Tiranë, grabitet një pikë karburanti, shoqërohen 4 persona

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

TIRANE- Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek rruga “Artan Lenja” mbrapa konvikteve të Inxhinerisë së Ndërtimit ku 1 person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, e dyshuar psitoletë ka arritur të marrë xhiron ditore të karburantit rreth orës 23:00.

Grabitësi është larguar me anë të një motorri në drejtim të fushës së aviacionit. Vetëm disa orë pas grabitjes komsiariati numër 2 dhe seksioni kundër vjedhjeve kanë shoqëruar në polici 4 persona si të dyshuar për ngjarjen.

Burime të policisë së Tiranës konfirmojnë faktin se janë marrë dëshmitë e punonjësit të karburantit dhe personave të tjerë që kanë parë grabitjen në mënyrë që të dokumnetohet e plotë ngjarja, gjithashtu janë kryer dhe ekzaminimet paraprake të vendit ku ka ndodhur grabitja.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Tags:

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova