PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ka reaguar ashpër ndaj zërave, të cilë ditët e fundit kanë folur për heqjen dorë të Kosovës nga Republika, pas marrëveshjes së fundit me Serbinë.
“Këta zëra që i kam dëgjuar, nuk janë gjë tjetër, pos të injorantëve, disfatistëve dhe atyre që nuk besojnë në asgjë”- është shprehur Thaçi.
Kryeministri Thaci ka nënvizuar se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe i tillë do të prezantohet kudo dhe kurdo.
“Kushtetuta dhe ligji është krejt çfarë ne mbështetemi e do t’i respektojmë”-ka thënë kryeministri.
(el.me/BalkanWeb)
![]()
Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=80124
Tags: Hashim Tha, Kryeministri Thaci