Posts Tagged ‘UEFA’

Chelsea e Bayerni, papa të suspenduarit në finale

Written by admin on . Posted in Sport

Chelsea dhe Bayern Munichu do të luajnë përfundimisht papa futbollistët e suspenduar, në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në Munich më 19 maj.

Klubi londinez do të luajë papa treshen Ivanovic, Meireles e Ramires, kurse ai gjerman papa Alaba, Gustavo e Badstuber. Unioni ndërkombëtar i futbollistëve (FIFPro) kishte apeluar në UEFA, për t’ia mundësuar Chelseas dhe Bayern Munichut që t’i angazhojnë në lojë futbollistët e suspenduar.

Por, kjo kërkesë është kthyer mbrapshtë nga UEFA të mërkurën. Shtëpia e futbollit evropian do të mendojë për faljen e dënimit në finale, vetëm pas tri vjetësh.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Trukimi i ndeshjeve , Prokuroria bashkëpunim me UEFA-n

Written by admin on . Posted in Sport

Trukimi i ndeshjeve , Prokuroria bashkpunim me UEFA-nTIRANË- Prokuroria shqiptare do të bashkëpunojë me UEFA-n për të luftuar fenomenet disastrous në futboll. 

Zyra e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme bëri të ditur sot se, në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme u zhvillua një takim pune midis përfaqësuesit të UEFA-s, Pierre Cornu, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani dhe përfaqësuesve të Prokurorisë, Sokol Stojani, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Shkëlqim Hajdari, drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve dhe Pandi Madhi, Sekretar i Përgjithshëm në Prokurorinë e Përgjithshme. 

Në këtë takim, i cili ishte me kërkesë të përfaqësueve të UEFA-s, u diskutua rreth shqetësimeve dhe dyshimeve për mundësitë e trukimit të ndeshjeve si dhe vendosja e kontakteve të bashkëpunimit në këtë drejtim. 

Cornu informoi se UEFA ka vendosur një sistem për deduktimin e të dhënave nga vende të ndryshme mbi rezultatet e ndeshjeve, çka përbën një indicie mbi të cilën mund të hetohet mbi mundësitë e ndeshjeve me rezultat të fiksuar. Ndaj në këtë kuadër, përfaqësuesi i UEFA-s, kërkoi mbështetjen e Prokurorisë Shqiptare si dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore për ta vlerësuar seriozisht këtë shqetësim. 

Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë Shqiptare u theksua se nga ana e institucionit të akuzës do të ketë mbështetje të plotë dhe bashkëpunim për të luftuar këtë fenomen negativ. 

Në këtë aspekt, u papa me interes përdorimi i të dhënave të deduktimit që përdor UEFA për trukimin e ndeshjeve, të cilat mund të shfrytëzohen për hetim. Njëkohësisht, ne takim u vlerësua që të shihet mundësia për profilizimin e oficerëve të veçantë të policisë gjyqësore nëpërmjet trajnimeve dhe edukimit për parandalimin e ndeshjeve të trukuara.
(BalkanWeb)

Bayern, 1 milion kërkesa për bileta për finalen e Champions

Written by admin on . Posted in Sport

Bayern, 1 milion krkesa pr bileta pr finalen e ChampionsTIRANE-Bajern Mynihu për vetëm 12 orë mori më shumë se 1 milion kërkesa të tifozëve për të blerë bileta për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas rregullave të UEFA-s klubet finaliste për tifozët e tyre do të marin nga 17.500 bileta të cilat do të mund t’i shesin, mirëpo një rrethanë lehtësuese për tifozët e Bajernit është se finalja, në të cilën klubi i tyre do të takohet me Çelsin, do të luhet në “Alians Arenën” e tyre, dhe prandaj është edhe gjithë ky interesim i madh. Ky stadium ka një kapacitet prej 66.000 vendesh për ndeshjet ndërkombëtare.

Bajerni një ditë më parë eliminoi Real Madridin, ndërsa ndeshja finale e Ligës së Kampionëve do të luhet më 19 maj.

(d.b/BalkanWeb)

Iniesta, 400 paraqitje me Barcelonën

Written by admin on . Posted in Sport

Andres Iniesta është vetëm një ndeshje larg paraqitjes së 400-të jubilare për Barcelonën, dhe mund ta bëjë atë në udhëtim te Levante të shtunën.

27 vjeçari debutoi për ekipin e parë nën drejtimin e Louis outpost Gaalit në tetor 2002 dhe prej atëherë është zhvilluar në njërin prej futbollistëve kryesor të gjigantit madrilen.

Deri më tani, Iniesta është paraqitur në 266 ndeshje në La Liga, 77 në Ligën e Kampionëve, 40 në Copa del Rey, tri në Kupën UEFA, dy takime të Superkupës së Evropës, gjashtë duele të Superkupës së Spanjës dhe pesë ballafaqime në Kampionatin botëror të klubeve.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Zbulohet plani i Platini, ekip shqiptar në Champions

Written by admin on . Posted in Sport

Zbulohet plani i Platini, ekip shqiptar n ChampionsTIRANE-Duke nisur nga viti 2016, Shqipëria do të ketë një skuadër në fazën në grupe të Champions League. Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka planifikuar ndryshime rrënjësore në kompeticionet europiane, duke fshirë Europa League dhe duke ruajtur vetëm Ligën e Kampioneve, e cila do të bëhet me 64 skuadra. Gjithçka është zbuluar nga e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës, projekti i francezit kërkon të fusë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube edhe skuadra nga vendet e vogla. “Bild” përmend shtete si Shqipëria, Bjellorusia, Letonia dhe Sllovakia, që do të kenë një skuadër fikse në fazën në grupe të këtij turneu. Po pse ky ndryshim? Platini synon që të krijojë një turne të vetëm për klube, duke qenë se Europa League garanton të ardhura financiare shumë më të ulta se Champions. Me rritjen e numrit të skuadrave, do të forcohej edhe kompeticioni, ndërkohë që do të rriteshin edhe të ardhurat financiare. Po ashtu, do të krijohej një lloj kampionati europian, që do të konkurronte deri diku edhe kampionatet kombëtare.
Turneu
Faza finale e Champions League, pritet të pësojë një ndryshim rrënjësor. Në vend të 32 skuadrave, që luajnë në 8 grupe, do të jenë 64 skuadra, të cilat do të ndahen në 16 grupe me nga 4 skuadra. Turi i dytë do të jetë me ndeshje me eliminim direkt. Vende si Spanja, Anglia e Gjermania, mund të garojnë në Champions deri në 6 ekipe, ndërkohë që do të garantohet edhe pjesëmarrja e vendeve të vogla, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në fakt, ideja e Platini për të shtrirë futbollin edhe në vende jo të dorës së parë, nuk është një diçka e re. Madje, ishte pikërisht kjo karta fituese e tij në kandidimin e parë për postin e kreut të UEFA-s, në vitin 2007. “Presidenti i UERFA-s, – shkruan “Bild”, – është një mbështetës i madh i federatave të vogla, në veçanti i atyre të Evropës Lindore. Në vitin 2007, ishin ato që i lejuan të ngjitej në fronin e futbollit europian, duke zënë vendin e Lenart Johanson”.
FSHF
Në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk duken shumë të habitur nga projekti i Mishel Platini. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani, një gjë e tillë ishte e pritshme duke parë premtimet e bëra nga presidenti i UEFA-s në vizitën e tij të fundit në Shqipëri. “Kur erdhi në Tiranë, Platini kërkoi me ngulm ndërtimin e stadiumit, duke thënë se një ditë ekipet shqiptare do të jenë në Champions dhe nuk mund të luajnë në “Qemal Stafa”. Kështu që ne e prisnim një projekt të tillë, – thotë Prodani për Gazetën Shqiptare. – Mendojmë se koha që ne të kemi rregullisht një skuadër në Ligën e Kampioneve do të vijë, por ne duhet të jemi gati, duke ndërtuar stadiumin. Ky stadium që kemi aktualisht, nuk ka asnjë shans të certifikohet për Champions, kështu që duhet të jemi gati. Sa i përket pjesës tjetër, Platini dihet që është në krah të federatave të vogla”, shton sekretari i FSHF.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Dënim i përjetshëm për kurdisësit

Written by admin on . Posted in Sport

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, mendon se futbollistët e përfshirë në kurdisje të ndeshjeve duhet të përjashtohen përgjithmonë nga sporti.

Kreu i Federatës Evropiane të Futbollit i përmendi kurdisjet si një prej kërcënimeve më të mëdha për futbollin gjatë vizitës së tij në Maltë si pjesë e hetimeve për ndeshjet kualifikuese për Euro 2008, ku dueli mes Maltës dhe Norvegjisë konsiderohet i dyshimtë.

“Futbollistët kanë përgjegjësinë më të madhe në kurdisjen e ndeshjeve. Këto dukuri disastrous e vrasin lojën, e dëmtojnë shpirtin e saj. Të gjithë ata që janë të përfshirë në kurdisje duhet të përjashtohen përgjithmonë nga futbolli”, deklaroi Platini gjatë një konference për shtyp.

Kurse, sa i përket fair-play financiar, Platini theksoi se UEFA u ka dhënë klubeve tri vite kohë për t’u përgatitur me rregullat e reja, që do të fillojnë nga sezoni i ardhshëm dhe insistoi se të gjithë ata që nuk i respektojnë ato do të dënohen.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Ankohet Barcelona

Written by admin on . Posted in Sport

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij dominoi kundër Milanit, pavarësisht barazimit 0-0 në ndeshjen e tyre të parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalan ka paraqitur ankesë në UEFA për gjendjen e keqe të fushës në San Siro e Guardiola thotë se gjigantët milanezë meritojnë një terren më të mirë.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij “dominoi” ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, por ankohet se fusha e lojës në stadiumin San Siro i dëmtoi ata në barazimin 0-0.

Gjiganti katalan e mbajti përqindjen e zakonshme të posedimit, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Milanit për të shënuar golin e rëndësishëm në udhëtim. Gjatë ndeshjes, Guardiola dukej i dëshpëruar me futbollistët e tij që nuk arrinin të realizonin, megjithatë në account refuzoi t’i kritikojë ata dhe përmendi gjëra pozitive.

“Ne luajtëm mirë, kishim posedim dhe dominuam. Pas pjesës së parë u thash futbollistëve të mi të mos rrezikojnë shumë. Milan është i kënaqur me rezultatin dhe ky është komplimenti më i madh që mund të marrim nga një klub me shtatë tituj të kampionit evropian”, deklaroi Guardiola.

Por, strategu katalan nuk ishte kaq pozitiv sa i përket fushës së lojës në San Siro. “Milani duhet të marrë masa. Ne luajmë aty ku na thonë të luajmë, por nuk mendoj se Milan dhe Inter e duan një fushë në gjendje të tillë. Është keq për spektaklin, por ne jemi kampion dhe duhet të tejkalojmë të gjitha pengesat. E kemi bërë shumë herë, edhe pse njerëzit thonë të kundërtën”, u shpreh ai.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Nou Camp të martën e ardhshme. Kurse, sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Barcelona ka vendosur të paraqesë një ankesë në UEFA ndaj skuadrës së Milanit për gjendjen e dobët të terrenit në San Siro. Sipas Marcas, UEFA mund të dënojë Milanin për terrenin e papërshtatshëm të përgatitur në një ndeshje aq të rëndësishme.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Pak shpresa për miqësore

Written by admin on . Posted in Sport

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk kanë shumë shpresa se do ta marrin një përgjigje pozitive nga UEFA, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të saj këtë mesjavë. Refuzimet e njëpasnjëshme dhe zvarritja e çështjes së Kosovës ka bërë që udhëheqësve të FFK-së t’u humbet optimizmi. Ata insistojnë se FIFA e UEFA papa të drejtë po ia mohojnë përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore.

Duke u bazuar në refuzimin e njëpasnjëshëm dhe shtyrjen e kërkesave të Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, për dallim nga herët e kaluara, udhëheqësit e futbollit kosovar duken më pak optimistë se do të marrin përgjigje pozitive nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), i cili do të mblidhet sot dhe nesër.

Në këtë mbledhje është paraparë që ky organ ta nxjerrë një rekomandim për FIFA-n që ta lejojë apo jo përfaqësuesen e Kosovës dhe klubet e saj të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Në fakt, një rekomandim të tillë UEFA ishte paraparë t’ia jepte FIFA-s para disa muajve, por nuk e pati bërë një gjë të tillë me arsyetimin se kishte kërkuar një mendim këshillëdhënës nga Zyra Ligjore e saj.

“Unë mendoj se është absurde që bile përfaqësuesja e Kosovës nuk lejohet të zhvillojë ndeshje miqësore, është kundër të gjitha parimeve të futbollit. Personalisht mendoj se ka shumë destruksion, nuk i intereson askujt futbolli, nuk dëshiron askush karrigen e oldster ta lëvizë. Duke e shikuar të kaluarën, i kam humbur shpresat që do të marrim përgjigje pozitive këtë herë. Mendoj se varet gjithçka nga ne. Sa më shumë njohje të kemi si shtet, do të kemi më shumë gjasa”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Erol Salihu.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe ministri i Sportit, Memli Krasniqi, kanë qëndruar në Zvicër, ndërkohë që shtëpia e futbollit kosovar ia ka dërguar një shkresë presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, nga i cili kërkon që institucioni që ai e drejton ta lejojë të paktën përfaqësuesen e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore.

“Ne ia kemi sqaruar presidentit Blatter se, pas marrëveshjes së fundit me Kosovën, Serbia është obliguar që të mos i pengojë nismat rajonale, kështu që nuk ka drejtë të na pengojë as neve. Pastaj, përmes letrës ia kemi sqaruar atij se gati gjysma e botës na ka njohur si shtet dhe se është absurde të mos i lejohet përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore”, shtoi Salihu.

“FIFA dhe UEFA e kanë moton kundër diskriminimit, ndërsa krejt këto padrejtësi që po na bëhen janë kundër kësaj motoje, të gjitha bien në ujë, kur është në pyetje Kosova. Të gjithë e dinë që kauza jonë është e drejtë, por kur është puna që të dilet në vota, janë shtetet si Rusia e Serbia që kundërshtojnë”, vijoi ai.

Në rast se UEFA nuk jep ndonjë shenjë, krerët e FFK-së thonë se do ta shqyrtojnë shumë seriozisht mundësinë që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Platini: Masa të forta për "fair-play"-n financiar

Written by admin on . Posted in Sport

Platini: Masa t forta pr fair-play-n financiarTIRANE-Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka kërcënuar edhe njëherë klubet në rast se nuk respektojnë “fair-play”-n financiar. “Do të merren masa jo populiste, duke nisur nga përjashtimi nga Kupat e Evropës, në të kundërt futbolli do të vdesë”, deklaroi numri 1 i futbollit europian. Platini e pati dhënë që në gusht alarmin për klubet, ndërsa tani ai nënvizon se humbjet janë shtuar. “Nuk është problem parash, por menaxhimi”, tha ai. Duke folur për teknologjinë në fushë, ai tha se shpreson që të mos funksionojë.

(d.b/BalkanWeb)

Shorti, Milan-Barcelona përballen në çerekfinalen e Champions League

Written by admin on . Posted in Sport

Shorti, Milan-Barcelona prballen n erekfinalen e Champions LeagueNION- Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i përballjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tërheqjen e shortit e ka bërë sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino dhe ambasadori i takimit final, Paul Breitner.

Shorti ka nxjerrë këto përballje çerekfinale:
1. APOEL – Real Madrid
2. Marseille – Bayern
3. Benfica – Chelsea
4. Milan – Barcelona

Sfidat e para çerekfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 mars, ndërsa ndeshjet kthyese më 3 dhe 4 prill. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 19 maj në Allianz Arena në Munih.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova