Vetëvendosje do të heqë dorë nga protestat
Prishtinë - Vetëvendosje do të heq dorë nga protestat që kishin për qëllim zbatimin e reciprocitetit politik dhe ekonomik me Serbinë, lëvizja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të shqyrtojë e të vendos për këtë cështje.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin Rubikon të KTV. Konjufca ka thënë se subjekti i tij politik është duke përgatitur tekstin e kërkesës ankesë për zbatimin e reciprocitetit
që do të paraqesin, dhe do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese brenda fundit të javës.
(ar.si/BalkanWeb)
![]()
Tags: Glauk Konjufca, KTV
Trackback from your site.



