Vdekja e Spid, shumë mistere për të gjithë

Written by admin on . Posted in Sport

Vdekja e Spid, shum mistere pr t gjithUELLS- Vetëvrasja e bërë nga trajneri i kombëtares së Uellsit Geri Spid po mbështillet gjithnjë e më shumë nga misteri, sidomos pasi është zbuluar se ai nuk vuante nga depresioni. Klinika e Toni Adams, që merret me kurimin e sportistëve, ka bërë të ditur se uellsiani nuk ishte depresiv dhe se vdekja ishte një mister. Edhe menaxheri Hejdën Evans ka hedhur poshtë hipotezën se Spid ishte në depresion.

“Ai dhe Luise kishin një martesë të lumtur, ata që i njihnin, mund ta konfirmojnë”, deklaroi Evans. Ndërkohë, Alan Shirer, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, vazhdon të “torturojë” veten, duke pyetur se përse Geri Spid shkoi deri në vetvrasje. Një ditë para se të varte veten në garazhin e shtëpisë së tij, Spid ishte në një studio televizive, duke ndjekur bashkë ndeshjen mes Stouk Sitit dhe Blekbërnit. “Përse? Përse nuk më bëri një telefonatë?”, pyeti Alan Shirer i tronditur.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova