Posts Tagged ‘VIP’

Vllaznia barazon 4-4 me Shkumbinin në "Loro Boriçi"

Written by admin on . Posted in Sport

Vllaznia barazon 4-4 me Shkumbinin n Loro BoriiSHKODËR- Vllaznia dhe Shkumbini e mbyllën në barazim 4 me 4 ndeshjen e luajtur sot pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. 90-të minutat e këtij takimi ishin të vlefshme për javën e fundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, dhe ky barazim i marrë në fushën e shkodranëve i ka vlejtur skuadrës mike, Shkumbinit, të sigurtojë qëndrimin në kategorinë e Superligës së futbollit shqiptar.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar në barazim 1 me 1, me autor të golave, Gjinin për kuqeblutë e Vllaznisë në minutën e 30-të dhe Shenaj dy minuta më pas. Ndërkohë, pjesa e dytë ka dhuruar edhe 6 gola të tjerë, 3 në portën e Shkumbinit dhe 3 në atë të Vllaznisë. Kruja, Mujeci dhe Erkoçeviç kanë shënaur për kuqeblutë, përkatësisht në minutat 75, 80 dhe 90, ndërsa 3 golat për miqtë nga Peqini mbajnë të njëjtin emër, Dervishin, përkatësisht në minutat 78, 84 me penallti dhe 93. Edhe pse golat në një ndeshje futbolli janë ato që i japin emocion takimit, shënimi i njëpasnjëshëm i tetë golave në stadiumin “Loro Boriçi”, nuk ka lënë një shije të mirë në ato pak tifozë që ishin të pranishëm. Reagimi i tyre ka qënë i drejtpërdrejt ndaj drejtuesve të të dy klubeve që kishin zënë exchange në tribunën VIP, duke i akuzuar ato për kompromis në fiksimin e rezultatit të krejt takimit.

Barazimi 4 me 4 ka shpëtuar miqtë për të mos zbritur nga kategoria Superiore, ndërkohë që 3 golat e shënuar nga Dervishi e kanë ngritur atë në kuotën e 20 golave në këtë kampioant, duke e shpallur atë edhe golashënuesin më të mirë të Superligës, me një gol më tepër se Bakiu i Tomorit.

(d.b/BalkanWeb)

Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovës

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës pritet ta emërojë këngëtaren Rita Ora si Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës nëpër botë.

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë për Express së kjo ministri është duke e përgatitur një listë me emra të shqiptarëve që tashmë njihen nëpër vende të botës, të cilën mandej do t’ia dorëzojë presidentes Jahjaga.

“Në mesin e shumë personaliteteve të njohura gjendet edhe kosovarja, e cila jeton në Britani, Rita Ora – e cila asnjëherë nuk ka nguruar të përmend dhe të promovojë prejardhjen e saj nga Kosova”, ka thënë ky burim.

Kjo listë me emra pritet që shumë shpejt t’i dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga, cila edhe pritet që t’i dekretojë këta VIP si ambasadorë nderi të Kosovës.

Çiljeta në skenë me sytjena me njollë

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Jo gjithçka vezulluese përcjell pamjet e VIP-ave të uncover bizit gjatë performancave të tyre para spektatorëve. Kështu edhe këngëtarja e njohur Çiljeta mbase do të ndihej në siklet gjatë një interpretimi në Kosovë sikur ta dinte se në veshjen e saj diçka nuk është OK.

Gjatë interpretimit të një kënge në kuadër të fushatës zgjedhore në Ferizaj, objektivi i KosovaOnline rastësisht kapi një pamje të pakëndshme të këngëtares nga prapa, ku vërehet qartë një njollë kafe në sytjenat e saj.

Ndoshta angazhimet e shumta dhe dinamika e tyre u “pamundëson” vipave që të bëjnë toaletin e nevojshëm në mënyrë që në skenë gjithçka të jetë përfekte.

Megjithatë e pavetëdijshme për këtë fakt Çili është ndjerë komode gjatë interpretimit dhe ka kënaqur adhuruesit e saj të shumtë, të cilët sigurisht që nuk e kanë vënë re këtë detaj.

Hera e parë në garë e Ornela Bregut

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ornela Bregu na kishte munguar në ekran. Për një periudhë kohe ishte shumë aktive, e më pas prania e saj ishte gjithmonë e më e pakët. Kjo, jo për mungesën e dëshirës, por për shkak të punëve të tjera me të cilat është marrë gjatë kësaj kohe, qoftë private por edhe ato shtetërore. Vajza e spektakleve, nënë e një vajzë shtatë vjeçare dhe e një djali tre vjeç e gjysmë, është bërë pjesë e Dancing With The Stars. Kjo ishte java e pestë ku ajo ishte në garë mes VIP-ave të tjerë shqiptarë dhe duket se e ka marrë seriozisht edhe pse nuk i pëlqejnë konkurrimet.

Premton që kjo është hera e parë dhe e fundit që i futet diçkaje të tillë.

Ornela e ka ndërtuar vetë emrin në ekranin e televizionit. E ka filluar paralelisht me prezantim por edhe muzikë, është këngëtare dhe ka realizuar disa videoklipe. Por edhe në këtë fushë ka bërë mungesa, ndaj përsëri tregon se do jetë së shpejti me një këngë në tregun muzikor. Emri i saj, një vit më parë është lakuar edhe për pjesëmarrje në afera dhe përfitime së bashku me bashkëshortin ku në ndihmë i kishte ardhur e motra, Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit. Për të gjithë këtë situatë Ornela ka dashur ta kalojë në heshtje duke pohuar se aty nuk ka asgjë të vërtetë dhe çështja është në gjyq. E nuk kishim se si të mos e pyesnim Ornelën se si ndihesh të kesh një motër ministre. Por ajo pohon se për të, në radhë të parë, është motër e më pas ministre. Të pasurit një pozicion të tillë, thjesht i ka bërë që ato të mos takohen më aq shpesh sa takoheshin më parë.

Ornela, si e pritët ftesën për të qenë pjesë e Dancing With The Stars?

Në fillim e mora pak me frikë, jo se kisha frikën e kërcimit sepse si natyrë jam natyrë që kërcej dhe në çdo ambient jam gjithë kohës në këmbë, por të mësuarit me koreografi është e vështirë. Këtë gjë e kam kuptuar tani që jam vënë në provë. Pastaj fillova ta mendoja gjërë e gjatë dhe thash me vete që nuk do të jetë vetëm Ornela, do të jenë shumë. Spektakli në sum do të jetë i bukur për të tërë. Është krijuar një ambient shumë i ngrohtë dhe na vjen keq kur dikush eliminohet.

U bë një periudhë e gjatë kohe që munguat në ekran. E morët këtë si një mundësi për tu rikthyer sërish?

Nuk më ka munguar asnjëherë dëshira për tu rikthyer në ekran. Përveç faktit që kam qenë e zënë me punë të tjera dhe nuk kam marrë asgjë impenjative për momentin. Nëse do marrë diçka përsipër do e çojë deri në fund, siç është po bëj tani.

E synoni çmimin?

Ideja është që, kur i futesh një gare, secili nga ne ka dëshirë që të marrë një çmim.

Si është për ju të kërceni me koreografi?

Është shumë e vështirë, ndërsa tani që jemi në javën e pestë shumë lëvizje dhe poza bëhen të tuat. Gjithmonë vjen duke u mësuar dhe perfeksionuar. Tani kapet më shpejt një lëvizje e rrotullim.

 

A keni eksperiencë në kërcim?

Gjëra të vogla.

 

Me çfarë jeni marrë këto kohë që nuk ju kemi parë në ekran?

Duket sikur nuk kam dalë në fakt, por kam qenë pas skene. Unë merrem me një organizim të një evenimenti shumë të madh me gjimnazet e Tiranës siç është Rin-Festi. Kjo është një punë shumë e lodhshme e më ka ngrënë goxha kohë. Pastaj kam dhe një punë të përditshme në shtet që duhet t’i kushtoj kohë dhe vëmendje, e pjesa tjetër e kohës mbushet me familjen dhe fëmijët.

Në cilin institucion punoni?

Unë punojë tek Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Aty jam shefe arti dhe aktualisht po merrem me përgatitjen e festivalit të fëmijëve që bëhet çdo vit,  ky është festivali i 49. Tashmë është bërë përzgjedhja e këngëve dhe festivali është më 29 dhe 30 prill.

Po të kënduarit e keni lënë pas dore?

Kënga është problem më vete. Ajo mendoj se duhet të bëhet për një qëllim të caktuar e jo sa për të kaluar radhën. Por së shpejti e kam një devise dhe do të sjell një këngë të re në tregun muzikor.

Do jetë për konkurrim?

Jo, mua asnjëherë nuk më kanë pëlqyer konkurrimet. Është hera e parë dhe e fundit që i futem një konkurrimi, siç është ky i DWS. Nuk dua të dalë negativiteti i tjetrit aty ku nuk ta pret mendja. Po të jesh në garë të del vetvetiu, sado i mirë që të jesh, vjen një impulse që ndryshon.

Të qenit chairman publik ka pasur kosto për ju?

Varet në çfarë këndvështrimi e sheh koston, se unë e kam parë këtë gjë me modesti dhe nuk e kam mbajtur asnjëherë kokën lart. Historikisht në jetën time kam qenë kjo që jam dhe jam po e njëjta.

Çfarë bëni ju në një ditë pushimi?

Çohem pak më përpara familjes dhe bëj një mëngjes të bukur, të bollshëm sepse në ditët e tjera marr një biskotë në dorë e iki me vrap. E pas kësaj dal. Unë nuk e humb kohën të rregulloj shtëpinë, të lë krevatet në rregull, e rëndësishme është të kënaq fëmijët, kur kthehem pastaj është dy-fish lodhja ime.

Jeni përfolur para një viti në media?

Nuk doja të përfshija këtë sepse është lënë të bëhet përgënjeshtrim.

Si është të jesh motra e një ministreje?

Është si të jesh, motra e motrës. Thjesht nuk shihemi dot aq shpesh sa jemi parë, për shkak të impenjimeve që ajo ka.

Ju ka penguar apo ndihmuar?

Në të shumtën e rasteve, në rrethin që na njohin, më ka ndihmuar pasi, njohin dhe atë si karakter e më njohin edhe mua. Në pjesë qeveritare apo pune e institucione që kemi ne, nuk mund të kërkojë  më shumë seç duhet sepse thuhet se mos është favorizuar kjo për një “iks” arsye.

Keni përfituar?

Po kur më ndalon në rrugë një polic e shikon mbiemrin, e bën pyetjen dhe lidhjen vetë se çfarë e ke Majlindën, dhe kaloj, ky është përfitimi më i madh, por të tjera as nuk bëhet fjalë.

E keni kaluar radhën me këtë?

Po, ka ndodhur disa herë, por vetëm kaq, pasi edhe vetë si natyrë natyrë nuk dua të abuzoj.

Ornela e spektakleve

Ajo është natyrë që nuk rri në një vend, është vazhdimisht në lëvizje qoftë me punët private por edhe me ato shtetërore. Në këtë periudhë është duke organizuar festivalin e 49 të këngës për fëmijë në Tiranë. Tregon se përzgjedhja e këngëve ka përfunduar dhe gjithçka është gati. Datat e festivalit janë 29 dhe 30 prill. Ornela tregon se kjo ka qenë puna e saj primare këto kohë. Një pjesë të rëndësishme të kohës ja merr edhe familja. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze e një djali. Rrëfen se është gjithmonë duke vrapuar drejtë kohës së lirë, që atë t’ia kushtojë familjes.

SHEKULLI

Ingrit Gjoni bëhet nënë, vjen në jetë Paridi

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka përjetuar gjatë ditës së djeshme, ato që ajo i quan emocionet më të forta në jetën e saj… emocionet e lindjes së një fëmije. Orët e para të ditës së hënë e kanë kthyer Ingritin në femrën më të lumtur në planet, duke i dhuruar kështu një standing të ri jetësor, atë të nënës. Parid Mara është emri i engjëllit më të ri të botës, fryt i dashurisë 6-vjeçare të këngëtares me partnerin e saj, Genti. Po çfarë na tregoi Ingriti. Cilët ishin njerëzit e parë që e vizituan. Gëzimi i saj dhe i babait të fëmijës. Pse u zgjodh ky emër dhe cila është domethënia e tij. Përgjigjet për këto dhe të tjera pyetje, Ingrit Gjoni na i dha vetë, gjatë vizitës që i bëmë dje në spitalin “Hygeia” ku dhe u krye lindja.

Gjithë spitali e di për lindjen e saj, edhe punonjësit e sigurisë madje. Në recepsion na njoftojnë se dhoma e këngëtares gjendet në katin e tretë, aty ku është pavijoni i lindjeve. Nuk është e vështirë ta gjesh dhomën në fakt sepse në suitën VIP, siç njihet ndryshe kjo hapësirë, ka qenë e shtruar edhe motra e saj, Inisi. Pavarësisht kësaj, një infermiere na shoqëron deri tek dera, ku lulet kanë zënë pritë tashmë. Mes tyre bie më shumë në sy, një buqetë e madhe me 100 trëndafila të bardhë, dhuratë e partnerit të këngëtares, Gentit.

Një fjongo bojëqielli e varur në derë, njofton gjininë e fëmijës. Ingriti ka pak orë që ka dalë nga operacioni, megjithatë gëzimi i lexohet qartazi në fytyrë. Mbi kokë ka 20 tullumbace, ndërkohë që celulari nuk i pushon, ndonëse numrin e ka ndryshuar tashmë.

Bashkë më të në dhomë është edhe Ilda, tezja e madhe e Paridit, e cila ka qëndruar gjatë gjithë ditës me të motrën. “Inisi ishte në drekë, po iu desh të kthehej në shtëpi se nuk mund të qëndronte gjatë këtu me vajzën”, – thotë e madhja e motrave Gjoni, ndërsa nis me qerasjet.

Infermieret janë gjatë gjithë kohës në dispozicion dhe kujdesi për këngëtaren është maksimal. Mjeku që e ka ndjekur lindjen, doktori Vasil Angjeli është predispozuar maksimalisht që Ingriti dhe djali të jenë në gjendjen më optimale dhe nga sa pamë, këngëtarja nuk mund të ishte më mirë se aq. “Jam shumë e lumtur. Nuk m’a priste mendja të kishte edhe të tilla ndjesi.

Emocionet kanë qenë shumë të forta, më të fortat që kam përjetuar. Kam menduar gjithmonë se dashuria për partnerin, të afërmit, miqtë, apo profesionin është shumë e madhe, por jo. Fëmija qenka mrekulli. Më duket sikur kam rilindur”, – thotë këngëtarja, e cila nis të na tregojë për zgjedhjen e emrit. “Emrin e vendosi Genti. Ishte dëshirë e tij që djali të quhej Parid”, – vijon Ingriti duke na thënë se emri i tij, është emri i një prijësi, siç djali i tyre do të jetë udhëheqësi i lumturisë familjare.

Në këtë kohë, ndërsa po flasim për harmoninë në familje, në dhomë futet edhe babi Genti, i cili duket se po fluturon nga gëzimi. “Paridi ishte dhurata më e bukur që mund të na jepte Zoti”, – thotë këngëtarja ndërkaq. Me këtë frazë, e me lumturinë që lexohej qartazi në fytyrat e prindërve të rinj, përshëndetemi me ta dhe dalim në korridor për t’i lënë radhën mysafirëve të tjerë, të cilët janë të shumtë në numër. Në hollin e katit të tretë, na qëllon të takojmë edhe maminë që e priti, e cila na tha se djali i ngjan shumë të atit.

Ky nuk ishte një konstatim i saji, jo. Gjyshja e tij, mamaja e Gentit, që ishte edhe para që e papa të voglin,  kish thënë se Paridi ishte kopje e të birit. Të gjithë familjarët kanë qenë të lumtur për këtë dhuratë që Zoti u ka bërë dhe vizitat e tyre nuk kanë munguar përgjatë ditës.

Në dhomë veç tyre kanë hyrë edhe shumë miq të Ingriti, mes të cilëve edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ishte shprehur se tani ‘u bëra teze’. Me urimet më të mira për të voglin dhe prindërit e tij, ne po e mbyllim këtu për sot.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Çiljeta infektohet me semundjen “Iphone-foto”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Pothuajse të gjithë femrat sidomos ato që njihen nga të gjithë dhe që quhen nga VIP, bëjnë foto çdo moment dhe i postojnë në rrjetin Facebook.

Nuk është e para, por si duket të bësh një foto nga “Iphoni” dhe atë duke ia drejtuar vetes dhe ta vësh në murin e Facebook-ut, ka infektuar kjo sëmundje edhe këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

Kjo foto që po shihni sapo është hedhur dhe bërë nga vetë ajo për Facebook. Imagjinoni paksa se çfarë do të bënin Vipat nëse nuk do të zbulohej “Iphoni”?!.

Ndërsa femrat më të lakuara të muzikës që janë të dhënë pas fotove të tilla janë: Dafina Zeqiri, Linda Halimi, Adelina Tahiri, Afërdita Dreshaj, Adelina Berisha etj. /Maksim GJokaj/Kosova Sot/

Xhani Shqerra eleminohet nga “Dancing With the Stars Albania 3″

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Tango e Xhani Shqeres u mund përballë Paso Dobles te bukuroshes Adelina Tahiri, ne puntaten e te enjtes mbrëma te Dancing With the Stars Albania 3. Modeli dhe këngëtarja u vunë përballë njeri- tjetrit, pasi performacat e tyre u vlerësuan me më pak pike mes totalit te votimeve nga juria e publiku, duke i çuar personazhet VIP ne sfidën “Dance Off”, e duke sjelle kështu eliminimin e Xhanit dhe partneres se tij, Ledia.

Me herët, spektakli me rekord audience, një prodhim i “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, solli këtë mbrëmje performanca krejt te veçanta. 12 personazhet VIP garuan ne gjini te ndryshme qe nga Tango, Rumba, Çaçaça e deri tek Rock and Roll, FoxTrot apo Xhajv.

Kërcimi këtë puntate, nuk u komentua vetëm nga juria, e cila si gjithmonë surprizoi me dhënien e pikëve, por edhe nga një panel me 10 gazetare te njohur te medias elektronike dhe asaj te shkruar, te cilët u bene pjese për një mbrëmje te “Dancing with the Stars”.

Një prej surprizave dhe performancave fantastike te mbrëmjes ishte edhe ajo e Amit, balerinëve profesioniste, dy prej gazetareve te ftuar dhe Iva Ticos, te cilët evokuan epokën e mjuzikellit te njohur amerikan Grejs dhe disa nga këngët hit te tij. Mbrëmja nisi gjithashtu ndryshe, me praninë e këngëtarit nga Kosova, Mentor Haziri dhe këngës se tij “Engjëll”. VizionPlus

Jehona Sopi do të bëhet me vajzë

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, është larguar nga skena muzikore dhe ka lënë mënjanë të gjitha angazhimet e saja si dhe punën, pasi do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është një nga personazhet më hermetikë të skenës shqiptare dhe deri më tani me shumë vështirësi ka publikuar detaje mbi lidhjen, dashurinë, martesën dhe shtatzëninë e saj me bankierin e njohur, Lavdim Koshutova.

Lajmi mbi shtatzëninë e këngëtares ka bërë bujë pas publikimit në një emision televiziv në Kosovë, si dhe në ‘’Panorama plus’’, por Jehona nuk kishte treguar se çfarë gjinie ishte fëmija që pret. Këtë javë mësuam se bebja që pret çifti i njohur, është vajzë, dhe do të jetë fëmija i parë i Jehonës dhe Lavdimit, që pritet të lindë pas disa muajsh. Jehona i bashkohet listës së femrave VIP, të cilat këto dy vitet e fundit kanë sjellë në jetë nga një fëmijë dhe janë martuar. Këngëtarja e njohur kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në Las Vegas dhe Bora Bora, larg syrit mediatik, ndërsa pas kthimit në Kosovë ajo bëri një celebrim të thjeshtë në mesin e shoqërisë dhe familjes, por nuk harroi të shpërndajë nëpër media edhe fotot e këtyre dy rasteve të rëndësishme të jetës së saj. Lidhja e saj me Lavdimin daton vite më parë, që kur bankieri i njohur ishte me banim në Londër, para se të kthehej dhe të bëhej anëtar i bordit të bankës NLB në Prishtinë.  PanoramaPlus

Elvana Gjata inkurajon fansat per katrat

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Kengetarja Elvana Gjata e cila se fundmi merr pjese ne “Dancing With The Stars Albania”, ka mbetur me sa duket pak sa e zhgenjyer nga vleresimi i jurise se ketij show, qe perbehet nga Ilir Shaqiri, Iva Tico dhe Alfred Kacinari.

Ndonese ajo nuk ka rrezikuar asnje moment qe te largohet nga gara, pasi ka kryesuar listen e personazheve VIP, qe marrin pjese ne DWS, nje 4-ter gjate votimit e ka marre. “Kush nga ju ka marre kater kohet e fundit, sepse une e mora dje nje”, ka shkruar ajo me humor ne faqen e saj ne FB, duke i rikujtuar fansat qe te votojne per te dhe Gerd Vason ne kodin perkates.

Mos harroni te votoni Elvana Gerd me kodin Vip (hapesire) 13 ne nr 55005 Shqiperi-Kosove dhe 141591 Maqedoni. Ju perqafoj fortttt

Anjeza Maja dhe Dren Abazi eleminohen nga Dancig With the Stars

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Një jave pas fillimit te Dancig With the Stars edicioni i trete, Anjeza Maja dhe Dren Abazi u bene mbrëmjen e te enjtes personazhet e pare VIP qe lanë garën e ethshme!  Kombinimi i pikëve te jurisë dhe publikut, penalizoi kështu çiftet qe ndodheshin ne fund te një renditjeje, e cila erdhi si rezultat pas garës se 14 personazheve VIP, ne gjini te ndryshme te kërcimit.

Ne këtë puntate te dyte te Dancing Albania 3, prodhim i suksesshëm i Tring Dixhital e Vizion Plus, personazhet publike performuan te ndare ne femra dhe meshkuj. Mambo, Vals, Rumba, Paso Doble apo Tango ishin disa nga disiplinat qe sollën emocione, batuta por edhe zhgënjim për disa prej VIP-ave garues.

Me herët mbrëmja u çel me një performance fantastike te aktorit te njohur kosovar, Enver Petrovci, si fitues i edicionit te dyte te Dancing With the Stars Albania dhe ish partneres se tij, balerinës profesioniste Lori. Tashme qe ethet e skualifikimeve kane nisur, yjeve iu duhet me shume pune e prova. Vizion Plus

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova