Vllaznia nuk fal, në Maltë mjafton një gol i Sukajt

Written by admin on . Posted in Sport

Vllaznia nuk fal, n Malt mjafton nj gol i SukajtVllaznia duket thuajse e kualifikuar për në turin e dytë paraeliminator të Europa League, pas fitores 1-0 të arritur në Maltë ndaj Birkirkara.

Një gol i shënuar nga Xhevahir Sukaj në minutën e dytë, thuajse e ka kualifikuar për në turin tjetër skuadrën shkodrane. Në fakt, duke parë emrin e kundërshtarit, ishte e pritshme që Vllaznia të mos kishte shumë probleme.

Ndeshja e mbrëmshme i ka vënë në një pozitë më të favorshme shkodranët, që pas një jave do ta presin në shtëpi ekipin maltez.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova