Tahiri: Më 10 shkurt të fillojë menaxhimi i integruar i kufirit

Published on January 28, 2012 by   ·   No Comments

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, të premten ka zhvillar një bisedë përmes videolidhjes me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper, në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut teknik. Temat kryesore të bisedës ishin çështja e bashkëpunimit rajonal, situata në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë si dhe procesi i finalizimit të protokollit teknik të marrëveshjes së IBM-it.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e zëvendëskryeministres Tahiri, thuhet se me këtë rast, Tahiri ritheksoi përkushtimin e Qeveria së Kosovës për progresin e dialogut teknik si një mundësi e mirë për t’i zgjidhur çështjet praktike mes dy shteteve, në interes të qytetarëve dhe integrimeve evropiane e euro-atlantike.

“Lidhur me çështjen e bashkëpunimit rajonal, znj. Tahiri theksoi se Kosova duhet të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran, me simbolet e saja shtetërore dhe të jetë nënshkruese e marrëveshjeve rajonale si dhe hodhi poshtë propozimet e Serbisë për çfarëdo referencash që nuk përkojnë me realitetin duke thënë se Rezoluta 1244 është e tejkaluar juridikisht dhe politikisht. Propozimi i jonë tha Tahiri mbështetet në realitetin se shumica e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

Duke folur për zbatimin e marrëveshjeve, zonja Tahiri vlerësoi fillimin e zbatimit të marrëveshjeve, mirëpo potencoi pengesat evidente me theks të veçantë në marrëveshjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ajo për tregtinë e lirë, të cilat po zbatohen pjesërisht nga Serbia me faktin ekzistimit të barrikadave dhe strukturave ilegale serbe. Ajo kërkoi nga BE-ja që të bëjë presion të shtuar mbi Serbinë për të hequr këto pengesa. Po ashtu kërkoi heqjen e tarifave për sigurimin e automjeteve dhe rritjen e dinamikave në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Zbatimi i plotë i marrëveshjeve nga ana e Serbisë dhe arritja e marrëveshjeve të reja, janë kushtet e Këshillit Evropian për statusin e kandidatit për Serbinë.

Kryenegociatorja Tahiri kërkoi që sa më shpejtë të përgatitet protokolli i detajizuar teknik i IBM-it dhe të nënshkruhet më së largu deri më 10 shkurt, në mënyrë që të fillon menjëherë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit ndërshtetëror mes dy vendeve. Përparimet konkrete në këtë çështje do të tregojnë vullnetin e vërtet të palëve për këtë customary evropian, dëshmi kjo që duhet të testohet nga BE-ja para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në account të shkurtit me çrast do të rishyrtohet kandidatura e Serbisë.

Rajonit i duhen politika evropiane dhe jo politika penguese, në account të fundit kjo është përgjegjësi e secilit shtet, sepse integrimi sa më shpejtë i rajonit në BE është në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal, tha zonja Tahiri dhe ftoi zotin Cooper ta vizitoj Kosovën në ditët në vijim.

Zoti Cooper nga ana e tij mori në dijeni qëndrimet dhe kërkesat e palës së Kosovës dhe premtoi angazhim për të përafruar qëndrimet e palëve për çështjen e bashkëpunimin rajonal, të cilat tash për tash janë shumë larg njëra tjetrës. Ai po ashtu premtoi angazhimin e tij për të përshpejtuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash”, thuhet në komunikatë. (Kosovapress)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags:  , , , , , , ,

Readers Comments (0)




Free WordPress Theme