Posts Tagged ‘TVSH’

Hygerta Sako ruan bukurinë e ish-misit, por jo linjat

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Kanë kaluar shumë vite që kur ajo u shpall “Miss Shqipëria”, por në ndryshim nga një mori misesh që kanë prodhuar këto spektakle bukurie, të cilat kanë kaluar tashmë në harresë, Hygerta Sako ka pasur fatin të vazhdojë pasionin e saj, rrugën e televizionit. Ajo prej vitesh prezanton programin e mëngjesit në TVSH.

Hygerta është e martuar, ka një vajzë dhe këto ditë ka bërë pushime në plazhin e Vlorës, aty ku bashkëshorti i saj ka disa biznese. Siç shihet edhe nga fotot, Hygerta vijon të jetë një femër e bukur, por disa kilogramë më shumë ia kanë prishur paksa finesën e një ish-misi. Gjë kjo e kuptueshme kur bëhesh nënë. PanoramaPlus

Shalsi: Bashkia e Tiranës tender fiktiv 500 mijë USD për GIS-in

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Shalsi: Bashkia e Tirans tender fiktiv 500 mij USD pr GIS-inTIRAN- Deputeti socialist Eduard Shalsi ka akuzuar Bashkin e Tirans se po blen nj komponent t sistemi GIS me nj shum tejet t lart duke shpenzuar parat e taksapaguesve pr nj sistem q sht bler m par dhe ekziston n Bashki.

“N vitin 2005, me nj financim t qeveris holandeze dhe duke iu nnshtruar procedurave t Banks Botrore u arrit q t blihet nj program GIS dhe t kompletohet i gjith sistemi me t gjith komponentt, deri n 2008. Iu shtuan edhe atribute t reja dhe u b i aksesueshm pr disa aplikime fal nj financimi t GTZ. Sot krkohet t blihet me rreth 500 000 USD (duke prfshir edhe vlern e TVSH) vetm nj program, q ka kushtuar rreth 30 000 USD”, ka deklaruar Shalsi.

Pr socialistt edhe shuma prej 500 mije dollarsh qe sht prcaktuar blerja e bazs se te dhnave sht abuzive ndrkoh qe vite me pare i njjti produkt sht siguruar me 35 mije dollar.
(e.m/BalkanWeb)


Bashkia reagon pas akuzave t PS-s pr projektin GISVIDEO: Shalsi: Bashkia e Tirans tender fiktiv 500 mij USD pr GIS-in

Bashkia reagon pas akuzave të PS-së për projektin GIS

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Bashkia reagon pas akuzave t PS-s pr projektin GISTIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku në reagim të deklaratës së ish nënkryetarit të Bashkisë, Eduard Shalsi shprehu keqardhjen që ish drejtuesit të Bashkisë, vazhdojnë të sjellin si kontribut për qytetin, vetëm mashtrimin, ndërsa i cilësoi të pabaza akuzat për projektin GIS.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku sqaroi se “në vitin 2005, midis Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë turke Inta Space –Turk u nënshkrua kontrata me vlerë 200 mijë dollarë për projektin e menaxhimit të tokës urbane me një zonë mbulimi prej rreth 20 km katrorë. Në këtë kontratë nuk përfshihej shuma prej 25 mijë dollarësh pa TVSH për pajisjet e nevojshme dhe rreth 50 mijë euro për blerjen e licensave për përdorimin e sistemit”.

Ajo tha se “për të rritur shërbimin e këtij sistemi, në vitin 2008 është nënshkruar një tjetër kontratë mes GTZ dhe kompanisë gjermane GCI me vlerë rreth 200 mijë euro. Për të reflektuar në sistemin GIS përshtatjen e strukturës së re të parashikuar në marrëveshjen me kompaninë gjermane GCI, në 2009, GTZ ka kontraktuar kompaninë GISDATA”.

Tabaku vuri në dukje se “vlera e kontratës ishte rreth 35 mijë euro. Gjithësej, i gjithë investimi për të cilin foli sot zoti Shalsi, nga viti 2005 deri në vitin 2009, është rreth 600 mijë dollarë”.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës ka përcaktuar që në sistemin e ri GIS të përfshihet i gjithë territori, rreth 42 km katrorë që shtrihet në kufirin administrativ të Bashkisë së Tiranës ndërsa shtoi se sistemi i ri GIS parashikon ristrukturimin dhe azhornimin e të dhënave që pasqyrojnë situatën aktuale në qytetin e Tiranës.

Ndërkohë theksoi se Shalsi nuk i është drejtuar me asnjë kërkesë Bashkisë së Tiranës për të marrë informacion për kompanitë që kanë marrë pjesë në tender ndërsa për sa i përket fituesit, ai do të shpallet sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligj.
(e.m/BalkanWeb)


VIDEO: Bashkia reagon pas akuzave t PS-s pr projektin GIS

Enkeleda Zeko: Unë tifozja e Italisë që nuk do t’i braktis kurrë emisionet sportive

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Enkeleda Zeko, gazetarja e njohur e TVSH-së, sidomos tani gjatë që gjatë EURO 2012 është edhe ikonë televizive, pasi sytë e çdo sportdashësi janë drejtuar drejt sportit dhe emisionit të saj. Dhe ajo kurrë nuk i zhgënjen teleshikuesit me aftësinë e saj dhe të ftuarit e saj. Në një intervistë për “Tirana Observer” ajo rrëfen jetën e saj sportive. Ajo tregon që është tifoze e Italisë dhe se kurrë nuk do ta braktisë sportin.

Të drejtosh një emision sportiv, përgjegjësi apo kënaqësi?

Është përgjegjësi e madhe por edhe shumë kënaqësi. Kur ke një detyrë të rëndësishme në shërbim të publikut pa dyshim që ndjen përgjegjësi për ta bërë atë sa më mirë. Unë punën time e bëj me shumë dëshirë dhe më jep sadisfaksion.

Sa vite ka që merreni me këtë profesion dhe sa krenare jeni ju për atë që keni arritur deri më sot?

Kam 12 vjet që merrem me gazetarinë dhe kam punuar gjithë këtë kohë në televizion. Kjo ka qenë ëndrra ime, kam luftuar shumë për të arritur deri këtu. Nuk është e lehtë të evidentohesh në media, duhet shumë përkushtim dhe talent. Tani ndihem shumë mirë më veten, nuk kam asnjë peng në jetë, në këto vite jam munduar ta plotësoj vetëm maksimalisht në këtë fushë dhe besoj ia kam arritur.

Të drejtosh një emision ku dominancën e kanë burrat çdo të thotë për ju?

Do të thotë që edhe ne femrat jemi po aq të forta dhe dominante sa ata. Nuk ka pse te bëhen dallime në këtë drejtim, ky është një profil gazetaresk dhe në këtë fushë ashtu si meshkujt edhe femrat kanë lënë gjurmë. Sporti është pak më specifik, po kjo nuk do të thotë që femrat nuk mund ta bëjnë.

Në këtë Kampionat Europian për kë skuadër bëni tifozllëk, meqë dihet se në Botërorin e kaluar ju ishit me Italinë, apo nuk e ndërroni skuadrën e zemrës?

Po me Italinë jam ende. Jo 2 vjet, por edhe sikur 100 të kalonin nuk do ta ndërroja skuadrën time. (qesh) Ndryshe nga Botërori, Italia është në çerekfinale dhe kjo më jep kënaqësi. Unë jam tifoze brenda 90 min, nuk i përjetoj më tepër gëzimet dhe dështimet sportive. Shpresoj që Italia të shkojë sa më gjatë në këtë kompeticion.

Cila skuadër mendoni se do e fitoj këtë Kampionat dhe sipas opinionit tuaj cila skuadër është më e fortë nga e cila duhet të kenë frikë skuadrat e tjera?

Duke iu referuar tifozerisë do të doja të ishte Italia, por mendoj që Gjermania ka më shumë shanse ta fitojë këtë Kampionat Europian. Është ekip më i konsoliduar dhe gjatë fazës së grupeve ka treguar se bën diferencën. Asgjë nuk është absolute, evropianin e futbollit mund ta fitojë edhe një skuadër surprizë, çdo gjë mbetet për tu parë, ky event prandaj është i bukur.

Kohët e fundit po shtohen femrat moderatore në emisionet sportive, ç’mendoni për këtë risi?

Mendoj që është një gjë pozitive, prania e femrës sportit i jep shumë bukuri dhe sharm. Vetëm se duhet të jenë më shumë aktive dhe mos bëhen tërheqëse vetëm me bukurinë e tyre por të tregojnë se janë të afta të drejtojnë edhe debatojnë njëlloj si meshkujt.

Keni ndonjë lojtar të preferuar?

Kam disa lojtarë të preferuar. Njeri është Lionel Mesi por është jashtë Kampionatit Europian. Tani sytë i kam tek kapiteni i skuadrës time Bufon por më pëlqen edhe Gomez apo Ozil.

Kë skuadër do donit të shikonit në ndeshjen finale të këtij Kampionati Evropian?

Duke qenë se tashme dihet si do takohen skuadrat do më pëlqente që në finale të shikoja Francën me Italinë. Jam e bindur që në këtë finale Italia ime do triumfonte, në fund të fundit s’do ta kishte për herë të parë…(qesh)

Nëse do ju kërkohej të drejtonit një emision tjetër, por që nuk do kishte lidhje me futbollin, do hiqnit dorë nga sporti, pavarësisht pagesës që mund t’iju ofrohej?

Jo, asnjëherë nuk do hiqja dorë nga sporti. Unë kam drejtuar edhe evente të tjera jashtë sportit, në fundvit Festivalin e Këngës në RTSH dhe pas tij u riktheva përsëri në punën time. Pagesa nuk ka lidhje kur në mes është pasioni, sporti është puna që më jep kënaqësi por nuk do lija pas edhe aktivitete të tjera. Unë impenjohem në atë që bëj, për mua rëndësi ka që çdo gjë që ka emrin tim të jetë dinjitoze.

Do donit që personi përkrah jush të ishte pjesë e futbollit?

Jo aspak. Dita ime është e mbushur me sport, tek ai njeri dua të gjej qetësi dhe biseda jashtë punës.

Cila është arsyeja që ju bën të jeni kaq të lidhur me futbollin?

Jam shumë e lidhur me punën time dhe rrjedhimisht edhe me sportin. Për një njëri si unë që kohën më të madhe e harxhon në punë dhe angazhohet maksimalisht, kjo gjë është mëse normale. E dua punën time, është një nga motivet që jam e lumtur.

Anisa Cela TiranaObserver

Aurela Gace triumfon ne “Netet e Klipit Shqiptar” 2012

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Mbremja e se enjtes (7 qershor 2012) rezervoi emocione te vecanta per konkurrentet e festivalit “Netet e Klipit Shqiptar”, qe kete vit shenoi edicionin e 11-te te tij. Nen nje skenografi madheshtore, realizuar ne ambientet e kompleksit “Delta Park”, stafi organizativ ia doli te sillte nje spektakel gjigand, ku nuk munguan surprizat. Nata finale ishte konceptuar nga “Deliart Association” si nje show ku nuk kane munguar te ftuarit e shumte, kengetare qe kane interpretuar ne skene, por edhe vajza nga ‘Miss Shqiperia’, te cilat do te konkurrojne mbremjen e 29 qershorit ne konkursin e bukurise.

Kete vit, formula e “Neteve te klipit” u percoll krejt e ndryshuar. Nese deri ne edicionin e kaluar gjate cdo jave transmetoheshin kater klipe kengesh, te cilat skualifikoheshin ne spektaklet pararendese te finales, kete vit organizatoret nga te gjitha prurjet perzgjodhen 73 klipe, te cilat u futen ne konkurrim. Gjithashtu ne Mal te Zi, Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi u organizuan pergjate javeve te “Neteve te klipit”, te transmetuara ne TVSH, forume me shtepi diskografike, realizues te klipeve ne vendet respektive dhe njerez te artit dhe te medias, ne te cilat u diskutua per cilesine e klipeve, problematiken e tregut muzikor, efektin qe ato kane ne publik etj., duke krijuar keshtu nje impakt ndryshe te ketij spektakli. Kete vit, ne plan te pare nuk ishte me vetem kengetari, por realizuesit e klipeve. “Kjo gje krijoi nje impakt shume te mire te festivalit”, tha Petri Bozo, pas nates finale. “U mblodhen opinione te krijuesve, te cilat, te transmetuara njera pas tjetres pergjate javeve ne ekran ofruan ne te njejten kohe edhe nje panorame te plote te asaj cka ndodh ne boten muzikore shqiptare ne Shqiperi dhe trevat jashte saj”. Te gjitha keto u permblodhen ne 12 puntata te transmetuara ne ekranin e TVSH-se, te cilat u finalizuan mbremjen e se enjtes ne spektaklin e madh, ku u prezantuan edhe nominimet dhe fituesit e ketij viti. Me prezantimin e Alert Celoaliajt, tashme i identifikuar me “Netet e Klipit shqiptar” dhe tre shoqerueset e tij bukuroshe (edhe kjo ishte nje risi e “Neteve te klipit”), i cili kete vit percolli ne ekran prezantimin e tre bukurosheve te dala nga “Miss Shqiperia”, – pra Kejdi Jasharit, “Miss Shqiperia 2011”; Nevina Shtylles, “Miss Shqiperia 2010” dhe Silvi Adhamit, “Miss Turizmi 2010”, – u shpallen keshtu edhe fituesit e ketij viti, nderkohe qe trofeun e madh te ketij edicioni e ka fituar Aurela Gace, me klipin “Tranzit”.

Aurela Gace: Cmimi u takon te gjithe bashkepunetoreve

Aurela Gace, kengetarja qe triumfoi ne kete edicion te njembedhjete te festivalit “Netet e Klipit Shqiptar”, ne prononcimin e dhene per “Bluetooth” deklaroi sikunder edhe ne spektakel se: “Ky cmim nuk me takon vetem mua, por te gjitheve atyre qe bashkepunuan ne realizimin e kesaj kenge si fillim, e me pas ne realizimin e klipit. Keshtu, falenderimet shkojne per Alban Kondin qe shkroi muziken, Dr.Florin qe eshte bashkautor i tekstit me mua, dhe Edlir Begollit qe beri orkestrimin. Falenderoj gjithashtu Joni Pecin, qe u kujdes per veshjen, ndonese e kishte teper te veshtire, si pasoje e faktit qe une isha ne ditet e fundit te shtatzenise. Duhet te falenderoj sakaq Bledi Kalivacin, per realizimin dhe idene e klipit, i cili sic u pa, triumfoi ne kete festival duke marre cmimin e pare ne te gjithe komponentet”, – tha, vec te tjerash, kengetarja e suksesshme shqiptare. Aurela nuk harroi te pershendese ne perfundim te spektaklit, edhe partnerin e saj, Skerdin, per mbeshtetjen e vazhdueshme…

Cmimet e edicionit te 11-te te “Neteve te Klipit Shqiptar”

Cmimi i madh i festivalit
“Tranzit” – Aurela Gace

Klipi me i mire alternativ
“Skuadra kuq e zi” – Shpend Latifi ft Opium

Klipi me i mire i muzikes popullore qytetare
“Fjala ime eshte kenga” – Poni

Grafika me e mire
“Bounce with the stars” – Big Basta

Montazhi me i mire
Edona Llalloshi

Videoklipi me i mire i rrymes Hip Hop
B.O.B. ft Street Doogs

Cmimi i Medias
Leonora Jakupi

Best Female
“Iluzion” – Leonora Jakupi

Best Male
“Peng i kohes ti s’do te jesh” – Lynx

Cmimi special i jurise
“Nuk jam une diktator” – Elita 5

Cmimi per debutuesin me te mire
“Kur perendoje” – Klevis Saliaj

Klipi me i mire i rrymes rock
“Per dike” – Grupi “Burn”

Cmimi “Deliart”
“Sevdallinjte” – Remi

Cmimi i publikut
“Skuadra kuq e zi” – Shpend Latifi

Fabula me e mire
“A je ti ajo” – Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli

Interpretimi me i mire mashkull
“Ku jam dhe ku je” – Redon Makashi

Interpretimi me i mire femer
“Vetem sonte” – Eli Fara

Regjia me e mire
“Kopshti” – Hana Cakuli dhe Kushtrim Hoxha

Produksioni me i mire
“Mike dhe rivale” – Ciljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni

/bluetooth/

“Miss Shqipëria 2012″, emrat e vajzave konkurrente

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Edicioni i radhës i Miss Shqipëria starton së shpejti dhe për këtë konkurs 32 vajza nga anë e kënd Shqipërisë do të garojnë këtë fund qershori për titullin e më të bukurës së trevave shqiptare.

Nga 250 kandidate janë zgjedhur më të bukurat, starti i të cilave nis me çeljen e sezonit turistik në Radhimë.

Eshtë kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurrojnë në edicionin e  14-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”. Përgjatë tre ditëve, më 28,29 dhe 30 maj, grupi organizator ka kryer seleksionimin, pranë ambienteve të TVSH-së, të 250 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 32, të cilat nisën të premten rrugëtimin nëpër Shqipëri. Stacioni i parë i grupit të “Miss Shqipëria” ka qenë qyteti bregdetar i Radhimës, ku në bashkëpunim me bashkinë e Orikumit do të organizohet ceremonia e çeljes së sezonit turistik.

“Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment”, u shpreh producenti Petri Bozo.

Ndërkaq, siç është bërë traditë tashmë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurrente të këtij viti do të shijojnë rrugëtimin e “Miss Shqipërisë” nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë.

Harta e këtyre udhëtime është e shtrirë nga veriu në jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare. Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Bashtovës në Kavajë ku mbrëmjen e 29 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni.

Vitin e kaluar, Miss Shqipëria u organizua në kalanë e Krujës dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja nga Tirana Kejdi Jashari.

Lista e vajzave pjesëmarrëse të këtij viti

1-Françeska Bekteshi- Elbasan

2-Juliana Rustemi- Korçë

3-Izmena Lici- Shkodër

4-Judina Zoto- Përmet

5-Ortenisa Sadiku- Vlorë

6-Arselajda Buraku- Mirditë

7-Jona Leskoviku- Berat

8-Dorisa Halili- Tiranë

9-Senada Ferataj- Lushnje

10-Elidona Rusi-Korçë

11-Jugerta Koti- Fier

12-Era Lime-Korçë

13-Marinela Kaci- Vorë

14-Arieda Qato- Berat

15-Lorena Lina- Fier

16-Anita Curri- Durrës

17-Edlira Kraja- Kukës

18-Mariana Shkreta- Tiranë

19-Senada Lluka- Pukë

20-Anxhela Konomi- Tiranë

21-Hafize Peqini- Elbasan

22-Kloniki Delijorgji- Janinë

23-Ilva Fatia- Gramsh

24-Manjola Ndou- Shkodër

25-Greta Kika- Tepelenë

26-Ana Gjergji- Kardhiq

27-Fjoralba Ramo- Tiranë

28-Anxhela Merkaj- Fier

29-Erilda Ziri-Fushe Krujë

30-Kristi Teqja- Tiranë

31-Ortenca Murati- Tiranë

32-Erblira Kacaj- Peshkopi

NOA

Miss Shqiperia 2012

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ne datat 28, 29 dhe 30 maj vajzat qe jane regjistruar e qe duan te jene pjese e perzgjedhjeve te paraqiten ne Televizionin Shqiptar… Ne keto datat konkurentet do te xhirohen, fotografohen e do te komunikojne me anetaret e jurise….

Perzgjedhja perfundimtare e finalisteve do te shpallet ne gazeten Panorama dhe ne televizion publik shqiptar TVSH.

Tatimet zbulojnë në sektorët e ndërtimit e transportit 234 evazionistë fiskalë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Tatimet zbulojn n sektort e ndrtimit e transportit 234 evazionist fiskalTIRANË-Nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave të regjistrave tatimorë, me rezultatet e kontrolleve, inspektorët tatimorë kanë zbuluar raste të shumta të evazionit fiskal.

Zyra e shtypit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bën të ditur se “tatimpagues me aktivitet në fushën e ndërtimit, nënkontraktor në këtë fushë, shoqëri transporti udhëtarësh, brenda dhe jashtë vendit, persona fizik që ushtrojnë profesionin e taksistit në vetura dhe furgona, u gjetën në shkelje të ligjit duke shmangur pagimin e detyrimeve tatimore”.

Janë rreth 234 evazionistë fiskalë të zbuluar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë gjithë muajit Prill 2012.

Në 40 objekte të kontrolluara në rrethin e Tiranës, inspektorët tatimorë, grupet e inspektimit tatimore, në përbërje të të cilëve kishte inxhinierë ndërtimi që disponon Administrata Tatimore, fotografuan dhe fiksuan gjendjen reale të objekteve në ndërtim dhe u krahasuan me deklarimet e bëra nga tatimpaguesit në regjistrat e Administratës Tatimore Rajonale.

Nga Investigimi i bërë u konstatua se kishte mungesë në dokumentacionet teknikoligjore të tatimpaguesve që kishin të bënin më preventivin e punimeve në objekte, librezat e masave, analizat e çmimeve, të cilat reflektoheshin qartë në raportimet e detyrimeve tatimore mujore.

Gjithashtu u konstatuan objekte në ndërtim informal të pa pajisura me NIPT sekondar, në të gjitha objektet, zhvillonin aktivitet rreth 150 nënkontraktor tatimpagues, të cilët po i nënshtrohen një analize të hollësishme të deklarimeve të tyre në regjistrat tatimorë, për shërbimet e ofruara mbi bazën të kontratave të lidhura me investitorët.

Tatimet po verifikojnë rreth 1.000 punonjës, që u evidentuan në momentet e kontrolleve, me deklarimet e tatimpaguesve nëpërmjet listëpagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Gjatë muajve të fundit, në sektorin e Transportit, janë ushtruar 3.532 kontrolle dhe janë zbuluar 212 raste, për të cilët janë marrë dhe masat administrative, me një vlerë prej 12 milionë lekë, në tatimpagues që operojnë në fushën e transportit të udhëtarëve.

Këta tatimpagues janë penalizuar për mospërdorim të biletës tatimore të miratuar nga DPT, në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, duke bërë të mundur deklarime të rreme të vëllimeve të xhiros së realizuar nga këta tatimpagues.Tatimpaguesit e transportit ndërkombëtar në kundërshtim me aktet ligjore tatimore në fuqi prodhojnë dhe përdorin bileta të pamiratuara nga DPT, ose të dala jashtë qarkullimit.

Mosinstalimi dhe mospërdorimi i pajisjeve fiskale (taksimetër) në shërbimin taksi, në qytet dhe atë ndërqytetas, duke fshehur qartazi xhiron reale e cila duhet të deklarohej. Mosdeklarim i punëmarrësve, duke iu shmangur detyrimeve ligjore për deklarimin dhe pagimin e kontriubteve të sigurimeve shoqërore.

Metodologjia e re e kontrollit, ka bërë të mundur të përcaktohen edhe vlerat e faturave të prodhuara dhe të marra nga ana e tatimpagueve, në mënyrë që të përllogaritet më saktë edhe këstet e tatimit mbi fitimin, ose ndryshimi i përgjegjësive tatimore për tatimpagues të cilët mundohen të mbajnë deklarimin e xhiros së tyre nën kufijtë e TVSH-së.

DPT saktëson se operacione te larmishme te kesaj natyre, do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajve të vitit, kryesisht për sektorin e ndërtimit, veçanërisht në zonat bregdetare, ndërsa për sektorin e transportit, do të bëhen kontrolle në të gjitha akset kryesore kombëtare, duke aplikuar teknika të ndryshme kontrolli.

Rezultatet e kësaj pune, janë pjesë përbërse e performancës pozitive në rritje të Administratës Tatimore, për luftën kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, që ka rezultuar me nje rritje në mbledhjen e të ardhurave, duke përmbushur targetin për muajin Prill, dhe duke mbledhur 360 milion leke të ardhura më shumë se e njejta periudhë e vitit te kaluar, gjithashtu duke permbushur edhe targetin per TVSH-ne, për 4-mujorin në masën 100.7%, dhe 121% për muajin Prill, si dhe realizimin në masën 99% për 4-mujorin, të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, në vlerë rreth 913 milion lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar.

“Administrata Tatimore, mbetet e vendosur, të përmiresojë më tepër punën në shërbim të tatimpaguesve, duke i adresuar ata, drejt përmbushjes së pagimit vullnetar dhe duke aplikuar forma të ndryshme kontrolli, që dekurajojnë tatimpagues të veçantë që abuzojnë me ligjin duke mos paguar detyrimet tatimore”, përfundon deklarata për mediat nga DPT.

(d.b/BalkanWeb)

Aplikacion për llogaritje të akcizës së veturave të importuara në Kosovë

Written by admin on . Posted in Teknologj

Një më i veçantë prej tyre, për të cilën do ta përshkruajmë paksa më në detaje është aplikacioni i zhvilluar gjatë trajnimit nga një prej pjesëmarrësve, Ilir Morina @om3trix, i cili krijoji një aplikacion që lehtëson punën mjaft shumë për ne që jemi të interesuar të kuptojmë sesa kushton dogana, akciza e kështu me radhë për të importuar një veture në tregunë e Kosovës.

“Akciza për vetura” është emri shkurt e trup i aplikacionit, i cili siç e thot edhe emri tregon sesa kushton akciza për importim të një veture të re. Aplikacioni është zhvilluar për platformën Android dhe ka funksione të thjeshta si vlera e veturës, viti i veturës, vëllimi (ccm), dhe pasi të futen këto shënime me një buton të titulluar “Llogarit”, ju shihni rezultatet që tregojnë sesa është taksa prej doganës, akciza dhe TVSH’ja për modelin në fjalë.

Nisur prej faktit që është zhvilluar si aplikacion në vete nga një njeri, është e kuptueshme që nuk ka shpenzuar mjaft shumë energji në përgaditjen e dizajnit për shkak se programerë kështu e kanë dhe më shumë koncentrohen në funksionalitet të aplikacionit.

Versioni 1.0 i aplikacionit përmban edhe mundësitë për të treguar se Akciza për vetura të reja dhe me kubikazhë nën 20000 ccm është 0 Euro, ndërsa nëse shtypni ndonjë të dhënë gabim si për shembull vitin e zhdoganimit për veturë më të vjetër se 13 vjet, atëherë ai ju njofton se nuk mund të bëhet kalkulimi.

E përveç kësaj nëse tentoni të shkruani ndonjë vit prodhimi më të ri sesa viti aktual, atëherë aplikacioni gjithashtu ju njofton se keni shtypur një vit që nuk mund të shfrytëzohet si e dhënë valide.

Aplikacioni është i ngarkuar në Android Market dhe mund të shkarkohet pa pagesë, e përveç kësaj aty mund të gjeni edhe detaje tjera në lidhje me të. Në bazë të një grafiku që prezantoi Iliri sot gjatë Business Tuesday të organizuar nga ICK, aplikacioni është shkarkuar më shumë se 40 herë deri më datën 19 janar, ndërsa sigurisht kjo do të vazhdojë të shënojë rritje në ditët në vazhdim.

Vlen të theksohet se edhe zyrtarë doganorë kanë qenë të kënaqur me aplikacionin i cili sipas tyre ua lehtëson punën, për shkak se gjatë ditës mund të ndodh të pranojnë mjaft shumë thirrje me pyetje të ndryshme sesa kushton një veturë e caktuar për tu importuar e kështu me radhë.

Aplikacioni siç e thot edhe në faqen përshkruese është krijuar duke u referuar mbi normat e tatimit të akzicave për vetura të importauara sipas amortizimit dhe fuqisë së motorit, që vlen për shtetin e Kosovës. Përkatësisht, aplikacioni bazohet në taksën e akcizave Nr. 03/L-220 aneksi A, vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës 05/20 data 22.03.2011.

Përveç ca kritikave në anën e dizjanit, aplikacioni me një thjeshtësi përmbush atë për të cilën është krijuar dhe natyrisht që meriton të shkarkohet edhe prej jush që jeni në nevojë dhe kohë pas kohe keni dëshirë të shikoni sesa do t’ju kushtonte të importoni një veturë prej ndonjë shteti të caktuar.

Qeveria e Kosovës heq TVSH për mediat

Written by admin on . Posted in Lajme

Qeveria e Kosovs heq TVSH pr mediatPRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka hequr sot TVSH-në për mediatnëpërmjet disa ndryshimeve ligjore, të cilat i ka dërguar për miratim final në Kuvend.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku u vendos edhe për heqjen e tatimin mbi vlerën e shtuar edhe për institucionet e arsimit të lartë privat, si dhe për institucionet shëndetësore private.

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se ndryshimet do të hyjnë në fuqi sapo të votohen nga deputetët, ndërkaq ka bërë të ditur se krahas kësaj lehtësire do të ketë heqje të TVSH-së edhe në letër.
(el.me/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje