Ardhja e trajnerit Rubio duket se nuk ka ndryshuar shumë gjëra në këtë ekip, që një javë më parë barazoi 1-1 në Berat ndaj Bylisit. Nuk ka munguar në këtë ndeshje as acarimi i tifozerisë, që nuk e ka aprovuar aspak lojën e futbollistëve që kishin zbritur në fushën e lojës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga një goditje dënimi, e shkaktuar nga prekja me dorë jashtë zone e portierit Koliqi, që më pas doli me karton të kuq.

Skënderbeu

Në Korçë, Skënderbeu nuk ka falur përballë Apolonisë, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Edhe pse është larguar presidenti Zeqo, korçarët duken sërish kompetitivë, duke mos falur asgjë. Ndeshja e djeshme gjithsesi nuk ka qenë aq e lehtë, pasi fierakët janë treguar një “kockë e fortë”. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën kampionët e vendit e rritën presionin në portën e Miço. Pas 10 minutash, sulmuesi kroat Pero Pejiç është penguar në mënyrë të parregullt në zonë nga mbrojtësi Çela dhe për arbitrin Koçi ka qenë penallti. Plaku nuk ka falur, duke kaluar në avantazh Skënderbeun. Në minutën e 64-t, Orelesi ka mbyllur llogaritë me ndeshjen, duke realizuar një gol nga jashtë zone. Pas këtij momenti, ritmi i ndeshjes ka rënë, pasi edhe Apolonia është dukur e dorëzuar. Skënderbeu ndërkohë ka marrë i vetëm kreun e kampionatit, me 6 pikë të plota, në pritje të ndeshjeve të Tiranës e Teutës.

(d.b/BalkanWeb)

Juve e mbyll me Bendtner, Jorente vjen pas 1 viti

Written by admin on . Posted in Sport

Juve e mbyll me Bendtner, Jorente vjen pas 1 vitiTIRANE-Ka përfunduar mbrëmë zyrtarisht merkato e futbollit në Evropë. Juventusi e ka mbyll përfundimisht me Niklas Bendtner, duke mos blerë dot një tjetër emër të madh për sulmin. Danezi ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur për një vit me klubin bardhezi, me opsion rinovimi për sezonin e ardhshëm, në varësi të ecurisë.

Ndërkohë, administratori Marota ka dështuar të marrë Peluzon nga Atalanta, ndërsa përsa i përket Jorentes, ai duket se do të jetë përforcimi i sezonit të ardhshëm. Sulmuesi bask ka një kontratë deri në qershor 2013 me Atletiko Bilbaon, por që nga janari mund të firmosë me cilën skuadër të dëshirojë. Gjithsesi, Juve mbetet “mbretëresha e merkatos” në Itali, duke marrë lojtarë mjaft të rëndësishëm, si Lusio, Asamoah, Isla e Bendtner. Në klubet e tjera, Milani e ka mbyllur merkaton me holandezin Najxhell De Jong, që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2015. Mungoi sulmuesi i shumëpritur, ashtu si Interi, që nuk gjeti dot një zëvendës për Diego Militon. Ndërkohë, Napoli ka zyrtarizuar blerjen e Xhandomeniko Mestos nga Xhenoa.

Por, blerja më e rëndësishme e skuadrës së Maxarrit ka qenë firma e hedhur në kontratën e rinovimit nga Edinson Kavani, i cili u ka dhënë fund zërave për një largim drejt Çelsit. Roma ndërkaq ka firmosur me portierin uruguajan Mauro Goeko-eçea, duke gjetur përfundimisht akordin me klubin e Danubit. Blerje të rëndësishme edhe për Bolonjën, që pas largimit të Marko Di Vaios, ka firmosur me Alberto Xhilardinon. Po ashtu, klubi bolonjez ka marrë edhe shqiptarin Panajotis Kone nga Breshia, duke bërë dy goditje të rëndësishme. Fiorentina, pas disa blerjeve të suksesshme si Akuilani apo El Hamdaui, ka firmosur edhe me Kristian Lamën e Katanias, ndërsa Xhenoa mori përfundimisht Borrielon.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Duro: Unë dhe Sela nuk kemi pasardhës në Kombëtare

Written by admin on . Posted in Sport

Duro: Un dhe Sela nuk kemi pasardhs n KombtareTIRANE-Miqësoren Shqipëri-Moldavi e ka përcjelë me emocion dhe me syrin kritik, sepse ai e njeh mirë ambientin kuqezi, si dhe lojën e kësaj skuadre. Ka luajtur për më shumë se një dekadë me Kombëtaren dhe aktualisht është një nga lojtarët me më shumë ndeshje me këtë skuadër. Thënë kjo, mendimi i tij ka peshë, sidomos kur flitet për “xholin” kuqezi, për lojtarin që organizon lojën, pikërisht ai që i ka munguar skuadrës sonë nën drejtimin e De Biazit, por që më së shumti u vu re në përballjen me Moldavinë. I ndodhur në tribunën e “Qemal Stafa”-s, Klodian Duro e ka disi më të lehtë për të bërë një analizë të hollësishme të asaj që nuk shkoi si duhet në skuadër.
Keni qenë në tribunën e “Qemal Stafa”-s ndaj Moldavisë, ç’ndjesi ju dha ky takim?
Pashë një skuadër që kishte dëshirë për të bërë mirë, por fizikisht nuk ishte në top-formën e vet. Kjo vetëkuptohet, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve nuk i kanë nisur ende kampionatet, si dhe vijnë nga faza përgatitore me ngarkesa të larta, por me këtë nuk është se po dua t’i justifikoj kolegët e mi. Natyrisht, duhej të kishim fituar, pasi një rezultat pozitiv sjell gjithnjë moral, sidomos kur përpara ke një ndeshje zyrtare si ajo me Qipron.
Si e shikoni aktivizimin e shumë lojtarëve të rinj nga ana e De Biazit?
Është pa diskutim pozitive. Kjo, pasi çdo trajner duhet të mendojë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Megjithëse problemi tani nuk qëndron te trajneri, por te vetë lojtarët. Këta duhet të kuptojnë se të luash me Kombëtaren është totalisht tjetër gjë. Ke shumë herë më shumë përgjegjësi, pasi të shikon një publik i tërë. Nëse një gabim kur luan me klubin, ndoshta nuk vërehet fare, por kur luan me Kombëtaren ndikon jashtëzakonisht shumë. Këtë gjë shikoj se lojtarët e rinj nuk kanë arritur ende që ta perceptojnë si duhet. De Biazi u ka dhënë një shans të artë, ndaj ata duhet ta vlerësojnë në maksimum.
Nga porta në sulm, ku patë më shumë probleme në ndeshjen ne Moldavinë?
Në mesfushë pa dyshim. Shikoni në portë, mbrojtje dhe në sulm fatmirësisht ne kemi gjetur qetësi, pasi kemi lojtarë realisht me përvojë dhe të mirë që mund të nxjerrin nga situata të pa këndshme në çdo moment. Por, nuk mund të them të njëjtën gjë për mesfushën, aty ku realisht mungon një organizator.
Në fakt e tha edhe De Biazi një gjë të tillë…
Po, sigurisht, se ai e di se ku i çalon skuadra.
Duket sikur nuk ka ende një lojtar që të mund të zëvendësojë Skelën, apo jo?
Për fat të keq, ende jo. Hyka dhe Bakaj luajnë më shumë në krah dhe jo si organizatorë. Kjo u pa më së miri edhe në ndeshjen e djeshme (pardje). Ata janë lojtarë me cilësi të padiskutueshme dhe më besoni se i njoh fare mirë, por nuk mund të bëjnë dot atë që bënte Skela, ose edhe unë në mjaft raste. Madje, e them pa modesti, se ndeshjet e mia më të mira i kam pasur kur kam luajtur në rolin e një organizatori të mirëfilltë. Gjithsesi, edhe kur luaja pas me Bulkun kishim rezultat.
Dakord, por as në rolin tuaj nuk u pa ndonjë lojtar i denjë për t’ju zëvendësuar, apo jo?
Në fakt, trajneri provoi në fillim Memushajn aty, më pas Vilën dhe Zeqirin, por asnjëri prej tyre nuk arriti që të bënte lidhjen mes mesfushës dhe sulmit. Në mjaft raste, po ta vije re, Bulku ishte i vetëm dhe nuk arrinte dot që edhe të luante rolin e shkatërruesit, por dhe të organizatorit. Gjykoj se në këtë pikë De Biazi duhet të ndërhyjë shpejt, pasi ndeshja me Qipron është afër.
Në fakt pas ndeshjes Bulku u ankua se nuk rikuperonte topin, por më pas nuk kishte se kujt t’ia pasonte që ky i fundit të mund të organizonte sulmin…
Pikërisht, kjo gjë u vu re dhe të gjitha rastet tona te porta e moldavëve erdhën nga krosime nga krahët, Agolli dhe Roshi dhe jo nga loja organizative në mesfushë.
Nëse do të ishit ju ndaj Moldavisë në fushë, si e shikonit veten?
Nuk e di, do të luaja aty ku do më thoshte trajneri. Megjithëse, duke parë problematikën, ndoshta do të kthehesha në kohën kur bëja organizatorin, sikundër me Danimarkën, Portugalinë, e shumë ndeshje të tjera ku ne kemi marrë rezultat.
Aktualisht Jahmir Hyka ka marrë fanellën me numrin 10 që mbanit ju. Mendoni se e meriton, apo duhej të ishte dikush tjetër?
Shikoni, numri në fanellë nuk ka shumë të bëjë, për më tepër në Kombëtare. Ajo që vlen, është çka jep për atë skuadër. Ndërsa gjykoj se secili nga këta lojtarë të rinj duhet të jenë shumë herë më të përgjegjshëm për ngjyrat që mbrojnë, jo për numrin që mbajnë pas.
Skela, Lala u larguan definitivisht nga Kombëtarja, por ju nuk e keni shprehur asnjëherë një gjë të tillë….
Lala dhe Skela e kanë lënë futbollin, ndërsa unë ende jo, ndaj nuk ka arsye që ta them. Jam ende aktiv dhe luaj në një skuadër si Tirana, me tradita në futbollin shqiptar. Nuk kam bërë asnjëherë polemika për Kombëtaren, por kam thënë dhe e them se: nëse do t’i nevojitem trajnerit, do jap kontributin tim.

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Lojrat olimpike, tabloja finale e medaljeve

Written by admin on . Posted in Sport

Lojrat olimpike, tabloja finale e medaljeveTIRANE- Tabloja finale e medaljeve te Lojrave Olimpike te Londres, te dielen, pas dites se 16-te e te fundit te kompeticionit, ku u zhvilluan 302 gara, eshte:

ari argj.bronz total

SHBA 46 29 29 104

Kine 38 27 22 87

Angli 29 17 19 65

Rusi 24 25 33 82

Koreja Jugut 13 8 7 28

Gjermania 11 19 14 44

Franca 11 11 12 34

Italia 8 9 11 28

Hungaria 8 4 5 17

Australia 7 16 12 35

Japonia 7 14 17 38

Kazakistani 7 1 5 13

Holanda 6 6 8 20

Ukraina 6 5 9 20

Kuba 5 3 6 14

Zelanda e Re 5 3 5 13

Irani 4 5 3 12

Xhamajka 4 4 4 12

Marok 0 0 1 1

Taxhikistan 0 0 1 1

(d.b/BalkanWeb)

Largimi i Shaqirit, Ambasada amerikane: Koha dhe arsyeja janë me pikëpyetje

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Largimi i Shaqirit, Ambasada amerikane: Koha dhe arsyeja jan me pikpyetjeTIRANE-Largimi i Bahri Shaqirit nga kreu i Shërbimit Informativ Shqiptarë, (SHISH) është komentuar shkurt dhe nga ambasada amerikane. Sic shkruan VOA, një burim i nivelit të lartë në ambasadën amerikane i tha Zërit të Amerikës se njoftimin për lirimin nga detyra të Shaqirit e kishin mësuar nga lajmet. “Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje”, shtoi më tej burimi.

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani firmosi sot dekretin për shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve sekrete, Bahri Shaqiri, pas propozimit të kryeministrit Sali Berisha. Shaqiri ishte në krye të Shërbimit Informativ shtetëror prej shumë vitesh dhe i kishte rezistuar një përpjekje të mëparshme të kryeministrit për zëvendësimin e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Prandeli mohon: Unë te Juve? Fantazi, iki jashtë Italisë

Written by admin on . Posted in Sport

Prandeli mohon: Un te Juve? Fantazi, iki jasht ItalisTIRANE-Emri i Çezare Prandelit është ai që po lakohet më shumë për të marrë pankinën e Juventusit, në rast largimi të Antonio Kontes, siç ka shumë gjasa të ndodhë. Ish-trajneri i Fiorentinës e njeh mirë ambientin bardhezi, ku ka qenë futbollist, ndërkohë që pëlqehet tej mase nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Por, mbrëmë vonë, tekniku i përfaqësueses italiane ka hedhur poshtë gjithçka sa i përket kësaj ideje. “Uroj që Konte të qëndrojë në pankinën e Juves, sepse ka treguar se ka aftësi, – u shpreh Prandeli. – Ideja që unë të shkoj te Juve është vetëm një fantazi futbolli. Do të qëndroj të drejtoj kombëtaren e Italisë. Ndonjëherë fusha më mungon, por nëse kthehem të bëj trajnerin e klubit, do më pëlqente jashtë Italisë”, shtoi ai.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Fergi bën surprizën, Van Persi te "Djajtë"

Written by admin on . Posted in Sport

Fergi bn surprizn, Van Persi te DjajtTIRANE-Aleks Ferguson i befason të gjithë. Sipas “The Manchester Evening Neës”, trajneri Mançester Junajtid ka arritur të bindë Robin Van Persin të kalojë në skuadrën e tij. Skocezi ka mposhtur kështu konkurrencën e rivalëve të Sitit, të kthyer në një makth të vërtetë në merkato. Në ditët e fundit dukej se Robin Van Persi do të qëndronte tek Arsenali, duke larguar zërat që e shihnin sa te Juventusi, sa tek Interi. Por, ja ku vjen lëvizja e “Djajve të Kuq”. Firma në kontratë është çështje orësh, ndërsa kostoja e operacionit 25 milionë euro. Në këtë mënyrë edhe Juventusi mund t’i thotë lamtumirë objektivit numër 1 në merkato, atë të blerjes së një ylli në sulm. Sipas shtypit anglez, marrëveshja është zyrtare, ndonëse nuk është publikuar ende në uebsajtet e dy klubeve. Sër Aleks Ferguson donte ta shihte Van Persin në krah të Runit, duke krijuar kështu nga një dyshet sulmuese më të frikshme në Evropë. Akordi është gjetur për një shumë më të vogël nga sa kishte planifikuar Mançesteri. Ferguson ishte gati të jepte 30 milionë euro për Van Persin, por mbrëmë gjithçka është mbyllur për 25 milionë. Van Persi ishte dëshira e një pjese të madhe të klubeve të Evropës, me në krye Juventusin e Sitin, por holandezi ka preferuar “Djajtë e Kuq”.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Berisha: Imuniteti, Rama i shton jetëgjatësinë qeverisë sime

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Berisha: Imuniteti, Rama i shton jetgjatsin qeveris simeTIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot nj bashkbisedim me gazetart ku ka komentuar cshtje t shumta t aktualitetit.

Imuniteti
Kryeministri Sali Berisha theksoi sot se drafti pr heqjen e imunitetit sht i hartuar nga ekspertt europian dhe EURALIUS. Ai ftoi kreun e PS t votoj kt nism q vjen nga Europa.
“Lidhur me imunitetin, un nuk di cili sht qndrimi prfundimtar i PS, por do theksoj kto gjera, ligji q ne theksuam n parlament, dhe ligji pr organizimin e drejtsis n cdo grm, nen pr nen, pik pr pik sht ai q kan paraqitur ekspertt e Europs dhe EURALIUS. Un kam lexuar dhe t’u them t vrtetn e kam gjetur at nj ligj t mrekullueshm. E ftoj z Rama t mos rrim por t pranojm kt standard t shklqyer dhe t falenderojm ata ekspert t cilt vrtet kan sjell pr mendimin tim nj nga variantet m t shklqyera. Mos harrojm q ka vende n Europ ku ka zero imunitet pr cdo gj”.

Kreu i qeveria theksoi se pretendimet e Rams pr ngutje n ndryshimet e Kushtetuts nuk qndrojn. Berisha garantoi se ndryshimet nuk e zhbjn Kushtetutn. Por megjithat, sipas Berishs, imuniteti sht i teprt pr dokumentin e Kushtetuts.
“Rama sht Haxhi pishmani, ai pendohet si n 2008, kur bj gabim mbaj prgjegjsi, kurse ai prap thot u nguta. Nuk u ngute mor, nuk sht i sinqert, u punua 4 muaj me grupet e mirbesimit. sht dokumenti m i shklqyer ligjor. Ne t drejtn ta zhbjm kushtetutn si vepren e Penelops nuk e kemi, at nuk mund ta bj. E kam deklaruar se imuniteti sht standard i tepr n kushtetutn ton, Pse? Imuniteti ka ardhur duke u hequr. Progresivisht sot ka vende q kan zero imunitet. Ndaj t krkosh tani, pr ta shprbr, kushtetutn mbi bazn e pendess q ta induktojn t tjer, kjo nuk mund t bhet. Ai ka qen nj akt shum i mir i medituar”

Sipas Berishs asnj politikan nuk duhet t deklarohet pro imunitetit. ‘N vlesimin tim nuk mund t ket asnj politikan q t mund t dal para qytetarve dhe t’u thot, jo un do rri me imunitet. M falni se un kam pak dor, njlloj kshtu thuhet. Po pse do rrish me imunitet ti, pse e do pr cfar t duhet’.

Duke e vlersuar si nj ligj ndr m t mirt, Berisha theksoi se srish deputeti ka dallim nga qytetari.
“Nnuk dua t’a shqiptarizoj dokumentin, le t rrij sic sht sjell. sht jashtzakonisht i bazuar n doktrin. Cfar sht imuniteti, tjetr pun si konceptohet, nuk ka t bj me personat, ka t bj me mbrojtjen pushtetit nga njri-tjetrit.
Ekspert t Europs i kan br zgjidhje t shklqyer, deputeti i barabart me qytetarin, por ka dallim. Se qytetarit i duhet nga Gjykata e Faktit t drejtohet tek Gjykata e Lart, kurse deputetit dhe ministrit i njihet e drejta t hetohet nga Gjykata e Lart”.

Armt
Kreu i qeveris i pyetur se opozita e ka akuzuar qeverin se trafikon n mnyr ilegale arm, u prgjigj se akuzat e PS jan shpifje dhe teatr. Ai tha se qeveria nuk pengon asnj nisme hetimore.
“Garantoj se kjo mazhoranc nuk pengon dhe nj nism t vetme t parlamentit. sht i qart si kristali, por ktyre zotrinjve nuk u intereson hetimi, por teatraliteti, t nxijn dhe damkosin nj nga institucion nga m t respektuarit pr shqiptart, sic eshte Ministria e Mbrojtjes. Ktyre nuk u intereson t sjellin projekte nga komisioni parlamentar dhe nuk mund t ket mdyshje por u intereson t akuzojn dhe shpifin pa baza se po bhet trafik armsh. N mnyr absolute kategorike nuk ekziston qoft dhe nj fishek i trafikuar nga ky vend. Procedurat e tregtis s armve jan plotsisht transparente. Opozita nuk krkon kontroll parlamentar, por teatralitet para mediave”.

Sipas Kryeministrit akuzat per pergjimvjen dhe sipasoj e sindoms s kryetarit t saj.
‘A mund t udhhiqet nj parti nga obsebsione t tilla? Ushtria shqiptare ka zbatuar dhe zbaton rregullat e saj si nj institucion i depolitizuar. Kto vin nga nj njeri q cdo dit kthen kolltuqet se mos i kan vn ndonj prgjues, bashkpuntort e tij dhe jo t tjert’.

Berisha mohoi t kishte do lloj praktike prgjimi, ndrsa shtoi, se Shqipria n prputhje me ligjet e vendit dhe ndrkombtare ka edhe eksporte minimale t fishekve, gzhojave, dhe kjo nuk duhet tu serviret shqiptarve si nj veprimtari trafiku.

Rishikimi i Historise
I pyetur se sht akuzuar pr revansh, sidomos me deklaratat e bra me rastin e festimeve t 100-vjetorit t pavarsis, kryeministri tha se ai i qndron qndrimit se historia duhet rishikuar.
“N kan atribuuar gjra q un si kam thn kurr. festimet pr 100 vjetorin. Synoj ta shndrrojm kt 100-vjetor n nj piedestal. Kemi ardhur n kt 100-vjetor si nj komb me histori t falsifikuar. M atribuojn gjra q nuk i kam thn kurr”.

Sipas Berishes, ky 100 -vjetor duhet te sherbeje per analiza.
‘Duhet t jet nj 100 vjetor analize, ideja se Berisha po nxjerr n pah figura nga veriu dhe Kosova, kto jan qndrime antikombtare. Enver Hoxha nuk e prjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati, por sepse cdo dit ia errsonte pushtetin e tij. Historia duhet t gjykohet n kontekstin e kohs dhe t rrethanave. Kan dal debate pr numrin e dshmorve, nuk e di sa sht por di q shqiptart kan luftuar, sht e patolerueshme t shpallsh dshmor ata q nuk jan” .

vijon..

Dubai: Maradona shkarkohet nga posti i trajnerit te Al-Wasl

Written by admin on . Posted in Sport

Dubai: Maradona shkarkohet nga posti i trajnerit te Al-WaslTIRANE- Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, eshte shkarkuar nga posti i trajnerit te Al-Wasl, pas nje sezoni pa trofe, beri te ditur klubi i Dubait ne nje njoftim shtypi.

“Pas nje mbledhje te keshillit administrativ te klubit Al-Wasl u vendos per te zgjidhur kontraten me Diego Maradona dhe stafin e tij teknik”, theksoi klubi.

Maradona, 51 vjeç, e mori kete post para nje viti nga presidenti i ri i klubit, Mohammed Ben Fahd. Ekipi zuri vendin e 8-te ne sezonin 2011-2012 dhe u eleminua ne çerekfinalet e dy kupave nacionale.

(d.b/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje