Vetëvendosja ndërmerr aksion kundër mallrave serbe

Written by admin on . Posted in Lajme

PRISHTINE-Vetvendosja nuk lejon importimin e mallrave serbe ne Kosove. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje ndaluan kamionin me targa serbe SJ 001-UO dhe pas verifikimt të prejardhjes së mallit e permbysen. Kamioni transportonte grurë nga Serbia.
Aksioni u zhvillua në kilometrin e parë të aksit rrugor Arllat-Malishevë, njoftoi kjo lëvizje përmes një komunikate shtypi.

“Në këtë situatë ku Serbia po vërshon tregun e Kosovës me mallrat e saj dhe Qeveria beson në vullnetin e mirë të Serbisë, neve nuk na mbetet tjetër përveç se ta dëmtojmë Serbinë brenda Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje u zotua gjithashtu për vazhdimin e aksioneve politike qw sipas tyre mbrojnë interesin e vendit.

Në të njejtën kohë, Vetëvendosja u kërkoi qytetarëve që t’i bojkotojë mallrat e Serbisë e te konsumojnë mallrat vendore.

(d.b/BalkanWeb)

FOTO: Vetvendosja ndrmerr aksion kundr mallrave serbe

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova