WikiLeaks: Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës

Written by admin on . Posted in Lajme

WikiLeaks: Beogradi planifikon ndarjen e KosovsSHBA- WikiLeaks ka publikuar një numër kabllogramësh të ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Beograd, drejtuar Departamentit të Amerikan të Shtetit.

Sipas agjencisë së lajmeve Telegraf në një kabllogram të datës 29 janar 2010 të, në bisedën ndërmjet ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell dërguar nënsekretarit amerikan Philip Gordon flitet për strategjinë e bashkësisë ndërkombëtare në veriun e Kosovës.

“Phil, e di se do të takohesh me Robert Cooperin (ndërmjetësin e BE-së për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit) më 2 shkurt, që ndër të tjerash të flasësh edhe për strategjinë për veriun e Kosovës dhe integrimin e serbëve në shoqërinë e Kosovës”, shprehet në kabllogram ambasadorit amerikan Dell.

“Momentalisht e kemi një konsensus të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, se është momenti i duhur që të ndalet ndarja shumëvjeçare mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit të serbëve të veriut të Kosovës që të kyçen në institucionet e Kosovës dhe për shkak të aksioneve çdo herë e më agresive të Beogradit në veri”,- vijon ambasadori amerikan Dell.

Në kabblogramet drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizohet se për Perëndimin nuk është figurë publike negociatori serb për Kosovën Borko Stefanovic, por këshilltari i presidentit serb Boris Tadic për politikë të jashtme, Jovan Ratkovic.

Në një kabllogram të ambasadës amerikane në Beograd thuhet se Ratkovic i ka thënë ambasadores amerikane Mary Warlick se “Beogradi nuk synon ta ndryshojë realitetin në terren për shqiptarët e Kosovës, por se edhe tentimi për ta ndryshuar realitetin për serbët do të thotë destabilizim”.

Ratkovic në këtë bisedë, sic raporton  Telegraf ka thënë se SHBA dhe BE kanë analizuar mundësinë e nderhyrjes ushtarake në  veri të Kosovës. Një muaj më parë, Ratkovic ia ka dorëzuar Robert Cooperit planin për ndarjen e Kosovës dhe idenë e njëjtë ia ka dhënë edhe përfaqësueses së BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

“Ratkovic direkt i ka thënë Cooperit se Beogradi do të duhet të pranojë se kurrë më nuk do të sundojë me Kosovën, prandaj Kosova duhet të kuptoj se nuk do ta shtrijë pushtetin në veri të Ibrit”,- citohet Ratkovic në një nga kabllogramet.
(e.m/BalkanWeb)

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova