Tiranë, treni përplas makinën, nuk ka të lënduar

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

TIRANË- Mesditën e sotme një makinë tip Ford me targa AA 320 AB është marrë përpara nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Jordan Misja”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e para mësohet se në këtë aksident nuk ka viktima, apo të plagosur.

Edhe pse hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, nuk dihet ende nëse ka pasur apo jo persona të tjerë përvec drejtuesit në makinë. Policia nuk ka bërë të ditur as identitetin e drejtuesit të mjetit.
(m.a/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova