"Thuaj jo drogave", programi që sensibilizon nxënësit e 9-vjecares
TIRANË- Programi edukues “Thuaj jo drogave” në shkollat 9-vjecare të Tiranës i mundësuar nga policia dhe Drejtoria Arsimore e kryeqytetit u ndal sot në shkollën e Kuqe me klasat e 6-ta.
Në këtë aktivitet u paraqitën nëpërmjet një prezantimi efektet negative të marijuanës, alkoolit dhe drogës.
“Ne kemi parë shumë raste të tilla gjatë këtyre ditëve, që shumë njerëz kanë vdekur prej alkoolit, duhanit dhe drogës. Droga është një substancë shumë e rrezikshme që rreth 1 mijë veta në ditë dhe në lajme shikojmë që shumë veta vriten prej saj”,- shprehet një nxënëse.
Ndërsa Shefi i Patrullës së Përgjithshme në Tiranë Bedri Hasanaj u shpreh “Jemi duke i paraprirë faktit që në të ardhmen droga të kthehet në fenomen shqetësues. Ky program sensibilozon këto grupmosha”, u shpreh ai.
Ky program që prej vitit 2010 është shtrirë deri tani në 50 % të shkollave 9-vjecare të Tiranës dhe për zbatimin e tij janë zgjedhur mësuesit dhe oficerët më të aftë për të komunikuar me nxënësit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Drejtoria Arsimore, Tiran Bedri Hasanaj
Trackback from your site.



