Ujkani: E tmerrshme të luash kundër Ibrahimoviç

Written by admin on . Posted in Sport

Ujkani: E tmerrshme t luash kundr IbrahimoviITALI- Samir Ujkani nuk e ka harruar ende ndeshjen e të dielës së shkuar kundër Milanit, ku ishte një nga më të mirët në fushë edhe pse pësoi tre gola.

Portieri shqiptar i Novarës bëri tre pritje të shkëlqyera ndaj Ibrës në pjesën e parë, ndërsa në të dytën iu dorëzuar supremacisë së kundërshtarit.

“Ibra mund të ta çojë topin ku do ai, është i tmerrshëm. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, por diferencën e bëri Ibrahimoviç edhe pse Milani është një nga tre skuadrat më të forta të Evropës”, tha Ujkani.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova