PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit sot me ministrin e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë, Sokol Olldashi, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit, por edhe në të gjitha fushat e tjera.
Ministrat Sokol Olldashi dhe Fehmi Mujota e njohën Kryeministrin Hashim Thaçi me çështjet dhe fushat e bashkëpunimit të këtyre dy ministrive në sektorin e infrastrukturës dhe të transporteve.
Zyra e shtypit e qeverisë kosovare bëri të ditur se në takim u vlerësua niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri.
Kryeministri Thaçi dhe ministri Olldashi gjatë takimit kanë diskutuar edhe për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se “edhe Kosova do të kremtojë këtë festë të madhe kombëtare me arritje të mëdha në shtetndërtim dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit”.
(d.b/BalkanWeb)
![]()
Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=80142
Tags: Fehmi Mujota, Hashim Tha, Kosov Shqip, Kryeministri Tha, Kryeministrin Hashim Tha, Ministrat Sokol Olldashi, Sokol Olldashi