PRISHTINE-Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX ka bërë me dije se e ka liruar nga paraburgimi serbin e arrestuar dje, Nebojsha Vucinic, raporton televizioni ARTA.
Vucinici u arrestua me dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi, në korrik të vitit të kaluar.
Një zëdhënëse e EULEX-it i ka thënë se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht, dhe se ai nuk ishte personi që po kërkonin
Gjatë ditës së enjte, pas një pune të përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës u arrestua një serb, i dyshuar se vrau oficerin e Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.
Ndërkaq, në shenjë revolte për arrestimin e Radisha Vuçiniç, serbët në veri të Mitrovicës, bllokuan dhe eskortën e KFOR-it.
Ata kanë ndaluar një kolonë me makina të KFOR-it ku gjendeshin edhe makina të EULEX-it që po shkonin drejt kufirit. KFOR e ka shtuar prezencën në këtë pjesë dhe po bisedon me serbët lokalë.
Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 nga një grup serbësh, derisa institucionet kosovare përpiqeshin që të ushtronin autoritetin e tyre edhe në pjesën veriore të vendit.
(d.b/BalkanWeb)
![]()
Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=80158
Tags: ARTA, Enver Zymberi, EULEX, KFOR, Nebojsha Vucinic, PRISHTINE, Radisha Vu