Thaçi takohet me opozitën, por jo edhe me VV-në

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

Lideri i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa, AAK-së dhe liderët tjerë të partive parlamentare, e kanë mirëpritur vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për ta përfunduar misionin e pavarësisë së mbikëqyrur, por në këtë takim ka munguar Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata kanë premtuar mbështetjen e proceseve që çojnë drejt implementimit të plotë të Pakos së Ahtisaarit edhe në veri të Kosovës, dhe përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrura.

Në këtë takim ka munguar lideri i ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti. Kryeministri ka thënë se kanë qenë të ftuar të gjithë drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, papa përjashtim.

Mirëpo ka reaguar Lëvizja ‘Vetëvendosje’, e cila ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kryeministria.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu, ka thënë për RTK-në se subjekti i tij politik nuk është njoftuar transport për takimin e sotëm. Megjithëkëtë Aliu ka deklaruar se ‘Vetëvendosje’ preferon takimet në institucione. (RTK)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags:  , , , , , ,

Readers Comments (0)




Free WordPress Theme