Valbona Mema, ylli i muzikës popullore feston ditëlindjen

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Një ambient gjigant e plot ngjyra ka qenë ai në të cilin Valbona Mema, këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, ka festuar ditëlindjen. Festa që filloi qysh në orët e fundit të ditës së hënë, për të përfunduar në të gdhirë të së martës më shumë se sa një ditëlindjeje, i ngjante një dasme, ose më mirë të themi një festivali. Dhe në fakt ky ishte edhe qëllimi i Bonës, të mblidhte bashkë në një skenë të vetme të gjithë kolegët e saj më të dashur. Mbi 150 emra të njohur në fushën e këngës, mes të cilëve këngëtarë e muzikantë të njohur.

Klicken für Bild in voller Größe
Ndërsa mbërrita atje, gjëja e parë që më ra në sy ishte Valbona e cila kishte zgjedhur si fustan të parë për këtë natë, një në ngjyrë të bardhë të ngjashëm me fustanet e nusërisë. Sakaq edhe ambienti i dekoruar mjaft bukur, të krijonte ndjesinë e një dasme. Muzika në sfond ishte gjithashtu e tillë, Ylli Baka ishte në mikrofon dhe këngët e tij të zgjedhura kishin mbledhur në qendër të sallës një grup njerëzish që hidhnin valle. Më kishin lënë në të njëjtën tavolinë me Ingritin, Zaiminën, Indrit Mlikën e Sabianin, të cilët nuk i kursyen komentet e tyre pozitive për këtë organizim. Bona ishte e para në valle, por sapo më pa, u tërhoq për të më takuar. “Je e madhe”, – i thashë, ndërsa ma priti menjëherë “Kjo është gjithë jeta ime, këto janë miqtë e mi, kjo është muzika ime, sot kam me vete njerëzit më të rëndësishëm në jetën time, fëmijët. Ja i shikon ata të dy, si dy yje janë apo jo?!”, – ma pret Bona, ndërsa më prezanton me fëmijët e saj. I mbaja mend shumë të vegjël, i kisha parë në recitalin e mbretëreshës së mbrëmjes. Pak më vonë i pashë edhe të kërcenin, tanimë ata janë mbështetja më e mirë për Bonën, madje këtë konstatim timin ma aprovoi edhe ajo vetë. Teksa minutat kalonin këngëtarët zëvendësonin njëri-tjetrin, pas yllit në skenë erdhi Maja, e pas saj shumë emra të tjerë. Ah, po, se mos harroj t’ju them, prezent ishte edhe Mandi i Nishtullës… “Jasha, jasha Bona”, – këndonte ai, ndërsa atmosfera tanimë kishte marrë flakë.

Klicken für Bild in voller Größe
Kolegët
“As vetë nuk e prisja që të ishin kaq shumë. U kam nisur të gjithëve nga një mesazh si ftesë, por nuk mendoja se do të vinin. Më në fund ia dola, arrita atë që gjithmonë kam menduar, t’i bashkoja të gjithë muzikantët në një skenë. Është vërtet bukur apo jo?!”, – më thotë Bona, e në fakt ishte vërtet kështu. Më vonë, gjatë mbrëmjes ajo më zbuloi se me një prej kolegëve, kishte pasur dikur mëri, por kur muzika është në mes gjithçka harrohet. “Shumë nga ato që më konsiderojnë, apo i konsideroj rivale janë sot këtu. Janë vërtet shumë të mirë të gjithë”, – vazhdon Bona, e cila ia del më në fund të më bindë se në muzikë nuk ka inate, por vetëm dashuri, si ajo që të gjithë kolegët i dhuruan asaj atë natë. Buqetat, urimet e dedikimet e pa fund që ka marrë ajo atë natë, gjithkush do t’i ëndërronte.

Klicken für Bild in voller Größe
Fëmijët
Padiskutim një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes, për ne gazetarët sidomos, ishte dhe prezenca e fëmijëve të Valbona Memës. Ndonëse këngëtaren e kemi parë të jetë prezente në median e shkruar, familjen e ka ruajtur gjithnjë të shenjtë e të paprekur. E sigurisht që në një rast të tillë si ditëlindja e mamit, ata nuk mund të mungonin, ndaj ne i sjellim sot përmes këtyre fotove 2 yjet Bonës, 2 njerëzit për të cilët ajo thotë se jeton në këtë botë. Në përfundim përveç urimit për një jetë sa më të gjatë e të lumtur përkrah fëmijëve, e kolegëve të saj të skenës, e urojmë Bonën për këtë koncert që realizoi. Vërtet, bravo Bona!

Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

Postime te Ngjashme:

,

Valbona Mema,
Vipat Shqiptare

Tags: , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova