Pranvera do të jetë stina e zgjedhjeve të brendshme në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, Partinë Demokratike të Kosovës, e cila nuk ka mbajtur kongres të rregullt zgjedhor që nga viti 2005. Këshilli Drejtuesi i kësaj partie, do të mblidhet sot, ku çështja e zgjedhjeve pritet të jetë një ndër çështjet që do tw diskutohet edhe.
Nënkryetari i PDK-së për çështja organizative, Rrustem Mustafa tha për Radio Kosovën se vendim për fillimin e zgjedhjeve nuk ka ende, por debati rreth tyre tashmë ka filluar.
“Sot ka Këshilli Drejtues takim, ende nuk ka vendim, mirëpo për zgjedhjet veç ka filluar debatimi rreth tyre dhe besoj se deri kah fillimi i verës do të përfundojnë. Pra jemi duke debatuar për të marrë vendim. Nuk e kemi në splinter dite, mirëpo çdo gjë është e mundshme, është pika në të ndryshme”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Sidoqoftë, Mustafa ka konfirmuar se kryetari aktual PDK-së, Hashim Thaçi do të ketë kundërkandidat në Kongresin e Gjashtë Zgjedhor që do të mbahen në verë, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet nëpër degët e partisë dhe në forumet tjera.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mbajtur zgjedhje të rregullta brendapartiake që nga viti 2005. Në vitin 2010, si obligim për të hyrë në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, PDK-ja mbajti Kongresin e Pestë Zgjedhor, në të cilin u konfirmua vazhdimi i mandatit të strukturave udhëheqëse të partisë.
Shpërndaje:
Tags: Gjasht Zgjedhor, Hashim Tha, Partia Demokratike, Partin Demokratike, PDK, Pest Zgjedhor, Radio Kosov, Rrustem Mustafa